You are on page 1of 3

Projekt:Biologji

Tema:Frymarrja qelizore
Punoi : Gresa Gashi
 Frymëmarrja qelizore
 Burimi kryesor i energjisë për qelizat përfaqësohet nga glukozi
(C6H12O6) dhe thyerja e tij nëpërmjet një reaksioni oksidim që ndodh
me dy faza të ndara: glikoliza dhe frymëmarrja qelizore ose
fermentimi (pra, me apo pa prani oksigjeni). Frymëmarrja qelizore
kërkon praninë e oksigjenit dhe shpie në thyerjen e sheqernave me
prodhimin e dioksidit të karbonit dhe ujit.

 Fermentimi
 Fermentimi është procesi i përdorur nga disa qeliza, për të përftuar
energji, kur nuk ka oksigjen – anaerobiozë. Gjatë fermentimit
glukoza kthehet në molekula më të thjeshta duke çliruar energj.
Fermentimi fillon me glokolizën dhe përfundon me prodhimin e acidit
piruvik. Gjithsesi, acidi piruvik shndërrohet në substanca që janë të
ndryshme në varësi të tipit të fermentimit. Gjatë fementimit alkolik,
acidi piruvik transformohet në alkool etilik, ndërsa gjatë fermentimit
laktik ai kthehet në acid laktik.
 Glikoliza

 Glikoliza është një proces me 9 reaksione të


njëpasnjëshme që ndodhin në citoplazmë. Çdo reaksion
katalizohet nga një enzimë specifike. Gjatë glikolizës
një molekulë glukozi transformohet në 2 molekula
acidi piruvik, duke lëshuar energji. Energjia përdoret
për të prodhuar 2 molekula ATP-je dhe 2 molekula
NADH-je. Acidi piruvik është ende i pasur me energji
dhe kështu ai vazhdon “të përpunohet” më tej

 Frymëmarrja qelizore

 Frymëmarrja qelizore kërkon praninë e oksigjenit –


aerobiozë. Gjatë frymëmarrjes qelizore acidi piruvik
oksidohet dhe thyhet në dioksid karboni dhe ujë. Ky
proces ndodh në mitokondri dhe ka si qëllim
prodhimin e ATP-së.

You might also like