You are on page 1of 2

Nata e Israse dhe miraxhit

Ta perkujtojme ne veteveten tone dhe ne mesin e familjes tone,kete nate,qe i dashuri i


Allahut beri udhetimin permes Xhibrilit,a,s, me burakun..nga Mekkeja e dashur drejte
Palestines-meshxhidi Aksase...ku fali dy reqat me emen te Allahut imam i gjithe
profeteve...dhe me pas drejte qiejve,dhe ne sidretulmunteha...aty ky takoj dhe bisedoj me
vellezerit e vet pejgamberet...
Foli me Allahun dhulxhelal..e u be farz namazi...
Ja disa nga pozetit me te bukura ne gjuhen me te bukur pas gjuhes Kur'anit qe i shkruajti
Tahir ef.Popova:

Eni vëllazën merrni vesh për Mustafan


N’natë miraxhit punët e tija qysh janë kanë
Disa nga poezit e Tahir popoves qe veshtir te zevendesohen :

Të gjithë e dinë miraxh i thuhet plak e djalë


Asaj natë që Resuli n’qiell ka dalë

Natë e hëne ajo natë sahi haber


Natë e madhe ajo natë isht’ kanë megjer

Me hadithe për atë natë është tregu


Mustafaja n’shpi t’Ymmihanës është qëllu

Emër i bëni xhebrailit Zoti hak


Shko n’xhenet tha ta marrësh një burak

Dhe tha merre prej xhevahiri një taxh


Dosti gati le t’më bëhët për miraxh

Çoja le t’i hypë atij ai dosti Im


Dhe le të vjen ai për me pa dizarin Tim

Xhebraili n’xhenet shkoi taxhin e merr


Dhe e zgjodhi një burak shumë myteber

Shumë buraka pa aty t’gjithë pinë e hanë


Dhe e pa një veç isht’ nda dhe gjithë po qanë

Lot për fëtyre shumë i shkojshin pa ia nda


Sa shumë dert qe mushkënit ju kishin tha

Xhebraili tha burakut pse po qane


Gjithë ky dert që vajit hiq nuk po ja ndan

Tha buraku xhebrailit n’atë zeman


Ashiqare ndjeva një zë një zeman
«O Muhamed» ashiqare kush e dëgjon
Ajo thirrje gjithë kujt zeinrën ja biron

Prej asaj kohe nuk di unë ku jam


Zotit, emnit t’Muhamedit ashik jam

Po mos mujsha une me të me u përpjekë


Qare veti nuk i gjëj unë veç me vdekë

Xhebraili tha burakut o burak


Myzhde se ta dha muradin Zoti hak

Kushdo që ka ashk nishanin pa ju hjekë


Akibet ai me të dashunin e përpjekë

Hajde t’çoj ty me Resulin me u përpjekë


Varra e zemrës si me ilaç ty me t’u hjekë

Xhebraili si vetim me gjithë burak


Zbriti n’Meke te resuli n’atë konak

Tha selam ty të çojë Zoti o Mustafa


Ej mubarek hatri yt le të gjejë sefa

Tha le t’vjen ai sepse për të kam davet


Ashiqare le të më sheh ai mua vet

Gjithë melaqet shumë hasret presin ate


Arsh e Kyrs dhe tana qiellat presin ate

O Xhibril tha dije për këtë pejgamber


Shumë hiqmete sonte do të jap habe

You might also like