You are on page 1of 8

Mbrojtja e Konsumatorit nga Ligji për Tregtinë Elektronike, Komunikimet

Elektronike dhe Identifikimi Elektronik

Emri: Marjeta Shaholli

European University of Tirana, Tirana, Albania

Email: marjetashaholli@gmail.com

Cel: +355 69 700 82 50

Abstrakt

Tregtia elektronike për shkak të zhvillimeve të vrullshme në teknologjinë e informacionit ka


pasur një tred të theksuar rritjeje pas viteve ’90. Ajo ndihmon bizneset për të rritur
konkurueshmërinë dhe të shtojë suksesin ekonomik të vendit. Ligji për Tregtinë Elektronike
(LTE) është miratuar nëpërmjet Ligjit nr 10128 datë 11/05/2009 me ndryshuar me Ligjin nr
135/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 10128 datë 11/05/2009. Ndryshimet në ligj
erdhën si rezultat i përafrimit me Direktivën 2000/31/EC, Directives on Electronic Commerce.

Ashtu si edhe LMK, edhe LTE parashikon se kontratë në distancë/ në largësi janë ato kontrata të
cilat lidhen pa prezencën fizike të njëkohshme të palëve. Edhe përkufizimi për konsumatorin
është i njëjtë, dmth një individ i cili hyn në marrëdhënie kontraktore në largësi për interesa
ngushtësisht personale dhe jo me qëllime tregtare. Në këndvështrimin e LTE kontrata e lidhur
nëpërmjet mjeteve elektronike quhet Kontratë në Formë Elektronike, ajo që për ligjin LMK
quhet Kontratë në largësi. Duke qënë se propozimi dhe pranimi i ofertës kryhet pa prezencën e
njëkohëshme të palëve, respektohen të gjitha rregullat e vendosura nga Kodi Civil për pjesën e
përgjithshme të kontratave, kërkesat për formën e kontratës dhe kërkesat e veçanta për kontratat
parashikuara nga LMK.

Fjalë kuçe: Tregti elektronike, autoritete mbikqyrëse, konsumator, kontratë në largësi.


i. Ligji për Tregtinë Elektronike

Tregtia elektronike për shkak të zhvillimeve të vrullshme në teknologjinë e informacionit ka


pasur një tred të theksuar rritjeje pas viteve ’90. Ajo ndihmon bizneset për të rritur
konkurueshmërinë dhe të shtojë suksesin ekonomik të vendit. Në një pyetsor të zhvilluar nga
USAID në Shqipëri në vitin 2012 rezultoi se shumë shoqëri tregtare shqiptare nuk kanë njohuri
të mjaftueshme për tregtinë elektronike dhe se investimet e tyre në tregtinë elektronike mund të
japë përfitime të ndjeshme në bizneset e tyre1. Por tregtia elektronike nuk ka të bëjë ekskluzivisht
me teknologjitë e reja. Tregtia elektronike mund të ndihmojë në menaxhimin më efikas të
proçeseve tregtare. Ka mënyra të ndryshme për të klasifikuar transaksionet e tregtisë elektronike,
njëra prej tyre ështe tregtia elektronike biznes-konsumator (B2C), i cili është edhe objekti i këtij
punimi.

Ligji për Tregtinë Elektronike (LTE) është miratuar nëpërmjet Ligjit nr 10128 datë 11/05/2009
me ndryshuar me Ligjin nr 135/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 10128 datë
11/05/2009. Ndryshimet në ligj erdhën si rezultat i përafrimit me Direktivën 2000/31/EC,
Directives on Electronic Commerce2.

Qëllimi kryesor i LTE është vendosja e rregullave të qarta për kryerjen e aktiviteteve tregtare me
mjete elektronike nëpërmjet shërbimeve të ofruara nga shoqëri të informacionet, për mbrojtjen e
pjesëmarrësve, mbrojtjen ligjore të konsumatorëve apo të dhënave konfidenciale të të gjithë
aktorëve pjesëmarrës në të, por edhe për të siguruar lëvizjen e lirë të shërbimeve të
informacionit3.

Ashtu si edhe tek Direktiva 2000/31/EC objektivi kryesor i LTE është heqja e barrierave për
shërbimin on-line, për lëvizjen e lirë të shërbimeve. Krijimi dhe hapja e mundësive për sigurisë
ligjore për biznese dhe qytetarë.

Ashtu si edhe LMK, edhe LTE parashikon se kontratë në distancë/ në largësi janë ato kontrata të
cilat lidhen pa prezencën fizike të njëkohshme të palëve. Edhe përkufizimi për konsumatorin

1
Raport 2012 nga Shoqata e Bankave, (2012), https://aab.al/wp-
content/uploads/2017/05/AABRaportVjetor2012.pdf
2
Directive 2000/31/EC, “On some legal aspects of Information Society services, especially on electronic commerce
in domestic market, CELEX 32000 L0031
3
LTE, neni 1
është i njëjtë, dmth një individ i cili hyn në marrëdhënie kontraktore në largësi për interesa
ngushtësisht personale dhe jo me qëllime tregtare. Në këndvështrimin e LTE kontrata e lidhur
nëpërmjet mjeteve elektronike quhet Kontratë në Formë Elektronike, ajo që për ligjin LMK
quhet Kontratë në largësi. Duke qënë se propozimi dhe pranimi i ofertës kryhet pa prezencën e
njëkohëshme të palëve, respektohen të gjitha rregullat e vendosura nga Kodi Civil për pjesën e
përgjithshme të kontratave, kërkesat për formën e kontratës dhe kërkesat e veçanta për kontratat
parashikuara nga LMK4.

Bazuar në parashikimet e LTE por edhe të LMK tregtari (ofruesi i shërbimit) krijon të gjitha
mundësitë për informimin e konsumatorit (marrësit të shërbimit) për të dhënat e tij, minimalisht
për: “emrin tregtar, ose emrin me të cilin njihet në aktivitetin e tij tregtar, numrin unik të
identifikimit të subjektit (NUIS), adresen ku ushtron aktivitetin tregtar ose adresa të tjera
dytësore, adresën e postës elektronik nëpërmjet të cilit konsumatori mund ta kontaktojë në kohën
më të shkurtër të mundshme, autoritetin mbikqyrës (nëse ka) dhe identifikimin e autorizimit të
veçantë, nëse bën pjesë tek profesionet e veçanta në kuptim të LTE dhe rregullat e profesionit e
regjistrimin në regjistrat të posaçëm nëse ka5.” Shoqëritë e informacionit kanë detyrim nga ligji
të mbajnë një regjistër përjashtimesh. Këtu nëpërmjet mjeteve elektronike regjistrohen të gjithë
ata konsumatorë të cilët nuk dëshirojnë të marrin shërbimin nga tregtari, në përputhje edhe me
LMK.

Përgjegjësia e shoqërive të informacionit të parashikuar nga LTE në përputhje me Direktivën


2000/31/EC është a) transmetim i thjeshtë6; b) ruajtje e përkohshme e informacionit7; c)
Hosting8. Gjykata Europiane e Drejtësisë në gjykimin e rastit C-324/09 midis L’Oreal SA dhe të
tjerët kundër eBay International AG dhe të tjerët9, pyetjes nëse një tregtar i cili blen përdorimin
e një shenje që është identike me një markë tregtare të regjistruar si fjalë kuçe nga një motor
kërkimi elektronik që shenja të shfaqet përdoruesve nepërmjet kërkimit motorik në një lidhje të

4
LTE, neni 11, pika 2
5
LTE, neni 7
6
Mere conduit, LTE neni 15; dhe Directive 2000/31/EC neni 12
7
Caching, LTE neni 16; dhe Directive 2000/31/EC neni 13
8
Hosting, LTE neni 17; dhe Directive 2000/31/EC neni 14
9
Rasti C-324/09, L’Oreal SA, Lancome parfumes et beaute & Cie SNC, Laboratoire Garnier &Cie, L’Oreal (UK)
LTD KUNDËR eBay International AG, eBay Europe SARL, eBay (UK) LTD, Stephen Potts, Tracy Ratchford,
Marie Ormsby, James Clarke, Joana Clarke, Glen Fox, Rukhsana Bi; http://curia.europa.eu/juris/liste.jsf?num=C-
324/09 ; parë më 01/02/1018.
sponsorizuar në faqen e internetit të operatorit të tregut online, a është shfaqja e kësaj shenje në
lidhjen e sponsorizuar “përdorim” i shenjës në kuptimin e nenit 5 (1) (a) të Direktivës 89/104
dhe nenit 9 (1) (a) të Rregullores 40/94? A është e mjaftueshme përdorim i tillë të përfshihet në
nenet e përmendur apo duhet që të konsistojë në “ruajtje informacioni e siguruar nga një marrës
shërbimi” në kuptim të nenit 14 (1) të Direktivës 2000/31?Nëse nuk përbëhet ekzkluzivisht nga
aktivitete që i takojnë fushëveprimit të nenit 14 (1) të Direktivës 2000/31, por është operator i
tregut online i përjashtuar nga detyrimi në masën që përdorimi përbëhet nga aktivitete të tilla
dhe a mund të lejohen dëmshpërbilime në lidhje me këtë përdorim?

U provua gjatë gjykimit se nëse bëhej një kërkim me emra të përafërt me emra të regjistruar si
markë të paditësve, në faqen web eBay dhe Google shfaqeshin lidhje elektronike të
sponsorizuara që të drejtonin tek tregtarët elektronikë, në këtë rast pala e paditur. Përgjegjësia e
palës së paditur bie dhe duhet parë në këndvështrimin e Direktivës 2000/31. Nëpërmjet
dokumentave të paraqitur si prova shkresore dhe të pranuara nga Gjykata se i Padituri eBay
përpunon të dhëna nga shitës-blerës. Shitjet e realizuar nëpërmjet ofertave të vendosur ndodhin
në përputhje me kushtet e vendosura nga eBay, madje në disa raste edhe duke promovuar nga
eBay. Duke patur një rol aktiv në transaksionet midis shitës-blerësve nuk mund të ngrihet
pretendimi për përjashtim nga përgjegjësia si mere conduit.

Autoriteti mbikqyrës të shërbimit të shoqërive të informacionit është KMK dhe nëse liçensohen
sipas legjislacionit shqiptar në fuqi atëherë mbikqyren nga autoriteti përkatës, në këtë rast AKEP.

ii. Ligji për komunikimet elektronike

Komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë rregullohen nga Ligji nr 9918, datë


19/05/2008 i ndryshuar, këtu e më poshtë referuar si LKEP. Për efekte të studimit të mbrojtjes së
konsumatorit në kontratat në largësi, ligjin do ta analizojmë dhe shqyrtojmë në këtë
këndvështrim.

LKEP nuk është i përafruar me legjislacionin e Bashkimit Europian, përkatësisht me Direktivën


2002/58/EC “Direktiva mbi privatësinë dhe komunikimet elektronike” dhe as me Rregulloren
(EU) 2016/679 Rregulloren e Përgjithshme mbi Mbrojtjen e të Dhënave.
Gjejmë në përkufizimet e LKEP termat ‘pajtimtar’, ‘përdorues’, ‘përdorues fundor’ me
interpretimin se i afrohen përkufizimit ligjor për konsumatorin por jo termin konsumator.
Përkufizimi që i përafrohet konsumatorit është ‘pajtimtar’, i cili është cilido që ka lidhur një
kontratë me një sipërmarrës që ofron shërbime të komunikimeve elektronike, të disponueshme
për publikun për përfitimin e shërbimeve të ofruara10.

Autoriteti mbikqyrës i Operatorëve të komunikimeve elektronike është AKEP. Ai është autoriteti


i cili përveç përcaktimeve të rregullave dhe rregulloreve për zhvillimin e aktivitetit tregtar të
komunikimeve elektronike, zgjidh mosmarrëveshjet midis sipërmarrësve të rrjeteve të
komunikimeve elektronike dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike si dhe mosmarrëveshjet
midis pajtimtarëve dhe sipërmarrësve.

LKEP parashikon për Konsumatorin të drejtën e informimit nëpërmjet informacioneve


transparente, të krahasueshme, të përshtatshëm dhe të përditësuar për tarifat dhe çmimet,
detyrimet në përfundim të kontratës, por edhe për kushtet e përgjithshme për aksesin e
përdorimit të shërbimeve. Këto informacione duhet të publikohen në mënyrë të qartë, të jenë të
aksesueshme dhe të krahasueshme.

Kontratat e pajtimit11 janë të detyrueshëm për miratim nga AKEP përpara se të nënshkruhen nga
palët, pra përpara se të bëhen të zbatueshme nga palët në një marrëdhënie shërbimi. Në
shqyrtimin e saj AKEP shikon përputhshmërinë e draft-kontratës me legjislacionin në fuqi, më
specifikisht kërkesat e përgjithshme dhe të veçantë të LMK dhe LKEP. AKEP sigurohet në
veçanti që kontrata e pajtimit të përmbajë të dhënat e mëposhtme: a) emrin tregtar të subjektit,
numër unik identifikimi të tij, adresë kryesore fizike dhe adresat dytësore duke specifikuar nëse
në to kryehn shërbimet aksesore si mirëmbajtja apo servisi i pajisjeve, shërbimet e ofruara,
cilësia dhe koha fillestare, informacione mbi kufizime të aksesit apo të shërbimeve, informacione
mbi proçedurat për cilësinë e shërbimit dhe nivelet e tyre të shërbimit, kufizime në pajisjet
fundore, specifika mbi minimumin e përdorimit ose kohëzgjatjen e nevojshme për të përfituar
ofertat promocionale, detyrime të tjera në lidhje me shërbimin, proçedurat e zgjidhjes së
mosmarrëveshjeve. Operatorët kanë detyrimin dhe AKEP sigurohet që të përfshihet në kontratën
e konsumatorit e drejta për tërheqje nga kontrata në rastet e ndryshimit të kushteve të kontratës.

10
LKEP neni 3, pika 28
11
LKEP neni 99
Kusht tjetër tepër i rëndësishëm për Operatorin është se kontratat me konsumatorin nuk mund të
tejkalojnë afatin maksimal prej 24 (njëzet e katër) muaj. Në rast se shkelet ky kusht kryesor, neni
i afatit mund të atakohet si i pavlefshëm.

Siç edhe kemi përmendur më parë, Operatori ka detyrimin të mundësojë Konsumatorit faturë të
detajuar me shkrim në adresë të tij, sipas opsionit të zgjedhur prej tij nëse e kërkon të detajuar
duke përfshirë edhe periudhën e faturimit, pagesën fikse mujore të shërbimit, llojet dhe shumat e
pagesave të tjera të mundshme, detaje mbi shërbimin; ose faturë jo të detajuar. Ky shërbim
ofrohet nga Operatori për Konsumatorin pa pagesë12.

Ankesat e Konsumatorit për shërbimin paraqiten brenda afatit 15 (pesëmbëdhjetë) ditor prane
Operatorit në adresat e njoftuara nga momenti i marrjes së faturës ose nga ofrimi i shërbimit. Në
rastet kur Konsumatori nuk është i kënaqur me përgjigjen e Operatorit, mund të paraqesë ankesë
pranë KMK ose pranë AKEP, dhe më pas sipas legjislacionit në fuqi prane gjykatës me
kompetencë territoriale dhe lëndore13.

iii. Ligji për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara

Në ndihmë të konsumatorit për mbrojtje sa më të mirë, por edhe në ndihmë të subjekteve tregtare
të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar nëpërmjet mjeteve elektronike është edhe Ligji mbi
Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara14 miratuar nga Parlamenti i Republikës së
Shqipërisë me Ligjin nr 107/2015 dhe ndryshuar me ligjin nr 123/2016. Ligji është përafruar me
legjislacionin e Bashkimit Europian përkatësisht me Rregullore (BE) nr 910/2014 të Parlamentit
Europian dhe Këshillit datë 23 korrik 201415.

LESB por edhe Rregullorja 910/2014 synon të shtojë besimin e konsumatorit, subjekteve tregtare
por edhe të autoriteteve publike me qëllimin e krijimit të ndërveprimit të sigurtë elektronik midis

12
LKEP neni 106
13
LKEP neni 107, pika 5
14
Këtu e më poshtë LESB; Ligji nr 107/2015, datë 01/10/2015 botuar në Fletoren Zyrtare nr 182, datë 21/10/2015;
Ligji nr 123/2015, datë 15/12/2016 botuar në Fletoren Zyrtare nr 259, datë 06/01/2017
15
Rregullore nr 910/2014 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit datë 23/07/2014 “Për identifikimin elektronik dhe
sherbimet e besuara për transaksionet elektronike në tregun e brendshëm, dhe që shfuqizon Direktivën 1999/93/ KE,
CELEX 32014R0910, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr L257 datë 28/08/2014.
palëve, me qëllimin e rritjeve të transaksioneve online. Kuadri ligjor synon heqjen e barrierave
ekzistuese në përdorimet elektronike ndërkufitare dhe identifikimin dhe autentikimin nëpëmjet
mjeteve elektronike.

LESB dhe Rregullorja 910/2014 përcaktojnë rregullat për njohjen e identifikimit elektronik për
konsumatorin dhe personat juridike, rregulla për shërbime të besuara dhe transaksione
elektronike, për vulën elektronike, shitjet elektronike, dokumente elektronike. Vetëm nëpërmjet
dokumentit të identifikimit të konsumatorit, ky i fundit mund të hyjë në trasaksione në tregun
elektronik europian. Nëpërmjet këtyre rregullave përcaktohen standarte të njëjta identifikimi për
vendet anëtare të Bashkimit Europian por edhe vendet si Shqipëria që synon anëtarësimin, duke
lehtësuar transaksionet dhe identifikimin elektronik dhe shton sigurinë elektronike.

Autoriteti mbikqyrës i identifikimit elektronik dhe shërbimet e besuara është Autoriteti


Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK). Edhe pse duket se
AKCESK ka punuar për plotësimin e legjislacionit përsëri ka shumë punë për të bërë për
informimin e plotë dhe të qartë të konsumatorit dhe subjekteve tregtarë të cilët veprojnë në këtë
fushë.

Mungesë e theksuar informacioni, qartësie dhe trasnparence është edhe mungesa e një Regjistri
elektronik i subjekteve të çertifikuar nga AKCESK për shërbime. Mungesa e regjistrimit dhe
mungesa e informacionit ndaj konsumatorit shton pasigurinë e konsumatorit në veprimet
elektronike në largësi. Psh, le të shohim rastin e një konsumator i cili përdor shërbimin e-banking
të ofruar si shërbim nga një bankë e nivelit të dytë për të kryer pagesat mujore të faturave të
shërbimeve, energji, ujë, etj. Me hapjen e llogarisë pranë një banke të nivelit të dytë konsumatori
ka të drejtë të aksesojë në shërbimin e-banking nëpërmjet llogarisë së tij bankare me anë të
aplikacioneve në celular smartphone ose nëpërmjet kompjuterit. Pas marrjes së të dhënave si
PIN, TAN, PAN konsumatori mund të kryejë transaksionet e pagesave të faturave të muajit për
energjinë, ujin, pagesa të masave administrative (gjoba), etj. Sipas legjislacionit në fuqi,
përkatësisht LESB subjekti tregtar që ofron këtë shërbimin duhet të jetë i regjistruar prane
regjistrit elektronik të publikuar online nga AKCESK. Regjistri elektronik i publikuar në faqen
web të AKCESK nuk është i përditësuar ose subjekte të tilla si banka të nivelit të dytë nuk janë
regjistruar. Sipas nenit 20 të LESB subjektet tregtare që ushtrojnë veprimtari të shërbimit të
çertifikimit duhet të regjistrohen prane AKCESK përpara se të fillojnë aktivitetin. Kusht për
regjistrimin janë plotësimi i kritereve si: “zotëerimi i besueshmërisë së nevojshme dhe njohurive
të specializuar, të duhura për ushtrimin e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të certifikimit dhe
zotërimin e garancive të nevojshme për dëmshpërblimet e mundshme.”

Si është i cënuar pozicioni i konsumatorit në këtë rast?

Duke qënë se subjektit tregtar bankë e nivelit të dytë nuk zbaton legjislacionin në fuqi për
identifikimin elektronik të konsumatorit cënohet siguria e transaksioneve të kryera nga
konsumatori. Moszbatimi i proçedurave ligjore mund të vijë si pasojë e mungesës së
informaiconit nga ana e subjektit që ka detyrimin për regjistrim prane AKCESK, por ignorantia
legis non excusat. Por, gjithsesi pesha kryesore për moszbatimin e legjislacionit dhe mbrojtja
tërësore e konsumatorit në largësi mbetet e autoritetit AKCESK. Mungesa e regjistrimit të
subjektit tregtar bankë e nivelit të dytë në regjistrin elektronik AKCESK cënon të drejtën për
informim të konsumatorit. Mungesa e mbikqyrjes së veprimtarisë së subjektit tregtar passjell
pasiguri në veprimet elektronike për konsumatorin për transaksionet apo kryejen e pagesave
mujore për shërbimet.

Pra, duke qënë se kuadri ligjor është në mënyrë bazike i formuar, ka nevojë të punohet në drejtim
të zbatimit të kuadrit ligjor, rritjes së performacës së AKCESK për informim të konsumatorit për
të drejtat e tij dhe mbrojtjen e tyre. Mbrojtja e konsumatorit nga AKCESK nuk vjen në funksion
të drejtëpërdrejtë por duke monitoruar, analizuar dhe certifikuar të gjithë subjektet të cilët japin
shërbime konsumatorit, atëherë edhe konsumatori ka mbrojtje më të gjërë në veprimet
elektronike të kryera prej tij.

Konkluzione

Nga analiza e ligjit për Tregtinë Elektronike, ligjit për Komunikimet Elektronike dhe ligjit për
Identifikimin Elektronik në këndvështrimin e mbrojtjes së konsumatorit vëmë re se ligjet ofrojnë
mbrojtje bazike për konsumatorin. Ligjet parashikojnë një autoritet mbikqyrës por në realitet
këto institucione bëjnë pak ose aspak për mbrojtjen e konsumatorit. Institucionet në mbrojtje të
konsumatorit duhet të bëjnë më shumë punë informuese për konsumatorin, për të drejtat dhe
rrugët e ndjekur prej konsumatorit për rivendosjen e së drejtës në vend.

You might also like