You are on page 1of 29

Leksioni-5: Probabilitetit dhe konceptet probabilitare

OBJEKYTIVAT
Kur të keni përfunduar këtë kapitull,
do të jeni në gjendje të:

o Shpjegoni konceptet eksperiment,


ngjarje dhe rezultat.

o Identifikoni dhe zbatoni qasjen e


duhur për caktimin e probabiliteteve.

o Llogaritni probabilitetet duke


përdorur rregullat e mbledhjes.

o Përcaktoni termin probabilitet të


përbashkët.

o Llogaritni probabilitetet duke


përdorur rregullat e shumëzimit.

o Përcaktoni termin probabilitet të


kushtëzuar.

o Llogaritni probabilitetet duke


përdorur një tabelë kontingjente.
o Llogaritni probabilitetet duke
përdorur teoremën e Bayes.

o Përcaktoni numrin e rezultateve


duke përdorur parimin e duhur të
numërimit.
5.1 Hyrje
Theksi në kapitujt 2, 3 dhe 4 është në statistikat përshkruese. Në kapitullin 2, ne organizuam
fitimet për 180 automjete të shitura nga një kompani në një shpërndarje frekuencash. Ku
shpërndarja e frekuencave tregon fitimet më të vogla dhe më të mëdha, si dhe ku ndodh
përqendrimi më i madh i të dhënave. Në kapitullin 3, ne përdorëm treguesit numerike të
pozicionit për të llogaritur fitimin mesatar, medianën dhe modën në shitjet e automjeteve, si dhe
treguesit e varacionit për të shqyrtuar ndryshimet në fitimet nga shitja e automjeteve. Ne i
shqyrtuam ndryshimet në fitimet nga shitja me anë të treguesve të dispersionit, të tilla si: rangu,
varacioni dhe devijimi standard. Në kapitullin 4, ne preazantuam grafikisht të dhënat cilsore dhe
sasiore.
Statistikat përshkruese kanë të bëjnë me përmbledhjen e të dhënave të mbledhura nga ngjarjet
e ndodhura në të shkuarën (kaluarën). Në këtë kapitull i referohemi aspektit të dytë të
statistikave, domethënë, llogaritjes së mundësisë (shanseve) që diçka të ndodhë në të ardhmen.
Rrallëherë një vendimmarrës ka informacion të plotë për të marrë një vendim. Për shembull:
•Toys and Things, një prodhues lodrash dhe enigmash, së fundmi zhvilloi një lojë të re të bazuar
në gjëra të vogla sportive. Kompania dëshiron të dijë nëse adhuruesit e sportit do ta blejnë lojën.
“Slam Dunk” dhe “Home Run” janë dy nga emrat në shqyrtim. Një mënyrë për të minimizuar
rrezikun e marrjes së një vendimi të pasaktë është të punësoni një firmë kërkimore tregu për të
zgjedhur një mostër prej 2000 konsumatorësh nga popullata dhe për t'i kërkuar secilit të anketuar
një reagim ndaj lojës së re dhe titujve të saj të propozuar. Duke përdorur rezultatet e mostrës,
kompania mund të vlerësojë sesa do të jetë përqindja e popullsisë që do të blejë lojën.
• Departamenti i sigurimit të cilësisë së një fabrike çeliku duhet të sigurojë menaxhmentin që teli
që prodhohet ka një rezistencë të pranueshme në tërheqje. Natyrisht, jo i gjithë teli i prodhuar
mund të testohet për rezistencën në tërheqje, sepse testimi kërkon që teli të shtrihet derisa të
prishet - duke e shkatërruar. Prandaj, zgjidhet dhe testohet një kampion i rastësishëm prej 10
fijesh. Bazuar në rezultatet e testimit, i gjithë teli i prodhuar konsiderohet të jetë ose i
pranueshëm ose i papranueshëm.
• A do të jetë fitimprurëse hedhja në treg e një produkti të ri çokollate? Cili nga subjektet politike
pritet t'i fitoj zgjedhjet e ardhshme?
Statistika”inferenciale”merret me konkluzionet rreth një popullate të bazuar në një kampion të
marrë nga ajo popullatë. (Popullimet për shembujt e dhënë janë: të gjithë konsumatorët që
pëlqejnë lojërat sportive, e gjithë sasia e telave të prodhuar, të gjithë blerësit e çokullatave dhe
të gjithë shtetasit me të drejtë vote.)
Për shkak se ka pasiguri në vendimmarrje, është e rëndësishme që të gjitha rreziqet e njohura të
vlerësohen shkencërisht. E dobishme në këtë vlerësim është teoria e probabilitetit, e cila shpesh
është referuar si shkenca e pasigurisë. Përdorimi i teorisë së probabilitetit i lejon vendimmarrësit
që edhe në kushtet e një informacioni të kufizuar të analizojë rreziqet, për shembull, në
marketingun e një produkti të ri ose pranimin e një ngarkese mallrash , ku ndoshta një pjesë e
mallrave janë me defekt.
Për shkak se konceptet e probabilitetit janë shumë të rëndësishme në dhënjen e konkluzioneve
statistikore (që do të diskutohet duke filluar nga kapitulli 8), ky kapitull prezanton gjuhën bazë të
probabilitetit, duke përfshirë terma të tillë si eksperimenti, ngjarja, probabiliteti subjektiv dhe
rregullat probabilitare të mbledhjes dhe shumëzimit.

5.2 Çfarë është probabiliteti ?


Pa dyshim që jeni njohur me terma të tillë si probabiliteti, shansi dhe gjasat. Ato shpesh përdoren
në mënyrë të ndërsjelltë. Në një parashikim të motit njoftohet se të Dielën ka 70 % mundësi që
të ketë reshje shiu. Bazuar në një anketë të konsumatorëve që testuan një çokollatë të sapo
zhvilluar me shije bananeje, probabiliteti është 0,03 që, nëse tregtohet, do të ketë sukses. (Kjo
do të thotë se mundësia që çokollata me shijen e bananes të pranohet nga publiku është mjaft e
vogël). Çfarë vlere merrë probabiliteti? Në përgjithësi, është një numër që përshkruan mundësinë
që diçka të ndodhë.

PROBABILITETI është një vlerë midis zeros dhe një, që përshkruan mundësinë relative (shanset ose
gjasat) që një ngjarje të ndodhë.

Një probabilitet shpesh shprehet si numër dhjetor, të tilla si 0.70, 0.27 ose 0.50. Sidoqoftë, mund
të jepet dhe si thyesë si 7/10, 27/100 ose 1/2. Mund të supozojë çdo numër nga 0 në 1, i shprehur
si numër dhjetor ose thyesë. Nëse një kompani ka vetëm pesë rajone shitjesh, dhe emri ose numri
i secilit rajon shkruhet në një copë letre, të cilat vendosen në një kuti, probabiliteti për të zgjedhur
një nga pesë rajonet është 1. Probabiliteti për të zgjedhur nga kutia letrën që lexon "Dibër" është
0, n.q.s Dibra nuk është një nga rajonet e saj të shitjes. Kur probabiliteti është 1, përfaqëson diçka
që është e sigurt se do të ndodhë, dhe probabiliteti 0 përfaqëson diçka që është e pamundur të
ndodhë (nuk mund të ndodhë).
Sa më afër 0 të jetë një probabilitet, aq më e pamundur është që ngjarja të ndodhë. Sa më afër
1 të jetë probabiliteti, aq më e sigurt është që ngjarja të ndodhë. Marrëdhënia është paraqitur
në diagramin e mëposhtëm së bashku me disa ngjarje të mundshme që pritet të ndodhin.

E pamundur E sigurt

Probabiliteti Probabiliteti Probabiliteti që Probabiliteti


qe Kukesi të që të marrim të rritet paga që të bie shi
fitoje stemë nga hedhja minimale këtë vitë
kampionatin e një monedhe
në futboll
P.sh. probabiliteti që dielli nuk do të ndriçojë këtë vitë është “0” dhe që do të bie shi është “1”,
ndërsa për rastet e tjera pritet të jetë ndërmjet “0” dhe “1” (shiko grafikun e mësipërm).
Tre janë fjalët kyçe që përdoren në studimin e probabilitetit: eksperiment, rezultat dhe ngjarje.
Këto terma përdoren në gjuhën tonë të përditshme, por në statistikë kanë kuptime specifike.

EKSPERIMENTI: Një proces që çon në ndodhjen e një dhe vetëm një prej disa vëzhgimeve të
mundshme.

Ky përkufizim është më i përgjithshëm se ai i përdorur në shkencat e fizikës, kimisë, biologjisë..,


etj, ku eksperimentët kryhen dhe kontrollohen nga studiuesi (kërkuesi) dhe dihet se çfarë do të
ndodhë. Kurse në lidhje me probabilitetin, një eksperiment ka dy ose më shumë rezultate të
mundshme, ku është e pasigurt se çfarë do të ndodhë.

REZULTATI: Një rezultat specific ( i veçantë) i një eksperimenti.

Për shembull, hedhja e një monedhe është një eksperiment. Ju mund të vëzhgoni hedhjen e
monedhës, por nuk jeni të sigurt nëse ajo do të bjerë "stemë" apo "lekë". Në mënyrë të ngjashme,
Duke pyetur 500 studentë nëse do të blinin një kompjuter të markës, Dell ,me një çmim të caktuar
është një eksperiment. Nëse monedha hidhet, një rezultat i veçantë është të bjerë "stemë".
Rezultati alternativ është të bjerë "lekë". Në eksperimentin e blerjes së kompjuterit, një rezultat
i mundshëm është që 273 studentë tregojnë se do ta blinin kompjuterin. Një tjetër rezultat është
se 317 studentë do të blinin kompjuterin. Një tjetër rezultat është se 423 studentë tregojnë se
do ta blinin atë. Kur vërehen një ose më shumë nga rezultatet e eksperimentit, ne e quajmë këtë
një ngjarje.
NGJARJE Një koleksion i një ose më shumë rezultateve të një eksperimenti.

Shembuj për të sqaruar përkufizimet e termave eksperiment, rezultat dhe ngjarje janë paraqitur
në figurën e mëposhtme.
Në eksperimentin e hedhjes së zarit, ka 6 rezultate të mundshme. Gjatë numërimit të numrit të
anëtarëve të bordit të drejtorëve që janë mbi 60 vjeç në 500 kompanitë e përfshira në studim,
numri i rezultateve të mundshme mund të jetë nga zero deri aq sa është numri total i antarëve.
Eksperimenti Hedhja e një zari Numëroni numrin e anëtarëve të bordit të
drejtorëve për 500 kompanitë që janë mbi
20 vjet në treg

Të gjitha rezultatet e Rezultatet e mundshme: Asnjë nuk është mbi 60


mundshme (1,2,3,4,5,6)
Njëra është mbi 60

Dy janë mbi 60 ...

29 janë mbi 60 ...


...

48 janë mbi 60

Ngjarjet e mundshme Nga hedhja e zarit të bie: një numër çift; një Më shumë se 13 janë mbi 60 vjeç
numër më i madh se 4; një numër më i vogël se Më pak se 20 janë mbi 60 vjeç
3; ...

5.3 Metodat e llogaritjes së probabilitetit


Do të diskutohen tre metoda për llogaritjen e probabilitetit të ndodhjes së një ngjarje, ato janë;
probabiliteti klasik , probabiliteti empirik dhe probabiliteti subjektiv.

Probabiliteti klasik

Probabiliteti klasik bazohet në supozimin se rezultatet që priten nga një eksperiment kanë
probabilitet të njëjtë ndodhje (janë njësoj të mundshme). Duke përdorur këndvështrimin klasik,
probabiliteti i ndodhjes së një ngjarjeje llogaritet duke pjesëtuar numrin e rezultateve të
favorshme me numrin e rezultateve të mundshme:

Numri i rezultateve t favorshme


PROBAB. KLASIK: 𝐏𝐫𝐨𝐛𝐚𝐛. 𝐢 𝐧𝐣 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐞𝐣𝐞 = Numri total i rezultateve t [5–1]
mundshme

Shembull:
Konsideroni një eksperiment të hedhjes së një kuboidi me gjashtë anë. Sa është probabiliteti i
ngjarjes “që të marrim numër çift”?
Rezultatet e mundshme janë:
Ekzistojnë tre rezultate të favorshme "2,4,6" nga gjashtë rezultateve të mundshme. Prandaj:
3← N m z f shm
m m m f =
6← N m z m shm

Koncepti reciprok përjashtues u shfaq më herët në studimin tonë të shpërndarjeve të


frekuencave, në Kapitullin 2. Rikujtoni se ne i krijojnim klasat në mënyrë që një vlerë e veçantë
të përfshihet vetëm në njërën nga klasat, shmagej mbivendosja e klasave. Kështu, vetëm një nga
disa ngjarje mund të ndodhë në një kohë të caktuar.

NGJARJET PËRJASHTUESE: Dy ngjarje janë përjashtuese, kur ndodhja e njërës


përjashton mundësinë e ndodhjes së një ngjarje tjetër në të njëjtën kohë.
Variabli “gjinia” paraqet rezultate ekskluzive (përjashtuese), mashkull dhe femër. Një punonjës i
zgjedhur rastësisht është ose mashkull ose femër (nuk mund të jetë edhe femër edhe mashkull).
Një artikull i prodhuar është i rregullt (pa defekt) ose i pa rregullt (me defekt). Artikulli nuk mund
të jetë njëkohësisht pa defekt dhe me defekt. Pra në një kampion ngjarjet që një produkt të jetë
pa defekt ose me defekt janë reciprokisht ekskluzive (përjashtuese), ato nuk mund të ndodhin
njëkohësisht.
N.q.s një eksperiment ka një grup ngjarjesh që përfshin çdo rezultat të mundshëm, si p.sh.
ngjarjet "një numër çift" dhe "një numër tek" në eksperimentin e hedhjes së zarit, atëherë grupi
i ngjarjeve është gjithëpërfshirës. Në eksperimentin e hedhjes së zarit, çdo rezultat do të jetë ose
çift ose tek. Pra grupi i ngjarjeve është gjithëpërfshirës.

Ngjarjet gjithëpërfshirës/Exhaustive events:Të paktën një nga ngjarjet pritet të ndodhë kur
kryhet një eksperiment.
Nëse ngjarjet janë gjithëpërfshirëse dhe reciprokisht përjashtuese, shuma e probabiliteteve
është 1. Historikisht, qasja klasike ndaj probabilitetit është zhvilluar dhe zbatuar në shekujt 17
dhe 18 për lojërat e fatit, të tilla si letrat dhe hedhja e zarit. Është e panevojshme të bëhet një
eksperiment për të përcaktuar probabilitetin që një ngjarje të ndodhë duke përdorur qasjen
klasike, sepse numri i përgjithshëm i rezultateve dihet para eksperimentit. Hedhja e një monedhe
ka dy rezultate të mundshme; hedhja e zarit ka gjashtë rezultate të mundshme. Mund të arrijmë
logjikisht në llogaritjen e probabilitetit që të marrim “Lekë” në hedhjen e një monedhe ose tre
“stema” në hedhjen e tre monedhave.
Qasja klasike ndaj probabilitetit mund të zbatohet edhe për llotaritë. Një nga lojërat e Lotarisë së
luajtur zakonisht është "Zgjidh 3 numra". Një person blen një biletë lotarie dhe zgjedh tre numra
midis 0 dhe 9. Një herë në javë, të tre numrat zgjidhen rastësisht nga një makinë me tre
kontejnerë secila me topa të numëruar nga 0 deri në 9. Një mënyrë për të fituar është të
përputhen numrat dhe renditja e numrave. Duke pasur parasysh se ekzistojnë 1000 rezultate të
mundshme (nga 000 deri në 999), probabiliteti për të fituar me çdo numër treshifror është 0.001,
ose 1 në 1.000.
Probabiliteti Empirik
Frekuenca empirike ose relative është lloji i dytë i probabilitetit. Ajo bazohet në numrin e herëve
që ndodh një ngjarje si proporcion i një numri të njohur sprovash.

PROBABILITETI EMPIRIK. Probabiliteti që një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën të ndodh


përsëri.

Matematikisht shprehet si vijon:


N m h h g
𝑃 mp =
N m zhg m
Qasja empirike ndaj probabilitetit bazohet në atë që quhet ligji i numrave të mëdhenj. Çelësi për
të përcaktuar probabilitetet në mënyrë empirike është se më shumë vëzhgime do të ofrojnë një
vlerësim më të saktë të probabilitetit.

LIGJI I NUMRAVE TË MËDHENJ Gjatë një numri të madh provash, probabiliteti empirik i një
ngjarjeje do t'i afrohet probabilitetit të tij të vërtetë (probabilitetit klasik).
Për të shpjeguar ligjin e numrave të mëdhenj, supozojmë se hedhim një monedhë. Rezultati i çdo
hedhje është ose stemë ose një lekë. Me vetëm një hedhje të monedhës, probabiliteti empirik
që të marrim stëmë është ose zero ose një. Nëse e hedhim monedhën shumë herë, probabiliteti
i rezultatit që të merret stëmë i afrohet 0.5. Tabela e mëposhtme raporton rezultatet e një
eksperimenti të hedhjes së një monedhe 1, 10, 50, 100, 500, 1,000 dhe 10,000 herë dhe më pas
llogaritjet e frekuencës relative të rënjes stemë. Vini re ndërsa rritet numrin i provave,
probabiliteti empirik i shfaqjes së stemës i afrohet 0,5, që është vlera e tij bazuar në probabilitetin
klasike.

Numri i provave Numri i herëve të rënjes stemë Frekuenca relative e rënjes së stemës
1 0 0
10 3 0.3
50 26 0.52
100 52 0.52
500 236 0.472
1,000 494 0.494
10,000 5,027 0.5027

Çfarë kemi demonstruar? Bazuar në përkufizimin klasik të probabilitetit, gjasat për të marrë një
stemë me një hedhje të vetme të një monedhe është 0,5. Bazuar në probabilitetin empirike,
probabiliteti i ndodhjes së ngjarjes i afrohet të njëjtës vlerë bazuar në përkufizimin klasik të
probabilitetit. Ky arsyetim na lejon të përdorim qasjen empirike ose relative të frekuencës për të
gjetur probabilitetin e një ngjarje. Ketu jane disa shembuj.
• Semestrin e kaluar, 80 studentë u regjistruan në Statistikë. Dymbëdhjetë studentë u vlerësuan
me A. Bazuar në këtë informacion dhe qasjen empirike të probabiliteti, ne vlerësojmë se një
student të marrë përsëri A është 12/80=0.15.
• Kobe Bryant i Los Angeles”bëri 403 nga 491 tentativa për gjuajtje të lira gjatë sezonit 2009–
“2010 të NBA. Bazuar në rregullin empirik të probabilitetit, mundësitë që ai të tentojë për
gjuajtjen e lirë të radhës është 403/491=0.821.
Kompanitë e sigurimit të jetës mbështeten në të dhënat e kaluara për të përcaktuar
pranueshmërinë e një aplikanti si dhe primin që duhet të ngarkohet. Tabelat mbi jetëgjatësinë
rendisin gjasat që një person i një moshe të caktuar të vdesë brenda vitit të ardhshëm. Për
shembull, gjasat që një 20-vjeçar të vdesë brenda vitit të ardhshëm është 0,00105.
Koncepti empirik është ilustruar me shembullin e mëposhtëm.

Shembull

Më 1 shkurt 2003, Space Shuttle Columbia shpërtheu. Kjo ishte fatkeqësia e dytë në 113 misione
hapësinore për NASA-n. Mbi bazën e këtij informacioni, sa është probabiliteti që një mision i
ardhshëm të përfundojë me sukses?

Zgjidhje

Për të thjeshtuar, mund të përdoren shkronja ose numra. P -do të thotë probabilitet, dhe në
këtë rast P(A) do të thotë probabilitet që një mision i ardhshëm të përfundojë me sukses pritet
të jetë:
Numri i fluturimeve t suksesshme
f m s s ssh m = .
Numri total i fluturimeve

111
(A) = = 0.98
113
Ne mund ta përdorim këtë si një vlerësim të probabilitetit. Me fjalë të tjera, bazuar në
përvojën e kaluar, probabiliteti është 0,98 që një mision i ardhshëm i anijes kozmike të
përfundojë me suksesë.

Probabiliteti subjektiv
Nëse ka pak ose aspak përvojë ose informacion mbi të cilin mund të bazohet vlerësimi i një probabiliteti,
atëhere mund të përdoret metoda subjektive e llogaritjes së probabilitetit. Në thelb, kjo do të thotë që
një individ vlerëson opinionet dhe informacionin e disponueshëm dhe më pas vlerëson ose cakton
probabilitetin. Ky probabilitet me vend mund te quhet një probabilitet subjektiv.
KONCEPTI SUBJEKTIV I PROBABILITETIT: Probabiliteti që të ndodhë një ngjarje e caktuar,
caktohet nga një individ bazuar në informacionin që disponohet.

Shembuj të probabilitetit subjektiv janë:


Duke vlerësuar gjasat që New England Patriots do të luajnë në Super Bowl vitin e ardhshëm.
2. Vlerësimi i shanseve që ju të martoheni para moshës 30 vjeçare.
3. Vlerësimi i mundësisë që defiçiti buxhetor të përgjysmohet në 10 vitet e ardhshme.
Llojet e probabilitetit janë përmbledhur në grafikun 5-1. Probabiliteti cakton gjithmonë një shans
për një ngjarje që nuk ka ndodhur ende. Sigurisht, ekziston një masë e konsiderueshme në
shkallën e pasigurisë që probabiliteti i një ngjarje të ndodh, bazuar kryesisht në njohuritë që
zotëron individi në lidhje me procesin. Psh. individi zotëron një pjesë të madhe të njohurive në
lidhje me hedhjen e një zari dhe mund të deklarojë se probabiliteti që të marrim një numër nga
1-6 është 1/6. Por ne dimë shumë pak në lidhje me pranimin në treg të një produkti të ri dhe të
patestuar. Për shembull, edhe pse një drejtoreshë e hulumtimit të tregut teston një produkt të
sapo zhvilluar në 40 dyqane me pakicë dhe deklaron se ka 70 % mundësi që produkti të ketë
shitje prej më shumë se 1 milion njësi, ajo ka njohuri të kufizuara se si do të reagojnë
konsumatorët kur tregtohet në nivel kombëtar. Në të dyja rastet (rastin e hedhjes së zarit dhe
testimin e një produkti të ri), individi po i cakton një vlerë probabiliteti një ngjarjeje me interes
dhe një ndryshim ekziston vetëm në besushmërinë e parashikuesit në saktësinë e vlerësimit.
Megjithatë, pavarësisht nga këndvështrimi, do të zbatohen të njëjtat ligje të probabilitetit (të
paraqitura në seksionet në vijim).

Llojet e probabilitetit

Objektiv Subjektiv

Bazuar në
Probabiliteti Probabiliteti
informacionin në
Klasik Empirik
dispozicion

Bazuar në
Bazuar në
rezultate
frekuencat
njëlloj të
relative
mundshme
GRAFIK 5–1 Përmbledhje e Metodave Probabilitare

5.4 Disa rregulla për llogaritjen e probabiliteteve


Tani që kemi përcaktuar probabilitetin dhe kemi përshkruar qasjet e ndryshme ndaj
probabilitetit, ne e drejtojmë vëmendjen tonë në llogaritjen e probabilitetit të dy ose më shumë
ngjarjeve duke zbatuar rregullat e mbledhjes dhe shumëzimit.
Rregullat e mbledhjes
Ekzistojnë dy rregulla të mbledhjes, rregulli i veçantë i mbledhjes dhe rregulli i përgjithshëm i
mbledhjes. Fillojmë me rregullin e veçantë të mbledhjes. Për të zbatuar rregullin e veçantë të
mbledhjes, ngjarjet duhet të jenë reciprokisht përjashtuese. Kujtoni se reciprokisht përjashtuese
do të thotë që kur një ngjarje ndodh, asnjë nga ngjarjet e tjera nuk mund të ndodhë në të njëjtën
kohë. Një ilustrim i ngjarjeve reciprokisht përjashtuese në eksperimentin e hedhjes së zarit janë
ngjarjet "të bie numëri 4 ose më i madh se 4" dhe "të bie numëri 2 ose më i vogël se 2". Nëse
rezultatet janë në grupin e parë {4, 5 dhe 6}, atëherë ato nuk mund të jenë gjithashtu në grupin
e dytë {1 dhe 2}. Një ilustrim tjetër është se një produkt që del nga linja e montimit nuk mund të
jetë i parregullt (me defekt) dhe i rregullt (pa defect) në të njëjtën kohë.
Nëse dy ngjarje A dhe B janë reciprokisht përjashtuese) , atëherë probabiliteti i ndodhjes së njërës
ose tjetrës ngjarje është i barabartë me shumën e probabiliteteve të tyre. Ky rregull shprehet në
formulën e mëposhtme:

RREGULLI I VEÇANTË I MBLEDHJES : 𝐏(𝐀 𝐨𝐬𝐞 𝐁) = 𝐏(𝐀) + 𝐏(𝐁) [5–2]

Për tre ngjarje reciprokisht përjashtuese të përcaktuara A, B dhe C, rregulli shkruhet:


𝐏(𝐀 𝐨𝐬𝐞 𝐁 𝐨𝐬𝐞 𝐂) = 𝐏(𝐀) + 𝐏(𝐁) + 𝐏(𝐂)

Një shembull do të ndihmojë për të treguar detajet.

Shembull
Një makinë mbush qeset plastike me një përzierje fasule, brokol dhe perime të tjera. Shumica e qeseve
përmbajnë peshën e duhur, por për shkak të ndryshimit në madhësinë e fasuleve dhe perimeve të
tjera, një paketë mund të jetë nënpeshë ose mbipeshë. Një kontroll i 4,000 paketave të mbushura
muajin e kaluar zbuloi:
Numri i Probabiliteti i
Pesha Ngjarja
paketave Ndodhjes
Nën peshë A 100 0.025
E kënaqshme B 3,600 0.9
Mbipeshë C 300 0.075
4000 1

Sa është probabiliteti që një paketë e caktuar të jetë nënpeshë ose mbipeshë?


Zgjidhje
Rezultati "nënpeshë" është ngjarja A. Rezultati "mbipeshë" është ngjarja C dhe rezultati e kënaqshme
ngjarja B. Zbatimi i rregullit të veçantë të mbledhjes:

(A s C) = (A) + (C) = 0.025 + 0.075 = 0.10

Vini re se ngjarjet janë reciprokisht përjahtuese, që do të thotë se një paketë perimesh të përziera nuk
mund të jetë nënpeshë, e kënaqshme dhe mbipeshë në të njëjtën kohë. Gjithshtu, njëra prej tyre
ndodh domosdoshmërisht sa herë që kryhet eksperimenti; domethënë, një paketë e përzgjedhur
pritet të jetë ose nënpeshë, e kënaqshme ose mbipeshë. Bashkimi i këtyre ngjarjeve përbën hapësirën
e ngjarjeve dhe shuma e tyre është gjtmonë 1 (një).

(A s B s C) = (A) + (B) + (C) = 0.025 + 0.9 + 0.075 = 1


Matematicien Anglez J. Venn (1834–1923) zhvilloi një diagram për të portretizuar grafikisht
rezultatin e një eksperimenti. Koncepti reciprokisht përjashtues dhe rregulla të tjera të ndryshme
për kombinimin e probabiliteteve mund të ilustrohet duke përdorur këtë diagram, e njohur si
diagrama e “Venn”. Për të ndërtuar një diagram të “Venn”, fillimisht mbyllet një hapësirë që
përfaqëson totalin e të gjitha rezultateve të mundshme. Kjo hapësirë është zakonisht në formën
e një drejtkëndëshi. Një ngjarje përfaqësohet më pas nga një zonë rrethore e cila vizatohet
brenda drejtkëndëshit në përpjesëtim me probabilitetin e ngjarjes.
Diagrami i “Venn” në vijim paraqet konceptin reciprokisht përjashtues. Nuk ka mbivendosje të
ngjarjeve, që do të thotë se ngjarjet janë reciprokisht përjashtuese. Në diagramin e mëposhtëm,
supozoni se ngjarjet A, B dhe C janë pothuajse njësoj të mundshme.

Ngjarja Ngjarja Ngjarja

Ngjarje plotësuese kur P(A) + P(A̅) = 1 . P(A


̅) tregon probabilitetin e mosndodhjes së ngjarjes A.
P.sh probabiliteti që një qese e zgjedhur me perime të përziera të jetë nën peshë+probabilitetin
që të mos jetë nën peshë është e barabartë me 1.
Kjo mund të shkruhet si vijon:

NGJARJET PLOTËSUESE : ̅)
𝐏(𝐀) = 𝟏 − 𝐏(𝑨 [5–3]
Në ngjarjet plotësuese për të përcaktuar probabilitetin që një ngjarje të ndodhë zbresim nga
numri 1 (një) probabilitetin që ngjarja të mos ndodhë. Ky rregull është i dobishëm sepse
ndonjëherë është më e lehtë të llogaritet probabiliteti që një ngjarje të ndodhë duke përcaktuar
probabilitetin që ajo të mos ndodhë. Vini re se ngjarjet A dhe 𝑨 ̅ janë reciprokisht përjashtuese
dhe gjithëpërfshirëse. Përjashtues se ndodhja e një ngjarje përjashton mundësinë e ndodhjes së
ngjarjes tjetër dhe gjithëpërfhirëse në kuptimin që shuma e probabilitetit të ndodhjes së një
ngjarje me probabilitetin e mosndodhjes është gjithmonë 1. Prandaj, (A) + (𝐴̅) = 1. Një
diagram i Venit që ilustron rregullin e ngjarjeve plotësuese tregohet si më poshtë:
jarja

jarja
𝐀̅

Shembull
Kujtoni probabilitetin që një qese me perime të përziera të jetë nën peshë është 0,025 dhe
probabiliteti i një qese të jetë mbipeshë është 0,075. Sa është probabiliteti i një qese të kënaqshme (
në peshë). Trego zgjidhjen duke përdorur diagramin e “Venn.”
Zgjidhje
Probabiliteti që qesja të jetë e pakënaqshme është e barabartë me probabilitetin që qesja të jetë
mbipeshë plus probabilitetin që të jetë nënpeshë.
Domethënë (A s C) = (A) + (C) = 0.025 + 0.075 = 0.1.
Qesja është e kënaqshme nëse nuk është nënpeshë ose mbipeshë, kështu që;
𝑃(𝐵) = 𝑃(𝐴 ̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅
𝑜𝑠𝑒 𝐶) = 1 − (A s C) = 1 − [0.025 + 0.075] = 0.9.
Diagrami i Venit që portretizon këtë situatë paraqitet si vijon:

𝐏(𝐀 𝐨𝐬𝐞 𝐂

Ngjarjet reciprokisht jo përjashtuse. Rregulli i përgjithshëm i mbledhjes së rezultateve të një


eksperimenti mund të mos jetë reciprokisht përjashtues. Supozoni se nga zgjedhja e një mostëre
prej 200 turistësh që vizituan Durrësin në një fund javë; 120 turistë vizituan destinacioni turistik,
A dhe 100 atë B. Sa është probabiliteti që një person i përzgjedhur të ketë vizituar destinacioni
turistik A os B ? Nëse përdoret rregulli i veçantë i mbledhjes, probabiliteti që një turist të ketë
vizituar destinacioni A është 0,60, (120/200) dhe destinacionin B është 0,50, (100/200). Shuma
e këtyre probabiliteteve është 1.10. Por probabiliteti nuk mund të jetë më i madh se 1. Shpjegimi
është se shumë turistë kanë zgjedhur të dy destinacionet, për rrjedhoj disa turistë po numërohen
dy herë! Një kontroll i përgjigjeve të sondazhit zbuloi se 60 nga 200, turistë, vizituan të dy
destinacionet, (A h B)=0.3.
Për t'iu përgjigjur pyetjes sonë, "Sa është probabiliteti që një person të vizitojë destinacionin A
ose B ?"
(1) Mblidhet probabiliteti që një turist ka vizituar destinacionin A me probabilitetin që ai ose ajo
vizitoi destinacionin B, dhe (2) zbritet probabiliteti që një turist i ka vizituar të dy destinacionet.
Kështu:
(A s B) = (A) + (B) − (A h B) = 0.6 + 0.5 − 0.3 = 0.8. Ky barazim mund të shprehet:

(𝐴 ∪ 𝐵) = (A) + (B) − (A ∩ B) = 0.6 + 0.5 − 0.3 = 0.8

Kur dy ngjarje ndodhin njëkohësisht, ato janë jo përjashtuese dhe probabiliteti i ndodhjes tyre
quhet probabilitet i përbashkët. Probabiliteti që një turist të vizitojë të dyja destinacionet (0.30)
është një shembull i një probabiliteti të përbashkët.
Diagrami i mëposhtëm i Venit tregon dy ngjarje që nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Dy ngjarjet
mbivendosen (ndërpriten). Për të ilustruar ngjarjen e përbashkët që disa njerëz i kanë vizituar
të dy destinacionet.

P (A)=0.6 P(B)=0.6

𝐏 𝐀∩ = 𝟎.

𝐏(𝐀 ∩ ): Një probabilitet që mat shanset që dy ose më shumë ngjarje të ndodhin njëkohësisht

Për dy ngjarje të përcaktuara A dhe B dhe reciprokisht jo përjashtuese, (𝐀 ∪ 𝐁) ose


(𝐀 𝐨𝐬𝐞 𝐁), shprehet si vijon:
𝐏(𝐀 𝐨𝐬𝐞 𝐁) = 𝐏(𝐀) + 𝐏(𝐁) − 𝐏(𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐁) , ose 𝐏(𝐀 ∪ 𝐁) = 𝐏(𝐀) + 𝐏(𝐁) − 𝐏(𝐀 ∩ 𝐁) [𝟓 − 𝟒]
Për shprehjen P(A ose B), fjala ose, tregon mundësitë që A dhe B mund të ndodhin. Përdorim i
fjalës ose, konsiderohet gjithëpërfshirës.
Nëse krahasojmë rregullat e përgjithshme dhe të veçanta të mbledhjes së ngjarjeve, ndryshim i
rëndësishëm është se nëse ngjarjet janë reciprokisht përjashtuese, atëherë probabiliteti i
përbashkët P(A dhe B) ose 𝐏(𝐀 ∩ 𝐁) = 𝟎 dhe ne mund të përdorim rregullin e veçantë të
mbledhjes. Përndryshe, ne duhet të përdorim rregullin e përgjithshëm të mbledhjes së ngjarjeve.

Rregullat e shumëzimit
Kur përdorëm rregullat e mbledhjes në pjesën e mëparshme, gjetëm mundësinë e kombinimit të
dy ngjarjeve. Në këtë pjesë, ne gjejmë probabilitetin që të dy ngjarjet të ndodhin. Për shembull,
një firmë marketingu mund të dëshirojë të vlerësojë probabilitetin që një person të jetë 21 vjeç
ose më i vjetër dhe të blejë një Hummer. Diagramet e Venit e ilustrojnë këtë si kryqëzim të dy
ngjarjeve. Për të gjetur probabilitetrin që dy ngjarje të ndodhin ne përdorim rregullat e
shumëzimit. Ekzistojnë dy rregulla të shumëzimit, rregulli i veçantë dhe rregulli i përgjithshëm.
Rregulli i veçantë i shumëzimit; kërkon që dy ngjarje A dhe B të jenë të pavarura. Dy ngjarje janë
të pavarura nëse ndodhja e njërës ngjarje nuk ndikon në probabilitetin e ndodhjes së ngjarjes
tjetër.

NGJARJET E PAVARURA; Ndodhja e një ngjarjeje nuk ka ndikim në probabilitetin e ndodhjes së një
ngjarjeje tjetër.

Një mënyrë për të menduar për pavarësinë është të supozojmë se ngjarjet A dhe B ndodhin në
kohë të ndryshme. Për shembull, kur ngjarja B ndodh pas ndodhjes së ngjarjes A, a ka ngjarja A
ndonjë ndikim në probabilitetin e ndodhjes së ngjarjes B? Nëse përgjigja është jo, atëherë A dhe
B janë ngjarje të pavarura. Për të ilustruar pavarësinë, supozoni se janë hedhur dy monedha.
Rezultati i një hedhjeje monedhe (stemë ose lekë) nuk ndikohet nga rezultati i çdo hedhjeje tjetër
të mëparshme (stemë ose lekë).
Për dy ngjarje të pavarura A dhe B, probabiliteti që të ndodhin të dy ngjarjer A dhe B , gjendet
duke shumëzuar dy probabilitetet. Ky është rregulli i veçantë i shumëzimit dhe shkruhet
simbolikisht si:

Rregulli i veçantë i shumëzimit: (A B) = (A) ∗ (B) [5-5]

Për tre ngjarje të pavarura, A, B dhe C, rregulli special i shumëzimit i përdorur për të përcaktuar
probabilitetin që të tri ngjarjet të ndodhin është:
(A B h C) = (A)x (B)𝐱𝐏(𝐂)
Shembull
Një sondazh nga Shoqata Amerikane e Automjeteve (AAA) zbuloi se vitin e kaluar 60 % e anëtarëve të
saj bënë rezervime në linjat ajrore. Dy anëtarë zgjidhen në mënyrë të rastësishme.
Sa është probabiliteti që dy klientë të bëjnë rezervime në linjat ajrore?
Zgjidhje
Probabiliteti që anëtari i parë të bëjë një rezervim të linjës ajrore është 0,60, P(R1)= 0.6, ku R1 i
referohet faktit që anëtari i parë të bëjë një rezervim. Probabiliteti që anëtari i dytë i përzgjedhur të
bëjë një rezervim është gjithashtu 0.60, pra P(R2)= 0.6. Meqenëse numri i anëtarëve të AAA është
shumë i madh, mund të supozojmë se R1 dhe R2 janë të pavarur. Rrjedhimisht, duke përdorur
formulën (5–5), probabiliteti që dy anëtarë të shoqatës të bëjnë një rezervim linje ajrore është 0,36, i
llogaritur si:
(R1 h R 2 ) = (R1 ) (R 2 ) = 0.6 ∗ 0.6 = 0.36

Të gjitha rezultatet e mundshme mund të tregohen si më poshtë. R do të thotë se është bërë një
rezervim dhe 𝑅̅ do të thotë se nuk është bërë asnjë rezervim, (𝑅
̅̅̅1 ) = 1 − (R1 ) = 0.4.

Me probabilitetet dhe rregullin e plotësimit, ne mund të llogarisim probabilitetin e përbashkët të secilit


rezultat. Për shembull, probabiliteti që dy nga anëtarët të mos bëjë një rezervim është
̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅
(R ̅̅̅ ̅̅̅
1 h R 2 ) = (𝑅1 ) (𝑅1 ) = 0.4 ∗ 0.4 = 0.16. Ju gjithashtu mund të vëreni se rezultatet janë
reciprokisht përjashtuese dhe gjithëpërfshirëse. Prandaj, shuma e probabiliteteteve ëdhtë 1.
Rezultatet Probabiliteti

𝟏 (0.6)(0.6)=0.36
𝟏 (0.6)(0.4)=0.24
𝟏 (0.4)(0.6)=0.24
𝟏 (0.4)(0.4)=0.16

TOTALI 1

Rregulli i përgjithshëm i shumëzimit. Nëse dy ngjarje nuk janë të pavarura, ato janë të varura.
Për të ilustruar varësinë, supozoni se janë 10 shishe birrre në një frigorifer, 7 janë alkolike dhe 3
janë joalkolike. N.q.s një shishe zgjidhet nga frigoriferi, probabiliteti për të zgjedhur një shishe jo-
alkolike është 3/10, dhe probabiliteti për të zgjedhur një shishe alkolike është 7/10. Pastaj
zgjidhet një shishe e dytë nga frigoriferi, pa e kthyer të parën. Probabiliteti që shishja e dytë të
jetë jo-alkolike varet nëse e para e përzgjedhur ishte alkolike ose joalkolike. Probabiliteti që e
dyta të jetë joalkoloke është:
2/9, nëse shishja e parë ishte joalkolike. (sepse vetëm dy shishe birre joalkolike mbeten në
frigorifer.)
3/9, nëse kutia e parë e zgjedhur është alkolike. (Të tre pijet joalkolike janë ende në frigorifer.)
Probabilitetet 2/9 (ose 3/9) janë probabilitete të kushtëzuar sepse vlera e tij është e kushtëzuar
(varet) nga zgjedhja e parë e një shishe birre nga frigoriferi nëse është alkolike ose joalkolike.

PROBABILITETI I KUSHTËZUAR: Probabiliteti që të ndodhë një ngjarje e caktuar, duke pasur parasysh
se ka ndodhur një ngjarje tjetër.

Ne përdorim rregullin e përgjithshëm të shumëzimit për të gjetur probabilitetin e përbashkët të


dy ngjarjeve kur ngjarjet nuk janë të pavarura. Por, kur ngjarja B ndodh pas ngjarjes A dhe
ndodhja e ngjarjes A ka një efekt në probabilitetin e ndodhjes së ngjarjes B, atëherë A dhe B janë
ngjarje të varura.
Rregulli i përgjithshëm i shumëzimit thotë se për dy ngjarje, A dhe B, probabiliteti i përbashkët
që të dyja ngjarjet të ndodhin gjendet duke shumëzuar probabilitetin që ngjarja A të ndodhë me
probabilitetin e ngjarjes B e kushtëzuar nga ndodhja e ngjarjes A. Në mënyrë simbolike,
probabiliteti i përbashkët, P(A dhe B), gjendet si vijon:

RREGULLA I PËRGJITHSHËM I SHUMËZIMIT: 𝑷(𝑨 𝒅𝒉𝒆 ) = 𝑷(𝑨)𝑷( /𝑨) [5-6]

Një lojtar golfi ka 12 këmisha golfi në garderobën e tij. Supozoni se 9 nga këto këmisha janë të bardha
dhe të tjerat blu. Ai vishet në errësirë, kështu që thjesht kap një këmishë dhe e vesh. Ai luan golf dy
ditë rresht dhe nuk lahet. Cilat janë gjasat që të dyja këmishat e zgjedhura të jenë të bardha?
W1-Ngjarja që këmisha e parë e përzgjedhur është e bardhë. Probabiliteti është P(W1)=9/12, sepse 9
nga 12 bluzat janë të bardha. W2-Ngjarja që bluza e dytë e përzgjedhur është gjithashtu e bardhë.
Probabiliteti i kushtëzuar që këmisha e dytë e përzgjedhur të jetë e bardhë, kur këmisha e parë e
përzgjedhur ishte e bardhë, është P(W2/W1)=8/11. Pse është kështu? Sepse pas përzgjedhjes së
këmishës së parë, në garderobën kanë mbetur vetëm 11 këmisha dhe 8 prej tyre janë të bardha. Për
të përcaktuar probabilitetin e përzgjedhjes së 2 këmishave të bardha, ne përdorim formulën (5–6).
9 8
(W1 h W2 ) = (W1 ) (𝑊2 /𝑊1 ) = ( ) ( ) = 0.55
12 11
Pra, probabiliteti për të zgjedhur dy këmisha dhe për t'i gjetur të dyja të bardha është 0.55.

Rastësisht, supozohet se ky eksperiment u krye pa zëvendësim. Dmth, këmisha e parë nuk ishte
larë dhe futur përsëri në garderobë para se të zgjidhej e dyta. Pra, rezultati i ngjarjes së dytë është
i kushtëzuar ose i varur nga rezultati i ngjarjes së parë.
Ne mund ta zgjerojmë rregullin e përgjithshëm të shumëzimit në më shumë se dy ngjarje. Për tre
ngjarje A, B dhe C, si vijon:
(A h B h C) = (A) (B/A)P(C/A dhe B)
Ose
(AxBxC) = (A) (B/A)P(C/A x B)
Në rastin e shembullit të këmishave të golfit, probabiliteti i zgjedhjes së tre këmishave të bardha pa
zëvendësim është:
9 8 7
(W1 h W2 h W3 ) = (W1 ) (W2 /W1 ) (W3 /W1 h W2 ) = ( ) ( ) ( ) = 0.38
12 11 10
Pra, probabiliteti për të zgjedhur 3 këmisha dhe për t'i gjetur të 3-ja të bardha është 0.38.

5.5 Tabelat e kontigjencës


Shpesh ne numërojmë rezultatet e një sondazhi në një tabelë dy përmasore (kontigjence) dhe
përdorim rezultatet e tabeluara për të përcaktuar probabilitete të ndryshme.

TABELA E KONTINGJENCËS: Një tabelë e përdorur për të klasifikuar vëzhgimet e mostrës sipas dy ose
më shumë karakteristikave të identifikueshme.

Një tabelë kontigjence është një tabelë e ndërthurur që përmbledh në të njëjtën kohë dy variabla
dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre. Niveli i matjes mund të jetë nominal. Më poshtë janë disa
shembuj.
• Një sondazh me 150 të rritur e klasifikoi secilin sipas gjinisë dhe numrit të filmave të
ndjekur muajin e kaluar prej tyre. Pra, çdo i anketuar klasifikohet sipas dy kritereve: numri
i filmave të ndjekur dhe gjinia.
Nr. Filmave të Gjinia
ndjekur M F TOTALI
0 20 40 60
1 40 30 70
me shumë se 2 10 10 20
Total 70 80 150
• Shoqata Amerikane e Prodhuesve të Kafes raporton informacionin e mëposhtëm mbi
moshën dhe sasinë e kafesë së konsumuar në një muaj.
Konsumimi i kafesë
Mosha (vjet) E ulët E moderuar E lartë Totali
Nën 30 36 32 24 92
30 deri në 40 18 30 27 75
40 deri në 50 10 24 20 54
50 e lartë 26 24 29 79
Total 90 110 100 300

Sipas kësaj tabele, secili nga 300 të anketuarit klasifikohet sipas dy kritereve: (1) mosha dhe (2)
sasia e kafesë së konsumuar.
Shembulli i mëposhtëm tregon se si përdoren rregullat e mbledhjes dhe shumëzimit kur përdorim
tabelat e kontigjencës.

Shembull
Një kampion drejtuesish u anketuan në lidhje me besnikërinë ndaj kompanisë së tyre. Një nga pyetjet
ishte: "Nëse do t'ju jepej një ofertë e njëjtë ose pak më e mirë se pozicioni juaj aktual nga një kompani
tjetër, a do të qëndronit në kompani apo do të zgidhnit pozicionin tjetër të ofruar?" Përgjigjet e 200
drejtuesve në anketë sipas kohëzgjatjes së shërbimit të tyre me kompaninë ishin siç paraqiten në
Tabelën 5–1.
Kohëzgjatja e Shërbimit

Besnikëria ndaj Më pak
1–5 vjet, 6–1 shumë se TOTALI
kompanisë se 1 vit,
B2 vjet, B3 10 vjet,
B1
B4
Do të qënrojnë, A1 10 30 5 75 120
Do të largohen, A2 25 15 10 30 80
TOTALI 35 45 15 105 200

Sa është probabiliteti i zgjedhjes së rastësishme të një drejtuesi që është besnik ndaj kompanisë (do
të qëndrojë) dhe që ka më shumë se 10 vjet shërbim?

Zgjidhje

1. Ngjarja A1 ndodh nëse një ekzekutiv i zgjedhur rastësisht do të qëndrojë me kompaninë


pavarësisht një oferte të barabartë ose pak më të mirë nga një kompani tjetër. Për të gjetur
probabilitetin që ngjarja A1 të ndodhë, referojuni Tabelës 5–1. Vini re se janë 120 drejtues nga 200
120
që do të qëndronin me kompaninë, pra (A1) = = 0.6.
200
2. Ngjarja B4 ndodh nëse një ekzekutiv i zgjedhur rastësisht ka më shumë se 10 vjet shërbim në
kompani. Kështu, P(B4 /A1 ) është probabiliteti i kushtëzuar që një ekzekutiv me më shumë se 10
vjet shërbim do të qëndronte në kompani pavarësisht një oferte të barabartë ose pak më të mirë
nga një kompani tjetër. Referuar tabelës së kontigjencës, Tabela 5–1, 75 nga 120 drejtuesit që do
të qëndronin kanë më shumë se 10 vite shërbim, pra P((B4 /A1 ) =75/120.
Vlerësimi i probabilitetit që një ekzekutiv i zgjedhur rastësisht me më shumë se 10 vjet shërbim në
kompani të qëndrojë në kompani, duke përdorur rregullin e përgjithshëm të shumëzimit është si vijon:
120 75 75
(A1 h B4 ) = (A1 ) ( B4 / A1 ) = ∗ = = 0.375
200 120 200
Për të gjetur probabilitetin e zgjedhjes së një drejtuesi që do të qëndronte në kompani ose që ka më
pak se 1 vit përvojë, ne përdorim rregullin e përgjithshëm të mbledhjes, formulën (5–4).
1. Ngjarja A1 u referohet drejtuesve që do të mbeten me kompaninë. Pra P(A1 )=120/200 = 0.60.
2. Ngjarja B1 i referohet drejtuesve që kanë punuar për kompaninë më pak se 1 vit. P(B1 )= 35/200 =
0 .175.
3. Ngjarjet A1 dhe B1 nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Kjo do të thotë, një ekzekutiv mund të jetë i
gatshëm të qëndrojë me kompaninë dhe të ketë më pak se 1 vit përvojë. Këtë probabilitet, e
shkruajmë si P(A1 dhe B1 ). Pra, janë 10 drejtues që do të qëndronin në kompani dhe që kanë më
pak se 1 vit shërbim, pra P(A1 dhe B1 ) =10/200= 0.05. Këta 10 persona janë në të dy grupet, ata
që do të qëndronin me kompaninë dhe ata me më pak se 1 vit angazhim me kompaninë. Ata në
fakt numërohen dy herë, kështu që ne duhet ta zbresim këtë vlerë.
4. I fusim këto vlera në formulën (5–4) dhe rezultati është si më poshtë.

(A1 s B1 ) = (A1 ) + (B1 ) − (A1 h B1 ) =

120 35 10
= + − = 0.725
200 200 200
Pra, probabiliteti që një ekzekutiv i përzgjedhur ose të qëndrojë në kompani ose të ketë qenë me
kompaninë më pak se 1 vit është 0,725.

5.6 Diagramet probabilitare


Diagrami i pemës është një grafik që është i dobishëm në organizimin e llogaritjeve probabilitare
që përfshijnë disa faza. Çdo segment në pemë është një fazë e problemit. Degët e një diagrami
peme peshohen me probabilitetet. Ne do të përdorim të dhënat në Tabelën 5-1 për të treguar
ndërtimin e një diagrami.
1. Për të ndërtuar një diagram, fillojmë me një pikë në të majtë që përfaqëson fillimin e diagramit
(shih Grafikun 5–2).
2. Nga kjo pikë dalin dy degë kryesore, ajo e sipërme që përfaqëson "mos-tundimin" ndaj një
oferte më të mirë, pra punojësit do të qëndrojnë në kompani dhe ajo e poshtme , ku punonjësit
nuk do të “qëndrojnë”, do të largoheshin për një ofertë më të mirë. Probabilitetet e tyre janë të
shkruara në këto 2 degë, përkatësisht, 120/200 dhe 80/200. Këto probabilitete mund t'i
shënojmë P(A1) dhe P(A2).
3. Për secilën nga 2 degët dalin dhe 4 degë tjera. Këto degë përfaqësojnë kohëzgjatjen e
shërbimit—më pak se 1 vit, 1–5 vjet, 6–10 vjet dhe më shumë se 10 vjet. Probabilitetet e
kushtëzuara për degën e sipërme të pemës janë, 10/120, 30/120, 5/120 dhe 75/120 , ndërsa për
degën e poshtme janë: 25/80, 15/80, 10/80 dhe 30/80
4. Së fundmi, probabilitetet e përbashkëta, që ngjarjet 𝐴1 dhe 𝐵𝑖 ose ngjarjet 𝐴2 dhe 𝐵𝑖 të
ndodhin së bashku, tregohen në anën e djathtë të diagramës [5-2]. Për shembull, probabiliteti i
përbashkët për të zgjedhur rastësisht një ekzekutiv që do të qëndronte me kompaninë dhe që ka
më pak se 1 vit shërbim, (shiko formulën [5-6]), është:
120 10
𝑃(𝐴1 𝑑ℎ𝑒 𝐵1 ) = 𝑃(𝐴1 )𝑃(𝐵1 /𝐴1 ) = ( )( ) = 0.05
200 120
Për shkak se probabilitetet e përbashkëta përfaqësojnë të gjitha rezultatet e mundshme, si; (6-
10 vjet shërbim; më shumë se 10 vjet shërbim; etj , që qëndrojnë ose largohen), kur mblidhen
japin shumën 1 (shih grafikun 5-2).

Probabilitetet Periudha e Probabilitetet e


e kushtëzuara shërbimit përbashkët/Joint
Besnikëria probabilities

Më pak
se 1 vit

Qënd 1-5 vjet


-ron

6-10 vjet

Mbi 10 vjet

Më pak
se 1 vit

1-5 vjet
Larg-
-ohet
6-10 vjet

Mbi 10 vjet

TOTALI 1.00

GRAFIK 5–2 Dia rama e besnikërisë dhe kohëz jatjes së shërbimit


5.7 Teorema e Bayes
Në shekullin e 18-të, Reverend Thomas Bayes, shtroi këtë pyetje: A ekziston vërtet Zoti? Duke
qenë i interesuar për matematikën, ai u përpoq të zhvillonte një formulë për të arritur në
probabilitetin që Zoti ekziston bazuar në provat që ai kishte në tokë. Më vonë Pierre-Simon
Laplace përsosi punën e Bayes dhe i dha emrin "teorema e Bayes". Në një formë të zbatueshme,
teorema e Bayes është:

𝐏(𝐀𝐢 )𝐏(𝐁/𝐀𝐢 )
TEOREME E BAYES: 𝐏(𝐀 𝐢 /𝐁) = 𝐏(𝐀 [5-7]
𝟏 )𝐏(𝐁/𝐀 𝟏 )+𝐏(𝐀 )𝐏(𝐁/𝐀 )

Supozoni në formulën 5-7 se ngjarjet A1 dhe A2 janë reciprokisht përjashtuese dhe


gjithëpërfshirëse, dhe Ai i referohen ngjarjes A1 ose A2 . Prandaj A1 dhe A2 janë ngjarje
plotësuese të njëra-tjetrës. Kuptimi i simboleve të përdorura ilustrohet nga shembulli i
mëposhtëm.
Supozoni se 5 % e popullsisë së Srilankas, një vend i Botës së Tretë, ka një sëmundje që është e
veçantë për atë vend. Ne do t'i referohemi ngjarjes A1 " ekziston sëmundja" dhe A2 do t'i
referohemi ngjarjes " sëmundja nuk ekziston". Kështu, ne e dimë se nëse zgjedhim një person
nga Srilanka në mënyrë të rastësishme, probabiliteti që individi i zgjedhur të ketë sëmundjen
është 0,05, ose (A1 ) = 0.05. Ky probabilitet, (A1 ) = 𝑃(S m z s ) , quhet
probabilitet paraprak. Ky përcaktim është përshkak se probabiliteti është caktuar përpara se të
merret ndonjë e dhënë empirike.

PROBABILITETI PARAPRAK: Probabiliteti fillestar i bazuar në nivelin aktual të informacionit.

Prandaj, probabiliteti paraprak që një person nuk është i prekur nga kjo sëmundje është 0,95, që
gjendet: (A2 ) = 1 − (A1 ) = 1 − 0.05 = 95%
Ekziston një teknikë diagnostizuese për të zbuluar sëmundjen, por nuk është shumë e saktë. Le
të tregojmë B ngjarjen "testi tregon se sëmundja është e pranishme". Supozoni se provat
historike tregojnë se nëse një person ka vërtet sëmundjen, probabiliteti që testi të tregojë
praninë e sëmundjes është 0.90. Duke përdorur përkufizimet e probabilitetit të kushtëzuar të
zhvilluara më herët në këtë kapitull, kjo deklaratë shkruhet si:
(B/A1 ) = 0.9
Supozoni se probabiliteti është 0,15 që për një person nuk e ka sëmundjen, testi do të tregojë se
sëmundja është e pranishme:
(B/A2 ) = 0.15
Le të supozojmë se nga një individ i zgjedhur rastësisht, rezultatet e testit tregojnë se sëmundja
është e pranishme. Sa është probabiliteti që personi të ketë në të vërtetë sëmundjen? Në formë
simbolike, duam të dimë 𝑃(𝐴1 /𝐵) , që interpretohet si: P (sëmundja është e pranishme /
rezultatet e testit janë pozitive). Probabiliteti quhet probabilitet posterior.
PROBABILITETI PASTERIOR: Një probabilitet i rishikuar , bazuar në informacione shtesë.

Me ndihmën e teoremës së Bayes, formulës (5–7), ne mund të përcaktojmë probabilitetin


“pasterior”e kundërt.
𝐏(𝑨𝟏 )𝐏(𝐁/𝑨𝟏 ) 𝟎. 𝟎𝟓 ∗ 𝟎. 𝟗 𝟎. 𝟒𝟓𝟎
𝐏(𝐀𝟏 /𝐁) = = = = 𝟎. 𝟒
𝐏(𝐀𝟏 )𝐏(𝐁/𝐀 𝟏 ) + 𝐏(𝐀 )𝐏(𝐁/𝐀 ) (𝟎. 𝟎𝟓 ∗ 𝟎. 𝟗) + (𝟎. 𝟗𝟓 ∗ 𝟎𝟏𝟓) 𝟎. 𝟏𝟖𝟕𝟓

Pra, probabiliteti që një person të ketë sëmundjen, kur ai ose ajo ka rezultuar pozitiv, është 0.24.
Si interpretohet rezultati? Nëse një person zgjidhet rastësisht nga popullata, probabiliteti që ai
ose ajo të ketë sëmundjen është 0,05. Nëse personi testohet dhe rezultati i testit është pozitiv,
probabiliteti që personi të ketë në të vërtetë sëmundjen rritet rreth pesëfish, nga 0,05 në 0,24.
Në problemin e mëparshëm, ne kishim vetëm dy ngjarje reciprokisht përjashtuese dhe
plotësuese, por nëse ka n ngjarje të tilla, teorema e Bayes, formula (5-7), shprehet si vijon:

𝐏(𝑨𝒊 )𝐏(𝐁/𝑨𝒊 )
𝐏(𝐀 𝐢 /𝐁) =
𝐏(𝐀 𝟏 )𝐏(𝐁/𝐀 𝟏 ) + 𝐏(𝐀 )𝐏(𝐁/𝐀 ) + ⋯ 𝐏(𝐀 𝐧 )𝐏(𝐁/𝐀 𝐧 )

Llogaritjet për problemin e ekzistencë së kësaj sëmundje të veçantë në Srilanka janë


përmbledhur në tabelën e mëposhtme.

Ngjarja, Ai P(Ai) P(B/Ai) P(Ai dhe B) P(Ai/B)


Sëmundja, A1 0.05 0.9 0.045 0.04507/0.1875=0.24
Nuk ka sëmundje, A2 0.95 0.15 0.1425 0.1425/0.1875=0.76
P (B)=0.1875 1.00

Një tjetër ilustrim i teoremës së Bayes vijon si më poshtë:

Shembull
Një kompani DVD-shë blen një mikroçip të veçantë, të quajtur LS-24, nga tre prodhues: 𝐴1 , 𝐴2 dhe 𝐴3 .
30% e çipave LS-24 blihen nga prodhuesi 𝐴1 , 20 % nga prodhuesi 𝐴2 dhe 50 % nga prodhuesi 𝐴3 .
Kompania ka një histori të gjatë me tre furnizuesit dhe e din që 3 % e çipave LS-24 nga prodhuesi 𝐴1 ,
5 % e çipave nga prodhuesi 𝐴2 dhe 4% nga prodhuesi 𝐴3 janë me defekt.
Kur çipat LS-24 mbërrijnë te kompania e DVD-ve, ato vendosen direkt në një kosh dhe nuk
identifikohen në momentin e furnizimit. Një punëtor zgjedh një çip për instalim në një DVD dhe e gjen
atë të dëmtuar. Sa është probabiliteti që të jetë prodhuar nga prodhuesi 𝐴2 ?

Zgjidhje

Si hap i parë, le të përmbledhim disa nga informacionet e dhëna në këtë shembull.


• Ekzistojnë tre ngjarje reciprokisht përjashtuese dhe plotsuese, domethënë tre prodhues, 𝐴1 ,
𝐴2 dhe 𝐴3 .
• Probabilitetet paraprake janë:
(A1 ) = 0.3 , Probabiliteti LS-24 është prodhuar nga prodhuesi A1
(A2 ) = 0.2 , Probabiliteti LS-24 është prodhuar nga prodhuesi A2
(A3 ) = 0.5 , Probabiliteti LS-24 është prodhuar nga prodhuesi A3
• Informacioni shtesë është :
D-LS-24 produkti është me defekt, ose
̅ -LS24 produkti nuk është me defekt.
D
• Janë dhënë edhe probabilitetet e kushtëzuara, si vijon:
(D/A1 ) = 0.03 , Probabiliteti që LS-24 e prodhuar nga A1 është me defekt
(D/A2 ) = 0.05 , Probabiliteti që LS-24 e prodhuar nga A2 është me defekt
(D/A3 ) = 0.04 , Probabiliteti që LS-24 e prodhuar nga A3 është me defekt
Një çip zgjidhet nga koshi. Për shkak se çipat nuk janë identifikuar nga kompania e DVD-ve, ne nuk jemi
të sigurt se cili prodhues e ka prodhuar çipin. Ne duam të përcaktojmë probabilitetin që çipi me defekt
është blerë nga prodhuesi A2 .Probabiliteti që çipi me defekt është blerë nga prodhuesi A2 , shprehet
(A2 /D)
Shikoni rekordet e cilësisë së prodhuesit A2 . Është më i keqi nga tre prodhuesit. Tani që kemi gjetur
një çip LS-24 të dëmtuar, dyshojmë se (A2 /D) është më i madh se (A2 ). Kjo do të thotë se, ne
presim që probabiliteti i rishikuar të jetë më i madh se 0.20. Por sa më i madh ? Teorema e Bayes mund
të na japë përgjigjen. Si hap i parë, referojuni diagramës në grafikun 5–3.
Ngjarjet janë të varura, kështu që probabiliteti paraprak në degën e parë shumëzohet me
probabilitetin e kushtëzuar në degën e dytë për të marrë probabilitetin e përbashkët. Probabiliteti i
përbashkët raportohet në kolonën e fundit të grafikut 5–3. Për të ndërtuar diagramin sipas Grafikut 5-
3, ne përdorëm një sekuencë kohore që lëvizte nga prodhuesi, në përcaktimin nëse çipi ishte me defekt
apo pa defekt.
Ajo që duhet të bëjmë është se, në vend që të lëvizim nga e majta në të djathtë në grafikun 5–3, ne
duhet të lëvizim nga e djathta në të majtë. Ne kemi një çip të dëmtuar dhe duam të përcaktojmë
probabilitetin që ai të jetë blerë nga prodhuesi, A2 . Si realizohet kjo? Ne fillimisht i shikojmë
probabilitetet e përbashkëta si frekuenca relative të 1000 rasteve. Për shembull, probabilitei që një
çip LS-24 i dëmtuar të jetë prodhuar nga prodhuesi A1 është 0,009. Pra, nga 1000 çipa, do të prisnim
të gjenim 9 çipa me defekt të prodhuar nga prodhuesi A1 . Vërejmë se në 39 nga 1000 çipa, çipi LS-24
i përzgjedhur për montim do të jetë me defekt, i gjetur respektivisht në të 3 prodhuesit; A1 , A2 h A3
= (9+10+20)=39. Nga këto 39 çipa me defekt, 10 janë prodhuar nga prodhuesi A2 .
Kështu, probabiliteti që çipi LS-24 me defekt është blerë nga prodhuesi A2 është 10/39=0.2564. Kjo
mundësi është rritur në 0.2564.
Tani kemi përcaktuar probabilitetin e rishikuar të (A2 /D).Përpara se të gjenim çipin me defekt, gjasat
që ai të ishte blerë nga prodhuesi A2 ishte 0,20. Kjo mundësi është rritur në 0,2564. Ky informacion
është përmbledhur në tabelën e mëposhtme.

Ngjarja, Ai P(Ai) P(D/Ai) P(Ai dhe D) P(Ai/D)

Prodhuesi A1 0.3 0.03 0.009 0.009/0.039=0.2308


Prodhuesi A2 0.2 0.05 0.01 0.01/0.039=0.2564
Prodhuesi A3 0.5 0.04 0.02 0.02/0.039=0.5128
P (D)=0.039 1.00
Probabiliteteit i kushtëzuara Probabiliteteti i përbashkët

Probabilitetet i 𝑷 − 𝒆 𝒅𝒆 𝒆
paraprak
𝑷( /𝑨𝟏 ) = 0.03 𝑷 𝑨𝟏 𝒅𝒉𝒆 = 𝑷(𝑨𝟏 )𝑷( /𝑨𝟏
3∗ 3 =0.009
𝑷 ̅ − 𝒅𝒆 𝒆
𝑷 𝑨𝟏 𝒅𝒉𝒆 ̅ = 𝑷(𝑨𝟏 )𝑷( ̅ /𝑨𝟏
𝑷(𝑨𝟏 ) = 𝟎. 𝟎 𝑷( ̅ /𝑨𝟏 )=0.97 3 ∗ =0.291
𝑨𝟏
𝑷 − 𝒆 𝒅𝒆 𝒆

𝑷 𝑨 𝒅𝒉𝒆 = 𝑷(𝑨 )𝑷( /𝑨


𝑨 𝑷( /𝑨 ) = 0.05 2 ∗ 5 =0.010
𝑷(𝑨 ) = 𝟎. 𝟎
𝑷 ̅ − 𝒅𝒆 𝒆
𝑷 𝑨 𝒅𝒉𝒆 ̅ = 𝑷(𝑨 )𝑷( ̅ /𝑨
𝑷( ̅ /𝑨 ) =0.95 2 ∗ 5 =0.190

𝑷 − 𝒆 𝒅𝒆 𝒆
𝑨
𝑷 𝑨 𝒅𝒉𝒆 = 𝑷(𝑨 )𝑷( /𝑨
𝑷( /𝑨 ) = 0.04
𝑷(𝑨 ) = 𝟎. 𝟓𝟎 5 ∗ =0.020

𝑷 ̅ − 𝒅𝒆 𝒆
𝑷 𝑨 𝒅𝒉𝒆 ̅ = 𝑷(𝑨 )𝑷( ̅ /𝑨
𝑷( ̅ /𝑨 ) = 0.96 5 ∗ 6 =0.480
𝐨 𝐚 𝐢 𝟏. 𝟎𝟎𝟎

GRAFIK 5–3 Dia rami i pemës probabilitare të prodhimit të DVD-ve

Probabiliteti që çipi LS-24 i dëmtuar erdhi nga prodhuesi 𝐴2 mund të gjendet duke përdorur
teoremën e Bayes. Ne llogarisim 𝑃(𝐴2 /𝐷), ku A2 i referohet prodhuesit 𝐴2 dhe D, faktit se çipi i
zgjedhur LS-24 ishte me defect, ku:
𝑃(𝐴2 )𝑃(𝐷/𝐴2 )
𝑃(𝐴2 /𝐷) = =
𝑃(𝐴1 )𝑃(𝐷/𝐴1 ) + 𝑃(𝐴2 )𝑃(𝐷/𝐴2 ) + 𝑃(𝐴3 )𝑃(𝐷/𝐴3 )
0.2 ∗ 0.05 0.010
𝑃(𝐴2 /𝐷) = = = 0.2564
(0.3 ∗ 0.03) + (0.2 ∗ 0.05) + 0.5 ∗ (0.04) 0.039
Ky është i njëjti rezultat i marrë nga grafiku 5-3 dhe nga tabela e probabilitetit të kushtëzuar.

5.8 Parimet e numërimit


Nëse numri i rezultateve të mundshme në një eksperiment është i vogël, është relativisht e lehtë
t'i numërosh ato. Për shembull, ekzistojnë 6 rezultate të mundshme nga hedhja e një zari, ato
janë:

Megjithatë, nëse ka një numër të madh rezultatesh të mundshme, si numri i herëve të rënjes
stemë ose lekë nga hedhja 10 herë e një monedhe apo hedhja e 10 monedhave njëkohësisht , do
të ishte e lodhshme të numëroheshin të gjitha rezultatet e mundshme. Ata mund të ishin të gjitha
stema, 1 herë “stemë”dhe 9 herë “lekë”, 2 herë “stemë”dhe 8 herë“lekë” , e kështu me radhë.
Për të lehtësuar numërimin, do të diskutojmë tre formula: formulën e shumëzimit (të mos
ngatërrohet me rregullin e shumëzimit të përshkruar më parë në kapitull), formulën e
përkëmbimeve dhe formulën e kombinacioneve.

Formula e shumëzimit
Fillojmë me formulën e shumëzimit.

FORMULA E SHUMËZIMIT: Nëse ka “m” mënyra për të bërë një gjë dhe “n” mënyra për të bërë një
gjë tjetër, atëherë ekzistojnë “mxn” mënyra për t'i bërë të dyja.

Pra formula e shumëzimit do të shprehej si vijon:


FORMULA E SHUMËZIMIT: Numri i përgjithshëm i rezultatev të mundshme = (m) x (n) [5–8]

Kjo mund të shtrihet në më shumë se dy ngjarje. Për tre ngjarje m, n dhe o:


Numri total i rezultateve është = (m)(n)(o)
Shembull

Një tregtar automobilash dëshiron të reklamojë se për $29,999 mund të blini një autoveturë të
konvertueshme, një me dy dyer ose një me katër , për secalin model janë 2 tipe të rrotave (gominë
solide dhe me tela). Sa është numri total i mundësive të ofruara nga tregtari?

Zgjidhje

Sigurisht, tregtari mund të përcaktojë numrin total të mundësive, duke i paraqitur dhe numëruar ato,
ku gjithsej janë 6 (shiko figurën në vijim).
E konvertueshme me rrota teli E konvertueshme me rrota të forta

Me dy dyer me rrota teli Me dy dyer me rrota të forta

Katër dyer me rrota teli Me katër dyer me rrota të forta

Ne mund të përdorim formulën e shumëzimit si një kontroll (ku m është numri i modeleve të makinave
(Konvertueshme, me 2 dhe 4 dyer) dhe n tipi i rrotës (teli dhe gome solide). Nga formula (5-8):
Numri total i rezultateve mundshme = (m)(n)=(3)*(2) = 6

Nuk ishte e vështirë të numëroheshin të gjitha mundësitë e mundshme sipas modeleve dhe tipit
të rrotave. Megjithatë, supozoni se tregtari vendosi të ofrojë 8 modele makinash me 6 tipe të
rrotave. Do të ishte e lodhshme të përfytyrosh dhe numërosh të gjitha alternativat e mundshme.
Në vend të kësaj, mund të përdoret formula e shumëzimit. Në këtë rast janë (m)x(n)=8x6=48
mundësi zgjedhje.
Vini re se në aplikimet e formulës së shumëzimit kishte dy ose më shumë grupime nga të cilat
mund të zgjedhje. Për shembull, shitësi i makinave ofroi një zgjedhje modelesh dhe një zgjedhje
të tipit të rrotave. Gjithasht, nëse një ndërtues shtëpie ju ofron katër stile të ndryshme të jashtme
të një shtëpie për të zgjedhur dhe tre plane të brendshme, formula e shumëzimit do të përdoret
për të gjetur numrin e mundësive për të zgjedhu. Ato janë (m)x(n) = 3x4=12 mundësi.

Përkëmbimet
Siç u përmend, formula e shumëzimit zbatohet për të gjetur numrin e rezultateve të mundshme
për dy ose më shumë grupe . Përkëmbimet përdoren për të gjetur numrin e mundshëm të
rregullimeve vetëm për një grup objektesh. Shembuj të tillë janë:
• Për një televizor 3 pjesë elektronike duhet të montohen në një prizë. Pjesët mund të montohen
në çdo mënyrë. Sa mënyra të ndryshme ekzistojnë për montimin e 3 pjesëve?
• Një operator makinerie duhet të bëjë 4 kontrolle sigurie përpara se të ndezë makinën e tij.
Nuk ka rëndësi radha se si bëhen kontrollet. Në sa mënyra të ndryshme mund të kryejë kontrollet
operatori ?
Një rënditje për shembullin e parë mund të jetë: së pari tranzistori, së dyti LED-et dhe i treti
sintetizuesi. Ky rregullim quhet përkëmbim.
PËRKËMBIMET: Çdo rënditje e “k” objekteve të zgjedhura nga një grup prej n objektesh të
mundshme.

Vini re se rregullimet a b c dhe b a c janë përkëmbime të ndryshme. Formula për të numëruar


numrin total të përkëmbimeve të ndryshme është:

𝒏!
PËRKËMBIMET: 𝑷𝒏 = (𝒏− )!
[5-9]

ku:
n- është numri i përgjithshëm i objekteve.
k -është numri i objekteve të zgjedhura.
Përpara se të illustrojm me shembuj zbatimin e përkëmbimeve , vini re se përkëmbimet dhe
kombinacionet (që do të diskutohen së shpejti) përdorin një shënim “n!”, e lexuar n-faktorial,
ecila shprehet si: n!=n(n-1)(n-2)(n-3)……………*1. Përshembull : 5!=5*4*3*2*1=120
Sipas përkufizimit, zero faktoriali, i shkruar 0! = 1.

Shembull

Në një repart prodhimi janë 8 paisje, por ka vetëm tre hapësira të disponueshme në zonën e
prodhimit për makineritë. Në sa mënyra të ndryshme mund të sistemohen 8 makinat në tre
hapësirat e disponueshme?

Zgjidhje

Ekzistojnë 8 mundësi për hapësirën e parë të disponueshme në zonën e prodhimit, shtatë për
hapësirën e dytë (njëra është përdorur) dhe gjashtë për hapësirën e tretë. Kështu:

𝑷𝒏 = 𝟖 ∗ 𝟕 ∗ 𝟔 = 𝟔
Ose duke zbatuar formulën [5-9], ku marrim:
𝟖! 𝟖 ∗ 𝟕 ∗ 𝟔 ∗ 𝟓!
𝑷𝟖 = = =𝟖∗𝟕∗𝟔= 𝟔
(𝟖 − )! 𝟓!

Kombinacionet
Nëse rendi i objekteve të zgjedhura nuk është i rëndësishëm, atëherë çdo përzgjedhje quhet
kombinacion. Formula për të përcaktuar numrin e kombinimacioneve të “k” objekteve nga një
grup prej “n” objektesh është:

𝒏!
Kombinacionet: 𝑪𝒏 = !(𝒏− )!
[5-10]
Për shembull, nëse drejtuesit A, B dhe C do të zgjidhen si grupi negociator për bashkimin me një
komani tjetër, atëherë ekziston vetëm një kombinim i mundshëm i këtyre drejtuesve; grupi
negociator që përbëhet nga; A, B dhe C është i njëjtë me grupin; B,C dhe A, apo A, C dhe B. Duke
përdorur formulën e kombinacioneve, marrim:
! 𝟏 𝟏
𝑪 = = =1
!( − )! 𝟎! 𝟏

Shembull
Departamentit të marketingut i është dhënë detyra e projektimit të kodeve të ngjyrave për 42 linjat
e ndryshme të disqeve të shitura nga “Infosoft”. Tre ngjyra duhet të përdoren në çdo CD, por një
kombinim i tre ngjyrave të përdorura për një CD nuk mund të riorganizohet dhe të përdoret për të
identifikuar një CD të ndryshme. Kjo do të thotë se nëse jeshilja, e verdha dhe vjollca janë përdorur
për të identifikuar një vijë, atëherë e verdha, jeshile dhe vjollca (ose ndonjë kombinim tjetër i këtyre
tre ngjyrave) nuk mund të përdoren për të identifikuar një vijë tjetër.
A do të ishin të përshtatshme shtatë ngjyra të marra tre në të njëjtën kohë për të koduar me ngjyra
42 rreshtat?
Zgjidhja
Sipas formulës (5–10), ekzistojnë 35 kombinime të mundshme. Pra, duke zbatuar formulën [5-10],
marrim:
𝟕! 𝟕∗𝟔∗𝟓∗𝟒∗ ! 𝟕∗𝟔∗𝟓 𝟏𝟎
𝑪𝟕 = = = = = 𝟓
! (𝟕 − )! !∗𝟒∗ ∗ ∗𝟏 ∗ ∗𝟏 𝟔
Kur nga 7 ngjyrat e marra, 3 përdoren në të njëjtën kohë (d.m.th., tre ngjyra në një rresht) nuk do të
ishin të përshtatshme për të koduar ngjyrat e 42 linjave të ndryshme, sepse ato do të siguronin vetëm
35 kombinime. Tetë ngjyra të marra tre në të njëjtën kohë do të jepnin 56 kombinime të ndryshme.
Kjo do të ishte më se e mjaftueshme për të koduar me ngjyra 42 linjat e ndryshme.
Përmbledhje e kapitullit
I. Një probabilitet është një vlerë midis 0 dhe 1 , që përfaqëson mundësitë që një ngjarje e
caktuar të ndodhë.
A. Një eksperiment është procesi i vëzhgimit të një aktiviteti ose procesi i marrjes së disa
matjeve.
B. Një rezultat është është ajo çka rezulton nga një eksperimet ose matje .
C. Një ngjarje është marrja e një ose më shumë rezultateve të një eksperimenti.
II. Ekzistojnë tre përkufizime të probabilitetit.
A. Përkufizimi klasik zbatohet kur ka “n” rezultatet e mundshme që priten nga një
eksperiment kanë probabilitet të njëjtë ndodhje.
B. Përkufizimi empirik ndodh kur numri i herëve që ndodh një ngjarje pjesëtohet me numrin
total të vrojtime.
C. Një probabilitet subjektiv bazohet në çfarëdo informacioni të disponueshëm.
III. Dy ngjarje janë reciprokisht përjashtues, kur ato nuk pritet të ndodhin njëkohësisht. Pra, kur
ndodh njëra ngjarjej, tjetra nuk mund të ndodhë.
IV. Ngjarjet janë të pavarura nëse ndodhja e një ngjarje nuk ndikon në ndodhjen e një ngjarje
tjetër.
V. Rregullat e mbledhjes i referohen bashkimit të ngjarjeve.
A. Rregulli i veçantë i mbledhjes së probabiliteteve, përdoret kur ngjarjet janë reciprokisht
përjashtuese
𝐏(𝐀 𝐨𝐬𝐞 𝐁) = 𝐏(𝐀) + 𝐏(𝐁) [5-2]
B. Rregulli i përgjithshëm i mbledhjes së probabiliteteve përdoret kur ngjarjet nuk
përjashtojnë njëra-tjetrën.
𝐏(𝐀 𝐨𝐬𝐞 𝐁) = 𝐏(𝐀) + 𝐏(𝐁) − 𝐏(𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐁) [5-4]
C. Ngjarjet janë plotësuese, kur probabiliteti i ndodhjes së një ngjarjë është e barabartë me
1-probabilitetin e mosndodhjes së saj, shprehet si vijon:
𝑷(𝑨) = 𝟏 − 𝑷(𝑨 ̅) [5-3]
VI. Rregullat e shumëzimit i referohen produktit të ngjarjeve.
A. Rregulli i veçantë i shumëzimit i referohet ngjarjeve që janë të pavarura.
𝑷(𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐁) = 𝐏(𝐀)𝐏(𝐁) [5-5]
B. Rregulli i përgjithshëm i shumëzimit i referohet ngjarjeve që nuk janë të pavarura.
𝑷(𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐁) = 𝐏(𝐀)𝐏(𝐁/𝐀) [5-6]
C. Një probabilitet i përbashkët është mundësia që dy ose më shumë ngjarje të ndodhin në
të njëjtën kohë.
D. Një probabilitet i kushtëzuar është mundësia që një ngjarje të ndodhë, kur ka ndodhur
një ngjarje tjetër .
E. Teorema e E. Bayes është një metodë e rishikimit të një probabiliteti, duke pasur parasysh
se merret informacion shtesë. Për dy ngjarje reciproke përjashtuese dhe plotsuese:
𝑷(𝑨𝟏 )𝑷( /𝑨𝟏 )
𝑷(𝑨𝟏 / ) = 𝑷(𝑨 [5-7]
𝟏 )𝑷( /𝑨𝟏 )+𝑷(𝑨 )𝑷( /𝑨 )
Ekzistojnë 3 rregulla numërimi që janë të dobishme në përcaktimin e numrit të
rezultateve në një eksperiment.
A. Rregulli i shumëzimit thotë se nëse ka “m” mënyra se si mund të ndodhë një ngjarje
dhe “n”mënyra se si mund të ndodhë një ngjarje tjetër, atëherë ka “(m)x(n)” mënyra
se si mund të ndodhin dy ngjarjet.
Numri total i rezultateve = ( )𝒙(𝒏) [5-8]
B. Një përkëmbim është një kombinim në të cilin renditja e objekteve të zgjedhura nga
një grup specifik objektesh është e rëndësishme.
𝒏!
𝑷𝒏 = (𝒏− )!
[5-9]
C. Një kombinacion është një marrëveshje ku renditja e objekteve të zgjedhura nga një
grup specifik objektesh nuk është e rëndësishme.
𝒏!
𝑪𝒏 = [5-10]
!(𝒏− )!

You might also like