You are on page 1of 1

Perfitimet e Shqiperise nga projekti TAP.

Sipas nje studimi, vetëm në fazën e ndërtimit që do të zgjasë nga viti


2015 deri në vitin 2018, gazsjellësi do të gjenerojë 157 milionë euro
shtesë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar dhe do të krijojë
mesatarisht 2900 vende pune në vit. Por këto janë vetëm përfitimet
direkte.

Studimi vë në dukje se ndërtimi do të ketë efekte zinxhir në krijimin e


bizneseve të reja, që do përfshihen në aktivitete e lidhura me këtë
industri. Kjo, sipas tyre, do të rrisë prodhimin kombëtar edhe me 110
milionë euro të tjera shtesë, duke krijuar edhe 3900 vende të reja pune.

Por efekti zinxhir i përllogaritur vazhdon, pasi studimi vlerëson se


ekonomia do të përfitojë edhe nga shpenzimet e punonjësve të punësuar
në projekt ose aktivitetet e lidhura me të. Sipas përllogaritjeve, efekti i
tyre do të jetë një tjetër shtesë prej 110 milionë eurosh në prodhim dhe
460 vende të reja pune.

I gjithë ky efekt në ekonomi prek edhe Thesarin e Shtetit, duke gjeneruar


sipas studimit 40 milionë euro të ardhura për buxhetin në periudhën
2015-2018. Këto janë përfitime vetëm për tre vitet e para të ndërtimit,
ndërkohë që në 20 vjet ekspertët e Oksford përllogarisin se ekonomia
shqiptare do të përfitojë deri në 1 miliardë euro shtesë në prodhim nga
projekti.

Punoi: Kevin Kafexhi

You might also like