You are on page 1of 47

MOODBOARD

Çfarë është një Mood Board dhe si të krijoni ate?

• Hapi i parë në procesin e krijimit është gjenerimi i idesë. Së


pari ju duhet të mendoni për konceptin që ju intereson /
frymëzon dhe pastaj bëni një 'mind map' rreth fjalëve që e
përshkruajnë atë koncept.
• Funksioni kryesor i një moodboardi është që të përqëndrohet
mendja e dizajnerit në drejtimin estetik dhe ne stilin e
koleksionit, duke transmetuar influencen si ne ngjyre poashtu
edhe ne dizajn. Informatat vizuale në lidhje me influencimet e
tuaja gjate kërkimit duhet gjithashtu të shfaqen në këtë format.
• Sasia e informatave të nevojshme për të përcjellë idene është
zgjedhje e dizajnerit dhe mund të ndryshojë. Ndonjëherë tre
imazhe janë të mjaftueshme për të përmbledhur idene,
ndonjëherë kërkohen dhjetë. Imazhet e përdorura përzgjidhen
nga hulumtimi juaj, si burime primare dhe sekondare.
• Burimi primar mund të përfshijë fotografi, bizhuteri, vepra arti,
arkitekturë, letërsi, muzikë, veshje dhe objekte të tjera.  
• Burimet sekondare janë në përgjithësi libra dhe artikuj
shkencorë. Burimi sekondar interpreton dhe analizon burimet
primare.
• Funksioni kryesor i një moodboardi është te mbaje te fokusuar
dizajnerin.
• Para krijimit të moodboard tuaj të modës konsideroni këto pika:
• Cili është mesazhi që po përpiqesh të përcjellësh?
• A keni rishikuar imazhet tuaja për të kontrolluar për
qëndrueshmëri?
• Fotografoni zhvillimin e moodboardit tuaj me foto te ndryshme ne
menyre qe te percjellni zhvillimin e tij.
• Rritni, zvogeloni apo ndryshoni ngjyrat në imazhet tuaja para se
t'i përdorni ato. Skanoni ato dhe përdorni Photoshop për t'i
modifikuar ato.
• Konsideroni me kujdes zgjedhjen e letres, p.sh. ngjyrën, cilësinë,
peshën, dhe cilësinë.
• Mbivendosja e imazheve tuaja dhe grupimi i tyre në mënyra të
ndryshme ju lejon të analizoni zgjedhjen përfundimtare.
• Kërkoni mendimet e te tjereve para se të finalizoni moodboardin
tuaj. 
• Moodboardi duhet të përmbajë një numër
elementesh kyçe sic jane:

• PALETA E NGJYRËS
• MATERIALI DHE TEKSTURA
• HULUMTIMI I TEMËS
• TREGU I SYNUAR
• FRAZA KYCE DHE TEKST
• STILIZIMI I IMAZHEVE
• PËRFUNDIMI I MOODBOARDIT TUAJ
• Fazat kryesore që duhet të konsideroni, përpara përfundimit të
bordit tuaj, jane:

• Analizoni imazhet tuaja të zgjedhura


• Ndërmerrni më shumë kërkime nëse kërkohet
• Përcaktoni porosine që dëshironi të përcjellni
• Pergaditeni me qasje tradicionale ose dixhitale
• Zgjidhni letrën / bazen
• Eksploroni, zhvilloni dhe përsosni imazhet dhe renditjen e tyre
• Printoni ose hartoni moodboardin tuaj
• Nëse inspirimi juaj vie nga nje muzë, radhitja e tregimit tuaj
duhet të ndjekë një rruge të ngjashme çdo gjashtë muaj. Stili i
jetesës së muzës suaj do të mbetet ashtu siç ishte, por veshjet e
saj do të ndryshojnë sipas sezonit. Përdorni moodboard-in tuaj
të parë për të frymëzuar të dytin e keshtu me radhe, për të
ndërtuar ndërgjegjësimin e tjereve ndaj brendit që është edhe
personale dhe shumë e veçantë.
• Përdorni https://pixlr.com/express/ për të kompiluar një kolazh që do t'ju shërbejë
si një pikënisje dhe mund ta zhvilloni më vonë në 'ditarin' tuaj (procesine
punes). P.sh. Përdorni koncepte të ndryshme: materialet e rënda kundër
dantellave, ngjyrat e errëta depresive kundrejt ngjyres 'pop' si e ngjyra e pembe
p.sh. dhe pastaj shtoni teksure me kopsa metalike, lekure dhe zinxhire. Dhe ja ky do
te ishte hapi juaj i pare ne procesin e dizajnimit ne mode
NGJYRAT
TEKSTILI
VIZATIMI TEKNIK

You might also like