Professional Documents
Culture Documents
Screenshot 2024-01-28 at 9.35.49 AM
Screenshot 2024-01-28 at 9.35.49 AM
Winter 12-2019
Recommended Citation
Sallahu, Valdrin, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME QRREGULLIME TË RITMIT TË ZEMRËS"
(2019). Theses and Dissertations. 109.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/109
This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been
accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For
more information, please contact knowledge.center@ubt-uni.net.
Kolegji UBT
Fakulteti i Infermieris
Valdrin Sallahu
Dhjetor, 2019
Prishtinë
Kolegji UBT
Fakulteti i Infermieris
Punim Diplome
Viti akademik 2016/2017
Valdrin Sallahu
KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME QRREGULLIME
TË RITMIT TË ZEMRËS
Mentor: Prof.Dr, Xhevat Pllana
Sëmundjet që kanë të bëjnë me crregullimin e ritmit të zemrës janë disa nga sëmundjet më të
vështira për tu diagnostifikuat dhe trajtuar.
Crregullimet e ritmit të zemrës kanë të bëjnë me dëmtimet apo sëmundjet e vet zemrës, por
mund të jenë pasojë e sëmundjeve apo shkaqeve tjera, të cilat nuk lidhen direkt me zemrën.
Për këtë arsye është e rëndësishme të përjashtohen të gjitha ato sëmundje, përtej atyre të
zemrës të cilat japin aritmi.
unë do të filloja tezën time me falenderimin për të gjithë ata që më dhanë mbështëtje dhe
kurajë gjatë këtyre tri viteve.
Para së gjithash, unë jamë mirënjohës ndaj Zotit për shëndetin e mirë që ishte i nevojshëm
për të kompletuar këktë tezë.
Falenderoj familjen time për inkurajimin dhe mbështetjen që më dhuruan gjatë këtyre tri
viteve.
Gjithashtu jam mirënjohës mentorit të temës pa të cilin ky hulumtim nuk do të ishte i mundur.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme, motivimin, entuziazmin, kohën, durimin.
Mbikqyerja e temës nga ana e tij më ka ndihmuar në pasurimin e informacioneve, metodave,
modeleve, të punës që do të më ndihmojnë shumë gjatë karrierës profesionale dhe jetës
personale.
Unë falenderoj të gjithë Profesorët, shoqërinë, kolegët me të cilët kam punuar gjatë këtyre
viteve të fundit.
Dhjetor 2019
Prishtinë
Përmbajtja
1 HYRJA ....................................................................................................... 1
8 SHTOJCAT.............................................................................................. 45
LISTA E FIGURAVE
Figure 1. Prerja gjatësore e zemrës ......................................................................................... 3
Figure 2.Dhimbje e krahrori ................................................................................................. 10
Figure 3.Infarkti i miokardit ................................................................................................. 18
Figure 4. Numri i pacientëve që kanë marrur trajtim gjatë muajit tetor në bazë të gjinisë në
klinikën e kardiologjisë në QKUK. ...................................................................................... 39
Figure 5. Trajtimet që janë bërë gjatë muajit tetor në klinikën e kardiologjisë në QKUK. . 41
Figure 6. Numri i pacientëve në bazë të moshës, të trajnuar në klinikën e kardiologjisë në
QKUK gjatë muajitë tetorë 2019. ......................................................................................... 42
FJALORI I TERMAVE
EKG- Elektrokardiogrami
IM- Infarkti i miokardi
HTA- Hipertension Arterial
SKV-Sëmundjet kardiovaskulare
1 HYRJA
Në këtë kapitull do të paraqitet një pamje e përgjithshme në pika të shkurta për punimin
Ky punim diplome që kemi vendosur të paraqesim, duke parë rëndësin e kësaj teme ka qëllim
të prezantojë “Crregullimet e ritmit të zemrës”.
Në fillim studimi ka të bëjë me informacione gjenerale rreth kësaj sëmundje, jemi perpjekur
të paraqesim se qfarëështë crregullimi i ritmit të zemrës.
Ka shumë shkaqe por më kryesore janë sëmundjet e lindura apo të fituara të zemrës.
Janë edhe disa shkaktarë kryesorë që janë shkaktarë per crregullimin e ritmit të zemrës ato
janë: hipertiroza, përdorimi i alkoolit dhe is duhanit si dhe stresi emocional.
Zemra është organi kryesor i qarkullimit të gjakut. Lidhur me funksionimin e saj, figurativisht
e quajm edhe “motor”, ose “pomp” e trupit. Zemra është organ muskulor e vendosur në
krahëror në mediastinin e përparëm, ndërmjet dy mushkrive, sipër diafragmës.
Ka formën e një piramide treanësore, bazën e së cilës (basis cordis) është e drejtuart përpjetë,
kurse maja (apex cordis) teposhtë. Te zemrëa dallojmë faqen e përparme të drejtuar kah
sternimi dhe faqen e prapme, e cila mbështetet mbi diafragmën. Nga brenda zemra është në
formë zgavre e ndarë në 4 pjesë: veshëza e djathë, veshëza e majtë (atrium dextrum et
sinistrum ), barkusha e djathë, barkusha e majtë (ventriculus dexter et sinister), me një
përvazë (septum cordis) zemrëa ndahet në dy pjesë gjatësore,kurse në tërthorazi ndahet me
septen ( septum interatriale).
Veshëzat dhe barkushet e zemrës , edhe pse kanë muskulaturë të posaqme , e cila jep mundësi
per kontrukcin të pavarur, ato megjithë në pikpamje funksionale janë në lidhje të ngushtë
recuiproke. Kjo lidhje realizohet nëpërmjet duajitë të posaqëm neuro-muskulor, i cili shtrihet
në murin e mirokardit, si dhe me ndihmën e dy nyjeve nervore i tërë ky sistem është quajtur
sistemi përques izemrës.
Zemra punon si një pomp shtyrëse dhe thithëse. Gjatë kotraksionit të miokardit nga barkusha,
nën presion , gjaku kalon në aortë dhe arterien mushkërore.
Lëvizja e mëtejme e gjkaut nëpër enë dhe kthimi i tij në zemrër kushtëzohet me atë, presioni
në arterie tëmëdha e tejkalon atë në arterie të vogla, kurse edhe te këto presioni është më i
madhë sesa ai në kapilarë, në të cilat përsëri presioni është më i madhë sesa ai në venë dhe
në veshëz.
Nga kjo rezulton se gjatë lëvizjes së gjskut nëpër sistemin kardiovaskular ekziston diferencë
e presionit gjë që edhe e shkakton lëvizjen. Në gjendjen normale në qetësi zemra bën 80
rrahje në minutë. Shpesh herë ndodhë të vërehet një ritem më i ngadalshëm (bradikardia),
ose i shpejtuar mbi normalen (tahikardia)
2.1 Sistemi kardiovaskular
(Dr.Xh.Pllana, 2017). Fjala kardiovaskular rrjedh nga fjala kardia, që do të thotë “zemra”
dhe fjala latine vasculum”anije e vogël”. Sistemi kardiovaskular përbëhet nga zemra dhe enët
e gjakut (arteriet,venat, dhe kapilarët).
Ai jep oksigjenin dhe lëndët ushqyse hormoneve, dhe produkteve të mbetjeve celulare në të
gjithë trupin, është përgjegjës edhe për transportin e gjakut. Sistemi kardiovaskular në trupin
e njeriut është një sistem i mbyllur i cili do të thotë se gjaku nuk largohet asnjëherë nga
sistemi ku ai qarkullon, arteriet, venat dhe kapilarët
Ai përbëhet nga gjaku, zemra dhe enët e gjakut. Sistemi kardiovaskular përbëhet nga dy
sisteme qarkulluse: Sistemik (ku gjaku nga zemra qarkullon në gjithë organizmin) Pulmonar
(ku gjaku nga zemra kalon në pulmone ku bëhet shkëmbimi i gazrave me ambientin e
jashtëm).
https://nurseslabs.com/cardiovascular-system-anatomy-physiology/
2.2 Sëmundjet Kardiovaskulare
Zemra është e vendosur në kafazin e kraharorit në mes të dy mushkrive. Zemra ka formën e
një koni , baza e se cilit është e orientuar lart, djathtas dhe prapa, ndërsa maja(apeksi) poshtë
dhe përpara. Në prerjen gjatësore të zemrës mund të vërehen katër hapesira. Atriumi i djathtë
dhe atriumi i majtë gjenden në bazë të zemrës. Janë të ndarë me një murë që quhet interatrial.
Duke shkuar nga maja vërehen dy hapsira më të mëdha ventrikuli i djathtë dhe ai i majtë.Këto
janë të ndarë me murin e quajtur septumi interventrikular.
Sistemi kardiovaskulare përbëhet nga zemra dhe enët e gjakut , nëpër të cilat gjaku
pandërprere qarkullon, duke bërë transportimin e ushqimit dhe të gazrave.Zemra është organ
muskulor i përbër prej dy gazrave më të vogla, veshëza dhe dy zgavra më të mëdha, barkushe,
te cilët tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun të qarkullojë.
Artieriet janë ene elastike të gjakut, te cilat gjakun e largojn nga zemra. Venat janë ene të
buta elastike të cilat sjellin gjakun në zemër. Kapilaret e gjakut janë enët më të holla, përmes
të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjakë. Sëmundjet kardiovaskulare(SKV)
janë një termë i gjerë dhe përfshijnë një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enë të
gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmrim i parë i një sëmundje
kryesore. Sipas të dhënave për sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sëmundjet më të
zakonshme të këti grupi janë:
Paraqesin formimin e një trombi në vena të thella brenda një muskuli në trup(mundë të
udhetojnë në zemër ose mushkeri).
2.3 Epidemiologjia
Sëmundjet kardiovaskulare janë tashmë shkaku më i zakonshëm i vdekjes kudo në botë.
Përpara vitit 1900, sëmundjet infektive dhe kequshqyerja ishin shkaqet më të zakonshëm të
vdekjes kudo në botë dhe sëmundjet kardiovaskulare ishin përgjegjës për 10% te të gjitha
vdekjeve.Sot sëmundjet kardiovaskulare llogariten se perfshinë rreth 30% të vdekjeve kudo
në bote ,përafersisht 40% në vendet e zhvilluara dhe rreth 28% me të ardhura mesatare dhe
të ulëta.
Mendohet se rreth viteve 2030,kur popullsia pritet te arrije 8.2 miliard, 32.5% e te gjitha
vdekjeve pritet të jetë rezultati sëmundjeve karidiovaskulare. Ndryshimet globale në nivelet
e sëmundjeve kardiovakulare është lidhur me ndryshimet e përkohshme dhe rajonale në
faktorët e njohur të sjelljes dhe te rrezikut.
Përsa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor i rrezikut tërë sëmundjeve kardiovaskulare
është presioni i larte i gjkaut , të cilit i atribuohet 13% e vdekjeve globale , e ndjekur nga
perdorimi i duhanit në 9%, sheqeri i ngritur ne gjak në 6%, pasiviteti fizik në 6% dhe obeziteti
në 5% të popullatës. Nga ky kendveshtrime shumica e sëmundjeve kardivaskulare janë
shkaktuar nga faktorët e rrezikut që mundë të kontrollohen , trajtohen ose modifikohen.
Ekspertët e shëndetësis sot në bote, besojnë së sëmundjet kardivaskulare janë dukshëm të
parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakoheshme.Në shumicen e
vendeve të Europes, perendimore e jugore , vdekshmeria nga sëmundjet kardiovaskulare,
incidencat dhe ndërlikimet janë ulur. Faktorët madhore të këtij ndryshimi raportohet se janë:
ndryshimi i mënyres së jetesës , si ushqyerja me më shumë fruta e perime, me pak yndyrna
shtazore dhe kalori, ulje të nivelit të duhanpirjes. Përmirësimi i sistemit të sherbimeve
shëndetësore , si kapje e hershme dhe trajtim i përshtatshëm i faktorëve të rrezikut sidomos
hipertensionit, trajtim i mirë i urgjencës dhe ndërhyrjet fizike në enët koronare etj.
Tri strategji plotësuese mundë teë përdoren për të pakësuar ndikimin e sëmundjeve
kardiovaskulare:
Se pari, faktoret e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare mund të ulen me vetedijesimin e
popullsis për shëndetin publik, përmes fushave të ndryshme si: fushata kombëtare kundër
pirjes së duhanit, dietave jo të shëndetshme dhe mungesës së aktivitetit fizik.
Së dyti , është e rëndësishme të identifikohen nën grupet e popullats në rrezik më të lartë, për
të përfituar nga ndërhyrjet parandaluese me kosoto të ulet specifike, duke përfshire
analizimin dhe trajtimin e HTA dhe kolesterolin e rritur.
Së treti, burimet duhet të shpërndahen në ndërhyrjet e menjëhershme , si dhe në parandalimin
dytësor. Një hapë i rëndësishëm është vlersimi më i mirë i vdekshmërisë dhe sëmundjeve
specifike sipas shkakut
2.4 Shkaktarët
Shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare janë të ndryshëm si: presioni i larte i gjakut,
infeksioni kronik, inflamacioni krionik, hipertiroidismi, obeziteti, dieta e varfër, mangësit
ushqyese, mungesa e ushtrimit, pirja e duhanit, predispozita gjenetike, ankthi, deoresioni
stresi, dislipidemite.
2.4.1 Hipertensioni
Presioni i lartë i gjakut mundë të rrisë ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër dhe llojet e tjera
të zemrës për shkak të asaj se si nivelet e presionit të lartë të gjakut mundë të dëmtojnë muret
e artierive. Shpesh tensioni i lartë i gjakut mundë të jetë i pranishëm pa asnjë simptome, duke
e bërë te kshillueshme matjet e rregullta të presionit të gjakut.
2.4.2 Infeksionet
Infeksioni kronik është një tjetër shkaktarë i njohur i sëmundjve kardiovaskulare. Sipas
studiuesve, agjentet primar infektiv të lidhur me sëmundjet e zemrës janë Klamaidia(sidomos
Chlamydia pneumonia, më të cilen vijnë nënkontakt 95% e të gjithë njerzeve në një pikë në
jetën e tyre).
2.4.3 Diabeti
2.4.4 Hipertiroidismi
Funksionii mangët i gjëndrres tiriode , mundë të kontribiojë në sëmundjet e zemrës për shkak
të pabarazive të ndryshme që krijohen me hipofunksion të saj. Funksioni i ulët i tiroideve
mund të pengojë dukshëm metabolizmin e përgjithshëm në trupin e pacientit, si dhe të
ndikojë negativisht në normën e tij të zemrës dhe presionin e gjakut , të cilat mundë të
rezultojnë në kushte më të rënda kardiovaskulare nëse infektimi nuk trajtohet.
2.4.5 Stresi
Nxitë shpërthimin e hormoneve karekolamineve, të cilat janë vazo ngushtuese dhe bëjnë
ngushtuese dhe bëjnë ngushtimin e eneve të gjakut të zemrës, të cilat nëse janë edhe të
shtresuara nga pllakat arterosklerotike, mundë të qojnë në mbylljen totale të enës së gjakut,
duke shkaktuar infarkt.
Gjithashtu, pacienti ndihet i lodhur dhe kjo nuk është lodhje,që mund të vije nga mungesa e
gjumit apo puna fizike. Bëhet fjalë për nje lodhje ekstreme si pasojë e mungeses së oksigjenit.
Këmbë të enjtura është një shenjë e problemeve në zemer, një gjendje kronke, në të cilën
zemra pompon gjak në menyë joefikase.Ankthi, djersitje, perzieret keto janë simptomat
klasike të nje paniku, por ato janë edhetreguesit e një “sulmi” në zemër. Nëse këto simptoma
sjellin lodhje ekstrem, shoqërohen me dhimbje, duhet të shkoni në urgjence menjëherë.
Figure 2.Dhimbje e krahrori
(thttps://ëëë.the-living-media.com/neës/18086/si-te-dalloni-hap-pas-hapi-goditjen-ne-
zemer-nga-sulmi-i-panikut)
2.6.2 Incidenca
Tetë foshnje në një mijë janë te lindur me sëmundje kongjenitale të zemrës.Kjo është
ekuivalente me 1% te lindjeve të gjalla.
Ku pa një mjekim të hershëm, shumica e pacientëve do të vdesin në jetën infantile apo ne
femijëri dhe vetëm 5-15% do të arrinin pubertetin. Mirëpo, avancimi i procedurave kirugjike
, si dhe sukseset në mjekimin konservativkanë ndryshuar prognozën për semundjet
kongjenitale
2.6.3 Etiologjia
Insuficienca kardiake është paaftësiae zemrës për të pompuar sasinë e mjaftueshmë të gjakut
për të plotësuar nevojat e organizmit. Organizmi jonë ka nje aftësi tëmahnitshmë për të
rikuperuar dështimin e zemrës. Ai mund të bëjë një punë aq të mirë sa që ju të mos e dini se
keni sëmundje. Por kur të arrij një shkkalë më të rëndë, zemra dhe organizimi i juaj nuk do
të jetë më negjendjetë vazhdojë. Atëher lëngjet do të fillojnë të mblidhen në organizimin tuaj,
dhe ju do të keni shenja si ndjkenjë pafuqie she nxënje të frymemarrjes.
Kjo mbledhje e lëngjeve quhet kongjestion.Kjo është arsyeja se pse mjekët e quajne këtë
sëmundje pamjaftueshmëri kongjestive e zemrës.
2.6.5 Etiologjia
2.6.6 Incidenca
Insuficienca kardiake ndodh më shumë rë moshat e vjetrsa, dhe prevalenca e saj rritet me
rritje e moshës.Insuficienca kardiake është më e shpeshtë te meshkujt se të femrat.
2.6.10 Trajtimi
Në rastet e lehta trajtimi mund të bëhet me terapi orale, kurse në rastet e rënda duhet të bëhen
procedurat tjera si: ICD, stentimi i arterieve koronare nëse bëhet fjalë për bllokimin e tyre,
dhe transplanti izemrës në rastë shumë të rënda kur tremantet tjera janë te pamjaftueshme.
2.7 Hipertensioni
infermieri/ja siguron një histori të plotë e cila përfshinë të dhënat e sëmundjes aktuale dhe
të sëmundjeve të mëhershme personale dhe në familje në lidhje me hipertensionin, marrjen
e një diete me kalori, ushqimet me përmbajtje natriumi apo kaliumi, peirjen e alkoolit dhe
ushtrimet e përditshme që kryen pacienti.
Gjithashtu infermieri/ja vlerëson historitë e mëparshme apo të momentit për sa i përket
sëmundjeve kardiovaskulare dhe renale, si dhe medikamentet e fundit të administruara.
Infermieri/ja siguron matjen e presionit të gjakut ne të dyja kreahët e pacientit.
nuk duhet harruar se hipertensioni i thuhet “vrases i heshtur”, andaj pjesa dërmuese e
pacienteve nuk kanë ankesa. Simptomat kryesore janë: rrahje të shprehura të zemrës,
marramendje, kokëdhimbje, frymënzënje, plogështi, lodhje, gjakderdhje nga hunda, si dhe
ënjtje të këmbëve. Në rastet kur tensioni ngritët tej mase atëher pacienti mund të ketë vizion
të dyfishtë, mpirje të gjuhës osendjesi shpimi gjilpërash në trup.
është individuale për cdo pacient varësisht prej vlerave të presionit të gjakut.
Diruetikët:përdoren për të zvogluar volumin e gjakut dhe ulur presionin e gjakut.
Efekti anësor i diruetikëve është hipokalemia.
Beta-adrenalgjezik: nëpërmjet bllokimit të beta-receptorëve në zemër dhe në enët periferike,
reduktojnë ne ritmin dhe punën e zemrës.
Pacientët e të cilët kanë nevojë per trajtim medikamentoz për të kontrolluar hipertensionin,
ju administrohet antihipertensiv. Shpesh pacientët e ndërpresin administrimin e
medikamenteve për faktin se ata nuk kanë simptoma të hipertensionit.
Gjithashtu pretendojnë se nëse presioni gjakut është kthyer në vlera normale nuk është e
nevojshme ti përdorim këto medikamente. Pacientët të cilët nuk miratojnë trajtimin me
antihipertensiv janë të rrezikuar për dëmtimin e organeve dhe krizës hipertenzive.
Trajtimi: te shumica e pacientëve shkaku i HTA nuk dihet, mirëpo mund të bëhet mjekimi
korrekt, përmes masave të përgjithshme dhe terapis medikamentoze.
Masat e përgjithshme duhet të aplikohen te të gjithë hipertonkët.
Këto janë:aktiviteti i rregult fizik, reduktimi i masës trupore në atë ideale, reduktimii kripës
në ushqim, largimi nga streset e panevojshme, etj.
2.8.1 Etiologjia
Angina stabile: është diskomford i kraharorit i cili shkaktohet gjatë aktiviteteve të ndryshme
fizike, kalon pas pushimit1-5 minuta dhe përsëritet në të njëjtat kushte disa muaj më parë.
Angina jostabile: nëse pacienti tregon se këtë dhimbje e ka të parën herë, dhe kohëve të fundit
dhimjet janë më të shpeshta , me intensive, zgjasin më shumë si dhe paraqiten edhe qetësi
atëher kemi të bëjmë me anginë jostabile.
Angina prizmatal: paraqitet pandonje shkak ( spazem të artrieve koronare) mund të qojë në
IAM ose aritmit kardiake.
Infermieri/ja merr me kujdes anamnezem, duke analizuar në detaje dhimbjen dhe fenomenet
përcjellëse (p.sh frymëzënie, lodhjen, djersitjen, zbehjen etj.). Gjithashtu, pacientit i bëhet
EKG si dhe analizat biokimike LDL dhe HDL, trigliceridet dhe glikemia.
Pacienti ka dhimbje qe paraqitet kryesisht gjatë sforcimit fizik dhe kalonë pëqr 1-5min në
pushim. Pacienti dhimbjen e përshkruan si hstëngim, djegie, shtypje apo rëndim që paraqitet
në mes të krahrorit. Dhimbja shfaqet më shpesh në të ftoftë, pas ushqimit të tepërt e streseve
psikike. Ndonjëherë dhimbja përhapet kah qafa, krahët, si dhe në pjesën e brendshme të dorës
më së shpeshti në anën e majtë.
(https://ëëë.klinikadigjitale.net/en/sulmi-ne-zemer-infarkti-miokardi/.
2.9.1 Etiologjia
2.9.2 Incidenca
Meshkujt janë më të prekur se femrat para moshës 60 vjec. Pas kësaj moshe rreziku është i
njëjtë, kjo ndodhë për shkak të mungesës së estrogjenit. Pas menopauzës estrogjeni ulet
ndjeshëm tek femrat.
2.9.7 Trajtimi
2.10 Perikarditi
Perikarditit ireferohet inflamacionit të perikardiumit, qesjes që rrethon zemrën. Lengu nga
inflamacioni mund të rrisë presionin në zemër, të shtyp mbi të dhe të bëjë më të vështirë
pompimin e gjakut në trup. Mund të jetë sëmundje primare ose mund të zhvillohet si pasojë
e një sërë sëmundjesh tjera.
2.10.1 Etiologjia
Kemi dy tipetë perikarditit: akut dhe kronik. Perikarditi akut mund të shkaktohet nga:
Infeksionet bakteriale (strptokokoku, stafilokokus aureus, meningokoku), virale(influence),
mykotike(parazitët),
Traumat, uremia, post-infarkt i miokardit, sindromi post-perikardiotomi, tumoret metastazik,
limfomat, terapia rrezatuese tj.
Infermieri/ja mund të dëgjoj një fërkim perikardial duke vendosur stetoskopin në pjesën e
poshtme sternale në anën e majtë në hapsirën e katërt interkostale. Në këtë rast dëgjohet një
tonë kercitës, i lartë , që prodhohet kur shtresat perikardiale të inflamuara krijojnë fërkim.
2.10.3 Manifestimet klinike
2.10.5 Trajtimi
Dhimbja qetësohet duke përdorur aspirin dhe analgin. Medikamentet si ibuprofen janë
zakonisht të mjaftueshmë për trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit të perikarditit. Nëse
perikarditi është i shkaktuar nga infeksionet bakterial, jepen antibioktik. Nëse lëngu i tepërt
në perikardium ndikon në funksionimin e zemrës mund të vendoset një kateter për të hequr
lëngun, dhe kjo procedur quhet perikardiocenteza. Në disa raste mund të jetë e nevojshme
kirurgjia për të lehtësuar presionin. Në bazë të shkakut, perikarditi zakonisht shërohet për nje
muaj ose më pak.
“Cardiac arrest” është një term latin dhe do të thotë,ndalje e punës së zemrës. Pra , arresti
kardiak është ndalimi i qarkullimit të gjakut nga pamundësia e zemrës për t’u kontraktuar sic
duhet. Kjo gjendje mund të jetë reversibile ( e kthyeshme) nëse intervenohet menjëherë, por
mbaron pashmangshëm me vdekje, nëse intervenimi mungon. Ndalimi i qarkullimit të gjakut
pengon dhënien e oksigjenit në tru. Mungesa e oksigjenit në tru jep humbjen e vetëdijes, dhe
pastaj bëhet ndalimi i frymëmarrjes. Dëmtimi i trurit ndodhë nëse arresti kardiak nuk trajtohet
për më shumë se 5 minuta.Arresti kardiak ndodhë më së shpeshti për shkak të një crregullimi
të rëndë i ritmit të zemrës që është Fibrilacion Ventrikular. Prandaj është shumë i
rëndësishëm trajtimi i menjëhershëm për të mos humbur pacientin.
2.10.7 Etiologjia
Oksigjeni: është i pari në një situat arresti dhe , paraqet nje komponentë thelbësorë në ecurinë
e pacientëve gjatë RKP
Epinefrina dhe vazopresina:si vazokonstriktor
Amidaroni:ështe antiaritmiku i linjës se parë për pacientët me arrest kardiak. Njëkohësisht
është edhe vazodilatator i fuqishëm.
Lidokaina: ipet pas defibrilimit me qëllim parandalimin e takikardisë ventrikulare.
Adenozina: është medikament me veprim aritmik që vepron duke ngadalsuar fillimin e
impulseve në nyjen sino-atriale dhe duke bllokuar konduksionin artro-ventrikular
2.11.4 Patogjeneza
Quhet atëher kur rrahjet kalojnë mbi 100 në një minutë. Ajo mundë të vijë në kushte
fiziologjike,p.sh. mbas lodhjeve fizike, mbas emocioneve.
Por takohet dhe në kushte patologjike si: temperaturë të lartë, në anemi, në dobësit të zemrës,
nga sëmundjet e tiroides, kur kemi hipër tiroidi (rritje të funksionit të tiroides) në disa
helmime.
Quhet gjendja e zemrës kur ajo rrehë rreth 60 rrahje në minutë, vjen si rezultat i nga rritje
e tonusit të nervit vagus.p.sh në krizat kur kemi dhimbje barku ose të gjoksit, gjatë të
vjellave, në prekjen e meningeve ose uljen e funksionit të tiroides.
Por fiziologjikisht kjo gjendje bradikardie është tek sportistët.
Kur bradikardia është e theksuar është me ulje të theksuar të tensionit arteriar e marrje
mëndsh.
Është tkurrja e parakoshme e zemrës si pasojë e një ngacmimi që lin jashtë vendit normal.
Ky ngacmim mund të lindi në atrium mund të quhet:
Ekstrasistola atriale:mund të lindin në nyjen atrioventrikulalre e quhet
EKSTRASISTOLA VETRIKULARE. Ekstrasistolat munde të jenë të izoluara por mund
të përsëriten 1-2-3 osëe më shumë midis tkurrjeve normale. Ekstrasistolat mund te jenë
dhe në grupe.
Etiologjia: mund të jenë me origjinë neurogjene, por mund të bëhen shkak ityre dhe
sëmundjet e zemrës.
Ekstrasistolat nuk shkaktojne crregullime të rëndësishme në qarkullimin e gjakut.
Ka njerëz të cilët nuk i ndjejnë dhe nuk i kuptojnë fare ekstrasistolat, por ka të sëmur të
tjerë të cilët ankohen përt goditje të forta ose shpuese në regjionin prekondial.
Ekstrasistolat mund të evidentohen duke pelpuar pulsin me dorë. Por ndihmë të vecantë
për evidentimin e tyre jep elektrokardiograma EKG.
Në sëmundjet e infraktit të miokardit në qoftëse ekstrasistolat ato kanë rëndësi të vecantë
sepse paralajmrojnë për ndërlikime të rënda, e komplikacione të sëmundjes
si:fibrilacionet.
Mjekimi: kur kemi sëmundje të zemrës është e mjaftueshme të japim qetësues të sistemit
nervor qëndror si librum 0.10 mg 1 deri 2 tb, valum 5 mgr 1 tb në darkë.
Si antiaritmik përdoren kinidina 0.2 x 3 tb në ditë.
Propranaldi 40 mg ¼ tb x 3 në ditë.
Janë kriza shqetësuese që karakterizohen më rrahje të zemrës me një frekuencë mbi 120 në
1 minutë. Quhen parakrizimale me që fillojnë e mbarojnë papritmas.
Bazat e provokimit të tyre është aritmija ekstasistolike.
Tatikardia paroksimale ventrikulare: në këto raste rrahjet zemrës janë 180-200 e më shumë
rrahje në minutë.
Në këto raste kemi patologji në ventrikul në ndarjen e fasikulus- Hiss.
Zakonisht kjo tatikardi sëmundjet e zemrës dhe i sëmuri rëndohet.
2.11.9 Diagnostifikimi
Kështu që nuk mund të gjykohet dot mbi llojin e aritmisë e rrjedhimisht mbi prognozën dhe
mjekimin e saj. Nëse është shkaktuar nga shkqet organike, për zbulimin e tyre duke përdorur
eko-CG dhe CG jehonë e stresit.
2.11.10Trajtimi
Sëmundjet të cilat nëse mjekohen dhe trajtohen herët pakësojnë mundësin për të vuajtur nga
aritmia
Fjala infermieri rrjedh nga latinishtja “nutrire”. Kjo fjalë i ka rrënjët në emrin latin “nutrix”,
që do të thotë kujdestar-nënë. Ky term i referohej një gruaje e cila ushqente me gji një fëmijë
që nuk ishte i saj. Për herë të parë u përdor në shekullin e 13-të. Në ditët e sotme në infermieri
nuk ka dallime gjinore. Qeniet humane të dy gjinive kanë një tendencë natyrale për të
ndihmuar personat e pa shpresë, të rrezikuar , të dëmtuar dhe të sëmurë.
Infermieri ushtron një profesion në shërbim të shëndetit dhe të jetës. Ai duhet, jo vetëm të
sigurojë një asistencë infermierike të kualifikuar, por edhe të jap përgjigje profesionale të
reja, për te favorizuar, në bashkpunim me gjithë personelin sanitar, progresin e shëndetit në
vendin e tij.
Për dis vjecar , profesioni i infermieres nuk ka njohur një kod etik, por që nga koha kur
infermieria filloi të kristalizohet si shkencë, është frymëzuar dhe udhëhequr nga vlera etike
mjaft fisnike. Fakti që infermieria nuk kishte një kod ëtik të mirëfilltë, kur infermieri ishte
kryesisht një ekzekutues urdhrash nga mjeku, në ditët e sotme situat ka ndryshuar dhe
infermierët kanë një rol të përcaktuar mirë.
Ata/ato kanë një përgjegjësi të vecantë dhe nuk janë ekzekutues urdhrash. Kontakti direkt me
pacientin mbahet nga infermierët dhe kjo e rrit pamasë përgjegjësin e tyre.
Ky lloj kujdesi i jepet mbi bazë të shenjave apo ankesave që pacienti paraqet kur është nën
kushtet e një eforti fizik apo te një krize kardiake. Disa nga detyrat kryesore të infermierës
janë: përqendrimi tek nevojat personale dhe individuale të pacientit, zvogëlimi i rrezikut të
paraqitjes së infeksioneve , ngritja e shkathtësive infermierore gjatë planifikimit dhe zbatimit
të fazave të procesit infermieror, studimi rreth zbatimit të drejtë të teknikave të aplikimit,
përdormi i drejtë i metodave aseptike, shmangia e lëndimeve gjatë ndërhyrjeve si dhe
zhvillimi dhe avancimi i mëtejshëm në procesin infermieror në mënyrën që të minimizohen
gabimet.
Si fillim një infermier duhet të ketë qëllimet dhe objektivat e tij, të cilat janë:
• Kujdesi infermieror në shenjat vitale
• Dhënia e rëndesës për shenjat dhe simptomat që pacienti ankon
• Kujdesi infermieror në dhënien e medikamenteve
• Kujdesi infermieror ndaj komplikacioneve të mëvonshme (minimizimi i tyre)
• Informimi i pacientit për gjithcka rreth sëmundjes dhe kujdesit që ai vetë duket të
kryej pas daljes nga spitali.
Infermieria matë peshën trupore, për shkak të pranis së lëngut të tepërt në trup.
Pacienti gjithashtu ankohet për kollë dhe pagjumsi gjatë natës. Mos pranimi i dhimjes apo
prania e cfardo dikonforti është reaksioni i shpeshtë në këto raste. Ky lloj reaksioni apo
refuzimi është e dëmshmë për pacientin. Infermieri i shpjegon pacientit domësdoshmërin e
raportimit të cdo diskonforti. Frika, ankthi dhe zemërimi janë reaksione të zakonshmne të
pacienteve dhe familjarëve.
Ndonjëher ato janë rezultat i vetëm i shqetësimeve shpirtëror por, më shumë janë edhe
rezultat i kombinimit të shqetësimeve trupore dhe psikike, këtë fakt ta kenë parasysh gjithnjë
meqë merën me shërimin dhe kujdesin mjekësor.
Duhet të zgjidhen tema të kapshme për pacientet që ata së paku të bëhen të lumtur (të flitet
për fëmijët, nipërit dhe mbesat, për punën, etj).
Gjatë bisedës të preken ato tipare të cilat pacienti i kishte kur ishte me shëndet të mirë,
kurishte guximtarë ose kur ishte amsive e mirë ashtu duhet që edhe biseda të orientohet në
drejtim pozitiv dhe me efekte pozitive.
Të sëmurin duhet orientuar që të ketë komunikim edhe me të sëmurit e tjrë dhe në mënyr
graduale inkurajohet në socio-terapi, terapi punuese, terapi grupore etj.
Me fjalë të tjera me komunikim terapeutik, ndikojmë në ndjenjat,në mendime dhe sjelljet e
të sëmurit me të vetmin qëllim që ai të ndryshoj në drejtimin pozitiv. Po ashtu duhet theksuar
rëndësin e komunikimin joverbal të infermiereve dhe të sëmurit në te dy drejtimet.
Shkencëtarët besojnë se prekja e artereve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve
në zemrër.
Pasi një EKG që del mirë, nuk përjashton ngushtimin e arterieve koronare sepse ngushtimi
mund të jetë aq i vogël sa nuk jep simptoma në qetësi. Pra në kushtet në të cilat kryhet EKG.
Në kardiake vlerësohen lëvizjet e muskulit të zemrës dhe valvulat, megjithatë edhe EKG
mund të dalë shumë mirë në rastet e sëmundjes artereosklerotike, deri në momentin që nuk
ka ndodhur një infarkt, pasi nuk është bllokuar ena e gjakut apo të jetë dëmtuar muskuli i
zemrës.
Në këtë pikëështë shumë e rëndësishme të kalohet në provën ishtrimore, apo sic themi
ndryshe bicikleta.
Gjithësi, kontakti me mjekun dhe kontrollat mjeksore i rekomandohen cdo njeriu kohë pas
kohë.
3 DEKLARIMI I PROBLEMIT
Arsyeja pse kam zgjedhur këtë temë për të studiuar ka qenë që te hulumtoj më tepër dhe të
nxjerri në pah sëmundjet më të shpeshta dhe të rrezikshme që mund të prekin popullatën në
përgjithësi.
Për të kryer këtë hulmtim, ne kemi kërkuar leje për të pasur qasje në të dhënat protokolare të
pacientëve që kanë qenë në klinik.
Dhe si metodë për këtë hulumtim kemi zgjedhur metodën e rishikimit të të dhënave
protokolare duke u fokusuar në tri shtylla të hulumitimit të cilat janë: numri i pacientëve të
trajtuar gjatë muajit tetorë, cila moshë dhe cila gjini është prekur më shumë si dhe trajtimet
që i kanë marr në QKUK më specifikisht në kardiologji.
Këto të dhëna apo statistika janë marrë gjatë muajit tetorë 2019.
Analizimi i të dhënave janë bërë duke i ndarë në tri kategori kryesore që janë: të dhënat në
bazë të gjinisë, në bazë të moshës si dhe trajtimet që janë bëre gjatë muajit tetorë 2019 në
kardiologji.
5.1 Numri i pacientëve në bazë të gjinisë që kanë marrur trajtim gjatë muajit tetorë
në klinikën e kardiologjisë në QKUK.
18
16
14
12
10
8
6
4
2
0
Femra Meshkuj
Figure 4. Numri i pacientëve që kanë marrur trajtim gjatë muajit tetor në bazë të gjinisë në
klinikën e kardiologjisë në QKUK.
5.2 Trajtimet që janë bërë gjatë muajit tetor 2019 në klinikën e kardiologjisë në
QKUK
Në këtë grafik kemi paraqitur trajtimet e pacientëve sipas sëmundjes apo problemve që kanë
shkaktuar aritmi të zemrës në klinikën e kardiologjisë në QKUK gjatë muajit tetor 2019, të
cilat janë renditur ashtu siq janë marr nga protokolet e institucionit shëndetësor.
Trajtimet që janë bërë gjatë muajit tetor 2019 janë këto:
Gjtatë muajit tetorë 2019 në klinikën e kardiologjisë më së shumti kan marrë trajnime
pacientë me hipertensionë.
14
12
10
0
Infarkti i miokardit Hipertension Arrest cardiak Angina pektoris
Figure 5. Trajtimet që janë bërë gjatë muajit tetor në klinikën e kardiologjisë në QKUK.
5.3 Numri i pacientëve në bazë të mosheës, të trajtuar në klinikën e kardiologjisë ne
QKUK gjatë muajit tetorë 2019.
18
16
14
12
10
0
20-35 vite 40-65 vite 65- moshw e shtyer
Këto të dhëna që i kemi mbledhur nga protokolet e klinikës së kardiologjisë, i kemi paraqitur
dhe renditur në menyrën tabelare si më lartë.
Nga këto të dhëna të marrura nga protokollet e klinikës së kardiologjisë shohim se janë
gjithsej 36 pacientë.
Në këto tabela mund të kuptojmë lehtë se gjina mashkullore është më e prekuar nga
sëmundjet apo problemet që shkaktojnë aritmi të zemrës.
Edhe pse nuk mund të dijmë nëse kemi ndonjë aritmi të zemrës kontrollin e mjetëve te
posacme, rekomandimet tona fokusohen më shumë në metodat parandaluese, si dhe njoftimin
e popullatës që aritmit nuk vijnë vetëm nga sëmudjet e zemrës por duke përfshirë:
Kaye, G., Furniss, S. and Kaye, G., Furniss, S. and Lemery, R. (2010). Cardiac
Arrhythmias. Abingdon: HEALTH Press.
Kërkesa është bërë me datën 25.10.2019 në SHSKUK, konkretishtë tek zyra përgjegjëse Për
Mbrojtjen e Të Dënave personale QKUK-SHSKUK.
Pasi është shqyrtuar kërkesa për një javë, është dhënë leja për të pasur qasje në të dhënat
protokolare me datën 01.11.2019. Të dhënat i kemi marrur po atë ditë.