Filozofet

You might also like

You are on page 1of 2

Projekt

Tema: Jeta dhe historia e nje filozofi.


Lenda: Filozofi
Klasa: XIII C

Punoi: Brunilda Metani


Pitagora
Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 570 p.e.s. dhe vdiq më 495
p.e.s.,( n.486, Abdera , Greqi - d.411 , Deti Jon ), ishte një filozof grek , që konsiderohej
si më i hershmi dhe më i rëndësishmi i sofistëve .
Ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në
matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" e cila shprehet me barazimin është
mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në
shkollën fillore. [1]

Jeta
Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël
shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i
biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij do të thotë ‘’ ai që u deklarua
nga Pitia (profetja)’’.Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet
kampion në mundjen e lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet
në misteret e Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe
në Halde ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu duket se erdhi
në kontakt edhe me driidët e Galatisë. Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij
duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e tij do të provokojë reagimet e
pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas një
udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të
famshme rreth vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një
shembull për njerëzit e tjerë, diçka që përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.

Doktrina Pitagoriane
Doktrina e tij është nje ‘’formulë’’ që do të udhëheqë njeriun në kuptimin e ligjeve të
natyrës dhe të përmisojë dhe të zhvillojë aftësitë e tij. Fillimi i kësaj ‘’formule’’
është Matematika. Por jo me kuptimin e sotëm mbi këtë shkencë. Por me një
konsiderim që mund të na udhëheqë në shkakun e parë të gjërave. Numrat janë
Perëndi do të thotë Platoni më vonë, që për shumë mëndimtarë është Pitagorieni i
fundit i madh, pavarësisht se kurrë nuk e njohu Pitagorën. Nga numrat fillon faza e
shfaqjes së botës. Pitagora shpreh krijimin e botës si më poshtë:
BASHKIMI ËSHTË LIGJI I ZOTIT
ZHVILLIMI ËSHTË LIGJI I JETËS
NUMRI ËSHTË LIGJI I BOTËS

You might also like