You are on page 1of 1

RIDIZAJNONI AMBALLAZHËN E ÇOKOLLADËS

Do të ridizajnoni amballazhën e çokolladës KIT KAT.

Hapat që duhet të ndërmirren

1 Analizoni dizajnimin e amballazhës - elementet grafike, fotografia, teksti, logo, forma, vija dhe hapësira e
bardhë.
Para se të filloni të dizajnoni hulumtoni tregun, shikoni dizajnet e produkteve të ngjashme, analizoni
konkurencën, apo edhe produktet e tjera të Nestle..
● Çfarë do të kishit bërë ndryshe?
● Në çfarë forme tjetër do ta prezentoni produktin?
● A do ta ndërronit formatin?

2 Në momentin që e kuptoni produktin, filloni të zhvilloni idenë tuaj, qasjen vizuale, tipografinë, ngjyrat dhe
elementet e tjera grafike.

3 Pasi të keni skicimin, filloni të dizajnoni produktin.


Informatat e përmbajtjes - tekstin e merrni nga vet produkti, duke i shkruar/kopjuar ato.

4 Dizajni final të dërgohet në formatin PDF si dhe të bashkangjitet edhe maketa (mockup) për të ndihmuar
në anën vizuale.

Afati i fundit për dorëzimin e projektit është 29.03.2022, ora 23:59.

Me datën 30.03. 2022, do të bëni prezantimin e punës suaj. Në prezentim duhet të përfshihet i gjithë
procesi i punës.

You might also like