You are on page 1of 35

AUDITIMI I

PASQYRAVE
FINANCIARE
Leksioni 3
Kërkesat etike dhe kontrolli i cilësisë
në një auditimi të pasqyrave financiare

Pergatiti
Prof dr. Hysen CELA
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Sistemi i kontrollit të cilësisë (KC) te auditimit përfshin:


▪ politikat që synojnë arritjen e objektivave dhe

▪ procedurat për zbatimin dhe monitorimin e pajtueshmërisë me këto politika.

▪ çdo auditues duhet të zhvillojë dhe aprovojë politika te caktuara për të qënë në pajtim me
Standardin Ndërkombëtar te Kontrollit te Cilësisë (SNKC 1) dhe Kodin e etikës, perfshire
procedurat e monitorimit te pajtueshmërinë me këto politika.
▪ Politikat dhe procedurat që lidhen me KC dhe etikën profesionale (EP) duhet t`i komunikohen
personelit të firmës dhe palëve të tjera, te cilat kane detyrimin për zbatimin e tyre.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Kërkesat etike lidhur me Angazhimet e Auditimit

▪ SNKC 1, Kontrolli i cilësisë për firmat qe kryejnë auditime dhe rishikime te PF dhe angazhime te tjera te
sigurisë e shërbime te lidhura, kërkon që firmat e auditimit të vendosin politika dhe procedura të cilat
synojnë t`ju japin siguri të arsyeshme se firma dhe personeli i saj janë në pajtim me kërkesat etike,
ndërsa

▪ SNA 220, Kontrolli i cilësisë për një auditim te pasqyrave financiare (APF), kërkon që ortaku i angazhimit
të auditimit (audituesi) të vlerësojë nëse anëtarët e grupit të angazhimit veprojnë në pajtim me
kërkesat etike.

▪ Ortaku i angazhimit duhet të jetë gjithnjë vigjilent dhe skeptik për ekzistencën e evidencës që tregon
për papajtueshmërinë me kërkesat etike.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Audituesi duhet të veprojë në pajtim me kërkesat e parimeve etike themelore ne Kodin e Etikes:

▪ Integriteti
▪ të qenurit i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm në të gjitha marrëdhëniet profesionale dhe të biznesit.

▪ në marrëdhëniet e tyre profesionale dhe të biznesit, audituesit dhe firmat e auditimit duhet të jenë të drejtpërdrejtë dhe të
ndershëm.
▪ Integriteti përfshin edhe sjelljen e drejtë dhe sinqeritetin.

▪ Objektiviteti
▪ të mos lejosh dykuptimësi, konflikt interesi dhe influencë të tepruar nga palë të tjera me qëllim shmangien e gjykimeve
profesionale dhe te biznesit.
▪ audituesit dhe firmat e auditimit, të mos kompromentojnë gjykimin profesional ose të biznesit për shkak të paragjykimit,
konfliktit të interesave ose të influencës së tepruar të tjerëve.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Kompetenca profesionale dhe kujdesi i duhur


▪ Audituesit duhet të mbajnë një nivel të lartë të njohurive dhe aftësive profesionale për të garantuar që
klientët ose punëdhënësit e tyre marrin shërbime profesionale kompetente bazuar në praktikat me të
mira profesionale, legjislacionin dhe standardet teknike.
▪ Audituesi duhet të veprojnë me kujdes dhe në pajtim me standardet teknike e profesionale të
zbatueshme.
▪ Shërbimi profesional kompetent kërkon që, gjatë zbatimit të njohurive dhe aftësive profesionale, qe
nevojiten për kryerjen e këtij shërbimi, të ushtrohet një gjykim i shëndoshë dhe kujdesi i duhur.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË PASQYRAVE
FINANCIARE

▪ Konfidencialiteti
▪ Audituesit duhet të shmangin nxjerrjen jashtë klientit, të informacioneve konfidenciale të marra si
rrjedhojë e një marrëdhënie profesionale ose të biznesit, pa një autorizim të përshtatshëm dhe
specifik, përveç rasteve kur ekziston një detyrim apo e drejtë ligjore a profesionale për dhënien e
këtyre informacioneve; dhe
▪ Audituesit nuk duhet te përdorin e informacionet konfidenciale të klientit, për avantazhin e tyre
personal apo edhe avantazhin e palëve të treta.

▪ Sjellja Profesionale
▪ Audituesit detyrohen të respektojne ligjet dhe rregullat dhe të shmangin çdo veprim që mund te
diskreditoje profesionin.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË PASQYRAVE
FINANCIARE

▪ Pavarësia (standardet e pavaresise)


▪ Pavarësia në të menduar
▪ Gjendje e të menduarit, qe lejon shprehjen e një konkluzioni pa u ndikuar nga influencat që
kompromentojnë gjykimin profesional.
▪ Nje gjendje ne te cilen një individ vepron me integritet dhe objektivitet dhe skepticizem profesional.

▪ Pavarësia në Dukje (Aparencë)


▪ Mënjanimi i fakteve dhe rrethanave që janë kaq të rëndësishme, sa që një palë e tretë e arsyeshme dhe
e informuar, e cila ka njohuri për të gjitha informacionet përkatëse, përfshirë edhe masat mbrojtëse që
zbatohen, do të arrijë në mënyrë të arsyeshme në përfundimin se ato kompromentojnë integritetin e
një firme apo të një anëtari të grupit të dhënies së sigurisë.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Kërcënimet ndaj parimeve themelore
▪ Pajtueshmëria me parimet themelore mund të kërcënohet ne shume rrethana dhe marrëdhënie.

▪ Kërcënimet e egoizmit
▪ Shembuj të rrethanave të cilat mund të krijojnë kërcënime të egoizmit:
• Ekzistenca e një interesi financiar tek një klient apo edhe zotërimi bashkërisht me një klient i një interesi
financiar.
• Varësia e tepruar nga shuma e honorarëve të pagesave që merren nga një klient i vetëm.
• Ekzistenca e një marrëdhënie të ngushtë biznesi me një klient.
• Shqetësimi për humbjen e mundshme të një klienti.
• Punësimi potencial tek një klient.
• Honorarë pagesash të llogaritura mbi baza të paracaktuara që i përkasin një angazhimi të dhënies së
sigurisë.
• Një hua e dhënë apo e marrë nga një klient apo nga drejtorët dhe nëpunësit e tij.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Kërcënimet e vetë rishikimit
▪ Shembuj te rrethanave që mund të krijojnë kërcënime te vetë rishikimit:
• Zbulimi i një gabimi të rëndësishëm gjatë procesit të rivlerësimit të punës të kryer nga vete profesionisti kontabël.
• Raportimi lidhur me mënyrën e funksionimit të sistemeve financiare, pasi profesionisti kontabël ka marrë pjesë më parë
në hartimin dhe zbatimin e tyre.
• Përgatitja e të dhënave origjinale, që përdoren për të gjeneruar regjistrimet që përbëjnë çështje për t`u shqyrtuar në
kuadrin e angazhimit te auditimit.
• Një anëtar i grupit të angazhimit te auditimit është ose, kohët e fundit, ka qënë një nga drejtorët apo nëpunësit e atij
klienti.
• Një anëtar i grupit të angazhimit është, ose kohët e fundit ka qënë, i punësuar tek një klient në një pozicion që ushtron
influencë direkte e të rëndësishme mbi cështjen në fjalë që është subjekt i angazhimit.
• Kryerja e një shërbimi për një klient që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjen në fjalë të angazhimit për dhënien e
sigurisë.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË PASQYRAVE
FINANCIARE
▪ Kërcënimet e favorizimit
▪ Shembuj të rrethanave që mund të krijojnë kërcënimin e favorizimit (përkrahjes):

• Favorizimi për aksionet e një shoqërie të listuar, kur vetë entiteti është një klient të cilit profesionisti
kontabël i auditon PF.
• Përfaqësimi në rolin e avokatit, në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore, ose të mosmarrëveshjeve me
palët e treta, në emër të një klienti në të cilin profesionisti kontabël kryen një angazhim të dhënies
së sigurisë.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË PASQYRAVE
FINANCIARE
▪ Kërcënimet e familjaritetit
▪ Shembuj të rrethanave që mund të krijojnë kërcënimet e familjariteti:

▪ Një anëtar i një grupi të angazhimit ka një marrëdhënie familjare të drejtpërdrejtë ose të afërt me një
drejtor apo nëpunës të klientit.
▪ Një anëtar i një grupi të angazhimit ka një marrëdhënie familjare të drejtpërdrejtë ose të afërt me një
punonjës të një klienti, i cili është në një pozicion ku ushtron influencë direkte dhe të rëndësishme
mbi çështjen në fjalë të angazhimit.
▪ Një ish partner i firmës ka qënë drejtor apo nëpunës apo edhe një i punësuar i klientit, në një
pozicion që ka ushtruar influencë direkte dhe të rëndësishme mbi çështjen në fjalë të angazhimit.
▪ Pranimi i dhuratave apo i trajtimit preferencial nga një klient, me përjashtim të rasteve kur vlera tyre
është krejt e parëndësishme.
▪ Lidhja e një drejtuesi kryesor me klientin që i jepet shërbimi i sigurisë për një periudhe kohore të
gjatë.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Kërcënimet e frikësimit
▪ Shembuj të rrethanave që mund të krijojnë kërcënimin e frikësimit:
• Kërcënimin me largim ose zëvendësim nga një angazhim tek një klient.
• Kërcënimin me një padi gjyqësore.
• Presioni për të zvogëluar në mënyrë të papërshtatshme nivelin e punës së kryer, me qëllim që të zvogëlohen
honorarët e pagesës.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Masat Mbrojtëse

▪ Masat mbrojtëse qe mund të eliminojnë/zvogëlojnë kërcënimet në një nivel të ulët të pranueshëm ndahen:
▪ Masat mbrojtëse që krijohen nga profesioni, nga legjislacioni apo nga rregullat; dhe
▪ Masat mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës.

▪ Shembuj të masave mbrojtëse që krijohen nga profesioni, legjislacioni ose nga rregullat, janë përshkruar në Kodin
e etikes të IEKAs.
▪ Masat mbrojtëse në mjedisin e punës, ndryshojnë sipas rrethanave.
▪ Masa të përgjithshme - zbatohen për të gjithë firmën e auditimit, dhe masat mbrojtëse per një angazhimi të veçantë.

▪ Profesionisti kontabël i pavarur duhet të ushtrojë gjykimin e tij për të përcaktuar mënyrën më të mirë të trajtimit të
një kërcënimi të identifikuar.
▪ Ai duhet të mbajë parasysh atë ç`ka do të vlerësohej si e pranueshme nga një palë e tretë e informuar dhe
arsyeshme, e cila ka njohuri për të gjitha informacionet përkatëse, përfshirë rëndësinë e kërcënimit dhe masat
mbrojtëse që duhen zbatuar.
▪ serioziteti i kërcënimit,
▪ natyra e angazhimit dhe
▪ struktura e firmës.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Disa shembuj të masave mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës:
▪ Lidershipi (i firmës se auditimit), e vendos theksin tek rëndësia e respektimit te parimeve themelore.

▪ Lidershipi e përforcon besimin se anëtarët e një grupi të sigurisë do të veprojnë në interes të publikut.

▪ Vënia në funksionim e politikave dhe procedurave që monitorojne KC të angazhimeve.

▪ Vendosja e politikave që shërbejnë për të identifikuar kërcënimet që i bëhen respektimit të parimeve


themelore, për vlerësimin e rëndësisë së kërcënimeve, dhe identifikimin e zbatimin e masave
mbrojtëse, të cilat eliminojnë apo zvogëlojnë kërcënimet në një nivel të pranueshëm, përveç nëse
kërcënimet janë krejt të parëndësishme.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Disa shembuj të masave mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës (vazhdim):

• Për firmat që kryejnë angazhime të dhënies së sigurisë,

• Vendosja e politikave që dokumentojnë pavarësinë, të cilat shërbejnë për identifikimin e


kërcënimeve që i bëhen pavarësisë, për vlerësimin e rëndësisë së këtyre kërcënimeve dhe vlerësimin
e zbatimin e masave mbrojtëse që i eliminojnë apo zvogëlojnë kërcënimet në një nivel të ulet
pranueshëm, përveç nëse kërcënimet janë krejt të parëndësishme.

• Vendosja e politikave dhe procedurave të brendshme të dokumentuara që kërkojnë respektimin e


parimeve themelore.

• Vendosja e politikave dhe procedurave që japin mundësi për të identifikuar interesat ose
marrëdhëniet që ekzistojnë midis firmës apo anëtarëve të grupeve të angazhimit dhe klientëve.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Disa shembuj të masave mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës:

▪ Vendosja e politikave dhe procedurave për të monitoruar dhe për të zbutur mbështetjen në të ardhurat që merren
nga një klient i vetëm.
▪ Përdorimi i ortakeve (partnerëve) të ndryshëm dhe i grupeve të ndryshme të angazhimit me linja të veçanta
raportimi, për kryerjen e shërbimeve të jo-sigurisë për një klient që audituesi i jep shërbimin e sigurisë.
▪ Komunikimi në kohë i politikave dhe procedurave të një firme, përfshirë ndryshimet ne këto politika, për të gjithë
partneret dhe stafin profesional dhe, trajnimi e formimi i duhur për zbatimin e politikave e procedurave.
▪ Caktimi i një anëtari nga niveli i lartë i drejtimit te firmës për të mbikëqyrur funksionimin e duhur të sistemit KC.

▪ Vendosja e një mekanizmi disiplinor që nxit respektimin e politikave dhe procedurave.

▪ Hartimi dhe publikimi i politikave dhe procedurave, që inkurajojnë dhe i japin te drejte personelit të komunikojë çdo
çështje shqetësuese që ka të bëjë me respektimin e parimeve themelore, me nivelet e larta te drejtimit brenda
firmës.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Në masat mbrojtëse që vendosen në mjedisin e punës, per angazhimet specifike, bëjnë pjesë:

• Përfshirja e një profesionisti tjetër kontabël për të rishikuar punën e bërë ose, sipas nevojës,
për të dhënë këshilla.
• Konsultimi me një pale të tretë të pavarur, siç mund të jetë një komitet i drejtorëve të
pavarur, një organizëm rregullator profesional, apo edhe një profesionist tjetër kontabël.
• Diskutimi i çështjeve etike me personat që janë përgjegjës për qeverisjen e klientit.
• Informimi i personave të ngarkuar me qeverisjen e klientit lidhur me natyrën e shërbimeve
dhe nivelin e honorarëve të faturuara.
• Përfshirjen e një firme tjetër për të kryer apo ripërsëritur disa pjesë të angazhimit te
auditimit.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Në varësi të natyrës së angazhimit, një profesionist kontabël i pavarur mundet gjithashtu, të


mbështetet tek masat mbrojtëse që zbaton klienti
▪ Masat mbrojtëse të vendosura brenda sistemeve dhe procedurave të klientit mund të përfshijnë:

• Emerimi i audituesit ratifikohet apo aprovohet nga persona të tjerë që nuk kanë lidhje me kryerjen e
angazhimit.

• Për marrjen e vendimeve menaxheriale klienti cakton punonjës kompetentë, me eksperiencë dhe nga
nivele të duhura të drejtimit.

• Klienti zbaton procedura të brendshme, të cilat garantojnë objektivat e zgjedhura për kryerjen e
angazhimeve te jo-sigurisë.

• Klienti ka një strukturë qeverisëse, e cila garanton mbikëqyrjen dhe komunikimin e duhur lidhur me
shërbimet e firmës.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Të paktën një herë në vit anëtarët e personelit te firmës nnënshkruajnë një deklarate me shkrim per
pavarësinë.
▪ SNA 220 qartëson përgjegjësinë e ortakut te angazhimit te auditimit, për të garantuar qe grupi i
angazhimit është në pajtim me kërkesat e pavarësisë.
▪ Në mënyrë të veçantë, ortaku i angazhimit duhet të ndërmarrë veprimet e duhura për të eliminuar
kërcënime ndaj parimeve themelore etike ose për t`i zvogëluar ato në një nivel të pranueshëm,
përmes zbatimit të masave mbrojtëse.
▪ Kur masat mbrojtëse nuk mund të eliminojnë ose zvogëlojnë kërcënimin në një nivel të pranueshëm,
audituesi duhet të konsultohet për të përcaktuar drejtimin e duhur, i cili mund të përfshijë
eliminimin e interesave që krijojnë kërcënim ose edhe tërheqjen nga angazhimi i auditimit.
▪ Të gjitha këto vendime dhe konkluzione duhet të dokumentohen.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Rotacioni i ortakut të angazhimit

▪ Çdo firmë auditimi duhet të hartojë procedura dhe të përcaktojë kritere lidhur me rotacionin e
ortakut të angazhimit dhe të anëtarëve të tjerë në pozitat ndërmjetëse në grupin e angazhimit të
auditimit bazuar në faktorë të tillë si:
▪ Kohëzgjatja që individët kanë shërbyer në grupin e sigurisë;
▪ Roli që individi ka në grupin e sigurisë;
▪ Struktura e firmës së auditimit;
▪ Natyra e angazhimit të auditimit;
▪ Fakti nëse ka ose jo ndryshim në organizimin dhe drejtimin e klientit;
▪ Fakti nëse ka ndonjë ndryshim që lidhet me kontabilitetin dhe raportimin e informacioneve
financiare nga klienti.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Rëndësia e kërcënimeve duhet të vlerësohet dhe kur kërcënimi nuk është i rëndësishëm,
duhen marrë dhe zbatuar masat mbrojtëse si vijon:
• Rotacioni/qarkullimi i personelit me eksperience në grupin e auditimit;
• Përfshirja e profesionistëve kontabël/auditues të tjerë që nuk janë anëtarë të grupit të angazhimit
të auditimit për të rishikuar punën e bere nga anëtarët me eksperience ne auditim;
• Kryerja e rishikimeve të rregullta të pavarura të brendshme ose të jashtme të
angazhimeve.

▪ Në rastin e personave fizikë ose te firmave të vogla të auditimit – eshte mire që menaxheri i
auditimit në grupin e angazhimit të qarkulloje të paktën cdo 5-7 vjet dhe anëtarët e tjerë,
audituesit me eksperience, të paktën cdo tre vjet.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Kontrolli i cilësisë
▪ Firma e auditimit duhet të sigurojë se ajo zbaton plotësisht kërkesat e KC ne pajtim me SNKC 1.

▪ Çdo ortak dhe çdo anëtar i personelit te firmës së auditimit ka përgjegjësi personale për cilësinë dhe
parashikohet që të respektojë kërkesat që ka vendosur firma në lidhje me cilësinë.
▪ SNA 220 kërkon që ortaku i angazhimit të marrë përgjegjësinë e përgjithshme për cilësinë për cdo
angazhim që ai merr përsipër.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Rishikimi per Kontrollin e Cilësisë te angazhimit
▪ Sipas SNKC 1, firmat e auditimit janë të detyruara të hartojnë dhe të zbatojnë politika dhe procedura, të
cilat kërkojnë që për disa angazhime auditimi të kryhen edhe rishikime për qëllime të KC.
▪ Një rishikim për KC te angazhimit është i detyrueshëm për të gjithë auditimet e entiteteve të listuara.

▪ Si rregull i përgjithshëm, rishikimi për KC, bëhet përpara se të lëshohet raporti i auditimit për:
▪ Të gjitha auditimet e shoqërive tregtare që janë të listuara në bursë;

▪ Të gjitha angazhimet e auditimit të entiteteve me interes publik.


▪ Angazhimet me rrezik të shtuar, sidomos në ato sektorë të ekonomisë ku vërehet përkeqësim,
falimentime ose rënie të dukshme të treguesve ekonomike e financiarë.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Shkalla e shtrirjes së rishikimit do të varet nga


▪ Kompleksiteti i angazhimit te auditimit dhe

▪ Rreziku që raporti i auditimit i leshuar, të mos jetë i përshtatshëm për rrethanat.

▪ Kur ortaku i angazhimit që rishikohet nuk i pranon rekomandimet e RKCA dhe, me gjithë diskutimet e
bëra, perseri rishikuesi nuk mbetet i kënaqur, raporti nuk duhet të lëshohet derisa kjo çështje të
zgjidhet në pajtm me politikat dhe procedurat që zbaton firma për rastet kur ka diferenca në opinion.

▪ Mund te linde nevoja e arbitrimit të çështjes nga një individ me eksperiencën e nevojshme
dhe pavarësinë e duhur për të dhënë rekomandimet përkatëse.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Rishikuesi për Kontrollin e Cilësisë se Angazhimit (RKCA)

▪ SNKC 1 kërkon që firmat e auditimit të hartojnë dhe te zbatojnë politika dhe procedura, te cilat
rregullojnë emërimin e RKCA dhe përcakton kriteret për përzgjedhjen e tyre, siç janë:
▪ kualifikimet teknike, eksperienca e autoriteti per te realizuar këto role, si edhe
▪ procedurat per marrjen e këshillave dhe

▪ kryerjen e konsultimeve për cështje të vecanta të rishikimeve

▪ pa dëmtuar objektivitetin e rishikuesit.

▪ RKCA eshte një ortak, një person tjetër në firmë, një person i jashtëm me kualifikimin e duhur, ose një
grup i përbërë nga këta individë, ku asnjëri nuk është pjesë e grupit të angazhimit të auditimit/sigurisë,
të cilët kanë eksperiencën dhe autoritetin e duhur për të vlerësuar me objektivitet, gjykimet për çështje
të rëndësishme, te bëra nga grupi i angazhimit dhe konkluzionet në formulimin e raportit të audituesit.

▪ Lidhur me kualifikimin, RKCA duhet të jetë të paktën anëtar i një organizmi profesional, te kete
eksperiencën e nevojshme lidhur me angazhimet e auditimit.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Ne lidhje me autoritetin, rishikuesi duhet të jetë i pavarur dhe të raportojë drejtpërdrejt tek ortaku i
firmës së auditimit që ka përgjegjësi për sistemin e KC të firmës.
▪ Per te garantuar pavarësine RKCA nuk duhet të:
▪ Zgjidhet nga ortaku i angazhimit;
▪ Marrë pjesë në angazhim;
▪ Marrë vendime për grupin e angazhimit; dhe nuk duhet
▪ Te jete subjekt i vleresimeve që do të kërcënonin objektivitetin e tij.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Ne firmat e vogla të auditimit, mund të kontraktohen persona të jashtëm me kualifikimin e duhur ose

▪ ne mënyrë alternative, firmat mund të shkëmbejnë audituesit e tyre, tek njëra tjetra, ne rolin e rishikuesit.

▪ Në cdo rast ka rendesi të garantohet autoriteti dhe pavarësia e rishikuesit.

▪ Procedura e rishikimit kërkon që përpara se te lëshohet raporti i audituesit, te jene zbatuar të gjitha
procedurat në lidhje me rishikimin dhe te jenw trajtuar e zgjidhur në mënyrën e duhur të gjitha cështjet që
dalin nga rishikimi dhe rishikuesi te mbetet i kënaqur me zgjidhjen e bërë.

▪ Megjithese ortaku i angazhimit mund te konsultohet me RKCA, duhet te tregohet kujdes qe konsultimet te
mos kompromentojnë kryerjen e detyrës nga rishikuesi me objektivitet.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Kur objektiviteti i rishikuesit vihet në dyshim apo kompromentohet, ky i fundit duhet te ndryshohet,
duke angazhuar në rolin e tij nje person tjetër me kualifikimin e duhur.
▪ Disa nga rrrethanat qe mund te kompromentojne rishikuesin, kur ortaku i angazhimit konsulton
rishikuesin, do te ishin:
▪ Rastet kur gabimet e pakorrigjuara jane materiale vec e vec ose te marra se bashku;
▪ Rastet që paraqesin rrezik ose kur ka rrethana te pazakonta;
▪ Rastet kur, per rishikimin, shoqëritë e auditimit detyrohen nga ligji ose nga rregullat;
▪ Rastet kur, midis ortakut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të angazhimit, ka diferenca të pazgjidhura ne opinion për
cështje themelore, etj.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Konsultimet
▪ Ortaku i angazhimit ka përgjegjësinë kryesore për tu konsultuar për çështjet e vështira ose të
kontestuara (te dyshimta),
▪ Konsultime mund te behen per ceshtje qe lidhen me
▪ aspekte të rëndësishme tekniko profesionale dhe etike,
▪ me gjykimet dhe çmuarjet,
▪ me konkluzionet e nxjerra nga procedurat e auditimit të zbatuara; etj.

▪ Vec kesaj konsultimet mund të bëhen edhe në rastet kur ka çështje që lidhen me vlerësimin e
rezultateve te procedurave te pranimit të klientit të auditimit dhe atyre për vazhdimin e
marrëdhënieve me një klient ekzistues.
▪ Mqs per kryerjen e konsultimeve përdoret ekspertiza teknike dhe eksperienca e anëtarëve të grupit
të angazhimit, ato ndihmojnë të rritet cilësia dhe të përmirësohet zbatimi i gjykimit profesional.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Firma e auditimit duhet të promovojë tek anetaret e tyre një kulturë te atille qe e konsideron
konsultimin një anë te fortë dhe një komponent kyç për KC dhe zvogëlimin e rrezikut të auditimit.
▪ Konsultimet, qe synojnë zgjidhjen e çështjeve te vështira dhe të dyshimta, mund të bëhen me individët
qe kanë ekspertizë të specializuar si nga brenda ashtu edhe jashtë firmës së auditimit.
▪ Një konsultim efektiv kërkon që palët konsultuese te marrin informacion i plotë dhe të gjitha faktet e
nevojshme, cka bën të mundur që këto pale të japin këshillat e duhur mbi cështjet teknike, etike ose
ceshtje të tjera.
▪ Praktikuesit e vetem dhe firmat e vogla të auditimit, të cilat mund të mos kenë këtë lloj ekspertize per te
realizuar konsultimet, duhet të zhvillojnë marrëdhënie me profesionistë të tjerë, me firmat rrjet dhe me
organizma të tjera profesionale, që kane eksperiencën dhe ekspertizën e nevojshme.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Të gjitha konsultimet, perfshirë edhe ato verbale, duhet të dokumentohen në mënyrë të mjaftueshme
▪ Dokumentimi ndihmon të kuptohet

▪ cështja apo cështjet për të cilat është kërkuar konsultim,

▪ vendimet e marra dhe bazat mbi të cilat ato janë marrë keto vendime, si edhe
▪ mënyra e zbatimit të tyre.

▪ Ka rendesi të regjistrohen/dokumentohen edhe personat e konsultuar, dhe në rastet e çështjeve me


rëndësi teknike, edhe arsyet pse ata kane qënë zgjedhur per t`u konsultuar.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ SNA 220 percakton se ortaku i angazhimit (audituesi) ka përgjegjësi për grupin e angazhimit per kryerjen
e konsultimeve të nevojshme për çështje të vështira apo të kontestuara. Ai
▪ krijon bindjen se gjatë kohës së angazhimit jane kryer konsultimet e duhura te pjesëtarëve tw grupit
të angazhimit,
▪ brenda grupit të angazhimi
▪ grupit të angazhimit, por edhe
▪ me palët e tjera, në nivelin e duhur brenda apo jashtë firmës;
▪ krijon bindjen që është rënë dakord me palën e konsultuar në lidhje me natyrën, qëllimin dhe
konkluzionet e arritura nga këto konsultime; dhe
▪ Vlereson nëse janë zbatuar konkluzionet e arritura nga konsultimet.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE
▪ Zgjidhja e diferencave në opinione

▪ Gjate gjykimit profesional ose konsultimeve, mund të ketë diferenca në opinione, sic janë psh:
▪ Brenda grupit te angazhimit;
▪ Midis ortakut të angazhimit dhe RKCA;
▪ Midis ortakut të angazhimit dhe personave që konsultohen;
▪ Brenda firmës, për mënyrën e zgjidhjes së një çështjeje teknike që ndikon në një seksion apo një
proces të angazhimit;
▪ Midis ortakut të angazhimit dhe klientit.

▪ Meqense raporti i auditimit nuk duhet të lëshohet përpara se te jene zgjidhur në mënyrë të kënaqshme
te gjitha diferencat në opinion.
▪ Cdo firmë auditimi ose auditues duhet të krijojë një structure që merret me zgjidhjen e diferencave
ne opinion.
▪ Per shembull, mund et angazhohet një profesionist tjetër i pavarur dhe me eksperiencën përkatëse,
për të dhënë rekomandimet e duhura.
KËRKESAT ETIKE DHE KONTROLLI I CILËSISË NË NJË AUDITIM TË
PASQYRAVE FINANCIARE

▪ Të gjitha diferencat në opinion duhet të dokumentohen mjaftueshëm,


▪ të kuptohet çështja për të cilën ka diferenca,

▪ te identifikohen personat e konsultuar,


▪ rezultatet e konsultimit dhe

▪ te shpjegohet baza për zgjidhjen apo trajtimin e diferencave.


▪ Faleminderit!

You might also like