You are on page 1of 1

Bontoni I te rinjeve

Të gjithë njerëzit duhet të sillen mirë. Ajo kërkohet edhe nga të rinjtë, edhe nga të pleqtë.
Madje edhe fëmijët më të vegjël paralajmërohen çka të bëjnë, të lajnë duart para ushqimit, të
mos teprojnë në kërcim, të kujdesen të mos thyejnë diçka, të përmbahen kur janë mysafirë, të
thonë Urdhëro" dhe..Faleminderit". Qëllimi është që të gjithë për fëmijën të thonë..është mirë i
edukuar".
Kur të shkojnë në shkollë, nga fëmijët kërkohet dhe pritet të jenë të qetë në orë, të dëgjojnë
mësuesit, me kohë t'i bëjnë detyrat e shtëpisë, jenë nxënës të denjë të shkollës. Atëherë
nxënësit fillojnë të shoqërohen me më shumë moshatarë, të shkojnë në shtëpi të tyre, të luajnë
me shokët jashtë, së bashku me shokët të vizitojnë kinematë, klube sportive apo të internetit.
Ajo do të thotë që edhe vetë duhet të kujdesen çka bëjnë dhe të veprojnë mirë, pa mbikëqyrje
të prindërve.
Dikush mendon se në shtëpi nuk guxon të bëjë çka të dojë"sepse aty e shohin prindërit ose
gjyshja - ndërsa jashtë është vetëm dhe mund të bëjë çka të dëshirojë. Ajo nuk është e saktë.
Njerëzit kanë përcaktuar si duhet të jetë sjellja në çdo situatë. Duhet të mësohet si është sjellja
e mirë në vende të ndryshme dhe para njerëzve të ndryshëm. Ajo quhet etiketë ose bonton, që
do të thotë sjellje e drejtë. Disa sjellje priten nga çdokush në kohë të caktuar, në çdo vend dhe
në situate të ndryshme. Kush nuk sillet ashtu, llogaritet si i paedukuar, I pamësuar, i pa
ndërtuar, e vlerësojnë se nuk di si është sjellja e drejtë dhe prandaj tallen me të dhe largohen
prej tij/saj.
Ka rregulla të ndryshme për bonton, cilat duhet t'i dine dhe t'i zbatojnë edhe fëmijët.
BONTON -
rregulla të sakta (formale) për sjellje, drejtim, veshje, për mënyrën e folurit në raste të
ndryshme, në vende të caktuara dhe ndaj njerëzve të ndryshëm (ngjashëm etiketim).

Detyre shtepie
Tregoni ndonje ndodhi kur ju perdorni Bontonin

You might also like