You are on page 1of 35

Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi

Këta toptha me dukje dekorative do t’i bëni shumë thjesht dhe shpejt,
për vetëm 20 minuta, por do t’ju mrekullojnë me shijen e tyre
Përbërësit:
– 150 g çokollatë të bardhë të grirë;
– Kore e një gjysmë limete (limon i ëmbël);
– 50 ml ajkë të ëmbël;
– 1 cm xhenxhefil të grirë në rende;
– 50 g kokos.
Përgatitja:
1. Në një enë të vogël përzieni ajkën, xhenxhefilin dhe koren e grirë të limetës.
Nxehni furrën e mikrovalës rreth gjysmë minute.
2. Përbërjen e nxehtë qiteni sipër çokollatës së bardhë të grirë dhe përzieni mirë.
Sërish futeni në furrë mikrovale gjysmë minute dhe përzieni derisa çokollata të
shkrihet tërësisht.
3. Mbuloni me kapak përbërjen e ftohur dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për rreth
gjysmë ore.
4. Nga përbërja e ftohur formoni topthat dhe rrotulloni në miell kokosi.
Kënaquni – transmeton Telegrafi.
Përgatiten për 15 minuta: Biskota të shijshme me çokollatë

Përbërësit:
– 240g çokollatë për gatim
– 4 lugë gjelle gjalpë
– 2/3 gotës miell
– ½ lugë çaji pluhur për gatim
– ½ lugë çaji kripë
– 2 vezë
– ¾ gotës sheqer
– 1 lugë çaji sheqer vanilje
– 150g çokollatë e copëtuar
Tortë shumë e thjeshtë dhe e gatshme për vetëm dhjetë minuta: Më
shpejt do ta gatuash, sesa të shkosh në dyqan për ta blerë!

Do t’ju kënaqë kur ta provoni. Është edhe e ëmbël, edhe e shijshme…


Këtë recetë po e japim vetëm për ato amvisa të cilat arrijnë t’i bëjnë
bash të gjitha në kohë, por që dëshirojnë të gatuajnë tortë në shtëpi,
transmeton Telegrafi.
Përbërësit e nevojshëm:
▪ 250 g hallvë
▪ 250 g krem të rrahur (“shllag”)
▪ 100 ml ujë të gazuar
▪ 250 g biskota
▪ 50 g krem të rrahur për dekorim
▪ çokollatë të zezë
Përgatitja:
Me ujin e gazuar përzieni kremin e rrahur, ndërsa biskotat bluani dhe
përzieni me kremin e rrahur dhe hallvën.
Të gjitha radhisni në bazë (enë e posaçme për torta) duke i dhënë
formën tortës.
Pastaj dekorojeni sipas dëshirës, ndërkaq ne ju propozojmë edhe
kremin e rrahur dhe çokollatën e grirë në rendë apo arra të bluara.
Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës

Gurabije aq të shijshme dhe të buta do të gatuani


shpesh.
Përbërësit:
– 250 g mjaltë,
– 250 g sheqer,
– 250 g yndyrë,
– 250 g grizë (miell orizi)
– 4 vezë,
– Një lugë e vogël sodë buke,
– Një qese e vogël kanellë,
– 800 g miell.
Përgatitja:
Tundni dy vezë, shtoni sheqerin, yndyrën, grizën, sodën e
bukës, kanellën dhe miellin dhe të gjitha mirë ngjishni.
Brumin e përgatitur qiteni në kallëp të lyer dhe piqni në
furrë në 200 gradë celsius.
Kur gurabijet të piqen, nxirrni nga kallëpet dhe rrotulloni
në pluhur sheqeri.
Kënaquni!
E quajnë mbretëreshë e tortave: Reformë e përsosur me shije të
shtuar!

Torta më e thjeshtë dhe më e shijshme.


Përbërësit:
– 10 të bardhë të vezëve,
– 300 g sheqer,
– 300 g bajame të bluara,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 2 lugë miell.
Filli:
– 10 të verdhë të vezëve,
– 180 g sheqer,
– 50 g çokollatë,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 250 g gjalpë të trazuar,
– arra të grira për zbukurim.
Pa sheqer dhe pa pjekje: Ëmbëlsirën e shpejtë dhe të shëndetshme
mund ta hani sa t’jua dojë qejfi!

– 300 g hurma,
– 200 g arra,
– 60 g kakao pluhur,
– 1 lugë ekstrakt vanilje,
– Ujë,
– Pak kripë.
Për glazurë:
– 40 g kakao pluhur,
– Gjysmë luge ekstrakt vanilje,
– 50 g shurup panje,
– 2 lugë vaj bimor apo vaj i shkrirë kokosi.
Përgatitja:
Hiqjani hurmave bërthamat, bluani në blender dhe shtoni arra, 60 g
pluhur kakaoje, 1 lugë ekstrakt vanilje dhe pak kripë.
Ngadalë shtoni edhe ujë, derisa përbërja të bëhet e lëmuar. Shtrijeni në
tepsi dhe futeni në frigorifer që pak të ftohet, pastaj qitni glazurën e
kakaos pluhur të përzier me gjysmë luge ekstrakt vanilje, shurup panje
dhe vaj.
Akullore shtëpiake nga banania

Provoni këtë recetë unike për akullore shtëpiake


Përbërësit:
– 3 banane të ngrira (pa lëvore);
– 2 lugë pluhur kakaoje;
– 1 lugë e vogël gjalpë kikiriku;
– 60 ml qumësht të ftohtë.
Përgatitja:
Bananet e ngrira, si edhe gjalpin e kikirikut qitni në
blender, përzieni në blender tridhjetë sekonda.
Shtoni pak nga pak qumësht, duke përzier në blender
derisa të përftoni teksturë akulloreje.
Shërbejeni menjëherë.
Kënaquni,
Ëmbëlsirë verore: Desert freskues dhe i shijshëm me mjedra!

Përbërësit:
– ½ filxhan ujë;
– 4 filxhanë mjedra të freskëta;
– ¼ ujë të ftohtë;
– 2 lugë të vogla nisheste;
– ½ filxhan sheqer;
– 1 lugë e vogël lëng limoni.
Përgatitja:
Nxehni, në temperaturë mesatare, një filxhan mjedra dhe gjysmë filxhani ujë.
Zieni dhe përzieni derisa mjedrat të zbuten, përkatësisht rreth 5 minuta.
Qitni mjedrat në sitë në mënyrë që të ndani farat, pastaj ktheni në tenxhere në
të cilën i keni zier.
Përzieni nishestenë dhe ¼ e ujit të ftohtë në një enë derisa të shkrihet, andaj
përzieni atë me mjedrat e ziera dhe shtoni sheqer.
Zieni të gjitha bashkë, duke i përzier, rreth 5 minuta. Në fund, shtoni lëngun e
limonit dhe lini që salca nga mjedrat të ftohet në temperaturë dhome.
Pa i gatuar, por me shije të paharrueshme: Mafinë me boronica dhe
jogurt

Kjo ëmbëlsirë është ideale për të nisur mëngjesin. Provojeni!


Një recetë që mund ta shijoni edhe duke pirë çaj ose kafe
Përbërësit:
– 300 g miell të bluar butë,
– 8 g pluhur për ëmbëlsira,
– 250 g sheqer,
– 3 vezë,
– 120 g gjalpë,
– 150 g jogurt.
Përgatitja:
Përzieni në një enë të gjithë përbërësit e thatë.
Në enën tjetër tundni të bardhët e vezëve dhe shtojani të verdhët e
vezëve, pastaj edhe të gjithë përbërësit e tjerë të njomë.
Ngjishni lehtë përbërësit e thatë me përbërës të njomë.
Desert me tri lloje çokollate dhe ujë

Përbërësit:
▪ Çokollatë e zezë, ngjyrë kafe dhe të bardhë
▪ Ujë
Përgatitja:
Ndajini copëzat e çokollatës në tri pjata dhe shtojini një sasi të vogël të
ujit të nxehtë.
Përzini derisa masa të bëhet e njëjtë.
Këtë masë, futeni në qese që mbyllet në mënyrë hermetike dhe
vendoseni në frigorifer për një orë.
Kthejeni masën në enë dhe shtojini pak ujë të nxehtë dhe përziejini me
mikser, derisa masa të bëhet e njëjtë.
Vendoseni masën në një fishek dhe zbrazeni ngadalë në gotë, shtresë pas
shtrese.
Vendosini këto gota, në frigorifer për 30 minuta, para se t’i shërbeni.
Ky desert më së miri shoqërohet me kafe dhe me ndonjë liker.

You might also like