You are on page 1of 2

Pyetje

Më poshtë paraqitet një listë me procedura auditimi të përdorura si teste kontrolli për ciklin e
shitjeve. Tregoni cilat procedura auditimi e përfshijnë dhe cilat jo zgjedhjen:
1. Vëzhgimi dhe vlerësimi i ndarjes së detyrave
2. Testet nëse faturat e shitjeve shoqërohen me porositë e autorizuara të klientëve dhe dokumentat e
transportit
3. Rishikimi i procedurave të klientit për ndjekjen e sekuencës numerike të dokumentave të
transportit
4. Ekzaminimi porosive të shitjeve nëse janë miratuar për kreditim në përputhje me politikat e klientit
5. Rillogaritja e informacionit në kopjet e faturave të shitjeve
6. Krahasimi i mesatares së qarkullimit të LLA (në ditë) me mesataren e industrisë

Rast studimor për zgjedhjen në auditim


Ju si auditues keni zgjedhur te zbatoni standardin e auditimit nr.530 për zgjedhjen në auditim. Për
auditimin e tepricës së Llogarive të arkëtueshme në fund të vitit 2020 për shoqërinë ABC ju keni
vendosur të zgjidhni një grup vrojtimi (kampion) jo-statistikor.
Në fund të vitit 2020 kjo shoqëri kishte 1,500 klientë me një tepricë prej 55 milionë lekësh. Popullsia e
Llogarive të arkëtueshme mund të ndahet në këto shtresa:

Numri dhe madhësia e llogarive Vlera kontabël e shtresës së popullsisë


10 llogari > 500,000 lekë 7,500,000 lekë
440 llogari > 50,000 lekë 30,000,000 lekë
1,050 llogari < 50,000 lekë 17,500,000 lekë

Pas disa verifikimeve ju keni marrë vendimet e mëposhtme:


- Bazuar në rezultatet e testeve të kontrolleve, risku i kontrollit është vlerësuar i ulët
- Është vendosur një nivel i moderuar i mbështetjes në testet helbësore
- Është alokuar një gabim i tolerueshëm (gjykimi mbi materialitetin) për LLA në nivelin 1,550,000
lekë dhe gabimi i pritshëm është 600,000 lekë
- Të gjitha llogaritë me tepricë > 500,000 lekë do të auditohen
Për llogaritjen e madhësisë së kampionit përdoret formula:
vlera kontabël e popullsisë
Madhësia e kampionit = ---------------------------------------- x Faktori i sigurisë
gabimi i tolerueshëm

Faktori i sigurisë mund të gjendet nga tabela e mëposhtme:

Vlerësimi i riskut të kontrollit Mbështetja te testet thelbësore


(dhe riskut të brenshëm) Aspak Pak E moderuar E lartë
Maksimal 3.0 2.7 2.3 2.0
I moderuar 2.5 2.3 1.8 1.5
I ulët 0 1.9 1.2 1.0

Kërkohet:
a) Tregoni avantazhet e kësaj metode ndaj asaj statistikore
b) Duke përdorur formulën e mësipërme, llogarisni madhësinë e sugjeruar të grupit të vrojtimit
për qëllime auditimi
c) Pasi keni konfirmuar llogaritë e arkëtueshme të përzgjedhura keni nxjerrë rezultatet e
mëposhtme

Shtresa Vlera kontabël e Vlera kontabël e Vlera e audituar Shuma e


shtresës kampionit e kampionit mbivlerësuar
> 500,000 7,500,000 7,500,000 7,465,000 35,000
> 50,000 30,000,000 9,100,000 8,947,500 152,500
< 50,000 17,500,000 700,000 684,500 15,500

Sa është niveli i gabimit të parashikuar? Në parashikimin e gabimit përdorni shumën e gabimit të


gjetur në kampion duke e pjestuar me pjesën e popullsisë së përfshirë në grupin përkatës të
vrojtimit. Çfarë konkluzioni do të nxirrni për tepricën e Llogarive të arkëtueshme?

You might also like