You are on page 1of 19

AUDITIMI I

PASQYRAVE
FINANCIARE
Pergatiti
Prof dr. Hysen CELA
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e audituesit
të pavarur

▪ Nje permbledhje e shkurter per auditimin e pasqyrave financiare (APF)

▪ Nga këndvështrimi i detyrimit ligjor te APF te një entiteti biznesi, produkti përfundimtar i auditimit
është një raport auditimi i pavarur, i cili i tregon lexuesit për faktin nëse PF përmbajnë ose jo
anomali materiale.
▪ Pasi merr persipër të kryejë një angazhim auditimi me një klient të auditimit, një auditues i pavarur
duhet te kryeje një numër procedurash, te cilat i japin atij mundësine të grumbulloje eviencën e
nevojshme të auditimit (ENA), e cila do te shërbeje si një baze për të formuar dhe mbështetur
opinionin e tij mbi PF
▪ Në radhë të parë audituesi duhet të sigurojë njohjen për entitetin (klientin) dhe mjedisin e tij dhe të
kuptojë veprimtaritë e tij të biznesit, përfshirë kontrollin e brendshëm të entitetit.
▪ Audituesi duhet të kuptojë rreziqet me të cilat ndeshet entiteti, mënyrën e menaxhimit të rrezikut
dhe cilat janë ato rreziqe qe mbeten, të cilat mund të cojnë në anomali materiale në PF.
▪ Bazuar në këtë njohje dhe kuptim, audituesi harton një strategji auditimi dhe një plan auditimi, i
cili bën të mundur të sigurohet ENA për të formuar dhe mbeshtetur opinionin e auditusit mbi PF.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e audituesit
të pavarur

▪ Duke qënë se audituesit i kërkohet të shprehë një opinion nëse PF janë paraqitur drejt, atij i duhet të
percaktojë dhe kryeje ato procedura të auditimit qe e ndihmojnë atë
▪ Për të mbledhur drejtpërdrejt informacione për tepricat e llogarive në mbyllje të periudhës, të
përfshira në PF.
▪ Per të arritur në konkluzionin nëse PF janë paraqitur drejt, audituesit i duhet të mbledhë evidencë
për secilën nga të tre fazat e ndryshme të sistemit kontabël të klientit, si më poshtë:
▪ (i) për kontrollin e brendshëm që harton dhe zbaton klienti në funksion të trajtimit të duhur të
transaksioneve;
▪ (ii) për transaksionet e vecanta që ndikojnë në çdo tepricë llogarie; dhe

▪ (iii) për vete tepricat e llogarive në mbyllje të periudhës.


Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur

Objektivat e përgjithshme te audituesit


▪ Sipas Standardit Ndërkombëtar te Auditimit (SNA) 200, Objektivat e përgjithshme të
audituesit të pavarur dhe kryerja e një auditimi në pajtim me SNA-të,
▪ Qëllimi i një auditimi të PF është të rritë shkallën e besimit të përdoruesve të synuar në PF.

▪ Auditusi shpreh një opinion te pavarur për faktin në se PF janë përgatitur, në të gjitha aspektet
materiale, sipas kuadrit të zbatueshëm të raportimit financiar (KZRF).

▪ Me opinion e tij mbi PF, audituesi ju tregon përdoruesve nese


▪ PF janë paraqitur në mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, ose nese

▪ PF japin një pamje të vërtetë dhe të drejtë dhe nese

▪ PF janë ne pajtim me KZRF.


Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesite e
audituesit të pavarur

▪ Sipas SNA 200, audituesi ka dy objektiva:


▪ të arrijë siguri të arsyeshme për faktin nëse PF në tërësi nuk përmbajnë anomali materiale, qoftë për
shkak të mashtrimit apo të gabimit.; dhe

▪ të raportojë mbi PF dhe të komunikojë siç kërkohet nga SNA-të, në përputhje me


konstatimet e audituesit.
▪ Te dy këto objektiva janë te përgjithshme, pasi ato vendosen dhe zbatohen ne çdo auditim te
PF, pavarësisht nëse entiteti është një shoqëri tregtare private, e listuar, publike, shtetërore
apo një organizate jo fitimprurëse, etj., pra pavarësisht formës se organizimit te entitetit.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesite e
audituesit të pavarur

Kërkesa te etikes profesionale


▪ Për te kryer një auditim ne pajtim me SNA-te, audituesi duhet të respektojë të gjitha kërkesat etike, qe përfshihen ne
Kodin e Etikes te IFAC-ut ose ne Kodet etike te veçanta, te aprovuara nga organizatat profesionale te audituesve,
▪ Kodi i Etikes i IEKAs.

▪ Çdo anëtar i një grupi te angazhimit te një auditimi duhet


▪ Të tregoje integritet ne te gjitha marrëdhëniet e tij profesionale, te jete i ndershëm, i sinqerte dhe respektoje kërkesat e
pavarësisë profesionale.
▪ Ne te gjitha gjykimet e tij profesionale duhet te jete objektiv, te mos lejoje paragjykime, paqartësi, dykuptimësi të qëllimshme,
apo edhe te vihet ne presion nga interesa te tjera që mund te ndikojnë ne objektivitetin e tij.
▪ Te ruaje konfidencialitetin e informacioneve për te cilat ai vihet ne dijeni gjate auditimit dhe te mos i përdorë këto informacione
tek pale te treta, përveç rasteve apo rrethanave kur ai ka detyrime profesionale ose ligjore për te raportuar.
▪ Te kete kompetence, zotësi dhe eksperiencën e nevojshme.
▪ Puna profesionale duhet te kryhet me kujdesin e duhur.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur

Skepticizmi Profesional
▪ Audituesi duhet të planifikojë dhe kryejë një auditim me skepticizëm profesional

▪ Te bëjë një vlerësim kritik ne lidhje me vlefshmërinë e ENA te siguruar,

▪ Te jete vigjilent ndaj dokumentacionit qe bie ndesh apo është ne kundërshtim me këtë evidencë
ose që vë në dyshim besueshmërinë e dokumenteve dhe të përgjigjeve ndaj kërkesave për
informacion, si edhe te informacioneve te tjera qe ka marre nga drejtimi dhe organet e ngarkuara
me qeverisjen (D& PNQ).
▪ Skepticizmi profesional duhet te përdoret edhe për vlerësimin e mjaftueshmërisë (sasisë) dhe të
përshtatshmërisë (cilësisë) së evidencës së auditimit.
▪ Vigjilencë duhet të tregohet edhe ndaj informacioneve qe tregojne për mashtrime te mundshme

▪ Qëndrimi profesional skepticist është i nevojshëm te mbahet gjate gjithë auditimit


Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur
Gjykimi profesional
▪ Në planifikimin dhe kryerjen e një auditimi të PF, audituesi duhet të përdorë gjerësisht gjykimin
profesional.
▪ Ka rëndësi thelbësore për kryerjen e duhur të një auditimi, pasi interpretimi i kërkesave etike dhe të SNA-
ve, si edhe vendimet e informuara që kërkohen gjatë gjithë auditimit, nuk mund të merren pa zbatimin e
njohurive dhe të eksperiencës përkatëse për faktet dhe rrethanat.
▪ Gjykimi në lidhje me vendimet për çështje të tilla si:
▪ materialiteti dhe rreziku i auditimit;
▪ përcaktimi i natyrës, afateve (kohës) dhe shtrirjes së procedurave të auditimit për të përmbushur kërkesat e
SNA-ve dhe për të grumbulluar ENA,
▪ për të vlerësuar sasinë dhe cilësinë e evidencës së auditimit,
▪ për vlerësimin e gjykimeve të drejtimit në zbatimin e KZRF për përgatitjen e PF;
▪ për vlerësimin e arsyeshmërisë se çmuarjeve kontabël dhe
▪ nxjerrjen e konkluzioneve.

▪ Gjykimi profesional duhet të ushtrohet gjatë gjithë auditimit dhe të dokumentohet


Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur

Mjaftueshmëria dhe Përshtatshmëria e Evidencës së Auditimit


▪ Për të arritur sigurinë e arsyeshme, audituesi duhet të siguroje ENA,
▪ për të zvogëluar rrezikun e auditimit në një nivel të ulët të pranueshëm, dhe
▪ për tì dhënë mundësi atij të nxjerrë konkluzione të arsyeshme mbi të cilat të bazojë opinionin e tij.

▪ Pra, rezultati i procedurave te auditimit eshte evidenca, janë dokumentet dhe provat, qe justifikojnë apo
kundërshtojnë pohimet e bëra nga drejtimi përmes PF.
▪ Evidenca eshtë baza mbi te cilën mbështetet opinioni i audituesit mbi PF.

▪ Dy cilësitë e ENA, të lidhura midis tyre janë mjaftueshmëria dhe përshtatshmëria.


▪ Mjaftueshmëria është masa e sasisë të evidencës së auditimit, ndërsa
▪ Përshtatshmëria është masa e cilësisë së evidencës të auditimit

▪ Vlerësimi nëse është siguruar ose jo evidenca e nevojshme e auditimit për të reduktuar rrezikun e
auditimit deri në një nivel të ulët të pranueshëm është një çështje e gjykimit profesional.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur
Kryerja e një auditimi në pajtim me SNA-të.
▪ Për te realizuar një auditim ne pajtim me SNA-të, audituesi duhet të respektojë të gjitha kërkesat
që kanë të bëjnë me auditimin.
▪ SNA-te permbajne parimet bazë dhe procedurat kryesore, të cilat duhet të zbatohen gjatë kryerjes se një
auditimi.

▪ Për të pretenduar që është në pajtim me SNA-të, auditimi duhet të kryhet në përputhje me të


gjithë kërkesat e SNA-ve të zbatueshëm
▪ Për të kuptuar objektivat dhe për të zbatuar kërkesat e një SNA-je te veçantë në mënyrën e duhur,
audituesi do të përdorë objektivat e përcaktuara në SNA-në përkatëse për planifikimin dhe
kryerjen e auditimit dhe duhet të kuptojë të gjithë tekstin e këtij SNA-je, përfshirë edhe
dokumentin qe përmban materialin shpjegues dhe instruksionet për zbatimin e SNA-së.
▪ Kur një objektiv i një SNA-je nuk mund të arrihet, audituesi do të vlerësojë nëse një gjë e tillë e
pengon atë të arrijë objektivat e përgjithshme të audituesit, çka mund të bëjë që audituesi të
modifikojë opinionin e tij, apo të tërhiqet nga kryerja e angazhimit të auditimit.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur

Fazat e Auditimit
▪ Pavaresisht metodes se zgjedhur, qëllimi kryesor i auditimit eshte grumbullimi i evidencës së
mjaftueshme dhe të besueshme për të mbështetur, në mënyrën më efektive të mundëshme,
opinionin e audituesit si edhe për ti dhënë mundësi grupit të auditimit të kuptojë plotësisht
rezultatet e veprimtarisë së biznesit të klientit.
▪ Nuk mund te behet dallim midis një auditimi të një entiteti të vogël dhe atij të një entiteti të
madh, përjashtuar faktin që procedurat mund të modifikohen në varësi të rrethanave në të
cilat zhvillohet çdo auditim.

Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e audituesit
të pavarur

▪ Veprimtaritë paraprake të angazhimit të auditimit

▪ Gjate fazës paraprake të angazhimit të auditimit, ortaku (partneri) i angazhimit siguron që:
▪ realizohen procedurat për pranimin e klientit te ri ose vazhdimin e marrëdhënieve me klientin
ekzistues (te mëparshëm);
▪ pranohen me shkrim nga palët kushtet e angazhimit të auditimit;

▪ rishikohen aspektet e kontrollit të cilësisë të angazhimit, duke përfshirë


▪ rishikimin e pajtueshmërisë së angazhimit në fjalë me kërkesat e pavarësisë dhe të etikës profesionale.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur

Planifikimi
▪ një komponent esencial i auditimit
▪ Strategjia e përgjithshme dhe plani i auditimit

▪ Audituesi duhet të hartojë një strategji të përgjithshme të auditimit ku përcaktohet fushëveprimi (objekti),
afatet dhe drejtimi i auditimit - shërben si udhëzues për të hartuar një plan auditimi më të detajuar.
▪ Audituesi duhet të hartojë një plan auditimi, i cili permban:
▪ natyrën, afatet dhe shtrirjen e procedurave të vlerësimit të rrezikut;
▪ natyrën, afatet dhe shtrirjen e procedurave të mëtejshme të auditimit në nivel pohimesh; dhe
▪ procedurat e tjera të planifikuara që kërkohet të kryhen për të realizuar një auditim sipas SNA-ve.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur
Vlerësimi i Rrezikut

▪ Për te përdorur ne mënyrë ekonomike dhe eficente burimet e auditimit, audituesi duhet të njohë, te kuptoj dhe te
vlerësoj rreziqet e anomalive materiale të PF, nëpërmjet:

• Kryerjes së procedurave të vlerësimit të rrezikut për të kuptuar biznesin dhe për të identifikuar rreziqet e kontrollit
dhe ato te vetvetishëm te biznesit;

• Identifikimit të procedurave të kontrollit të brendshëm që zbaton entiteti dhe vlerësimin e mënyrës së hartimit dhe
zbatimit të tyre;

• Vlerësimit te rreziqeve të anomalisë materiale në PF;

• Identifikimit të rreziqeve të rëndësishme që kërkojnë konsiderata auditimi të veçanta dhe të atyre rreziqeve për të
cilat vetëm kryerja e procedurave thelbësore, paraqitet e pamjaftueshme;

• Komunikimit të mangësive dhe dobësive materiale në formën e ndërtimit dhe në funksionimin e kontrollit të
brendshëm me drejtuesit dhe organet e ngarkuara me qeverisjen; dhe

• Kryerjes së një vlerësimi të informuar të rreziqeve të anomalisë materiale në nivel të PF dhe në nivel pohimi.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur
Kryerja e Auditimit

Në këtë fazë audituesi kryen ato procedura të auditimit që i përgjigjen rreziqeve të vlerësuara të anomalisë materiale dhe qw japin ENA për të
mbështetur opinionin e audituesit.

Elementet kryesore përbërës të fazës së kryerjes së auditimit janë:

▪ Kryerja e testeve të kontrolleve dhe testeve thelbësore mbi transaksionet dhe tepricat e llogarive, përfshirë edhe procedurat analitike, në funksion të
sigurimit të ENA të auditimit për të bërë të mundur që grupi i angazhimit të nxjerrë konkluzione të arsyeshme mbi të cilat të mbështesë opinionin e tij
tw auditimit.

▪ Vlerësimi i supozimeve më të rëndësishme të përdorura nga drejtimi për matjen me vlerën e drejtë, për të përcaktuar arsyeshmërinë e bazës së
përdorur dhe tw shpjegimeve të dhëna për to në pasqyrat financiare.

▪ Identifikimi i palëve të lidhura dhe sigurimi i evidencës së mjaftueshmë dhe të përshtatshme të auditimit lidhur me matjen dhe shpjegimin në
shënimet shpjeguese të transaksioneve me palët e lidhura.

▪ Dokumentimi i natyrës, afateve dhe shtrirjes se procedurave të auditimit të kryera, dhe i rezultateve e konkluzioneve te nxjerra nga evidenca e
auditimit e siguruar.

Pavarësisht se në praktike për kryerjen e procedurave, mund të përdoren formate të ndryshme, te paracaktuara (ne leter ose ne formw elektronike),
shtrirja dhe afatet e testeve duhet të përcaktohen në varësi angazhimeve.

Per anagzhime të ndryshme mund të përdoren teste të ndryshme .

Kontrolli i auditimit ne këtë fazë i besohet një antari të grupit që ka përvojën dhe eksperiencen e duhur (senior).
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur
Rishikimi dhe përfundimi i auditimit
▪ Procedurat e rishikimit dhe të përfundimit të auditimit kanë për qëllim të sigurohet grupi i angazhimit se është grumbulluar
evidenca e nevojshme e auditimit qe duhet për të mbështetur opinionin. Gjate ketij procesi duhet të merret siguria se:
▪ Janë qartësuar të gjitha cështjet qe nuk kishin qenë sqaruar deri nw kwtw kohw.

• Janë dokumentuar të gjitha konsultimet e bwra për cështje të vështrira dhe të dyshimta,
• Janë kryer procedurat analitike për të formuar një konkluzion nëse PF janë në koherencë me njohuritë e audituesit nw
lidhje me veprimtarinë e biznesit të klientit.
• Janë marrë nga drejtimi deklarime me shkrim, vecanërisht për zonat/pjeswt që janë materiale për PF.
• Ekziston evidencë që provon se grupi i angazhimit ka vlerësuar se KZRF është i përshtatshëm dhe se PF janë përgatitur në
pajtim me këtë kuadër në të gjitha aspektet e njohjes, matjes, paraqitjes dhe dhenies së shpjegimeve në PF (sipas SKK-ve
ose SNRF-ve sipas rastit).
• Partneri (ortaku) i angazhimit tw auditimit e ka rishikuar dosjen e auditimit dhe ka krijuar bindjen se eshtë siguruar ENA
• Etj.
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur
Përgjegjësia për pasqyrat financiare

▪ Përgjegjësia për përgatitjen dhe paraqitjen e PF në pajtim me KZRF, është e drejtimit të entitetit, i
cili mbikëqyret nga personat e ngarkuar me qeverisjen.

▪ Drejtimi identifikon KZRF.

▪ “Pasqyra financiare” - një paraqitje e strukturuar e informacionit financiar historik, përfshirë


shënimet shpjeguese shoqëruese, e cila ka për qëllim të komunikojnë burimet ekonomike ose
detyrimet e një entiteti në një moment kohe të caktuar ose ndryshimet e ndodhura në to gjatë një
periudhe kohe, në pajtim me një KZRF. Shënimet shpjeguese shoqëruese si rregull, përfshijnë një
përmbledhje të politikave kontabël më të rëndësishme dhe informacione të tjera shpjeguese.

▪ Përgjegjësia e audituesit është të vlerwsojw nëse KZRF i adoptuar nga drejtimi është i pranueshëm
në dritën e natyrës së entitetit dhe objektivave të PF. .
Objektivat e përgjithshëm të një auditimi dhe përgjegjesisite e
audituesit të pavarur

▪ Përgjgjësi të përgjithshme të grupit të angazhimit te auditimit janw:

• Mbajtja dhe zbatimi i standardeve të larta profesionale dhe etike gjatë kryerjes së punës;
• Mbajtja e nje qëndrimi profesional skeptik dhe të pasurit e aftësisë për të zbatuar gjykimin profesional;
• Njohja dhe kuptimi mbi sektorin e ekonomise në të cilin operon entiteti dhe i cështjeve që kanë ndikim mbi
sektorin;
• Njohja e duhur të operacioneve të entitetit, përfshirë njohuritë përkatëse për teknologjinë e informacionit;
• Njohja e duhur të standardeve profesionale dhe të kërkesave rregullatore e ligjorete zbatueshme;
• Kryerja e auditimit sipas planit të auditimit dhe brenda afatit e burimeve te buxhetuara;
• Rishikimi i angazhimit tw auditimit;
• Identifikimi i zonave që kursejnë kohë dhe rritin eficenën për auditimet e ardhëshme;
• Zhvillimi i grupit të angazhimit tw auditimit duke ju ofruar antarëve të tij trajnim përmes punës.
▪ Faleminderit

You might also like