You are on page 1of 2

Trevat Shqiptare në Maqedoninë e

Veriut
Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i
shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë.
Shqiptaret jetojne kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i
shqiptarëve jeton në
komunat: Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30
%) dhe Shkup (60%).

Popullsia
Fletëvotimi nga referendumi për shpalljen e Autonomisë territoriale dhe politike të shqiptarëve në Iliridë
(Maqedoni e Veriut) në vitin 1992

Shqiptarët janë popull autokton në Maqedoninë e Veriut. Në këtë të dhëne statistikore të vitit 1912
theksohet se në Maqedoninë e Veriut jetojnë 136.752 shqiptarë. Një të dhëne të tillë e demanton një
demograf bullgar M. Selishcef duke thënë se në Maqedoninë e Veriut ka 194.195 shqiptarë (57.443
shqiptarë me pak). Në vitin 1912/1913 të dhënat nga perandoria turke, japin numrin e popullsise
shqiptare në territorin e Maqedonisë së Veriut si: Tetovë, Shkup, Dibër, Kumanovë, Kërcovë, Ohër,
Prilep, Resnjë dhe Manastir jetojne 230.357 shqiptarë. Në vitin 1900 ka pasur 52.000 torbesh në
vitin 1921 nuk jepen të dhëna për numrin kësaj popullate sepse i kanë shënuar si Maqedon edhe
pse janë me prejardhje shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 1948 në Maqedoni jetojnë 197.524
shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1953 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 162.524 shqiptarë (koha e
Rankoviqit , shpërngulja e shqiptarve në Turqi). Në bazë të regjistrimit të vitit 1994 jetojnë 441.104
shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 2001/2002 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 509.038 shqiptarë.
Disa komuna shqiptare ne Maqedoni
 Komuna e Zhelinës - 99.2%

 Komuna e Likovës - 97.4%

 Komuna e Bogovinës - 95.2%

 Komuna e Haraçinës - 93.8%


 Komuna e Sarajit - 91.5%

 Komuna e Tearcës - 84.4%

 Komuna e Vrapçishtit - 83.1%

 Komuna e Tetovës - 70.3%

 Komuna e Studeniçanit - 68.4%

 Komuna e Gostivarit - 66.7%

 Komuna e Bërvenicës - 61.6%

 Komuna e Dibrës - 58.1%

 Komuna e Çairit - 57.0%

 Komuna e Strugës - 56.8%

 Komuna e Kërçovës - 54.5%

Punoi: Brajlo Mema

You might also like