You are on page 1of 18

KAPITULLI 1

Mjedisi CATIA V5

Ne kete kapitull do te trajtohen ceshtjet:

 Si te hapim nje seksion ne CATIA V5


 Tipet e dokumenteve ne CATIA V5
 Hyrje ne GUI
 Te personalizojme mjedisin CATIA
 Opsione per selektimin dhe pamjen

Hapja e nje seksioni CATIA V5


Hapja e nje seksioni CATIA V5 mund te behet ose nga menuja start ose nga ikona ne desktop.

Tipet e dokumenteve CATIA V5

Fig. 1 paraqet tipet e dokumentave


te CATIA V5. Tipi i informacionit qe
rruhet ne secilin format dokumenti
varet nga workbench-i (tavolina e
punes) ku ai eshte krijuar dhe ku
eshte modifikuar gjeometria e tij.
Keto file apo formate dokumentash
mund te rruhen ne direktorine e
Windows ose ne nje folder te
perzgjedhur me pare nga perdoruesi.

Fig. 1 Tipi i dokumentave ne CATIA V5

Hyrje ne GUI (graphical user interface)


1
GUI e CATIA V5 e paraqitur ne fig. 2 eshte elegante dhe e detajuar. Kjo nderfaqe eshte e
pajisur me menu dhe toolbar-e te cilat, te krijojne pamjen dhe ndjesine e Windows-it tradicional. Numrat
e treguar ne fig. 2 kane te bejne me seksionet qe do te pasojne me vone.

Fig. 2 Nderfaqja grafike (GUI) e CATIA V5

Menuja START (1)

Kjo menu eshte navigatori kryesor per te kaluar ne mjedise te ndryshme, per te hyre ne workbenche te
ndryshme dhe portofole te produktit. Gjithashtu ne menune start rruhen gjurmet e modeleve te fundit te
perdorura nga seksioni. Daljen nga CATIA V5 mund t’a bejme gjithashtu ne kete menu me ane te botonit “Exit”.
Opsionet e kesaj menuje jane paraqitur ne fig. 3.

2
Fig. 3 Opsione te menuse start.

Menuja standart [2]

Menuja standarte ka te bej me mjedisin e Windosit. Kjo menu ben te mundur hyrjen ne shumicen e funksioneve
te CATIA V5. Opsionet e menuve standarte tregohen meposhte.

Fig. 4 Opsionet e menuse File Fig. 5 Opsione te menuse Edit

Menuja File

Ketu mund te hapet, mbyllet nje document egzistues apo te krijohet nje i ri, etj..

Menuja Edit

3
Kjo menu lejon manipulimin e objekteve ne CATIA V5. Funksionet kryesore ketu jane cut, copy, paste.
Gjithashtu ketu gjenden edhe funksionet e opsioneve te selektimit dhe karakteristikat e objetit (object
properties). Kjo menu tregohet ne fig. 5.

Menuja View

Kjo menu tregohet ne fig. 6 dhe ofron nje set instrumentash qe manipulojne pamjen e gjeometrise se modelit.
Gjithashtu ketu mund te shfaqen apo te zhduken mentute Toolbar sipas deshires per te personalizuar cdo
mjedis perdorimi.

Menuja Insert

Opsioni insert lejon krijimin, manipulimin, dhe futjen e elementeve gjeometrik ne model. Ne varesi te
workbench-it aktiv aksesohen dhe futen ne model elemente gjeometrik te ndryshem.

Menuja Tool

Kjo menu tregohet ne fig. 9 dhe lejon personalizimin e mjedisit te perdoruesit, kapjen e imazheve , shfaqjen dhe
fshehjen e tipeve te elementeve gjeometrik.

Fig. 6 Opsione te menuse View

4
Fig. 7 Opsione te menuse Insert

Fig. 9 Opsionet e menuse Tool

5
Menuja Windows

Kjo menu jep mundesine te hapen disa modele ne menyre te pavarur ose qe varen ne menyre alternatve nga
njera-tjetra. Edhe ketu kemi disa menyra te paraqitjes se seksioneve; vertikalisht, horizontalisht, apo kaskade.
Opsionet e kesaj menuje jane paraqitur ne fig. 10.

Fig. 10 Opsionet e menuse Windows Fig. 11 Opsionet e menuse Help

Menuja Help

Kjo menu lejon aksesin ne file ndihmese lokal ose ne faqe ndihmese web (online).

Ikona e Workbench-it aktiv [3]

Kjo ikon shfaq workbench-in aktiv dhe lejon nje hyrje te shpejte ne workbench-a te tjere, te tille si “part design”,
“assembly”, “design” dhe “draft”. Nese selektohet kjo menu do te shfaqet menuja e shkeputur e treguar ne fig.
12, e cila ben te mundur kalimin ne workbench-e te tjera.

Fig. 12 Opsionet e menuse Workbench


6
Ikona e Workbench-it Sketcher [4]

Kjo ikon na lejon te futemi dhe te dalim nga mjedisi i workbench-it Sketcher.

Toolbari i krijimit te Gjeometrise [5]

Këto toobars-a janë të pozicionuar zaknisht në anën e djathtë të një ndërfaqeje të përdoruesit. Lloji i tyre varet
nga workbench-i aktiv.

Ka tre mënyra për të aktivizuar një ikon në një toolbar të caktuar. Një klikim i vetëm në butonin 1 të mausit
(MB1) mbi ikon na lejon që t’a aktivizojmë ikonën një herë, nëse duam të bëjmë një rakordim në një element
(part). Nëse klikojmë dy herë MB1 mbi një ikon, ne do të kryejmë këtë funksion (rakordim) sa herë të n’a
nevojitet, derisa të bëjmë daljen nga ky funsion. Për të dal nga ky funksion, thjeshtë klikojmë në butonin Cancel,
nëse ky buton është i disponueshëm, ose klikojmë një herë përsëri në ikon. Mënyra e tretë për të aktivizuar një
ikon është të përdorim MB1 dhe t’a kapim dhe tërheqim (drag dhe drop) ikonën në gjeometrinë ku ne
dëshirojmë të punojmë. P.sh. të marrim dhe të tërheqim ikonën “Edge Fillet” që përdoret për rakordimet në
cepat e elementit që do të rakrodohet.

Zona e inputit të fuqisë [6]

Kjo zonë është një funksion i avancuar që na lejon të hyjmë direkt në komanda ose pyetjeve në CATIA V5. Këto
komanda nuk janë qëllim i këtij leksioni . informacion më të detajuar për këto komanda do të gjeni tek manuali i
përdorimit të CATIA-s.

Toolbar-i View [7]

Ky toolbar tregohet në fig. 13, dhe jep opsionet për pamjen, displaying dhe orientimin e modelit në mjedisin e
përdoruesit.

Zona Feedback/ Prompt [8]


Kjo zonë jep feedback-un kritik dhe promptet input që bazohen në pozicionin e mausit ose të funksioneve qe
janë duke u iniziuar.

Toolbar-si Standart

Ky toolbar tregohet në fig. 14 tregon ikonat që kanë të bëjnë me funksionet më të përdorura. Këto funksione
janë nxjerrë nga menu të ndryshme që gjenden në menunë Standart.

Pema e konfigurimit [10]

7
Pema e konfigurimit është një element i rëndësishëm për manipulimin, kontrollin dhe organizimin e elementëvë
dhe karakteristikave të modelit. Degët e kësaj peme përmbajnë historinë e proceseve të përdorura për të krijuar
elementin.

Fig. 12 Toolbar-i View

8
Fig. 14 Toolbari Standart

Planet dhe Akset default [11]

CATIA V5 krijon plane dhe akse defult në krijimin e një modeli të ri. Këto janë gjithmonë karakteristikat e para të
krijuar në pemën e konfigurimit.

Instrumenti Kompas [12]

Ky instrument përdoret për modifikimin e pozicionit dhe të orientimit të një pjese kundrejt sistemit koordinativ
X-Y-Z. Instrumenti kompas gjithashtu pozicionon pjesët (elementët) kundrejt njëri-tjetrit në mjedisin assembly
(bashkimit të pjesëve).

Paraqitja e akseve [13]

Paraqitja e akseve default tregon orientimin e pjesws sw objektit.

Opsionet në mjedisin CATIA V5


Ky paragraf tregon se si të vendosim disa opsione specifikuese dhe karakteristika të personalizuara në
mjedisin CATIA V5. Menuja “Options” gjendet në menunë “Tool”, si në fig. 15.

9
Fig.15 Selektimi i menuse “Options”

Tek dritarja Options do të shohim disa panele: General, Infrastructure, Mechanical Design, Shape,
Digital Mockup. Në të gjitha këto panele do të gjejme kategori të cilat do të bëjnë të mundur
personalizimin e mjedisit CATIA V5.

10
Fig. 16 Paneli General

Tek paneli General kategoritë më me interes janë Save e cila bën të mundur nëse është i aktivizuar
rruajtjen automatike në intervale kohore të përcaktuara nga ne. Po ashtu kategoria Disconnection nëse
është e aktivizuar shërben për të bërë mbylljen e seksionit kur ky nuk përdoret nga përdoruesi pas një
intervali kohe të përcaktuar nga përdoruesi.

Fig.17 Nenpaneli Display

Nënpaneli Display paraqitet mëposhtë, fig. 17 dhe bën të mundur personalizimin e mjaft elementëve
që shfaqen në një ndërfaqe. Më kryesorja është pema (Tree). Këtu mund të zgjidhen tipet e pemës,
orietimi, shfaqja apo mosshfaqja e saj, etj..

Po kështu me anë të kategorisë apo butonit të navigimit mund të ndryshohen karakteristika të


navigimit, ku më e rëndësishmja është selektimi, fig. 18.

11
Fig. 18 Butoni i Navigimit

Butoni i vizualizimit. Ky buton i cili paraqitet në fig. 19, lejon personalizimin e karakteristikave të
vizualizimit ku më kryesorja është ngjyra (Colors).

Një nga nënpanelet e panelit General është edhe Parametërs. Ky mund të hapet duke klikuar mbi
shenjën + në të majtë të General. Butoni Knoëledge në këtë nënpanel shërben për të paraqitur disa
opsione të pemës, p.sh. paraqitjen e parametrave në pemë (Parameter Tree Vieë). Nëse ky opsioin
është i selektuar behet e mundur paraqitja e vlerave ose formulave brenda konfigurimit të pemës. Fig.
20.

12
Fig. 19 Butoni Visualization

Fig. 20 Butoni Knowledge

Butoni Symbols, ky buton shërben për të personalizuar paraqitjen, ngjyrën dhe stilin e lidhjeve dhe
dimensioneve sipas preferencës tuaj, fig. 21.

13
Fig. 21 Butoni Symbols

Butoni Units, fig. 22. Shërben për të personalizuar njësitë. Ndërsa Dimensions Display shërben për të
përcaktuar numrin e shifrave që do të vendoset përmasa.

Fig. 22 Butoni Units

14
Tek dritarja Options ka edhe panele të tjera, por më i rëndësishmi është ai General prandaj edhe ne u
ndalëm në të.

Selektimi, Manipulimi dhe metodat e Pamjes.


Selektimi i elementëve gjeometrik

Selektimi i elementëve gjeometrik mund të bëhet ose një nga një ose disa njëherësh.

Selektimi mund të bëhet një nga një duke vendosur kursorin e mausit mbi elementin dhe duke klikuar butonin e
majtë të tij. Nëse kursori i mausit do të vendoset mbi një element gjeomtrik, vetë elementi do të ndriçohet dhe
vetë elementi në pemën e konfigurimit do të bëhet i ndiçuar në ngjyrë portokalli.

Për të selektuar elementët të cilat mund të gjenden pas elementëve të tjerë pa qënë e nevojshme të rrotullohet
trupi përdoret navigatori i preselektimit. Ky navigator thirret duke vendosur kursorin e mausit në zonën e
kërkuar dhe duke shtypur njërin nga shigjetat majtaj, djathtas, lart, poshtë të tastierës. Kur kursori vendoset mbi
një objekt ai do të ndryshoi formën nga një shigjetë në një gisht tregues.

Selektimi i disa elementëve njëherësh do të bëhet duke përdorur tastjerën dhe duke përdorur toolbarin e
selektimit. Kështu për selektimin e disa elementëve njëherësh mbahet e shtypur tasta Ctrl dhe bëhet selektimi
individual i elementëve.

Me anë të toolbarit Select bëhet i mundur selektimi i njëhershëm i disa elementëve duke ndërtuar një rajon në
zonën ku gjenden elementët që do të selektohen. Për këtë ndikon edhe toolbari Select i cili tregohet mëposhtë.

Për një selektim të elementëve që mund të kenë kritere të veçanta përdoret opsioni Criteria Search i cili gjendet
në menunë Edit. Ky opsion mund të aktivizohet gjithashtu duke shtypur edhe Ctrl F. Ky opsion na lejon të
përcaktojmë kritere për selektimin si p.sh. ngjyra, tipi, etj..

Pamja dhe Manipulimi i objekteve

Këtu përfshihen funksionet e zhvendosjes (pan), rrotullimit (rotation) dhe zmadhimit (zoom). Zhvendosja bën të
mundur lëvizjen e objektit në ekaran pa e rrotulluar apo zvogëluar e zmadhuar atë. Kjo mund të bëhet në disa
mënyra: nëpërmjet klikimit MB1 të ikonës pan e cila ndodhet në toolbarin vieë. Mënyra tjetër është duke
shtypur e mbajtur të shtypur butonin e mesit të mausit MB2 dhe duke e lëvizur atë në ekran shih fig.23. Mënyra
15
e tretë është të zgjedhim opsionin Pan në menunë view të menusë standarte të ndodhur në pjesën e sipërme të
ekranit. Një mënyrë tjetër për zhvendosjen është me anë të instrumentit kompas i cili ndodhet në anën e
sipërme djathtas siç tregohet në fig.24 .

Fig. 23 Mënyrat e zhvendosjes së objektit

Fig.24 Zhvendosja duke përdorur kompasin

Rotullimi. Ky veprim bën të mundur rrotullim pa e zhvendosur apo zmadhuar ose zvogëluar objektin. Kjo mund
të realizohet nëpërmjet ikonës së rrotullimit e cila gjendet në toolbarin vieë në fund të dritares. Mënyra tjetër
për rrotullimin është duke mbajtur të shtypur butonin si në 1 dhe pastaj shtypim butonin si në 2 si në fig.25
Mënyra tjetë është në menunë standart, klikojmë vieë dhe më pas zgjedhim opsionin rotate.

16
Fig.25 Mënyrat e rrotullimit të objektit.

Një mënyrë tjetër për rrotullimin është ajo me anë të kompasit. Shih fig. 26

Fig. 26 Rrotullimi me anë të kompasit

Zvogëlimi dhe zmadhimi (zoom in, zoom out)

Një mënyrë për zmadhimin dhe zvogëlimin e objektit është duke përdorur ikonë e zvogëlimit dhe zmadhimit të
cilat ndodhen në toolbarin vieë në fund të dritares. Një mënyrë tjetër është duke përdorur mausin si në fig. 27

17
Fig. 27 Zmadhimi dhe zvogëlimi me maus

Një mënyrë tjetër për zmadhimin dhe zvogëlimin është duke selektuar zoom in apo zoom out në menunë view
të menusë standarte.

18

You might also like