You are on page 1of 1

Bisede me Lasgush Poradecin

Nxënësi I. – Të gjithë ju njohim me emrin Lasgush Poradeci. A është ky emri juaj i vërtetë?L.
Poradeci. – Emri im është Llazar Gusho, Lasgush Poradeci është pseudonimi im.

Nxënësi II. –Mund të na thoni diçka për jetën tuaj?


L. Poradeci. – Patjetër, bir/bijë. Kam lindur në Pogradec. Shkollimin fillor e bëra në vendlindje, kurse
shkollimin e mesëm në një shkollë rumune të Manastirit. Më pas kreva liceun francez në Athinë.
Nga viti 1924-1934 studiova në Gral të Austrisë, ku u doktorova me temën mbi poetin e madh rumun
Eminesku. Në këtë vit u ktheva në shtëpi. Kam punuar në gjimnazin e Korçës dhe mandej në Tiranë. Kam
punuar edhe si përkthyes në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.

Nxënësi III. – Ku e keni kaluar pjesën më të madhe të jetës suaj?


L. Poradeci. – Në qytetin e lindjes. Pogradeci u bë mit dhe kult i krijimtarisë sime.

Nxënësi IV. – Diku keni thënë: “Më mirë të bëj një varg, sesa një studim”. Pse?
L. Poradeci. – Thjesht se dua të jem poet. Këtë e dëshmojnë edhe dy vëllimet e mia poetike “Vallja e
Yjeve” dhe “Ylli i zemrës”, të cilat u botuan në Rumani me përkujdesjen e mikut tim Mitrush Kuteli.

Nxënësi V. – Sipas jush çfarë shpreh poezia?


L. Poradeci. – Ah, poezia çfarë shpreh? Poezia shpreh shpirtin e njeriut, ajo është humanitare.

Nxënësi VI. – Cilat janë temat kryesore të poezisë suaj?


L. Poradeci. – Temat e poezisë sime janë universale: atdheu, dashuria, miqësia, besnikëria...

Nxënësi VII. – Pse poezitë e tua lidhen me liqenin?


L. Poradeci. – E kam pak të vështirë t’jua shpjegoj, por do të përpiqem t’jua them thjesht. Liqeni lidhet
me vendin, me vetë qenien time. Ky njehsim është bërë në nivel shpirtëror. Kur lexon poezitë e mia për
liqenin e Pogradecit, si: “Poradeci” që do të studioni sot, “Dremit liqeri”, në pamje të parë duket sikur jap
një peizazh, por në fakt unë pasqyroj njohjen dhe vetënjohjen poetike me shpirtin e vendit; ato janë
shfaqje të jashtme të trazimeve të brendshme shpirtërore. Tek ai unë zbuloj përpëlitjet e thella të qenies:
trishtimin, ngazëllimin, ekstazën, ëndërrimin, dhembshurinë, revoltën e në mënyrë të veçantë kërkimin,
frymëzimin.
Po ju citoj disa vargje( vargje nga poezia “Mengjes):…..

Nxënësi VIII. – Faleminderit. Çdo gjë që na thatë sot, na qartësoi për atë që ju keni shprehur në poezinë
tuaj. Besoj se çdonjëri prej nesh do ta shijojë më mirë poezinë tuaj tani.

You might also like