You are on page 1of 1

Hana: Situata do të jetë ekstrem e vështirë,

Hana: Nëse Telekomit s’i zhbllokohen llogaritë, situata do të jetë ekstrem e vështirë

Kryeshefja e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, ka thënë se nëse Telekomit nuk i zhbllokohen
llogaritë, situata do të jetë shumë e vështirë.

Sipas saj, ndaj çështjes së ZMobile do të reagohet me veprime penale.

“Nëse nuk zhbllokohen llogaritë, Telekomi hyn në një fazë ekstrem të vështirë. Veprimet ligjore
natyrisht ne do t’i marrim, do të kërkojmë shkarkimin menjëherë nëse shkon edhe mbi 1 euro marrja e
këstit. Pagesat për puëntorët e Telekomit janë realizuar, por kanë mbetur pa u paguar shumica e
obligimeve që i kemi ndaj Postës. Nëse nuk ndodh zhbllokimi i llogarive ditëve në vijim, situata do të jetë
shumë e vështirë”, ka thënë Hana të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së se

Kryeshefja e Telekomit është shprehur se ky institucion po kërcënohet nga përmbaruesi për mbipagesë
të borxhit që nuk do të duhej të kryhej.

Sipas saj, ky proces që nga 2019-a ia ka humbur Kosovës disa milionë euro, por siç ka thënë ajo, pagesat
shtesë nuk janë të ligjshme.

“Rreth 400 mijë euro i ka marrë deri më tani, çdo tejkalim është shkelje e detyrave dhe shkelje e
procedurave përmbarimore. Kjo është e papranueshme dhe do të marrim çdo veprim ligjor edhe ndaj
përmbaruesit...Kësti mund të përmbarohet, këto janë këste mujore, këtë mund ta përballojmë por kjo
është vlerë fiktive, është mbipaguar e tejkaluar edhe më herët, e lëre më me këtë 5.7 milionë”, ka shtuar
Hana.

Telekomi i Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave në 2023-n, ka njoftuar kryeshefja, duke theksuar se
janë reduktuar shpenzimet operative.

“Kjo është bërë me kujdes të parasë publike dhe me punën e palodhshme të punëtorëve tanë...Fundi i
qershorit do ta zë Prishtinën me 4G dhe 5G. 550 stacione bazë do t’i kemi me teknologji të re, e fjalës së
fundit dhe më ketë do të ketë më tepër shërbime të mira te konsumatorët. Këto investime janë vetëm
për këtë çështje. 60-65% të krejt stacioneve bazë janë me 5G, 10 të parat do të vendosen në regjionin
Gjilan-Ferizaj...Po i bëjmë ndryshimet në rrjet, e 2024-a do të jetë viti i përmbylljes së investimeve në
telefoninë mobile”, ka potencuar Hana.

Hana është ankuar se sfida më e madhe për Telekomin janë marrëveshjet e kaluara “me kontrata
ekstrem të dëmshme”.

“Telekomi po mban barrë të rëndë të së kaluarës”.

You might also like