You are on page 1of 2

REAGIMET E MUNDSHME TË

FËMIJËVE NDAJ DIVORCIT


•Mospranimi dhe heshtja
•Kthimi mbrapa /regresioni
•Lodhja fizike
•Paniku/alarmi dhe konfuzioni
•Të pasigurt
CILAT JANE MASAT DHE SJELLJET QE DUHET TE BEJNE
PRINDERIT NE MENYRE QE FEMIJET E TYRE TE MOS
VIHEN PERBALLE SHPERTHIMEVE EMOCIONALE?
• Prindërit duhet t’u japin fëmijëve shpjegime për divorcin, t’u ushqejnë atyre dëshirën për të
folur me ta për çështje të ndryshme përfshirë dhe arsyet e pasojat e divorcit.Bisedat e ngrohta
me prindërit u japin fëmijëve ,rehati, siguri dhe qetësi.
• -Prindërit e ndarë nuk duhet t’u flasin keq fëmijëve për njëri -tjetrin .Fëmija duhet të lajmërohet
për cdo ndryshim që mund të ndodhë pas divorcit.
• -Duhet të mënjanohen ndikimet negative të menjëhershme mbi fëmijën si psh ndryshimi i
qytetit,shkollës,shoqërisë etj.Prindërit duhet të përballojnë të gjitha nevojat e fëmijës për
edukim ,mirëqenie etj.
• -Duhet te lejohet takimi i fëmijës me prindin tjetër me të cilin jetojnë të ndarë.Nuk duhet në
asnjë mënyrë që veprime të nxituara të fëmijës ti përngjasohen prindit tjetër(je si yt ate,si jot
ëmë).Gjatë procesit të divorcit prindërit duhet të jenë të sinqertë me fëmijën dhe jo të gënjejnë.
• -Prindërit gjithashtu duhet të punojnë shumë për të ruajtur rolin e tyre si prindër .Nuk është turp
të kërkohet ndihmë profesionale pasi divorci është një krizë e madhe e jetës në familje.
• -Prindërit duhet të shmangin betejën rutinë në raste te tilla për të fituar ish bashkëshortin/en
duhet të marin parasysh dëshirat dhe nevojat e fëmijës ne raste festash ditëlindjesh,pushimesh të
jenë ata të cilët mund të marrin vendimet se me kë duan të qëndrojnë dhe nëse duan që të dy
prindërit të jenë në festë.

You might also like