You are on page 1of 1

Intervista

Përshëndetje mësuese!

A:Duke ju falenderuar për kohën do të donim të ju drejtonim disa pyetje në mënyrë që të kuptojmë më
nga afër problematikat reale rreth drejtshkrimit në grupmoshën 8-18 vjeç.

B:Po patjetër,faleminderit ju për sjelljen në vëmendje të këtyre fenomeneve gjuhësore të cilat sigurisht
që janë një disrespect për gjuhën tonë shqipe.

A:Mësuese,cilat grupmosha duket se janë më frekuente/të shpeshta në shfaqjen e këtyre


problematikave drejtshkrimore.A ka një target moshe?

B:Të qënurit nxënës nis nga mosha 7 –vjeç deri në 18 vjeç.Mund të themi se përjashtojmë deri diku
vogëlushët deri në moshën 8-9 vjeç të cilët ende janë në hapat e mësimit të shkronjave të cilat në thelb
janë problem strukturale të menaxhueshme nëse do të kenë theksimin e tyre rëndësor hap pas hapi.Në
klasën e 4,5 e më vonë vihen re gabime të cilat nuk konsiderohen më “shkronjë drejtshkrimore” por si
gabime të mirëfillta.

A:Po e qartë.Evidentohen më së shumti në ligjërim apo në të shkruar?

B:Më së shumti ose e thënë ndryshe më dendur në të shkruar sepse aty kuptohet qartë nëse ka
ndryshim nga një shqiptim I qartë e një e shkruar gabim.Fëmijët e AMU priren të shkruajnë gabim fjalët
që u vijnë si produkte të gatshme nga jashtë nëpërmjet dëgjimit ndërsa,nxënësit e ciklit AML me disi
njohje më të konsiderueshme të normës drejtshkrimore,me problem më “komplekse”nëse mund t’I
quajmë si pasojë e dyzimeve,dilemave,shkruhet saktë apo jo?Mos shkruhet ndarazi??

A:Si reagoni ju ndaj secilit fenomen drejtshkrimor,bazuar në atë çfarë gabohet?

B:Fillimisht vihen në dukje në fletore duke bërë korigjimet e nevojshme e më pas ciklimin e gabimit në
tabelë për ta bërë të dukshme për të gjithë e sigurisht më pas duke risjellë në memorie rregullat e
caktuara.Metoda të tjera janë diktimet,kontrollet me fisha për plotësim rregullash,shumëformëshe me
paak fjalë.

A:Jeni shumë e qartë në atë çfarë komunikuat mësuese! Ju falenderojmë për kohën që ndatë me ne(…)

B:Faleminderit ju që sillni në fokus problematika mjaft të ndjeshme të gjuhës shqipe sot.

You might also like