You are on page 1of 2

Vala transformuese e BE-së në fushën efiçiencës së ndërtimit dhe efektet

për Shqipërinë nga Dr. Lorenc Gordani*

Business Magazine, më 31 Tetor 2020

Analizë nga Dr. Lorenc Gordani

Pedagog në Tirana Business University - TBU

Sektori i ndërtimit është vendimtar për arritjen e qëllimeve energjetike dhe mjedisore të BE-së.
Ndërtesat janë përgjegjëse për afërsisht 40% të konsumit të energjisë. Prandaj, ato konsiderohen
edhe si konsumatori më i madh i energjisë në Evropë.

Për më shumë, investimet në efiçiencën e energjisë stimulojnë ekonominë, veçanërisht industrinë


e ndërtimit, e cila gjeneron rreth 9% të PBB-së. Në veçanti më shumë se 70% të vlerës së shtuar
në sektorin e ndërtimit vjen nga NVM-të. Por në të njëjtën kohë ndërtesa më të mira do te thotë
përveç përfitimeve ekonomike edhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Në këtë kuadër, planifikimi i ekonomisë po shikon drejt politikave të integruar që lidhen


veçanërisht me klimën dhe vejnë në qendër sektorin e energjisë, siç është Green Deal i BE-së. Për
sa këtu, aktualisht po përgatitet të nis një “valë” rinovimi i ndërtesave publike dhe private
nëpërmjet programit të njohur si renovation wave for Europe.

Në vijim të së cilës pritet të miratohet edhe agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (BP).
Sipas Komisionit evropian "tranzicioni energjetik për Evropën mund të jetë plotësisht efektiv
vetëm nëse vendet fqinje të BE-së gjithashtu ndërmarrin veprime efektive.” Sa këtu është
parashikuar të ndiqet me mobilizimin e 9 miliardë euro fonde të IPA III për periudhën 2021-
2027, me ambicien për të rritur potencialin e investimeve me deri në 20 miliardë euro.

Fushat kryesore për investime janë transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, mjedisi dhe
klima, e ardhmja dixhitale, kapitali njerëzor dhe sektori privat. Ne veçanti plani identifikon
objektiva kryesore të investimeve, duke përfshirë në Objektivin 6 “Valën e rinovimit”. Sa këtu
propozon të zgjerojë veçanërisht valën e rinovimit të BE drejt BP mbi rinovimin e blloqeve të
ndërtesave, pajisjen me panele diellore etj.

Në këtë drejtim pra mund të thuhet që jemi në një moment që shënon hyrjen në një etapë të re e
cila duhet të na bëjë të jemi të ndërgjegjshëm se përpara na pret një punë kolosale. Ku ndër të

Faqja 1 nga 2
tjera duhet të evitohet qasja pasive: “të qëndruarit në vendin e pasagjerit nuk sjell dobi”.
Ndërkohë që sfidat mund të kalohen vetëm nga bashkëpunimi ku bëhen bashkë kompanitë,
institucionet shtetërore dhe ato arsimore, ekspertët të lartë të fushës, si dhe aktorët e tjerë të
interesit.

Diskutim i zhvilluar në takimin round table me temë: “Përmirësimi i Efiçencës së Energjisë


në sektorin e ndërtimit në Shqipëri”, të organizuar nga Instituti Barleti për Kërkim dhe
Zhvillim dhe Citylabs, më datë 28 Tetor 2020, pranë Universitetit Barleti. Për më shumë
mund të gjeni prezantimin e plotë nga Dr. Lorenc Gordani.

Autori: Dr. Lorenc Gordani është ekspert ligjor për çështjet e energjisë dhe Drejtor i
Departamentit të Masterave Profesional pranë Tirana Business University (TBU).

Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha
përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla
ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert.
Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme,
mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Faqja 2 nga 2

You might also like