You are on page 1of 3

18.04.

2023
RAPORT

Mënyrat për të përshtatur klasën në mënyrë që ti përmbushen nevojat e


nxënësve me nevoja te veçanta

MODULI 4 NJËSIA 15

Profesoreshe: Hava Elshani Kandidatja: Festa Zajmi

HYRJA-Si një asistente e fëmijeve me nevoja te veçanta e dijmë sa është e rëndësishme të


planifikojmë strategji të mësuarit dhe aktivitet që të jenë të përshtatshme për nevojat e
zhvillimit të tyre dhe karakteristikave që ata kanë. Fëmijët si ata :me paaftësi në të
mësuar,vështërsi në të folur,dëmtime ne shikim dhe në të dëgjuar,zhvillim të
vonshëm,autik,çrregullim ne koncentrim dhe hiperaktivitet dhe dëmtime të tjere kanë nevojë
per akomodime speciale dhe modifikime ne klasat ku ata zhvillojnë mësimin.
Mënyra më e mirë për të mbështetur fëmijët me nevoja te vecanta ështe duke ja rregulluar
hapsirat ne klasa në mënyrë që ti risim mundësit e tyre të pjesëmarrjes.
Mênyrat e adaptimit të klasës:
Të ofrojmë ulëse alternative qê janë të përshtatshëm dhe japin ndjesi të rahatis fëmijëve me
nevoja te vecanta.Mvarësisht nga nevoja që fëmija posedon në mund ti oforjmë zgjidhje si të
qëndroje afer nesh, bashkemoshatarëve apo në ndonjë zonë të qetë të klasës.
Mund ti ofrojmë edhe ulëset speciale si ato K’Motion Stools që të ndihmojnë ata të
perqendrohen ne klasë.
Riorganizimi i strukturës në klasës-
Riorganizimi vecanërisht i mobiljeve të klasës luan rol te rëndësishme ne qasjen e fëmijëve
në klasë.Një shembull që kemi aplikuar gjatë punë në praktikë ka qenë Përdorimi grupeve te
vogla prej katër vetash.Mënyra më e qëlluar për ti shtyer fëmijët ti bashkojnë duart e tyre dhe
të bashkëpunojnë bashkë me shokët dhe shoqet në klasë. Kjo mënyre i bën ata më social dhe
afron mundësin ta njohin njëri-tjeterin dhe bëjne miq.

Krijimi i ambientit të qetë


Kjo mund të arrihet duke hapur një muzik të lehtë ne klase.Ndimon në stimulim shqisor per
femojet me demtim të degjimit ose shikimit dhe krijon një ambient relaksus dhe redukton
zhurmen e panevojshme.
Egzistojnë shumë gjëra të tjera që janë të rëndesishme per femijet me nevoja të vecanta
shembull ndricimi i përshtatshëm për femijet me autizëm apo atyre me dëmtime të
shikimit,përshtatja e mobiljeve si sigurimi i bankave me lartësi te duhura për fëmijët ne
karrocë,për fëmijët me paaftësi fizike ose dëmtime ortopedike dërrasa të pjerëta për
mbështetje përgjate shkrimit,përdorimi i kunjave të përshtatur dorëzat në dyer,raftet e
veshjeve e të tjera,
Përfundimi- Akomodimi dhe modifikimi i mjedisit të klasës mund ti ndihmojë fëmijeve të
jenë nxënës të suksesshëm dhe të jenë pjesëmarrës aktiv ne aktivitetet e klasës,por mos të
harrojmë se vendosja e cilit akomodim apo modifikim duhet të përdorur varet kryesisht nga
fëmija individual nevoja e tij si dhe nga objektviat tona si mësimdhënës,

You might also like