You are on page 1of 18

Lënda: Formësimi I Veshjeve Klasa: X 5/6

4/5
Mësimdhënëse: Ajsere Bilalli Gavazaj

Mood board
(Kolazh)

Java 2
Maj 2021
Mars 2020
Çka kuptojmë me “Mood board” - kolazh?

Mood board-i është një lloj kolazhi fizik ose dixhital i përbërë nga titulli, një rregullim i
imazheve e materialeve të ndryshme, mostra të objekteve në një përbërje.

Mund të bazohet në një temë të caktuar ose mund të jetë çdo material i zgjedhur në
mënyrë të rastësishme, që synon të nxisë ose të projektojë një stil apo koncept të veçantë.

Tek mood boardi bëhet përmbledhja e frymëzimit dhe temës së koleksionit tuaj. Ky
mjet i dizajnit që do t'ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar për të përcjellë idenë tuaj, të keni
një ritëm dhe një shenjë të referimit derisa të zhvillohet linja juaj.

Duhet të përfshijë - fotografi, imazhe që ju frymëzojnë, dizajne ose ilustrime, artikuj


veshjesh, paleta të ngjyrave, textura, kafshë ose gjëra të tjera nga natyra, fjalë përshkruese - si
dhe çdo temë tjetër që ju pëlqen, çdo gjë që ju ndihmon të përcaktoni drejtimin e koleksionit
tuaj.
Atë e përdorin profesionistë të dizajnit për të shpjeguar vizualisht një stil të caktuar, ose një mjedis imagjinar
në lidhje me një temë. Me pak fjalë, tabelat e frymëzimit (moodboard-et) nuk janë të kufizuara në një lëndë
apo profesion, por shërbejnë si një mjet vizual për të informuar shpejt të tjerët për "ndjenjën" (ose
"rrjedhën") e përgjithshme të një ideje.

Përdoret nga:
▪ Dizajnerët e Modës, Të gjithë këta i përdorin Mood bordet për të ilustruar
vizualisht, me lehtësi stilin që ata dëshirojnë të ndjekin.
▪ Dizajnerët grafikë,
▪ Dizajnerët e brendshëm,
▪ Arreduesit visual,
▪ Arkitektët,
▪ Dizajnerët industrial,
▪ Fotografët,
▪ Artistë të tjerë krijues…

ADD A FOOTER 3
Mënyra dhe fazat të cilat
duhet ndjekur për krijimin e
mood board-it frymëzues?
1. Hulumtimi
Për të krijuar një moodboard, duhet të hulumtoni në internet deri sa ti
gjeni fotografit tuaja ideale të cilat ju pershtaten më se shumti që të
mund t’i shprehni idet tuaja p.sh piktura, skulptura, vepra të
arkitekturës, histori të artit, personalitete me ndikim, filma të
ndryshëm, zakone e tradita të popujve etj.
2. Bëni fotografi inspiruese
Përdorni telefonët tuaj për të fotografuar ndonjë gjë që ju tërhek,
ngacmon syrin tuaj. Frymëzimi në botën reale është gjithcka
përreth nesh. Kjo duhet të bëhet për kapjen e mendimeve,
përshtypjeve, temave dhe ndjenjave.

4
3. Kujdesuni se çfarë përfshini
Kur vendosni fotografitë për të krijuar një moodboard, mendoni për veten si një kurator dhe jo si
kolektor, dhe përpiquni të futni kuptimin dhe temat nga një imazh në tjetrin. Kjo e arrinë një
interpretim më të lehtë.
Pritini fotot që ju frymëzuan. Përdorni çdo gjë të cilat mendoni që mund t’i përdorni në
koleksion si pupla, fletë metalike, pëlhurë etj. Por mos shkoni shumë jashtë, kjo mund të duket e
çrregullt.

4. Ndërtoni gjërat rreth një imazhi


Pa marr parasysh nëse moodbordi juaj është elektronik ose fizik, në paraqitje duhet ti jepni
përparësi imazheve kryesore të temës. Ju pastaj mund të rrethoni këto me imazhe të vogla
mbështetëse që rrisin temën.

5. Merrni ndonje fotografi që ju prek apo ngacmon


Kur bëni një moodboard, mos kini frikë të merrni dicka që ju prek.Natyra e prekshme e imazheve
të prera ngjitur në hamer rritë ndjeshmërinë e asaj që shpjegohet.

5
6. Bëjeni moodboradin tuaj një shesh lojrash
Konsideroni këtë duke i bërë shikuesit pjesë të ritmit në prezantimin tuaj. Mbani në mend, që
duhet të përpiqeni të përdorni truket vizuale për ta bërë një shikues që ta tërhek dhe ta pranojë
atë.
Përzierja e elementëve në moodboard, mund të jetë një mënyrë efektive për të komunikuar
konceptin tuaj me të tjerët.

7. Shtoni ndonjë fjalë të fuqishme


Mos injoroni fuqinë e ndonjë fjale. Fjalët e zgjedhura mirë mund të jenë shfaqje të shkëlqyera dhe t'i japin
shikuesit tuaj pauzën për mendime, pasi ata duhet të lexojnë mendërisht se çfarë është para tyre. Fjalët e
mëdha, të guximshme të bashkuara, së bashku, punojnë shumë mirë në krijimin e dramës, tonit dhe
kuptimit për çdo projekt.
Fjalët që mund të përshkruajnë një kolazh mund të jenë: e errët, e shkëlqyeshme, avandgarde,
klasike,me shkëlqim, moderne, e butë, e rrumbullakët, trekëndore, elegante, realiste, e përafërt, e
ndritshme, skicë, shumëngjyrëse etj,etj.

6
8. Përpiquni të jeni të qartë
Referencat e zbehta mund të jenë zbavitëse, por përpiquni të keni një numër artikujsh ose pika
prekëse në moodbordin tuaj. Është e lehtë të plotësoni një tabelë me një grumbull referencash
të pakuptueshme, është shumë më e vështirë të jesh i qartë dhe të përdorësh imazhe për të
shprehur vizionin tënd. Por ia vlen përpjekja.

9. Qëllimi për të ndezur një përgjigje emocionale


Mendoni pak nga vetëvetja, nëse jeni duke paraqitur një mood board për një klient. Çfarë do t'u
jepte një përgjigje të sinqertë emocionale? Objektet e botës reale janë të mira për këtë. P.sh. nëse
do të frymëzoheshit nga plazhi, të vendosni një guaskë. Nëse momenti juaj eureka ka ndodhur në
tren, vendosni biletën. Kjo mënyrë intrigon trurin e njerëzve dhe fiton atë reagim emocional të
rëndësishëm.

10. Mos bëni supozime


Nuk duhet të supozoni se të tjerët do të 'dinë se çfarë keni dashur të thoni - gjasat janë se ata nuk do të dinë. Prandaj,
kërkoni referenca, imazhe ose struktura për të shprehur atë që është brenda kokës suaj për të tjerët dhe shtoni ato në
moodboard.

7
11. Argëtohuni
I gjithë procesi i krijimit të moodbordit duhet të jetë kënaqësi - një pushim freskues. Nëse nuk do
të argëtohesh, atëherë janë mundësit më të mëdha që ta ndërtosh atë në mënyrë të gabuar ...

DETYRË: MOOD BOARD – KOLAZH


TEMA: E gjeni ju “___________________” (ta keni parasysh sezonën pranverë/verë 2020)
2021
TITULLI: E gjeni ju “____________________”

Të mblidhen fotografi të ndryshme nga revista të modës, të arkitekturës, të ndonjë filmi, të artit
në përgjithësi etj.

• Të formoni një kolazh në hamer A4,apo


fletA3.
A4,në kompjuter në format A4 apo edhe në telefon.
• Ta gjeni temën dhe konceptin që ka të bëjë me imazhin e krijuar në kolazh.
• Të shpjegohet me shkrim, tema,koncepti dhe domethënja e fotografive të përzgjedhura.

Mundohuni që të jeni sa më kreative në përzgjedhjen e fotografive dhe në gjetjen e titullit të


moodboard-it - kolazhit.
Në vazhdim i keni disa shembuj të Moodboardeve. Punë të mbarë.

8
9
10
11
12
13
14
Origami

15
URBAN SHADES OF LIGHT

16
3/26/2020 ADD A FOOTER 17
3/26/2020 ADD A FOOTER 18

You might also like