You are on page 1of 4

Ushtrime: Analiza e variancës (ANOVA)

1. Nëse në një analizë të variancës KMTR është më i madh se KMG, a mudet ta kundërshtoni menjëherë
hipotezën zero, pa përcaktuar raportin F dhe shpërndarjen e saj? Spjegoni.

2. Nëse shuma e SKG dhe SKTR është SKT, a ekziston një marrëdhënie e tillë mes KMG dhe KMTR?
Spjegoni.

3. Pikët e marra në një detyrë kontrolli nga studentë të zgjedhur rastësisht në tre grupet e Informatikës
Ekonomike jepen më poshtë:

Pikët
Grupi 1 Grupi 2 Grupi 3
55 75 90
68 67 56
76 58 52
85 91 73
72 80 87

Kontrolloni nëse ka dallime të rëndësishme në pikët e marra nga studentët e tre grupeve, =0.05.

4. Kërkimet kanë treguar se në botën e elektronikës fast-paced, faktor çelës që ndan fituesit nga humbësit
është shpejtësia në marrjen e vendimeve: Firmat më të suksesshme merren më gjatë për të arritur në
vendime strategjike në zhvillimin e produktit, përshtatjen e teknologjive të reja, apo zhvillimin e
produkteve të reja. Vlerat e mëposhtme janë numri i muajve për të arritur në një vendim për firmat e
renditura sipas performancës së tyre: e lartë, mesatare, e ulët:

E lartë Mesatare E ulët


3.5 3.0 1.0
4.8 5.5 2.5
3.0 6.0 2.0
6.5 4.1 5.0
7.5 4.0 1.5
8.0 4.5 6.0
2.0 6.0 3.8
6.0 2.0 4.5
5.5 9.0 0.5
6.5 4.5 2.0
7.0 5.3 5.0
9.2 5.0 1.0
5.0 7.0 2.0
10.0
6.0

Bëni një ANOVA. Përdorni  = 0.05.

5. Në vlerësimin e politikës monetare të Koresë së Jugut, kërkuesit në Bankën e Koresë studiuan efektet e
tre politikave anti-inflacioniste që banka kishte iniciuar për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë dallim
statistikisht të rëndësishëm në mesataren e reagimit monetar-ekonomik ndaj këtyre tri politikave.
1
Rezultatet e ANOVA-s nga banka janë: shkallët e lirisë = (2; 55), F = 52.787. Interpretoni rezultatet e
ANOVËS. A janë të tre politikat njëlloj të efektshme?

6. Rezultatet e një analize variance nga një zgjedhje rasti për qeratë e banesave në katër qytete jepen në
tabelën ANOVA më poshtë.

Burimi i variacionit Shuma e Shkallët e lirisë Katrori Mesatar F


katrorëve

Trajtimet 37402 3 12467 1.76


Gabimi 311303 44 7075
Totali 348705 47

A besoni se vlera mesatare e qerasë është e barabartë në katër qytetet? Spjegoni.

7. Një analizë e numrit të njësive të shitura nga 10 shitës në secilin nga 4 tregjet tregoi të dhënat e
mëposhtme.
Tregjet
1 2 3 4
Numri i shitësve 10 10 10 10
Numri mesatar i njësive të shitura, x 130 120 132 114
Varianca e zgjedhjes, s2 72 64 69 67

Provoni nëse ndryshojnë shitjet në 4 tregjet dhe nga njeri treg në tjetrin me nivel rëndësie 0.05.

8. Kompania Neilsen, e cila përgatit raportet mbi koeficientët e popullaritetit të kanaleve televizive është e
interesuar në testimin e diferencave në vlerësimin mesatar të shikuesve për lajmet në mëngjes, lajmet në
mbrëmje, dhe lajmet në orët e vona. Kompania është gjithashtu e interesuar nëse ekzistojnë diferenca në
vlerësimin mesatar të shikuesve në tri rrjetet kryesore: CBS, ABC dhe NBC. Nëntë grupe me 50 shikues
të zgjedhur rastësisht janë caktuar për secilin kombinim CBS-në mëngjes, CBS-në mbrëmje,..., NBC-
në orët e vona. Rezultatet janë analizuar me ANOVA me dy faktorë një për rrjetin dhe një për kohën e
lajmeve. Plotësoni tabelën e mëposhtme ANOVA për këtë raport dhe interpretoni rezultatet.

Burimi i Shuma e katrorëve Shkallët e lirisë Katrori Mesatar Ratio F


variacionit
Rrjeti 145
Koha e lajmeve 160
Ndërveprimi 240
Gabimi 6,200
Totali

9. Softwaret për mikrokompjutera bëhen gjithnjë e më të sofistikuar; koha e aplikimit të programeve është
elementi më i rëndësishëm. Për pasojë, prodhuesit e paketave të softwareve duhet të punojnë në uljen e
kohës së nevojshme të aplikimit të programeve. Shpejtësia e ekzekutimit gjithashtu varet nga kompjuteri i
përdorur. Një ANOVA me dy mënyra është sugjeruar për të verifikuar nëse ka diferenca në kohën
mesatare për kryerjen e një analize të caktuar midis tre paketave të software-ve (Faktori A), dhe midis
katër mikrokompjuterave (Faktori B) prodhuar nga NEC, Toshiba, Kaypro, dhe Apple. Rezultatet tregojnë
SKA = 7,645, SKB = 54,521, SKAB = 88,699, dhe SKG = 434,557. Analiza ka përdorur zgjedhje prej 60
leximesh për çdo kombinim software - kompjuter. Plotësoni tabelën ANOVA për këtë analizë, kryeni
testet, dhe bëni konkluzionet tuaja.

2
10. Një pikë servisi videosh kërkon të analizojë efektin e qendrës së servisit dhe llojit të videos në kohën e
duhur për riparim, të matur në minuta. U zgjodhën për analizë tre lloj video-regjistratorë (A, B, C), si edhe
tre pika servisi. Secila pikë servisi bëri një riparim të caktuar në dy video për secilin lloj. Rezultatet jepen
më poshtë.

Qendrat e servisit Llojet e video-rregjistratorëve


A B C
1 52 48 59
57 39 67

2 51 61 58
43 52 64

3 37 44 65
46 50 69

a. Me nivel rëndësie 0.05 vlerësoni:


• Efektin e qendrës së servisit në kohën e riparimit.
• Efektin e llojit të videos në kohën e riparimit.
• A ka ndonjë bashkëveprim të qendrës së servisit dhe llojit të videos.
b. Paraqitni në grafik kohën mesatare të shërbimit për çdo qendër servisi për secilën lloj video.
c. Përdorni procedurën Tukey për të përcaktuar se cila qendër servisi dhe cila lloj video ndryshojnë
kohën mesatare të servisit. Përdorni  = 0.05.
d. Sipas rezultateve, çfarë konkluzionesh nxirrni mbi kohën mesatare të shërbimit?

11. Analiza e variancës për një eksperiment 3 x 2 faktorial, me katër vrojtime për çdo trajtim dha tabelën e
mëposhtme ANOVA.

Burimi Shuma e Shkallët e Katrori F


katrorëve lirisë mesatar
Faktori A 100
Faktori B 1
Bashkëveprimi A B 2 3
Gabimi 2
Totali 800

a. Plotësoni tabelën ANOVA.


b. Testoni efektin e bashkëveprimitAB në rezultatet e eksperimentit,  = 0.05.
c. Testoni efektin e faktorit A,  = 0.05.
d. Testoni efektin e faktorit B,  = 0.05.

12. Shqetësimi publik në Shtetet e Bashkuara është përqëndruar kohët e fundit në faktin se edhe pse
njerëzit shpesh përpiqen për të rënë në peshë, statistikat tregojnë se popullata në tërësi ka fituar peshë,
mesatarisht, gjatë 10 viteve të fundit. Një studiues i punësuar në një organizatë për rënien në peshë është i
interesuar nëse tre llojet e sheqerit artificial aktualisht në treg janë afërsisht po aq të efektshëm në uljen e
peshës. Janë zgjedhur rastësisht 300 persona si pjesë e studimit. Çdo personi i është dhënë një prej tre
ëmbëlsuesve për ta përdorur për një javë dhe është regjistruar rënia në peshë. Për të ulur gabimet e
eksperimentit, personat në zgjedhje janë ndarë në 100 grupe me tre persona secili. Të tre personat në çdo
grup në fillim të javës së testit kanë peshë gati të njejtë, janë të së njejtës gjini dhe afërsisht të së njejtës
moshë. Rezultatet janë SKBL = 2,312, SKTR = 3,233, dhe SKG = 12,386.
a. A janë të tre ëmbëlsuesit njësoj të efektshëm në uljen e peshës, nëse ajo ka ndodhur?
3
b. Sa besim keni në konkluzionin tuaj? c. Diskutoni efektin e blloqeve në këtë rast në krahasim me
eksperimentet plotësisht të rastit.

13. Korporata IBM është e interesuar për rikualifikimin (ritrajnimin) e punonjësve të saj për të marrë
përsipër pozicione marketingu. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, kompania kërkon të provojë katër metoda të
mundshmme për trainimin e personelit të marketingut për të përcaktuar nëse të paktën një prej metodave
ishte më e mirë se të tjerat. Katër grupe me 70 punonjës secili u caktuan për katër metoda të trajnimit. Të
punësuarit ishin testuar më parë për aftësitë e marketingut dhe u vendosën në njërin nga katër grupet;
secili grup përbën një bllok me aftësi paraprake afërsisht të njejta. Pastaj katër të punësuar nga secili grup
u caktuan rastësisht për katër metodat e trajnimit dhe u ritestuan pas përfundimit të kohës tre-javore të
trajnimit. U llogaritën diferencat në mes të pikëve të tyre fillestare dhe rezultateve përfundimtare
Rezultatet janë analizuar duke përdorur modelin e blloqeve të rastit. Rezultatet e analizës treguan:
SKTR = 9,875, SKBL= 1,445, dhe SKT= 22,364. A janë të katër metodat e trainimit njëlloj efektive?
Spjegoni.

14. Analiza e variancës në një model blloqesh të rastit dha tabelën ANOVA më poshtë.

Burimi Shuma e Shkallët e Katrori F


katrorëve lirisë mesatar

Trajtimet 105.65 3
Blloqet 5 14.9
Gabimi 33.4
Totali

Mesataret e zgjedhjes për katër trajtimet janë: x A = 9.7, x B = 12.1, x C = 6.2, x D = 9.3

Plotësoni tabelën ANOVA.


a. A ka diferenca të rëndësishme mes mesatareve të trajtimeve? Testoni duke përdorur
 = 0.05.
b. Tregoni nëse përfshirja e bllokut ishte strategji e dobishme për këtë eksperiment?
c. Gjeni intervalin e besimit 95% për (A - B).
d. Gjeni intervalin e besimit 95% për (B - D).

You might also like