You are on page 1of 2

Tema : Mitet

Lënda : Histori
Klasa: 4-A

Mitet janë krijime fantastike gojore , që kalojnë gojë pas


goje dhe shpjegojnë pse ekziston diçka.

Mitet janë shumë të hershme dhe kanë lindur bashkë me


njeriun. Në to shpjegohet në mënyrë fatastike prejardhja e
botës dhe shumë dukuri të tjera

Miti I Skënderbeun
Miti i Skënderbeut është një nga mitet kryesore konstituive të
nacionalizmit shqiptar. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë
gjatë luftës së shqiptarëve dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare,
Skënderbeu u bë një simbol për shqiptarët dhe ai u shndërrua
në një hero dhe mit kombëtar shqiptar.

Pas vdekjes së Skënderbeut, arbëreshët migruan nga Ballkani


në Italinë e Jugut, ku kujtimi dhe bëmat e tij mbijetuan dhe u
ruajtën mes tyre në repertorin e tyre muzikor. Skënderbeu u
shndërrua në një mit kombndërtues nga shkrimtarët
nacionalistë shqiptarë dhe kështu bëmat e tij u shndërruan në
një përzierje faktesh, gjysmë të vërtetash dhe folklori.
Miti i Skënderbeut është i vetmi mit i nacionalizmit shqiptar
që bazohet te një person; të tjerat bazohen në ide, koncepte
abstrakte dhe kolektivizëm. Miti i Skënderbeut nuk ishte
krijuar nga intelektualët shqiptarë, por tashmë ishte pjesë e
folklorit dhe kujtesës kolektive arbëreshe. Sipas Oliver Jens
Schmitt, , “sot ekzistojnë dy Skënderbe të ndryshëm:
Skënderbeu historik dhe një hero kombëtar mitik siç paraqitet
në shkollat shqipe dhe intelektualët nacionalistë në Tiranë dhe
Prishtinë.”

You might also like