You are on page 1of 3

SFIDAT AKTUALE TË SEKTORIT TË NDËRTIMIT !

Sfidat në sektoritn e ndërtimit ndërlidhen domosdo me pandeminë Covid-19 (2020-2022) që


po vazhdon ende pa ndonjë fund të shpallur, gjatë së cilës masat kufizuese patën reduktuar
aktivitetet dhe stafin e kompanive të këtij sektori. Qeveria miratoi Ligje e nxorri Vendime të
cilat direkt ndikuan në uljen apo reduktimin e skajshëm të aktiviteteve dhe operacioneve të
sektorit tonë - ndërtimtarisë , që punëson afër 100 mijë punëtorë.
Masat dhe pengesat e shfaqura për shkak të pandemisë po kanë ndikim afatgjatë, ndërsa
pikërisht kur shpresuam se ky sektor do të fillojë të kthjellet dhe të jetë shtytës i rimëkëmbjes
post-Covid, u shfaq kriza energjetike në Evropë si dhe shpërtheu lufta në Ukrainë dhe
ndikimet e këtyre dy zhvillimeve janë shumë të mëdha.
Nën ndikimin direkt të efekteve të pandemisë, siç janë: furnizimi i vështirësuar, pra
problemet me qarkullim të mallrave, mungesa e materialeve të caktuara ndërtimore,
vonesat enorme në liferim, çrregullimi total i tregut me çmime të ngritura, mungesa e fuqisë
punëtore gjatë pandemisë dhe tani etj. dhe efektet tjera të saj, ne si kompani ndërtimore
nuk po arrijmë të përmbushim obligimet kontraktuale, qoftë vazhdimin e punimeve tek
kontratat publike apo edhe kontratat e marrëveshjet private, psh.: dorëzimin me kohë të
njesive banesore të shitura gjatë pandemisë (Mars 2020- Dhjetor 2021), vazhdimin e
projekteve apo tenderëve publik ku jemi Kontraktues etj. Njësoj, të njejtat obligime kanë
dështuar t’i realizojnë edhe nënkontraktorët ndaj nesh, për arsye të ngjashme.
Këto mospërmbushje nuk kanë ndodhur as për neglizhencë, mosorganizim apo për asgjë
tjetër që varet nga ne, por vetëm për shkak të situatës së krijuar dhe që po vazhdon.
Kjo situatë nuk është shpallur publikisht si “Fuqi Madhore” nga shteti, duke mos u marrë fare
me pasojat dhe ndikimet e saj, që na krijojnë dëme dhe humbje të mëdha financiare. Duke
marrë parasysh këto ndikime të paplanifikuara dhe të panjohura më parë të pandemisë, si
një situatë unike globale, tani të pasuara edhe me ndikimet e luftës që po ndodh në Ukrainë,
përmes çrregullimit të zinxhirit të furnizimit dhe ngritjes enorme të çmimeve furnizuese të
materialeve, neve na rrezikohet edhe vet veprimtaria e rregullt dhe e çdoditshme
ndërtimore.
Ne rrezikohemi që për çdo kontratë të mospërmbushur me kohë sa i përket afateve të
dorëzimit, të përfundojmë me Urdhëra Permbarimor për pagesa ndëshkimesh, penaltishë e
ekzekutim sigurimesh të tenderëve.

Është fakti se deri tani Qeveria-shteti është marrë vetëm me aspektin shëndetësor dhe
ekonomik të pandemisë, pa pasur parasysh efektet juridike, sa i përket mospërmbushjes së
obligimeve e zotimeve tona në kuadër të kontratave të ndryshme, qoftë ato publike me
institucionet, apo edhe private me blerësit si dhe me kompanitë kontraktuese.
Ngritja enorme e çmimeve, por edhe mungesa e tërësishme e furnizimeve me materiale të
caktuara, na e paralizon veprimtarinë tonë të rregullt. Këto çrregullime veç kanë ndikuar që
firma të profileve të ndryshme të ndërtimtarisë në Kosovë të pauzojnë aktivitetin, edhe pse
tashmë ka filluar e ashtuquajtura “sezona e ndërtimit”. Të njejtat janë nënkontraktorë ose
furnizues tanë në kryerjen e shumë punimeve, të cilat rrjedhimisht tani do të prolongohen.
Furnizues të mëdhenj si SharrCem (çimento) po e ndërprejnë prodhimin, shkaku i pasigurisë
dhe mungesës në treg të lëndëve të para; KURUM International prodhuesi i çelikut dhe
armaturës që furnizon shumë ndërtues në Kosovë, dje ka dërguar shkresë zyrtare që nuk
mund të na furnizojë deri në një afat të pacaktuar; pra, as me çmimin e ngritur nuk ka
furnizim stabil ! Asnjë kompani ndërtimi, sado e madhe të jetë, nuk mund të krijojë rezerva
të armaturës, aq më e pamundur të çimentos, materialeve elektrike, plastikës, drurit etj.
kështu që punimet do të bllokohen shumë shpejt nëse kjo gjendje zgjatë.
Mosshpallja eksplicite e pandemise tek ne si "vis major" , mosaplikimi i klauzoles “Rebus sic
stantibus”, do të na krijojë një rrëmujë juridike në marrëdhëniet kontraktuale, që ka filluar
të na afektojë dhe këto pasoja do t’i ndiejmë edhe në të ardhmen e afërt, duke na dëmtuar
financiarisht poaq sa çmimet e ngritura ose mungesa e materialeve në treg. JËshtë evidente
që jane krijuar rrethana të panjohura më parë, të pakontrolluara nga palët dhe të
paparashikuara në kontrata, të cilat e vështirësojnë ose pamundësojnë përmbushjen e
detyrimeve.
Ne, operatorët ekonomik, do të duhej ta kemi mundësinë që sidomos me autoritetet
kontraktuese publike, të na ofrohet mundësia e zgjidhjes miqësore të këtyre problemeve
madhore. Ne e dijmë faktin se LPP i Kosovës nuk parasheh ndryshim të çmimeve me të cilat
kemi ofertuar, mirëpo çdo Ligj apo kontratë do të duhej ta njeh ndikimin e shumëanshëm
dhe afatgjatë të Forcës Madhore, pra pandeminë, luftën, katastrofat natyrore etj. Këto
efekte do të duhej të inkorporohen në Ligje e Udhëzime Administrative, anekse kontratash
apo amandamentime të ligjit, duke iu përshtatur realitetit të krijuar.
Kërkesë e jona apo propozim i drejtpërdrejtë është që:
1. Në kontratat publike të merret për bazë Indeksi i Çmimeve në masën e rritjes së
çmimeve për njësi dhe ky të aplikohet për sasitë e punëve që kryhen dhe certifikohen
për pagesa, siç bëhet në kontratat me kompanitë ndërkombëtare.

- Nëse krahasojmë Indeksin e Cmimeve të Importit, TM4 (2020) vs TM4 (2021) kemi
rritje prej 19.6% (sipas ASK-Agjensisë së Statistikave të Kosovës)
- Indeksi i Kosotos së Ndërtimit – TM4 (2020) vs TM4 (2021) rritje +16%
- Kostoja e Prodhimit: TM4 (2020) vs TM4 (2021) rritje +7.2%.
Tabela e disa materialeve ndertimore me çmimet:
Produkti Qershor Qershor Dhjetor Mars 2022
/Cmimi/ 2020 2021 2021
Çimento 80 €/ton 86 €/ton 98 €/ton
Armatura 0.48 €/kg 0.91 €/kg 0.92 €/kg 1.10 €/kg
Betoni 60 €/m3 62 €/m3 69 €/m3
Druri 280 €/m3 290 €/m3 320 €/m3

2. OAK , Minsitritë (MTI, Mfin.) të dalin me deklarim të qartë se efektet e pandemisë,


rritja e çmimeve dhe mungesa e materialeve kanë efekt të madh negativ në
përmbushjen e kontratave publike e private, kontratave të shërbimeve, furnizimit,
shitblerjes etj. , efekt në zgjatjen e afateve, duke konkluduar se këto mospërmbushje
dhe zgjatje të afateve iu shkaktojnë ndërmarrjeve humbje të mëdha financiare, të cilat
edhe Qeveria do të duhej t’i ketë parasysh dhe t’i kompenzojë.

3. Duhet të ndihet “dora e shtetit”, pavarësisht që nuk janë fajtor në një treg të lirë
global, por ka masa e lehtësime që mund të aplikohen, e që vendet e rajonit o i bëjnë
me plot sukses. Subvencionimi i energjisë elektrike do të duhej pasuar me heqjen e
TVSH ose akcizës për shumë produkte strategjike, si nafta, që pastaj do të ndikonin
zingjir në çmimet tjera.
4. Qeveria duhet qartazi të deklarojë ekzistimin e Forcës Madhore, duke pezulluar
(shtyer) çdo detyrim kontraktual për një kohë të përcaktuar (natyrisht, jo pushimi i
tërësishëm i tyre) ndërsa ato kontrata që gjithsesi duhet të vazhdojnë, të përmbushen
duke subvencionuar operatorin që të mos dëmtohet shumë apo falimentoj.
5. Të mendohen pako ndihmuese për kompanitë dhe punëtorët e tyre, që pa fajin e vet
mund të mbesin pa punë.
Në fund të fundit, qëllimi duhet të jetë që dëmi financiar të balancohet dhe amortizohet, e
jo të dëmtohet vetëm operatori ekonomik. Ky aspekti i demeve juridiko-financiare që
pësojmë nga pandemia dhe efektet e saj (çrregullimi i tregut, mospërmbushja e kontratave)
askund nuk përmendet dhe mbetet direkt kosto financiare vetëm e kompanive!

12.03.2022
Me nderime,

ARBËR HALILAJ, drejtor


R&Rukolli shpk.

You might also like