You are on page 1of 23

Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

TEMA 7 ÇESHTJE TE EVIDENCES SE AUDITIMIT, TIPET E EVIDENCES


DHE LETRAT E PUNES

HYRJE
Deri tani janë trajtuar konceptet e auditimit të bazuar në sistemet dhe se si auditimi manaxhohet,
planifikohet dhe përfundohet, ndërsa seksionet që vijojnë trajtojnë teknikat e ndryshme që audituesit
mund të përdorin për të realizuar punën e tyre. Kjo temë dhe tema në vazhdim trajton se çfarë
evidence duhet të grumbullojë audituesi gjatë realizimit të punës së vet dhe do të hedhin dritë mbi
mënyrën se si audituesit e mbledhin këtë evidencë. Duke përfunduar këtë modul, do të vini re se
aftësitë e mira në realizimin e intervistave janë thelbësore dhe se zhvillimi i aftësive të forta të
intervistimit është jetik për audituesin.

OBJEKTIVAT
Pas përfundimit të kësaj teme ju do të jeni të aftë që:
 Të përshkruani natyrën dhe cilësinë e llojeve të evidencave të auditi mit që mund të jenë të
vlefshme.
 Të njihni burimet dhe teknikat e grumbullimit të evidencës së auditimit
 Të përshkruani strukturën dhe përmbajtjen e dosjes së audi timit, programet dhe letrat e punës.
 Paraqisni qëllimin e intervistimeve kryesore të realizuara gjatë një auditimi.
 Përshkruani proçesin e përgatitjes për realizimin si dhe konkludimin e intervistave, dhe aftësitë
e kërkura.

7.1 EVIDENCA E AUDITIMIT


Standardi Ndërkombëtar i Auditimit SNA 500 – Evidenca e Auditimit përcakton që: “Audituesit duhet
të grumbullojnë evidencë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për auditimin, në mënyrë që të mund
të nxjerrin konkluzione të argumentuara, mbi bazën e të cilave ngri het opinioni i auditimit.”
Evidenca e auditimit përfshin të gjithë informacionin kontabël dhe informacionin tjetër konfirmues që
mbështesin shumat e paraqitura në pasqyrat financiare. Kjo evidencë e mbledhur si rezultat i kryerjes
së proçedurave të auditimit, por që mund të sigurohet edhe nga burime të tjera, përdoret për të
përcaktuar vërtetësinë dhe sinqeritetin e informacionit në pasqyrat financiare dhe llojin e raportit
(opinionit) të auditimit të përgatitur nga audituesi. Figura e mëposhtme paraqet një pamje të
përgjithshme të marrëdhënieve midis pasqyrave financiare, pohimeve të drejtimit për elementët e
pasqyrave financiare, objektivave të auditimit, proçedurave të auditimit dhe raportit të auditimit.
Pasqyrat financiare reflektojnë pohimet e drejtimit për elementë të caktuar të pasqyrave financiare.
Audituesi zhvillon objektivat e auditimit për çdo pohim konkret të drejtimit dhe pastaj kryen proçedura
auditimi për të mbledhur evidencë auditimi për të testuar nëse arrihet të plotësohen objektivat e
auditimit.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


1
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Pasqyrat Financiare Raporti i auditimit

Pohimet e drejtimit
për elementët e
pasqyrave financiare

Objektivat e auditimit

Evidenca mbi
Procedurat e auditimit vërtetësinë e
pasqyrave financiare

Rezultatet e zbatimit të proçedurave të auditimit japin evidencë që mbështet raportin e audituesit.


Informacion më i detajuar për marrëdhëniet midis pasqyrave financiare, pohimeve të drejtimit,
objektivave dhe proçedurave të auditimit për një shembull konkret jepet në tabelën e mëposhtme.
Evidenca e auditimit përfshin informacionet që përmbajnë regjistrat kontabël, të cilat përdoren për
përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të informacioneve të tjera.
Regjistrat kontabël përgjithësisht përfshijnë regjistrimet e veprimeve fillestare dhe dokumentat
mbështetës, si për shembull, çeqet dhe dokumentat e transferimit elektronik të fondeve, faturat dhe
kontratat, librin e madh dhe librat e tjerë të llogarive, regjistrimet në ditar, rregullime të tjera të
pasqyrave financiare të cilat nuk janë reflektuar në regjistrimet formale në ditar; dhe regjistrime të tilla
si fletët e punës dhe pasqyrat që mbështesin shpërndarjen e kostos, llogaritjet, rakordimet dhe
shpjegimet e informacioneve. Regjistrimet në regjistrat kontabël shpesh iniciohen, regjistrohen,
përpunohen dhe raportohen në formë elektronike. Veç kësaj, regjistrimet kontabël mund të jenë pjesë
e sistemeve të integruara që ndajnë të dhënat dhe mbështesin të gjitha aspektet e raportimit financiar
të njësisë ekonomike, operacionet dhe pajtueshmërinë me objektiva.
Drejtimi është përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare që bazohen në regjistrat kontabël të
njësisë ekonomike. Audituesi e siguron një pjesë të evidencës së auditimit nëpërmjet testimit të
regjistrave kontabël, për shembull, përmes analizës e shqyrtimit, duke riprodhuar proçedurat që janë
ndjekur në proçesin e raportimit financiar dhe duke bërë rakordimet për disa kategori dhe aplikime të
të njëjtit transaksion. Përmes kryerjes së këtyre proçedurave, audituesi mund të arrijë në përfundimin
se regjistrimet kontabël kanë koherencë të brendshme dhe shifrat e tyre rakordojnë me ato të
paraqitura në pasqyrat financiare. Megjithatë, për shkak se regjistrat kontabël të marrë veç e veç nuk

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


2
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

japin evidencë auditimi të mjaftueshme në të cilin të bazohet një opinion auditimi për pasqyrat
financiare, audituesi siguron edhe evidencë tjetër auditimi.

Pohimet e drejtimit për Proçedurat e auditimit për


Pasqyrat Financiare Objektivat e auditimit
elementët e PF Llogarinë “Klientë”
Bilanci Ekzistenca dhe ndodhja Vlefshmëria Konfirmimi nga klientët

Plotësia Plotësia Rakordimi i totalit të klientëve


në librin ndihmës të llogarive të
Pasqyra të ardhura klientëve me tepricën e
shpenzime llogarisë kontrolluese “Klientë”

Ndarja e periudhave Ekzamino faturat e shitjes dy


ditë para dhe pas fundit të
Pasqyra e flukseve periudhës për regjistrimin e
monetare shitjeve në periudhën e duhur

Të drejtat dhe detyrimet Pronësia Kërko nga drejtimi nëse janë


shitur “Klientët”
Pasqyra e
ndryshimeve në Vlerësimi dhe alokimi Saktësia Gjurmo llogaritë e zgjedhura në
kapitalin neto bilancin vërtetues të klientëve
sipas moshës me regjistrin
analitik të llogarisë “Klientë”
për shumë dhe moshë të saktë

Vlerësimi Testo përshtatshmërinë e


llogaritjes së borxhit të keq

Paraqitja dhe dhënia e Klasifikimi Ekzamino listën e klientëve për


informacionit shpjegues filialet, punonjësit, drejtuesit
dhe palët e tjera të lidhura

Dhënia e infomacioneve Vlerëso llogarinë e klientëve


shpjeguese për shënime shpjeguese

Siç shikohet, nuk ka marëdhënie një për një midis objektivave dhe proçedurave të auditimit. Në disa
raste, më shumë se një proçedurë auditimi kërkohet të kryhet për të plotësuar një objektiv auditimi,
kurse në raste të tjera një proçedurë auditimi siguron evidencë për më shumë se një objektiv auditimi.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


3
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

PERDORIMI I POHIMEVE PER MARRJEN E EVIDENCES SE AUDITIMIT


Drejtimi ka përgjegjësinë për paraqitjen e vërtetë dhe të sinqertë të pasqyrave financiare të cilat
reflektojnë natyrën dhe operacionet e njësisë ekonomike. Kur ai deklaron se pasqyrat financiare japin
pamjen e vërtetë dhe të sinqertë [ose jane paraqitur me sinqeritet në të gjitha aspektet materiale] në
pajtim me kuadrin e raportimit financiar të zbatueshëm, Drejtimi bën pohime të drejtpërdrejta ose të
nënkuptuara lidhur me njohjen (marrjen në llogari), matjen, paraqitjen dhe dhënien e informacioneve
për elementët e ndryshëm të pasqyrave financiare dhe të paraqitjeve të tjera.
Audituesi duhet të përdorë pohimet në klasat e transaksioneve, tepricat e llogarive, për paraqitjen dhe
dhënien e informacioneve në detaje të mjaftueshme për të formuar bazën për vlerësimin e rrezikut të
anomalive materiale dhe për të përcaktuar e kryer proçedura auditimi të mëtejshme. Audituesi përdor
pohimet për vlerësimin e rreziqeve dhe duke marrë parasysh llojet e ndryshme të anomalive potenciale
që mund të ndodhin, ai përcakton proçedurat e auditimit që u pergjigjen këtyre rreziqeve të vlerësuara
Pohimet e përdorura nga audituesi bëjnë pjesë në kategoritë e mëposhtme:
a) Pohimet për klasat e transaksioneve dhe ngjarjet e periudhës që auditohet:
i) Ndodhja dhe përkatësia – transaksionet dhe ngjarjet që janë regjistruar kanë ndodhur
dhe i përkasin entitetit.
ii) Plotësia – të gjitha transaksionet dhe ngjarjet që duhet të kishin qenë regjistruar janë
regjistruar.
iii) Saktësia- shuma dhe të dhëna të tjera lidhur me transaksionet dhe ngjarjet e
regjistruara janë regjistruar siç duhet.
iv) Ndarja e periudhave – transaksionet dhe ngjarjet kanë qenë regjistruar në periudhën
aktuale kontabël.
v) Klasifikimi - transaksionet dhe ngjarjet kanë qenë regjistruar në llogaritë e duhura.

b) Pohimet për tepricat në llogari në fund të periudhës:


i) Ekzistenca- ekzistojnë aktivet, detyrimet, dhe interesat në kapitalet e veta.
ii) Të drejtat dhe detyrimet – njësia ekonomike zotëron apo kontrollon të drejtën për
aktivet dhe detyrimet.
iii) Plotësia - të gjitha transaksionet dhe ngjarjet që duhet të kishin qenë regjistruar janë
regjistruar.
iv) Vlerësimi dhe alokimi (shpërndarja) - aktivet, detyrimet dhe interesat në kapitalet e
veta janë përfshirë në pasqyrat financiare në shumat e duhura dhe çdo vlerësim i
rrjedhur ose shumë e caktuar janë regjistruar në mënyrën e duhur.

c) Pohimet për paraqitjen dhe dhënien e informacioneve:


i) Ndodhja, përkatësia dhe të drejtat dhe detyrimet – paraqitja e ngjarjeve,
transaksioneve dhe e çështjeve të tjera që kanë ndodhur dhe që i përkasin njësisë
ekonomike.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


4
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

ii) Plotësia - në pasqyrat financiare janë përfshirë të gjitha informacionet që duhet të


kishin qenë përfshirë.
iii) Klasifikimi dhe kuptueshmeria – informacioni financiar është paraqitur dhe përshkruar
si duhet dhe informacionet e nevojshme janë shprehur qartë.
iv) Saktësia dhe vlerësimi – informacionet financiare dhe informacionet e tjera janë
treguar qartë dhe sipas shumave të duhura.

OBJEKTIVAT E AUDITIMIT
Gjatë grumbullimit të evidencës për të testuar pohimet në lidhje me elementët që përmbajnë pasqyrat
financiare, audituesi zhvillon objektivat e auditimit që lidhen me çdo pohim të drejtimit. Këto objektiva
shërbejnë dhe përdoren nga audituesi për të përcaktuar llojin dhe sasinë e evidencës për tu
grumbulluar. Kujtojmë që objektivat e auditimit zbatohen për elementët e pasqyrave financiare (p.sh.
klasat e transaksioneve ose llogaritë). Meqënëse objektivat e auditimit rrjedhin nga dhe lidhen me
pohimet e drejtimit, sapo audituesi ka mbledhur evidencën e mjaftueshme se objektivat e auditimit
janë plotësuar, audituesi ka sigurinë e arsyeshme se pasqyrat financiare paraqiten në mënyrë të
vërtetë dhe të sinqertë.
Në fillim audituesi përcakton cilat janë pohimet e duhura përkatëse për një transaksion të veçantë dhe
llogaritë që lidhen me të. Zbatimi i modelit të riskut të auditimit i shpjeguar në temën 5 duhet të
udhëheqë këtë proçes. Më tej audituesi përcakton cilat janë objektivat e auditimit që zbatohen për çdo
pohim përkatës të drejtimit. Në varësi të elementit që po testohet, disa pohime së bashku me
objektivat e auditimit mund të jenë më të rëndësishme se të tjerat. Për shembull, zakonisht tek një test
i një llogarie aktivi do të vihet më shumë theksi te vlefshmëria, ndërsa tek një test i një llogarie detyrimi
theksi do të vihet më shumë të plotësia.
Tabela më poshtë liston të gjitha objektivat e auditimit që zbatohen në auditimin e tepricës së llogarive

Vlefshmëria Transaksionet në llogari janë të vlefshme


Plotësia Të gjitha transaksionet janë regjistruar në llogari
Ndarja e periudhave Transaksionet janë regjistruar në periudhën e duhur
Transaksionet ose shumat e përfshira në llogari janë mbartur nga ditarët
Saktësia
dhe librat ndihmës
Vlerësimi Transaksionet në llogari janë vlerësuar në mënyrën e duhur
Transaksionet në llogari ose në pasqyrat financiare janë klasifikuar në
Klasifikimi
mënyrën e duhur
Të gjitha informacionet e nevojshme shpjeguese janë dhënë në pasqyrat
Informacionet shpjeguese
financiare ose në shënimet

Në fund audituesi përgatit proçedurat e auditimit për të mbledhur evidencë të mjaftueshme dhe të
përshtatshme për të përcaktuar nëse objektivat e auditimit janë plotësuar. Proçedurat e auditimit janë
veprime specifike të kryera nga audituesi dhe zakonisht referohen si Programi i Auditimit.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


5
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

PROÇEDURAT E AUDITIMIT QË NDIQEN PËR TË SIGURUAR EVIDENCËN E AUDITIMIT


Audituesi siguron evidencë auditimi, për të nxjerrë konkluzione të arsyeshme mbi të cilat të
mbështesë opinionin e auditimit, të cilat i japin atij mundësi:
a) Të arrijë të njohë dhe të kuptoje njësinë ekonomike dhe mjedisin e saj, përfshirë kontrollin e saj
të brendshëm, njohje e cila e ndihmon për të vlerësuar rreziqet e anomalive materiale në
pasqyrat financiare dhe në nivele të ndryshme të pohimeve
b) Kur është e nevojshme ose kur audituesi ka vendosur të bëjë një veprim të tillë, për të testuar
efektivitetin e kontrolleve në parandalimin ose zbulimin dhe ndreqjen e anomalive materiale në
nivel pohimi; dhe
c) Të zbulojë anomalitë materiale në nivel pohimi

Audituesi gjithmonë kryen proçedurat e vlerësimit të rrezikut për të siguruar një bazë të kënaqshme
për vlerësimin e rreziqeve në nivel të pasqyrave financiare dhe të pohimeve. Proçedurat e vlerësimit të
rrezikut në vetvete nuk japin evidencën e nevojshme të auditimit mbi të cilën të mbështetet opinioni i
auditimit, për këtë arsye, kur është nevoja, ato shoqërohen edhe me proçedura të mëtejshme auditimi
në formën e testeve të kontrolleve dhe kur është nevoja edhe me proçedura thelbësore.
Testet për kontollet janë të nevojshme në dy rrethana. Kur vlerësimi i rrezikut nga audituesi, përfshin
një parashikim të funksionimit efektiv të kontrolleve, audituesi duhet të testojë këto kontrolle për të
mbështetur vlerësimin që ai ka bërë për rrezikun. Veç kësaj kur proçedurat thelbësore të marra të
shkëputura, nuk japin evidencën e nevojshme të auditimit, audituesi duhet të kryejë testet për
kontrollet për të marrë evidencë auditimi lidhur me funksionimin efektiv të tyre.
Audituesi planifikon dhe kryen proçedurat thelbësore që i përgjigjen vlerësimit përkatës të rreziqeve të
anomalive materiale, të cilat përfshijne rezultate të testeve për kontrollet nëse ka të tilla. Vlerësimi i
audituesit për rrezikun bazohet në gjykim, i cili mund të mos jetë mjaftueshmërisht i saktë për të
identifikuar të gjitha rreziqet e anomalive materiale. Për më tepër, kontrolli i brendshëm ka kufizime të
vetvetishme, ku bën pjesë rreziku që drejtimi ti shkelë ato, mundësia e gabimeve njerëzore dhe efekti i
ndryshimit të sistemeve. Për këtë arsye, për të siguruar evidencën e nevojshme të auditimit duhet të
kryhen gjithmonë proçedurat thelbësore për klasat e transaksioneve, për tepricat e llogarive dhe për
informacionet e dhëna që janë materiale.
Natyra dhe afatet e proçedurave të auditimit që duhet të përdoren mund të ndikohen nga fakti që disa
të dhëna kontabël dhe informacione të tjera mund të jenë të disponueshme vetëm në formë
elektronike ose vetëm në disa momente kohore. Dokumentat orgjinale, siç janë urdhër blerjet, faturat
e transportit, faturat dhe çeqet mund të jenë zëvendësuar me mesazhe elektronike. Për shembull,
njësitë ekonomike mund të përdorin sistemet e tregëtisë apo sistemet e përpunimit te imazheve. Në
rastin e tregëtisë elektronike, njësia ekonomike dhe klientët ose furnitorët e saj, për të përfunduar
biznesin në mënyrë elektronike përdorin kompjutera të lidhur në rrjet publik, siç është interneti. Blerja,
ngarkimi, faturimi, arkëtimi i parave dhe transaksionet e disbursimit të parave, shpeshherë
konsumohen tërësisht nëpërmjet shkëmbimit të mesazheve elektronike midis palëve. Në sistemet e
përpunimit të imazhit, për të lehtësuar ruajtjen dhe referimet ndaj tyre, dokumentat skanohen dhe
konvertohen në imazhe elektronike dhe, ndoshta pas këtij proçesi transformimi, dokumenti orgjinal

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


6
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

mund të mos mbahet më. Disa informacione elektronike mund të ekzistojnë vetëm në momente të
caktuara të kohës. Megjithatë mbasi të ketë kaluar një kohë e caktuar këto informacione nuk mund të
merren, në qoftë se dosjet janë ndryshuar ose nëse kopje të këtyre dosjeve nuk ekzistojnë. Politika e
njësisë ekonomike për ruajtjen e të dhënave mund të bëjë që audituesi të kërkojë mbajtjen e disa
informacioneve për tu rishikuar nga ai ose kryerjen e proçedurave të auditimit në kohën kur
informacioni është i disponueshëm.
Një paketë e dhënë e proçedurave të auditimit mund të japë evidencë auditimi që lidhet me disa
pohime por që nuk ka të bëjë me disa pohime të tjera. Për shembull, inspektimi i regjistrave dhe
dokumentave që kanë të bëjnë me arkëtimin e debitorëve pas mbylljes së ushtrimit mund të japë
evidencë auditimi lidhur me ekzistencën dhe vlerësimin, megjithëse jo domosdoshmërisht për
përshtatshmërinë e ndarjes së debitorëve midis periudhave. Nga ana tjetër, shpeshherë audituesi e
siguron evidencën e auditimit në lidhje me të njëjtin pohim nga burime të ndryshme apo që kanë një
natyrë tjetër. Për shembull, për të siguruar evidencën e auditimit lidhur më vlerësimin dhe shumën e
parashikuar për llogaritë e dyshimta (pa shpresë arkëtimi), audituesi mund të analizojë vjetërsinë e
debitorëve dhe arkëtimet e mëvonshme të tyre. Për më tepër, sigurimi i evidencës së auditimit lidhur
me një pohim të caktuar, për shembull për ekzistencën fizike të inventarit, nuk zëvendëson marrjen e
evidencës së auditimit që lidhet me një pohim tjetër, për shembull për vlerësimin e inventarit.

8.2 KONCEPTET BAZË TË EVIDENCËS SË AUDITIMIT


Rëndësia (materialiteti) e informacionit që duhet audituar, si dhe vlerësimi ynë i riskut që lidhet me të,
do të përcaktojnë shkallën e nevojshme të sigurisë së dhënë nga audituesi, dhe për pasojë masën e
evidencës së auditimit që kërkohet. Materialiteti është një term që përdoret për të përkufizuar
rëndësinë relative të sistemit apo një tepricë (gjendje) në pasqyrat financiare. Në rastet e përcaktimit
të materialitetit për një sistem, audituesi duhet të marrë në konsideratë rëndësinë e sistemit për
njësinë ekonomike. P.sh., sistemi i përdorur për të mbledhur dhe evidentuar taksat lokale për një
komunë ose bashki do të jetë materiale për një këshill lokal (vendor), pasi ajo paraqet një pjesë të
rëndësishme të të ardhurave të tyre, por jo për buxhetin e konsoliduar të taksave lokale. Një spital, i cili
mban shumat monetare që i përkasin pacientëve të tyre në emër të tyre gjatë periudhës që ata janë në
spital, mund të konsiderohet materiale, pasi vlera e parave që mbahet mund të jetë e vogël krahasuar
me elementet e bilancit të spitalit, por risku i reputacionit ndaj spitalit është i madh. Audituesit e
jashtëm do të përdorin konceptin e materialitetit në punën e tyre të auditimit të pasqyrave financiare.
Materialiteti, këtu, do të përdoret kur përdoruesit e informacionit kontabël mund të interpretonin
ndryshe, ose mund të keqinterpretonin informacionin nëse nuk merret parasysh se informacioni duhet
të paraqesë një pamje “të vërtetë dhe të besueshme”. Prandaj, materialiteti është një aspekt i gjykimit
se çfarë evidence duam të shohim, sa evidencë kërkojmë dhe sa konfidencë (besim) kemi për të.

Natyra e evidencës së auditimit


Informacioni kontabël që mund të përdoret si evidencë për të testuar objekivat e auditimit përfshin
librat kontabël me regjistrimet origjinale dhe çdo dokument tjetër që mbështet shumat në pasqyrat
financiare.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


7
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Informacionet e tjera që audituesi mund ti përdorë si evidencë auditimi përfshijnë raportet (minutat) e
mbledhjes, konfirmimet nga palët e treta, raportet e analistëve, të dhëna krahasuese për konkurrentët,
manualet e kontrollit, informacionet e siguruara nga audituesi prej proçedurave të auditimit, të tilla si
kërkimi i informacioneve, vëzhgimi dhe inspektimi dhe informacione të tjera të përpunuara nga ose të
disponueshme për audituesin, të cilat e lejojnë atë të arrijë konkluzionet përmes një arsyetimi të
vlefshëm.

Përshtatshmëria e evidencës së auditimit


Elementi i përshtashëm i evidencës lidhet me aspektet cilësore të evidencës. Evidenca e auditimit
konsiderohet e përshtatshme kur ajo siguron informacion që është i rëndësishëm dhe i besueshëm
Rëndësia (Përkatësia) Përshtashmëria e evidencës së auditimit varet nga rëndësia (përkatësia) e
objektivave të auditimit që testohen. Nëse audituesi mbështetet në një evidencë që nuk lidhet me
objektivin e auditimit, mund të arrihet një konkluzion i pasaktë për një pohim të drejtimit. P.sh. kur për
të kontrolluar objektivin e auditimit në lidhje me plotësinë për transaksionet e shitjeve, merret një
kampion nga faturat e shitjeve. Audituesi nuk do të zbulonte lëvrimin e mallrave të cilat nuk janë
faturuar ose regjistruar.
Ose, evidenca e lidhur me zhvillimet e ardhshme të marketingut, megjithëse interesante, është jo e
përshtatshme për auditimin e tepricës (balancës) së debitorëve të njësisë ekonomike. Megjithatë,
mund të vendosim se çfarë na jep një evidencë e përshtatshme për vlerësimin e inventareve (a do të
mund të shesim me çmimin bazuar në kosto apo më të lart?).

Besueshmëria Besueshmëria i referohet atij lloji të evidencës ku mund të mbështetemi apo


bazohemi, e cila shërben dhe ndihmon për të sinjalizuar vërtetësinë e një pohimi ose një objektivi
auditimi. Për të konsideruar evidencën e auditimit të besueshme duhet të merren parasysh faktorët e
mëposhtëm:
 Njohuritë direkte të auditimit të fituara nëpërmjet ekzaminimeve fizike, vëzhgimeve apo
rikalkulimeve të tepricave zakonisht janë më të besueshme se evidencat indirekte të marra
nëpërmjet konfirmimeve apo kërkesave për informacion.
 Evidencat e marra nga palë të treta (pala e parë janë audituesit, pala e dytë janë manaxhimi i
klientit) janë më të besueshme se evidencat e marra nga brenda njësisë ekonomike, p.sh.
evidencat e marra nga një bankë apo debitor i njësive ekonomike.
Faktorët e tjerë që duhet të merret në konsideratë në vle rësimin e besueshmërisë së evidencës së
auditimit janë:
 Evidenca dokumentare është zakonisht më e besueshme se evidenca verbale.
 Evidencat e marra nga burimet e jashtme të dokumentacionit zakonisht janë më të besueshme
se ato që janë marrë nga burimet e brendshme të dokumentacionit.
 Evidenca e marrë në kushtet e një ambjenti të besueshëm kontrolli është e mundur të jetë më e
besueshme se sa ato që merren në kushtet e një ambjenti të pabesueshëm kontrolli.
 Proçedurat e auditimit më pak komplekse janë shpesh më të besueshme se ato komplekse.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


8
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Mjaftueshmëria e evidencës së auditimit


Elementi “i mjaftueshëm” i evidencës lidhet me aspektet sasiore të evidencës. Sasia e evidencës së
auditimit që nevojitet ndikohet nga rreziku i anomalisë dhe gjithashtu nga cilësia e saj (sa më e lartë që
të jetë cilësia aq më pak evidencë mund të kërkohet). Për rrjedhojë mjaftueshmëria dhe
përshtatshmeria e evidencës së audititimit ndërlidhen me njëra tjetrën. Megjithatë, thjesht
grumbullimi i më shumë evidence auditimi nuk mund të shërbejë për të kompensuar cilësinë e dobët të
saj. Mjaftueshmëria e evidencës së auditimit do të gjykohet jo vetëm bazuar në besueshmërinë dhe
domosdoshmërinë, por gjithashtu në:
 Nivelin e kërkuar të sigurisë, duke marrë në konsideratë evidencat e tj era që janë të vlefshme.
 Hapësirat apo shtrirjen e proçedurave, të cilat përcaktojnë cilësinë e evidencave që ato
sigurojnë.

Audituesi mban parasysh lidhjen midis kostos së marrjes së evidencës së auditimit dhe dobisë së
informacionit të siguruar kur bëhet fjalë për cilësitë e evidencës që duhet të grumbullohet.
Për të formuar opinionin e tij, Audituesi nuk ekzaminon të gjithë informacionin e mundshëm sepse
zakonisht konkluzionet mund të arrihen duke përdorur metodat me zgjedhje dhe mjete të tjera të
zgjedhjes së elementëve për tu testuar. Audituesi përdor gjykimin dhe ushtron skepticizmin profesional
kur ai vlerëson sasinë dhe cilësinë e evidencës së auditimit dhe në këtë mënyrë mjaftueshmërinë dhe
përshtatshmërinë e saj për të mbështetur opinionin e auditimit. Kur gjykon mjaftueshmërinë e
evidencës së auditimit, audituesi i referohet materialitetit dhe riskut të auditimit për tepricën e një
llogarie apo për një klasë transaksionesh. Siç është diskutuar edhe në temën 5, materialiteti dhe risku i
auditimit përcaktojnë objektin e auditimit. Për shembull, kur gabimi i pranueshëm që mund të
tolerohet në një tepricë llogarie është i vogël, audituesi duhet të grumbullojë më shumë evidencë sesa
kur tolerohet një gabim më i madh. Përcaktimi i mjaftueshmërisë së evidencës, pra sa evidencë duhet
të grumbullohet është një nga vendimet më kritike me të cilat ai duhet të përballet në një angazhim
auditimi.

8.3 BURIMET DHE TEKNIKAT GRUMBULLIMIT TE EVIDENCES SE AUDITIMIT


Burimi ynë kryesor i evidencave zakonisht janë regjistrimet kontabël, por vetëm ato nuk mund të jenë
një evidencë e mjaftueshme. Në përgjithësi, ka katër burime të evidencës, të cilat janë paraqitur më
poshtë, të renditura sipas besueshmërisë.
1. Evidencë e siguruar nga audituesit, p.sh. numërimi i inventarëve që janë gjendje, kalkulimet.
2. Evidencë e siguruar indirekt nga burime të jashtme (përmes klientit), p.sh. konfermat bankare,
deklaratat e kreditorëve, korespondencat, kontratat, faturat.
3. Evidencë e siguruar nga klienti, p.sh. dokumentat e brendshëm, prezantimet e manaxhimit, proçes
verbalet e mbledhjeve.
4. Evidencë e siguruar direkt nga burime të jashtme, p.sh. konfirmimet nga të tretët (bankat,
furnitorët, kompanitë e sigurimit, organet tatimore), marrëveshjet.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


9
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Ka tetë teknika të ndryshme të grumbullimit të evidencës së auditimit:


1. Ekzaminimi Fizik dhe Numërimi
Sikurse mund të prisni, përdoret për aktivet fizike - inventarët, aktivet fikse, mjetet monetare në arkë,
letrat me vlerë të tregëtueshme. Kjo lloj evidence është relativisht e besueshme e cila përfshin vetë
audituesin në inspektimin ose numërimin e aktiveve të prekshme (materiale). Kjo lloj evidence jep
siguri kryesisht për ekzistencën e aktivit. Në disa raste, si p.sh. në ekzaminimin e inventarëve, kjo
teknikë mund të sigurojë evidencë mbi vlerësimin e tyre, duke identifikuar njësitë e vjetëruara të
inventarit apo njësitë që qarkullojnë ngadalë. Por kjo teknikë nuk ofron ose mund të ofrojë shumë pak
evidencë apo siguri mbi objektivin e pronësisë.

2. Riperformanca
Riperformanca është kryerja e pavarur, nga ana e audituesit, e proçedurave ose kontrolleve që në të
vërtetë janë kryer si pjesë e kontrollit të brendshëm të njësisë ekonomike qoftë në mënyrë manuale
apo edhe duke përdorur CAAT (teknikat e auditimit me ndihmën e kompjuterave), për shembull
performancën e afatit të klientëve, transferimin e informacionit në sistemin kontabël. Riperformanca
përfshin gjithashtu kontrollin e shumatoreve (vertikalisht, horizontalisht), rakordimin e tepricave të
llogarive kontrolluese me totalin e llogarive ndihmëse, kontrolli i mbartjeve.

3. Rillogaritjet
Rillogaritja konsiston në kontrollin e saktësise arithmetike të veprimeve në dokumentat bazë dhe në
regjistrimet kontabël. Rillogaritja mund të kryhet nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së
informacionit, për shembull, duke marrë nje dosje elektronike nga njësia ekonomike dhe duke
përdorur CAAT, për të kontrolluar saktësinë dhe përmbledhjen e dosjes. Shembuj të kësaj teknike
përmendim rillogaritjen e amortizimit, të interesit të instrumentave financiarë etj. Meqënëse audituesi
i krijon vetë këto lloj evidencash (1-3), ato shikohen normalisht si mjaft të besueshme

4. Konfirmimet me Shkrim
Konfirmimi i cili është një lloj specifik i kërkesës për informacion, është proçesi i marrjes së deklarimeve
direkt nga një palë e tretë për informacionet ose për ekzistencën e një kushti. Për shembull, audituesi
mund të kërkojë konfirmime direkte të detyrimeve debitore nëpërmjet komunikimit direkt me
debitorët. Shpesh përdoren konfirmimet në lidhje me tepricat ne llogari dhe për përbërësit e tyre, por
proçedurat e konfirmimit nuk duhet të kufizohen vetëm te këto elementë. Për shembull kur
audituesi mund të kërkojë konfirmime të kushteve të marrëveshjeve ose të transaksioneve që një njësi
ekonomike ka me palët e treta. Kërkesa për konfirmime synon të kërkojë informacione lidhur me faktin
nëse është bërë ndonjë modifikim në kushtet e marrëveshjes dhe nëse është kështu, cilat janë detajet
e këtij modifikimi. Konfirmimet përdoren gjithashtu për të siguruar evidencën e auditimit lidhur me
mungesën e disa kushteve, për shembull, mungesën e një “marrëveshjeje anex” që mund të
influencojë në marrjen në llogari të të ardhurave.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


10
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Veçanërisht evidenca është e fortë kur jepet nga burimet jashtë njësisë ekonomike – debitorëve,
bankave, (si p.sh. garantuesit, sigurimi i huave), avokatët apo noterët, (si p.sh. mbajtësit e titujve të
lëshuar, detyrime ligjore të parealizuara). Përfaqësuesve të manaxhimit mund t’u kërkohet të
konfirmojnë me shkrim që manaxhimi ka vënë në dispozicion të audituesve të gjithë informacionin e
përshtatshëm. Besueshmëria e evidencës së siguruar nëpërmjet konfirmimeve ndikohet nga faktorë të
tillë si:
 Forma e konfirmimit
 Eksperienca e mëparshme me njësinë ekonomike që auditohet
 Natyra e informacionit që kërkohet të konfirmohet
 Besueshmëria e palës së tretë nga e cila merret informacioni (konfirmimi)

5. Dokumentimi
Evidenca dokumentare lidhet me ekzaminimin nga ana e audituesit të informacionit kontabël dhe
informacionit tjetër mbështetës për shumat e paraqitura në pasqyrat financiare. Në shumicën e
angazhimeve, evidenca dokumentare përbën pjesën më të madhe të evidencës së grumbulluar nga
audituesi.
Dy çështje janë të rëndësishme kur diskutohet për evidencën dokumentare: besueshmëria e kësaj
evidence, dhe marrëdhëniet e saj me objektivat e auditimit. Kontrolli i dokumentit për/nga
dokumentat origjinale nga/për evidentimin kontabël për të konfirmuar plotësinë, saktësinë dhe
vlefshmërinë e informacionit kontabël.

6. Proçedurat Analitike (PA)


Proçedurat analitike kanë shumë aspekte. Në përgjithësi, ato përfshijnë informacionin përkatës, që
vjen nga burime të ndryshme të pavarura. Këto mund të jenë me natyrë financiare apo jo financiare.
Proçedurat analitike përfshijnë gjithashtu investigimin e ndryshimeve të identifikuara dhe të
marrëdhenieve që nuk kanë koherencë, krahasuar me informacionin tjetër përkatës, ose që devijojnë
mjaft nga shumat e parashikuara.
Proçedurat analitike thelbësore janë bërë shumë të përdorshme nga audituesit, sepse ato janë të
shpejta dhe të thjeshta për t’u realizuar. Ato mund të shmangin nevojën e testimit të një numri të
madh të transaksioneve apo tepricave të veçanta. Ato janë të rëndësishme dhe një formë efektive dhe
efiçente e evidencës së auditimit. Ka disa elemente, të cilat duhet të merren në konside ratë kur të
vendosni nëse do të bazoheni në to apo jo.
Besueshmëria e proçedurave analitike është një funksion i (a) vlefshmërisë dhe sigurisë së të dhënave
të përdorura në llogaritje, dhe (b) parashikueshmërisë dhe besueshmërisë së marrëdhënieve që
testohen apo krahasohen
Avantanzhet:
 Mund të përcaktojnë shpejt aspektet, në të cilat gabimet materiale janë më të mundshme,
prandaj ato kursejnë kohën.
 Hedh dritë në aspektet, në të cilat puna e detajuar është e parandaluar.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


11
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

 Mund të hedhë dritë në aspektet e vlerës së parasë së konsumuar (VFM), sikurse edhe në
aspektet e saktësisë financiare
 I mundëson auditimit të përdorë sistemet e informacionit të manaxhimit. Kështu, përmirëson
njohuritë e auditimit mbi biznesin.

Disavantazhet
 Interpretimi kërkon një nivel të lartë gjykimi për të interpretuar.
 Manaxhimi, shpesh, mund të shpjegojë shmangiet e mundshme, kur mund të ekzistojnë arsye
të tjera, kështu duhet të tregohet kujdes për të mbledhur të gjitha faktet dhe të kontrollohen
shpjegimet.
 Nëse të dhënat e përdorura janë dëmtuar, rezultatet janë të pavlefshme.
 Manipulimet konstante të të dhënave janë të vështira për t’u identifikuar, p.sh. shifrat e vitit të
kaluar ishin ndikuar nga inflacioni në masën 15% secila, si rrjedhim krahasimi nuk është i
dobishëm.

Prandaj, proçedurat analitike thelbësore janë një pjesë e një strategjie të përgjithshme dhe jo një
strategji me qëllim në vetvete. Kujtoni: proçedura analitike të mira kërkojnë të dhëna të mira;
proçedurat analitike nuk janë një qëllim në vetvete; ato mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni pyetjet, të
cilat duhet të investigohen; shpjegimet për shmangiet duhet të verifikohet në mënyrë të pavarur (kur
është e mundur).

Komenti i fundit në lidhje me proçedurat analitike. Ato janë teknika, të cilat, si teste thelbësore, mund
të na japin auditim të sigurt. Gjithashtu, mund të jenë një teknikë shumë e rëndësishme për fazën e
planifikimit të auditimit duke ndihmuar që të vendoset theksi i duhur në secilin aspekt që duhet
ekzaminuar, p.sh. në vlerësimin e nivelit të riskut të brendshëm.

7. Kërkesat për Informacion


Kërkesa për informacione konsiston në kërkimin e informacioneve pranë personave kompetentë,
qofshin këto informacione financiare apo jo financiare, si brenda (pjesë e personelit ose drejtimit të
klientit) ashtu edhe jashtë njësisë ekonomike. Audituesi merr informacione të shumta nga personeli i
klientit për të njohur dhe kuptuar mjedisin ekonomik të biznesit të klientit dhe sistemin e kontrollit të
brendshëm. Për shembull audituesi mund të pyesë përgjegjësin e magazinës se cilat janë proçedurat e
kontrollit për të parandaluar vjedhjen e materialeve të para. Në nivel drejtues, audituesi mund të
kërkojë informacion nga drejtimi në lidhje me transaksionet me palët e lidhura ose për pasivet e
kushtëzuara. Kërkesa për informacion është një proçedurë auditimi që përdoret shpesh gjatë auditimit
dhe shërben për të plotësuar kryerjen e proçedurave të tjera të auditimit. Kërkesat për informacion
variojnë nga kërkesat formale me shkrim deri tek kërkesat informale me gojë. Përgjigjet e marra janë
një burim i rëndësishëm i evidencës së auditimit. Vlerësimi i përgjigjeve të marra për kërkesat përbën
një pjesë integrale të proçesit të kërkimit të informacioneve.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


12
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Përgjigjet për kërkesat mund ta pajisin audituesin me informacione të cilat nuk janë zotëruar më parë
ose me evidencë auditimi konfirmuese. Në mënyrë alternative, përgjigjet mund të japin informacione
që ndryshojnë mjaft nga informacionet e tjera që ka siguruar audituesi, për shembull, informacione që
kanë të bëjnë me mundësinë e anashkalimit të kontrolleve nga ana e drejtimit. Në disa raste përgjigjet
ndaj kërkesave japin bazë për audituesin që ky i fundit të modifikojë apo të kryejë proçedura auditimi
shtesë.
Me qëllim që të marrë evidencën e nevojshme të auditimit, përveç përdorimit të kërkesave për
informacion, audituesi kryhen proçedura auditimi shtesë. Kërkesat për informacion të marra në
mënyrë të shkëputur, si rregull nuk japin evidencën e nevojshme të auditimit për zbulimin e një
anomalie materiale në nivel të pohimit. Veç kësaj kërkesa e marrë në mënyrë të shkëputur nuk mjafton
për të testuar lidhur me efektivitetin e funksionimit të kontrolleve.
Megjithatë evidenca konfirmuese që sigurohet përmes kërkesës për informacion shpesh është e një
rëndësie të veçantë, në rastin e kërkesave që kanë të bëjnë me vlerësimin e qëllimeve të drejtimit,
informacionet disponibël që mbështetin këto synime mund të jenë të kufizuara.
Në lidhje me disa çështje audituesi merr deklarime me shkrim me të cilat konfirmon përgjigjet e marra
verbalisht. Për shembull, si rregull, audituesi merr deklarime me shkrim nga drejtimi p ër çështje
materiale, për të cilat nuk mund të merret apo nuk parashikohet se do të ekzistojë evidencë auditimi
apo edhe në rastin kur evidenca e auditimit e siguruar është e një cilësie të ulët.
Duke pyetur, sigurohet një evidencë shumë sasiore e auditimit. Cilësia e kësaj evidence, megji thatë,
është në varësi të faktit që njerëzit tregojnë të vërtetën dhe japin përgjigjet e drejta dhe duke qenë se
kjo lloj evidence nuk sigurohet nga burime të pavarura dhe prandaj konsiderohet jo shumë e
besueshme. Për pasojë, për të mbështetur përgjigjet e marra nga klienti, kjo evidencë duhet
përgjithësisht të konfirmohet duke marrë evidencë mbështetëse.

8. Inspektimi dhe Vëzhgimi


Inspektimi konsiston në ekzaminimin e librave kontabël ose të dokumentave, qofshin këto të
brendshme apo të jashtme, në formë letre, formë elektronike, apo në formë tjetër. Inspektimi i librave
kontabël dhe dokumentave jep evidencë auditimi më shumë ose më pak të besueshme, në varësi të
natyrës, burimit dhe, në rastin e regjistrimeve dhe dokumentave te brendshme , të efektivitetit të
kontrolleve të brendshme lidhur me prodhimin e tyre. Një shembull i inspektimit i përdorur si test për
kontrollet është inspektimi i regjistrave ose dokumentave për të nxjerrë në pah ekzistencën e
evidencës së autorizimeve.
Vëzhgimi konsiston në verifikimin e një proçesi ose të një proçedure të kryer nga të tjerët. Për
shembull, vëzhgimi nga ana e audituesit e numurimit të elementëve përbërës të inventarëve nga
personeli i njësisë ekonomike dhe vëzhgimi i performancës së veprimtarive të kontrollit p.sh. vëzhgimi i
ndarjes së detyrave midis arkëtarit dhe regjistruesit të veprimeve me arkën.
Vëzhgimi jep evidencë auditimi rreth performancës së një proçesi apo proçedure, por është i kufizuar
në një moment kohor në të cilin ai kryhet dhe nga fakti që të qënit i vëzhguar mund të ndikojë në
mënyrën se si kryhet proçesi apo proçedurat.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


13
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Vëzhgimi i elementeve me shumë të madhe apo të pazakontë


Rishikimi i evidencave kontabël, veçanërisht e ditarëve ditorë apo të pasqyrave të transaksioneve, për
të identifikuar elemente të tilla, të cilat janë në vëzhgim. Në një sistem të kompjuterizuar, soft ëaret e
pyetësorve janë një mjet efiçient për të identifikuar elementet me shuma të mëdha dhe të pazakonta.

8.4 PROGRAMI I AUDITIMIT


Programet e auditimit janë një mjet i rëndësishëm dhe ekstremisht të dobishme për të komunikuar
instruksionet për personelin e auditimit dhe siguron një bazë të shkëlqyer për evide ntimin e punës së
bërë. Më thjesht, programi i auditimit është një paraqitje e veprimeve të auditimit që duhet të
realizohen. Në thelb, ai është një etapë e mëtejshme e detajuar e planit operacional. Nëse plani
operacional do të konsiderohet si një shprehje e detyrave të auditimit që duhet të plotësohen gjatë një
periudhe kohe të caktuar si ditore/javore/mujore, atëhere programet e auditimit evidentojnë testet e
detajuara dhe kontrollet që duhet të ndërmerren në mënyrë që të plotësohet çdo detyrë.

Letrat e Punës janë rekorde të punës së kryer nga audituesi dhe të konkluzioneve të arritura në
auditim. Sasia, lloji dhe përmbajtja e letrave të punës janë një funksion i rrethanave dhe kushteve të
angazhimeve specifike. Letrat e punës kanë dy funksione: 1) të ndihmojnë në kryerjen dhe monitorimin
e auditimit dhe 2) të sigurojnë mbështetje për raportin e audituesit.

Kryerja dhe monitorimi i auditimit


Letrat e punës përmbajnë evidencë auditimi që dokumenton zbatimin nga ana e audituesit të
Standardeve të auditimit. Planifikimi i angazhimit bashkë me zbatimin e planit duhet të dokumentohet
në letrat e punës. Ato shërbejnë gjithashtu edhe si një pikë e rëndësishme për rishikimin e punës së
vartësve.

Mbështetja për raportin e audituesit


Kur angazhimi përfundon, audituesi duhet të vendosë për llojin e raportit (opinionit) të përshtatshëm
që duhet të lëshojë. Baza e këtij vendimi qëndron në evidencën e auditimit të grumbulluar dhe në
konkluzionet e arritura dhe të dokumentuara në letrat e punës. Letrat e punës përmbajnë gjithashtu
evidencë se objekti i auditimit ishte i përshtatshëm me raportin e lëshuar. Në letrat e punës duhet të
përfshihet gjithashtu informacioni mbi pajtueshmërinë e pasqyrave financiare me Standardet ose
Parimet e Kontabilitetit

Forma dhe përmbajtja e letrave të punës


Letrat e punës në auditim duhet të komunikojnë në mënyrë të qartë dhe konçize punën e audituesit.
Audituesi duhet të përgatisë letrat e punës të cilat janë të plota dhe të detajuara në mënyrë të
mjaftueshme për të siguruar një kuptim tërësor të auditimit. Audituesi duhet të regjistrojë në letrat e
punës informacion mbi planifikimin e auditimit, mbi gjykimin paraprak të materialitetit, mbi vlerësimin
e elementëve të modelit të riskut të auditimit, mbi natyrën, kohën dhe shtrirjen e proçedurave të

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


14
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

kryera të auditimit, rezultatet e tyre si dhe konkluzionet e nxjerra nga evidenca e grumbulluar e
auditimit.

Forma dhe përmbajtja e letrave të punës mund të ndryshojnë nga njëra firmë auditimi tek tjetra, por të
gjitha ato kanë disa karakteristika të njëjta. Koka, e cila përfshin emrin e klientit, emrin e audituesit
(ose inicialet), emrin e rishikuesit (ose inicialet), titullin e letrës së punës dhe periudhën e audituar.
Indekset dhe referencat, janë sisteme shkronjash ose numrash që i lejojnë anëtarëve të firmës ose
gupit të auditimit, por edhe më tej, rishikuesve dhe audituesve të tjerë (p.sh. kontrolli i cilësisë) të
mund të gjejnë evidencën përkatëse të auditimit. Shenjat (p.sh. √, ok, ) përdoren si mënyrë
dokumentimi për punën e kryer.
Forma dhe përmbajtja e letrave të punës ndikohen nga çështje të tilla si:
 Natyra e angazhimit
 Forma e raportit të audituesit
 Natyra e biznesit dhe kompleksiteti i operacioneve të tij
 Natyra dhe kushtet e sistemit kontabël dhe sistemit të kontrollit të brendshëm të klientit
 Nevojat në rrethana të veçanta për drejtimin, mbikqyrjen dhe rishikimin e punës së kryer nga
asistentët
 Metodologjia specifike e auditimit dhe teknologjia e përdorur gjatë kursit të auditimit

Një nga qëllimet kryesore të letrave të punës së auditimit është që të japë siguri që konkluzionet kanë
një bazë të shëndoshë. Për pasojë, puna e auditimit duhet të dokumentohet në të gjitha nivelet, kështu
që rishikuesit mund të ndjekin rrjedhën llogjike të planifikimit strategjik të auditimit nëpërmje t
vlerësimit të realizimit dhe raportimit të punës. Prandaj, letrat e punës duhet të japin evidencë për:
 Planifikimin shprehës të auditimit.
 Dokumentacionin e sistemit dhe vlerësimin e kontrollit kyç.
 Objektivat e veçanta të vlerësimit.
 Metodat e auditimit për çdo vlerësim.
 Informacionin e marrë.
 Detaje të problemeve të shfaqura.
 Rezultatet e punës.
 Vlefshmërinë, në të cilën bazohen gjykimet dhe konkluzionet.
 Testimet, objektivat e treguara, metodat, rezultatet dhe konkluzionet për secilin test.
 Rishikimi.

Standardi Ndërkombëtar mbi Auditimin ISA 230 – Dokumentimi përshkruan standartet minimale për
letrat e punës së auditimit. Në mënyrë më të gjerë kërkohet që letrat e punës duhet të jenë gjithmonë
të plota dhe të detajuara në mënyrë të mjaftueshme për t’i mundësuar një audituesi me eksperiencë,
në kushtet e mungesës së lidhjeve të mëparshme me vlerësimet e auditimit, për të siguruar prej tyre
punët që ata kanë realizuar dhe bazat e vendimeve thelbësore të ndë rmarra, natyrën, kohën dhe
shtrirjen e proçedurave të auditimit të kryera në zbatim të SNA-ve dhe të kërkesave të tjera ligjore dhe

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


15
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

rregullatore, rezultatet e proçedurave të auditimit dhe evidencën e auditimit të siguruar si dhe çështjet
e rëndësishme që kanë lindur gjatë auditimit dhe konkluzionet e arritura në lidhje me këto çështje. Në
mënyrë që të ndihmojnë arritjen e këtij standardi, audituesit duhet të përgatisin, për secilin test të
auditimit të përfunduar, një letër pune duke treguar:
 Të audituarin (organizatën, departamentin).
 Kush e përgatit atë dhe kur.
 Referencën e skedës së auditimit.
 Objektivat e testit dhe referencat e programit të auditimit.
 Metodat e testimit (detajet mund të lihen në programin e auditimit).
 Rezultatet e testeve.
 Konkluzionet mbi rezultatet (dhe referencat e ndërsjellta pë r pikat përmbledhëse të auditimit
apo raportin e auditimit nëse ështe e nevojshme).
 Inicialet e rishikuesit.

DOSJET E AUDITIMIT
Letrat e punës mbahen në dy lloj dosjesh: permanente dhe aktuale. Dosjet permanente mbajnë të
dhëna historike për klientin si p.sh. aktin e themelimit dhe statutin e organizatës, rregulloren e
brendshme, manualin e kontrollit, manualin kontabël, librin e llogarive, skemën organizative, kopje të
kontratave të rëndësishme (kontrata pensionesh, kontrata me sindikatat, kontrata qeraje etj.)
Në krahun tjetër dosjet aktuale përfshijnë informacione dhe mbajnë të dhëna që lidhen në mënyrë
specifike me angazhimin aktual të auditimit si p.sh. kopje të pasqyrave financiare dhe raportin e
audituesit, planin dhe programin e auditimit, proçes verbale të mbledhjeve, veprime dhe llogaritje për
tepricat e llogarive të bilancit vërtetues, regjistrime rregulluese dhe riklasifikime, dhe letra të tjera
pune që mbështesin shumat e llogarive në pasqyrat financiare.
Mirëmbajtja e dosjeve të auditimit është një shenjë e një auditi efiçient dhe të mirë-manaxhuar. Një
pjesë e rëndësishme për përgatitjen e një auditimi përfshin rishikimin e auditimit të vitit të
mëparshëm, dhe kjo mund të konsiderohet e vështirë, nëse nuk është e mundur nga skedimi i dobët i
auditimit. Në këto kushte, audituesi do të dëshironte të bazohej në një masë të konsiderueshme në
skedat ekzistuese të auditimit. Në mënyrë të njëjtë, raporti i audituesit është ndërtuar mbi bazën e
letrave të punës suportive të tij dhe është jetësore që ato të jenë skeduar, në mënyrë që të lehtësojnë
informacionin e arshivuar.
Audituesi duhet të përfundojë dhe sistemojë dosjen përfundimtare të auditimit në kohën e parashikuar
pas datës së raportit të audituesit. Kjo është një proçedurë administrative, që nuk përfshin kryerjen e
proçedurave të reja të auditimit apo nxjerrjen e konkluzioneve të reja. Pas kryerjes së sistemimit të
dosjes përfundimtare të auditimit dhe deri në përfundim të periudhës së parashikuar për ruajtjen e saj,
audituesi nuk lejohet të fshijë ose të heqë dokumentat e auditimit me përjashtim të disa rasteve të
veçanta kur lejohet modifikimi i dosjes duke treguar arsyet dhe efektet e tyre n ë konkluzionet e
audituesit.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


16
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

8.5 PROÇESI I INTERVISTIMIT


Intervista është një bashkëbisedim me një qëllim të veçantë. Ajo ka një fillim dhe një mbarim. Eshtë e
dyanshme, ballëpërballë, këmbim pikëpamjesh. Intervistimi është një nga aftësitë më të rëndësishme
për të realizuar një auditim efektiv. Ka mënyra, sipas të cilave audituesit marrin sa më shumë
informacion. Prandaj, kjo është thelbësore që të kuptohen kërkesat për një intervistim të suksesshëm.
Proçesi i intervistimit ka katër etapa:
 Planifikimi i intervistës.
 Fillimi i intervistimit.
 Realizimi i intervistës.
 Përfundimi i intervistimit.

Planifikimi i Intervistës: Është e rëndësishme të ndërtohet raporti midis audituesit dhe klientit. Për të
realizuar këtë, klienti duhet të ndihet i qetë dhe ta bindë vetveten të jetë një faktor bashkëpunues. Për
të arritur këtë, nga auditimi duhet të ndërmerren një sërë etapash:
 Përcaktoni qartë objektivat e intervistës, duke përfshirë detaje të informacionit, të cilin ju
kërkoni ta merrni.
 Sigurohuni që klienti, që keni përcaktuar ta intervistoni është personi i duhur për të intervistuar
dhe për të marrë informacionin e kërkuar. Kjo mund të realizohet nëpërmjet diskutimit me
manaxherin e linjës së tyre.
 Ndërmerreni intervistën në kohën e përshtatshme për të dyja palët dhe informoni manaxherin
e linjës së klientit se intervista u caktua, në mënyrë që ata të kenë oportuni tetin të asistojnë
nëse do të dëshirojnë.
 Qartësoni me klientin dokumentacionin që kërkoni t’ju vihet në dispozicion gjatë intervistës, me
qëllim që të shmangen ndërprerjet apo vonesat në intervistat tuaja.
 Vendosni kur është më e përshtatshme të realizoni intervistën. Kjo mund të përcaktohet nga
natyra e informacionit, që jeni përpjekur të merrni sikurse edhe vlefshmëria e hapësirave për
biseda konfidenciale brenda njësisë ekonomike.
 Nëse intervista do të bëhet në zyrën e audituesit, ju keni në kontroll dh e mund të organizoni
pajisjet e zyrës, në mënyrë që klienti të ketë një atmosferë qetësuese.
 Përgatisni një përmbledhje të aspekteve që do të diskutohen dhe e bëni këtë të vlefshme për
klientët përpara intervistës.
 Merrni parasysh se kush do të marrë pjesë në intervistë, kushtojuni vëmendje informacioneve
mbi mënyrën e tyre të sjelljes, opinioneve, përgjegjësive dhe rezultateve të takimit të
mëparshëm me audituesit kur këto janë të njohura.

Fillimi i Intervistës: Përshtypja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe prandaj është e rëndësishme
që audituesi të përpiqet të vendosë tonet e duhura. Nëse intervista do të mbahet në zyrën e audituesit,
atëherë është e lehtë të kontrollohet, megjithatë, nëse intervista do të mbahet në zyrën e klientit,
atëherë duhet të kihen parasysh disa aspekte në vendosjen e tonit, si:

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


17
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

 Hyni në intervistë në kohë, por jo më parë se pesë minuta.


 Audituesi duhet të prezantojë veten dhe të japë mundësi identifikimi.
 Përgjigjuni dhënies së dorës.
 Uluni vetëm kur t’ju ftojnë.
 Mos nxitoni të filloni me pyetje. Përpiquni të realizoni një bisedë tëvogël përpara se të filloni
intervistat, për shembull klienti mund të ketë një pikturë të këndshme në mur apo koha të jetë
e veçantë në atë zonë.
 Të keni gati një deklaratë të shkurtër hyrëse, e cila duhet në parim të përmbajë një referencë
për asistencën apo sigurinë që auditimi do të japë për manaxhimin. Kjo mund t’ju ndihmojë që
të zvogëloni ankthin për intervistën.
 Shpjegojini klientit përse duhet kërkuar ky informacion.

Realizimi i Intervistës: Audituesit duhet të mbajnë kontroll mbi qetësinë dhe përmbajtjen e intervistës.
Kjo do të ndihmojë që të shmanget informacioni i panevojshëm dhe të sigurohet që është marrë i
gjithë informacionin. Audituesi duhet të mbajë një raport me klientin dhe të ketë kujdes për sa më
poshtë:
 Pyetjet
 Dëgjimi
 Mbajtja e shënimeve
 Komunikimi joverbal
 Përmbledhja

Pyetjet: Është shumë e rëndësishme që të bëni pyetje të drejtë. Pyetja duhet të jetë e qëllimshme, e
planifikuar dhe e organizuar. Ka një numër pyetjesh:
(a) Pyetje të hapura përdoren për të inkurajuar të intervistuarin të flasi. Audituesi duhet të përgatisë
pyetje të hapura me shprehje të tilla si ‘më tregoni rreth’ apo “si e bëni këtë”. Duhet treguar kujdes
me pyetjet që nxisin të folurën tek i intervistuari, pasi informacioni i padobishëm nuk përbën
ndonjë pjesë të rendësishme të diskutimit.
(b) Pyetje të mbyllura përdoren për të evidentuar fakte të veçanta. Megjithatë, ato synojnë të
prodhojnë përgjigje të shkurtra dhe të prera. Ka dy lloj pyetjesh të mbyllura – të dyja janë hartuar
për të nxjerrë në dritë fakte. Për shembull:
1. A është hapur ndonjëherë posta pa prezencën e ndonjë personi tjetër në zyrë? Po/Jo
2. Kush i firmos urdhërat? Identifikojeni

Përdorimi vetëm i pyetjeve të mbyllura duhet të shmanget pasi ato mund t’i japin të intervistuarit
përshtypjen e të marrit në pyetje.
(c) Pyetjet eksploruese shërbejnë për të nxjerrë në dritë dhe për të kontrolluar detajet e ngjarjeve, për
të sqaruar kuptimin e fjalëve të folësit dhe për të marrë informacion të mëtejshëm. Pyetje t
eksploruese janë jetësore për të siguruar detaje dhe për të njohur të gjithë historinë. Përgjithësisht,

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


18
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

pyetjet eksploruese ndjekin pyetjet e hapura për të hedhur dritë mbi ngjarjet dhe pro çedurat.
Pyetjet eksploruese fillojnë me kush, çfarë, ku, si dhe pse?
(d) Pyetjet që kërkojnë opinion hartohen për të eksploruar sjelljen, ndjenjat dhe besimin, d.m.th.,
çfarë mendoni mbi marrëveshjen e punësimit të personelit të ri në seksionin e pagave?
(e) Nxitëse janë gjithashtu pyetje eksploruese, por nuk paraqiten në mënyrë të drejtëprdrejtë si pyetje.
Nxitësit bazohen në pyetje të pathëna si “Çfarë mendoni?” Audituesit mund të paraqesin komentet
e tyre dhe të presin përgjigjet e klientit.
(f) Pyetjet imponuese, d.m.th. pyetje, të cilat sugjerojnë një përgjigje (të tilla si ‘Ju kontrolloni detajet
e paraqitura në urdhërin për blerje para se ta autorizoni, apo jo?”) duhet të shmangen.
(g) Pyetjet me alternativa duhet të shmangen, pasi ato mund të shkaktojnë konfuzion si te auditori
dhe te klienti. Gjithashtu, ato i japin mundësinë klientit të paraqesë vetëm një pjesë të
informacionit të kërkuar, duke përzgjedhur vetëm një nga përgjigjet e paraqitura.

Dëgjimi: Audituesi duhet të dëgjojë me kujdes gjatë gjithë kohës dhe t’ia shprehën këtë klientit
nëpërmjet tundjes së kokës dhe përdorimi i shprehjeve nxitëse, të tilla si “ju kuptova”, etj.

Vështroni të intervistuarin – kjo tregon interes dhe e inkurajon, gjithashtu e aftëson audituesin të
marrë të gjithë përfitimin e mundshëm nga komunikimi joverbal nga klienti. Audituesi duhet të
kujdeset që mos i lejojë vetes që ‘ti tërhiqët lehtë vëmendja dhe duhet të shmangë lëvizjet e tepërta, si
kruajtjet apo hedhjen e shikimit rreth e rrotull. Gjithashtu, gjatë dëgjimit, audituesi mund të vlerësojë
përgjigjen ndaj pyetjeve të bëra dhe të gjykojë nëse është marrë informacion i mjaftueshëm apo nëse
duhet të bëhen pyetje të tjera. Bëni pyetje që rrjedhin në moment, edhe nëse ato mund të mos jenë
përfshirë në listën e pyetjeve, apo që mund t’i keni harruar deri në fund të intervistës.

Mbani Shënime: Mbajtja e shënimeve është një element shumë i rëndësishëm gjatë pro çesit të
intervistimeve. Është joprofesionale të bëni pyetjen dy herë, kështu është e rëndësishme që të mbahen
shënimet e duhura. Shënimet duhet të mbahen gjatë gjithë kohës kur mbahet intervista dhe duhet të
rishikohen dhe të sqarohen nëse është e nevojshëm në fund të intervistës. Mund të jetë e nevojshme
të përmblidhen momentet kryesore të përmendura nga klienti për t’u siguruar që është kuptuar çfarë
është thënë dhe janë dokumentuar detaje në një shkallë të mjaftueshme.

Nëse do të ishte e mundur, do të jetë një ide e mirë që në intervistë të marrin pjesë dy auditues: njëri
të pyesë dhe tjetri të mbajë shënime. Mbajtësi i shënimeve mund të bëjë pyetjet që rrjedhin nga
biseda, por shumica e pyetjeve duhen të bëhen nga personi tjetër. Duke patur dikë që të mbajë
shënime, është thelbësore për një intervistë më formale, më sinjifikative, p.sh., vlerësimi i efi çiencës së
parave të konsumuara (VFM) apo intervista e dikujt të dyshuar për mashtrim. Nëse ju mbani shënime
vetë gjatë intervistave, duhet të keni parasysh disa udhëzime që ju ndihmojnë:
 Mos u përpiq të shkruash çdo gjë që është thënë.
 Mos shkruaj gjatë gjithë kohës. Në mënyrë që të vendosni një raport me klientin, është e
nevojshme të mbani kontakte me vështrime sa më shumë që të jetë e mundur.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


19
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

 Nëse ka disa pika që duhen mbuluar në intervistë, shkruajini më parë në ditarin tuaj, fakt i cili
mund t’ju ndihmojë për të shkruar shënimet, pika apo pyetjet brenda ditarit tuaj.
 Shënimet duhet të tregojnë se kush është i pranishëm në takim, kur dhe ku është mbajtur
takimi.
 Shënoni vetëm pikat dhe fjalët kyçe.
 Përdorni shënimet për të marrë kontrollin e intervistës. Nëse informacioni vjen shumë shpejt,
atëherë ndaloni duke thënë “ Më lejoni të mbaj shënim çfarë më thatë”.
 Përdorni nënvizimet për të grupuar shënimet.
 Alarmohuni në situatat që kërkojnë shënime të sakta.
 Shënimet për të gjitha intervistat duhet të mbeten në skedë.

Në disa situata mund të jetë e nevojshme që të bëhen disa kopje të shënimeve të takimit me klientin.
Kjo është veçanërisht e dobishme, kur shënimet i përkasin një takimi mbyllës të organizuar për të
diskutuar konkluzionet kryesore të raportit dhe rekomandimet, të cilat do të përfshihen në raportin e
auditimit të brendshëm. Kur kjo ndodh, shënimet e skeduara duhet të jepen si një kopje për personin e
përshtatshëm.

Komunikimi Joverbal: Audituesit duhet të jenë të përgatitur se jo i gjithë komunikimi është verbal.
Lëvizjet e mimikës mund të japin mesazhe të ndryshme, tendencat e lëvizjes mund të kenë interes,
mbajtja e kontaktit nëpërmjet vështrimeve mund të jetë inkurajuese dhe klienti mund ta ketë me të
lehtë që të besojë audituesin. Buzëqeshja e rastit dhe tundja e kokës e inkurajojnë dhe mund ta bëjnë
klientin të flasë. Është e vlefshme që të merret në konsideratë se si mund të pranohet metoda juaj nga
një palë e tretë.
Gjithashtu, audituesi duhet të lexojë sinjalet joverbaletë klientit, të tilla si makthi, pakënaqësia dhe
inatosja, në mënyrë që të realizojë një atmosferë produktive dhe profesionale.

Përmbledhje: Ka dy aspekte në lidhje me këtë:


 Duke konfirmuar kuptimin e informacionit të marrë në etapat përkatëse të intervistës (shpesh
në lidhje me shënimet e marra).
 Përmbledhja dhe arritja e marrëveshjes mbi pikat kryesore të intervistës.
Ka një tendencë për ta nënvlerësuar rëndësinë e përmbledhjes, shpesh për shkak të presionit.
Përmbledhja është jetike për të konsoliduar kuptimin e informacionit të marrë, për të konkluduar dhe
për të marrë argumentat e klientit mbi pikat kryesore të intervistës. Koha duhet të planifikohet për
këtë.

Konkluzionet e Intervistës: Kur audituesi merr të gjithë informacionin e nevojshëm dhe ka konfirmuar
diskutimin e tij me klientin nëpërmjet përmbledhjes, ka një oportunitet të mirë për të pyetu r nëse
klienti ka ndonjë gjë tjetër për të shtuar, të cilën ai e mendon se është e nevojshme. Pas intervistës,

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


20
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

audituesi mund të vazhdojë me ndonjë aspekt që kërkon sqarim apo informacion të mëtejshëm. Kjo,
normalisht, do të realizohet duke kontaktuar me burime të tjera.

8.6 LLOJET E INTERVISTAVE TE AUDITIMIT


Do të marrim në konsideratë disa lloje të intervistave të auditimit:
1. Përgatitja për intervistë dhe kontakti fillestar me klientin – (intervista para auditimit).
2. Intervista për grumbullimin e fakteve – (auditimi në proçes).
3. Rishikimi dhe intervista pas auditimit.

(Kërkesat e intervistave në rastet e mashtrimit janë trajtuar në modulin mbi mashtrimin)

1. Përgatitja për intervistë përfshin: duke diskutuar me audituesit e mëparshëm, njerëzit përfshijnë
edhe mënyrën e tyre të të menduarit në auditim; rishikimi i skedave të përhershme për historinë e
informacionit në aspektet e auditimit dhe për të marrë një pamje të përgjithshme të sistemit;
rishikimi i skedave në proçes që i përkasin periudhave të mëparshme të auditimit për aspekte të
rendësishme, të riskut dhe të vështirësive.
Nëse audituesi tregon gjatë intervistës se ka bërë përgatitjet e veta, kjo hedh dritë mbi
përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e tij. Një auditues, i cili demonstron se nuk ka bërë
përgatitje, mund të humbasë kredibilitetin tek i audituari.
Suksesi i intervistës përcaktohet nga shumë faktorë, por mungesa e përgatitjes nga audituesi është
plotësisht e shmangshme dhe tregon mungesë të kortezisë apo profesionalizmit.

2. Intervistat e auditimit në proçes mund të jenë në lloje të veçanta:


(a) Për të hedhur dritë mbi funksionimin e sistemit kontabël, ndoshta nga pikëpamja e hartimit të
diagramës së tij. Është e rendësishme të intervistohen njerëzit e duhur d.m.th. ata me nivelin e
duhur të njohurive mbi sistemin, të cilat kërkohen nga audituesi. Në përgjithësi, për të marrë një
kuptim të sistemit kontabël, është mirë si të përdoren pyetjet e hapura, d.m.th. ku pyetja është as
po as jo. Për shembull, ‘ Si punon sistemi i urdherit të blerjes?’ Nëse i nformacioni është shumë i
detajuar, duhet të përdorin më pak pyetje të hapura, p.sh., “Si duhet të bëhet urdhëri për blerje?”
Për të marrë një kuptim të kontrollit në sistem është, përgjithësisht, më mirë të bëhen pyetje më
specifike (por përsëri të hapura), p.sh. “si i kontrolloni porositë e parealizuara?” kundrejt pyetjes
‘cilat janë kontrollet në sistemin e urdhërit për blerje?” Kjo ndihmon për ta mbajtur informacionin
të fokusuar në aspektet që ka interes audituesi.
Komentet e mësipërme janë shumë të përgjithshme – në praktikë cilësia e informacionit dikton
stilin e pyetjes:
 Nëse informacioni është shumë i detajuar apo shumë i rrëmujshëm, duhet të përdoren
pyetjet më pak të hapura, më direkte.
 Nëse informacioni është jo i mjaftueshëm, duhen të përdoren pyetje më të hapura apo më
përforcuese.
PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023
21
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

(b) Tipi tjetër i intervistave të auditimit në proçes shpesh përdoret për të konsoliduar informacionin
e marrë gjatë intervistave të para mbi sistemin kontabël dhe të bëjnë pyetje të tjera që rrjedhin nga
intervista e parë. Ky është një oportunitet për të kërkuar imformacion në një nivel më të lartë
nëpërmjet:
 Çfarë do të ndodhë nëse........ (një urdhër blerje humbet)?
 Çfarë mendoni mbi këtë pjesë të sistemit?
 Përse sistemi punon në këtë mënyrë të veçantë?

(c) Lloji i fundit i intervistës së auditimit në proçes përfshin marrjen e shpjegimeve mbi pikëpyetjet,
dobësitë apo gabimet e evidentuara gjatë punës së auditimit. Ka një diferencë shumë të madhe
midis llojeve të intervistave të diskutuara më lart, sepse:
 Duhet marrë në konsideratë një sugjerim i shprehur në mënyrë të qartë dhe të saktë, që
diçka mund të jetë e gabuar (megjithëse mundet që asnjë gjë të mos jetë gabim) dhe
personeli i klientit është në pozita mbrojtjeje, veçanërisht nëse ai është përgjegjës.
 Në problemet që ngre audituesi, nëse (si ndodh shpesh) ai vë theksin në momente të
parëndësishme, kjo është diçka jo e mirë nëse gjysma e personelit harxhon orë për ta
vërtetuar atë. Prandaj, audituesi duhet të mbledhë të gjithë informacionin e vlefshëm, duke
shpjeguar qartë çfarë kërkohet dhe duke i pyetur për shpjegime apo evidencë dokumentare
përpara se të arrihet në konkluzione.
 Kur pyetjet nxjerrin në dritë ndonjë gabim, audituesi duhet të vlerësojë rëndësinë dhe
ndikimet e mundshme. A mund të kenë ndodhur gabime të ngjashme? Çfarë mund të jetë
efekti maksimal i gabimit? Si mund të njihet shkalla e shtrirjes së gabimit? Si duhet të
ndryshojë sistemi? A ka ndonjë mundësi të mashtrimit? Duke supozuar se nuk ka asnjë
mashtrim, gabimi duhet të diskutohet me personelin që është i lidhur me të, dhe duhet të
bëhen rekomandime apo shënime në raportin e auditimit për manaxherët, duke
paralajmëruar për përfshirjen.
 Nëse paraqiten një numër pyetjesh, të cilat kërkojnë shpjegim nga një person i stafit, është
efiçentë (dhe një praktikë e mirë) që këto pyetje të grumbullohen dhe të sqarohen çdo ditë,
se sa të grumbullohen dhe të sqarohen të gjitha së bashku në një ditë.

3. Intervistat e pasauditimit kanë dy qëllime kryesore:


 Të diskutohen raportet e auditimit me manaxherët.
 Të diskutohet aspektet e paraqitura nga auditimi.

Raporti i auditimit do të dërgohet te manaxherët, dhe tregon mirësjellje nëse fillimisht paraqitet tek
manaxheri kryesor (për të siguruar se nuk ka asnjë gabim në të). Manaxherët duhet të marrin draftin e
raportit të auditimit përpara se intervista t’i adresojë atij pyetjet e ngritura. Toni i raportit të audituesit
duhet të jetë profesional dhe i dobishëm, dhe jo shumë pedant dhe i përqëndruar te faji. Manaxheri i
auditimit duhet të rishikojë draftin e raportit përpara se t’i dërgohet manaxherit kryesor.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


22
Leksione te parashkruara – Auditim Departamenti i Kontabilitetit

Gjatë intervistës, manaxheri mund të sugjerojë mënyrat e duhura, sipas të cilave rekomandimet e
audituesve do të përmirësohen – kjo mund të jetë shumë e dobishme. Gjithashtu, manaxheri mund të
sugjerojë alternativa për të rishkruar nëse e ndjen që toni i përdorur nuk është i duhur për të apo për
departamentin. Manaxheri duhet të diskutojë mbi të deri sa të gjitha pikat të qartësohen.
Në përgatitjen e kësaj interviste, audituesit duhet të mbledhin të gjitha faktet e domosdoshme – nëse
raporti thotë që “një faturë e blerjes ishte përpunuar, por nuk ishte bashkëngjitur me fletë -hyrjen”,
manaxherët natyrshëm do të pyesin “cila faturë?” Audituesi duhet të disponojë të gjithë informacionin
e detajuar për pikat që trajton në raportin e tij.

Së fundi, problemet e ngritura nga audituesi dhe të papërfshira në raport duhet të diskutohen me
manaxherin, i cili do të jetë i përqendruar për të ditur se çfarë tjetër është gjetur dhe se si ka shkuar
auditimi. Në mënyrë të veçantë, e rëndësishme është vendosja e proçedurave të përmirësuara, të cilat
do të ndihmojnë auditimin të jetë më efiçient në vitet që vijnë.

PERGATITI: GRUP AUTORESH VITI SHKOLLOR 2022-2023


23

You might also like