You are on page 1of 3

Si të shkruajmë një Projekt - Ide?

Hartimi i një projekti kërkon një planifikim praprak dhe një përgatitje të mirë. Një projekt
i mirë kërkon kohë për të koordinuar planet dhe kërkimet tuaja, për të organizuar, për të
shkruajtur, për ta aplikuar dhe për ta zbatuar.
Gjatë hartimit të projektit duhet t'i kushtoni vëmendjen e duhur çdo detaji dhe specifike,
duhet të jeni të saktë dhe argumentues për çdo pikë të projektit dhe të kërkoni një shumë
të arsyeshme financimi. Përgatitja është thelbësore në hartimin e një projekti. Një kërkim
paraprak apo një studim i detajuar i problemit që projekti ngre, do të lehtësonte punën
tuaj në shkrimin e projektit.
Para se të shkruash pyet !
Përpara se të filloni të shkruani projektin tuaj, merrni pak kohë që të jeni të sigurt ç'farë
do të propozoni. Nese jeni te paqarte për ndonje pjese të projektit tuaj, pyesni anetaret e
tjerë të skuadres më të cilët do të zbatoni projektin.
Projektit tënd i duhet një Titull i mirë !
Titulli i projektit duhet të jetë përshkrues dhe te mbahet mend. Nje titull i shkurter qe ka
pak lidhje me projektin tuaj, rrezikon te jetë pak profesional, por edhe nje titull i gjate
plot me zhrgone rrezikon të mos mbahet mend dhe te mos përshkruajë asgje nga projekti
juaj.
Përmblidh projekt-idenë në një paragraf të shkurtër !
Përmblidhni të gjithë informacionin që keni marre, gjatë punës me komunitetin tuaj, dhe
shkruajeni me fjalet tuaja në një paragraf hyres të projektit. Kjo do ju ndihmoje jo vetem
te keni nje koncept me te qarte ne mendjen tuaj, por i jep mundesi te tjereve te kuptojne
me qrta idene tuaj.
Përmblidh problemin që adreson projekti juaj !
Duke qene se kjo permbledhje nuk duhet te jete me shume se nje faqe, ju duhet ta
pershkruani projektin tuaj ne nje ose dy paragrafe. Perpiquni te permblidhni ne nje
paragraf problemin qe projekti juaj adreson. Menjehere pas kesaj rendisni ç'fare do
nderrmerni per lehtesimin e ketij problemi.Kjo kerkon te jeni seleksionues ne
perzgjedhjen e pikave me te rendesishme te projektit tuaj.
Konkretizoje projektin nëpërmjet një liste punësh dhe aktivitetesh !
Pasi te keni bere nje permbledhje te shkurter te Projektit tuaj, ju nevojitet ta konkretizoni
nepermjet nje liste te shkurter te aktiviteteve qe do te nderrmerni. Ne kete liste mund te
shkruani cdo gje qe duhet bere per realizimin e projektit.
Ndaje projektin tënd në faza !
Pasi te keni bere nje liste te aktiviteteve dhe puneve qe do te beni per realizimin e
projektit tuaj, ju duhet ta ndani kete pune ne disa faza, sipas llogjikes me te pershtatshme
per zbatimin e projektit. Per shembull, faza e pare do te ishte hartimi i projektit final,
gjate te ciles do te beni nje pune kerkimore, permbledhese dhe shume intervista me
grupin qe i drejtohet projekti. Faza e dyte e projekti tuaj mund te jete zbatimi dhe e treta
raportimi.
Qëllimet dhe objektivat e projekti tuaj !
Ne nje projekt qellimi eshte ai qe duam te arrijme, ndersa objektivat jane hapat e
nevojshem per te arritur aty ku duam. Qellimi eshte me i pergjithshem dhe jo gjithmone i
arritshem, ndersa objektivat jane me specifike, te arritshme dhe te matshme.
Plani juaj i punës !
Plani i punes, kerkon nje pershkrim te detajuar te aktiviteteve qe keni planifikuar per te
arritur qellimet dhe objektivat e projektit tuaj. Plani i punes eshte mire te pasqyrohet ne
nje tabele qe planifikon ne detaje edhe afatet kohore te çdo aktiviteti.
Shkruaj një listë të rezultateve që prisni në përfundim të projektit !
Per te hartuar rezultatet ju nevojitet te ktheheni serish tek pershkrimi i projektit, qellimet
dhe objektivat. Shkruani rezultatet e pritshme nga cdo objektiv i projektit tuaj. Per
shembull, nese projekti juaj ka si objektiv.
Shkruaj në mënyre korrekte dhe kujdes në ndarjen e pikave të projektit !
Gjate shkrimit ki kujdes gabimet gramatike dhe konceptimin e fjalive. Nje fjali e gjate
sqaruese jo gjithmone eshte e kuptueshme nga lexuesit e projektit tuaj. Perpiquni te
permblidhni sa me qarte kuptimin e paragrafeve dhe fjalive tuaja. Perdorni pika ndarese
per cdo aktivitet apo kerkese te projektit.
Personi i kontaktit
Personi i kontaktit duhet te jete dikush qe eshte gjithmone i gatshem te komunikoje me
donatoret dhe te kete njohuri te plota rreth projektit. Nese personi i kontaktit do te ishte i
paarritshem nga donatori, kjo do te rrezikonte seriozisht projektin tuaj.
Menaxhimi i Projekteve
Menaxhimi i projekteve eshte nje displine qe kerkon organizim te vazhdueshem te
burimeve, ne menyre te atille qe projekti te arrije qellimin e tij sipas kohes dhe kostove te
planifikuar me pare. Menaxhimi i projekteve shpesh eshte shume i veshtire dhe kerkon
aftesi teknike dhe eksperience ne kete fushe.

You might also like