You are on page 1of 27

Tema V: - Rreziqet Financiare

- Rreziku i normës së interesit (Modeli i riçmimit)

1
Rreziku i normës së interesit

Çështjet që do të trajtohen:
1. Ç’kuptojmë me rreziqe financiare?
2. Tre këndvështrime për klasifikimin e rreziqeve financiare;
3. Banka qendrore dhe rreziku i normës së interesit;
4. Ç’kuptojmë me rrezik të normës së interesit, faktorët që ndikojnë, spread-i, të
ardhurat neto nga interesat (NII) etj.;
5. Modeli i riçmimit;
6. Pikëpamjet pro dhe kundër përfshirjes së depozitave pa afat si aktive të
ndjeshme ndaj rrezikut të normës së interesit;
7. Efektet në të ardhurën neto nga interesat (NII) kur kemi ndryshime të barabarta
të normave të interesit si për aktivin dhe pasivin;
8. Efektet në të ardhurën neto nga interesat (NII) kur kemi ndryshime të
pabarabarta të normave të interesit si për aktivin dhe pasivin;
9. Dobësitë e modelit të riçmimit.

2 2
Klasifikimi i rreziqeve bëhet nga tre
këndveshtrime:
a. këndvështrimi i ngjarjeve të rrezikut
b. nga këndvështrimi i mundësisë së diversifikimit të tij
c. në dallimin e rreziqeve në rreziqe ekonomike dhe rreziqe financiare

Përkufizime të rrezikut financiar:


Rreziku financiar është diferenca ndërmjet të ardhurave aktuale dhe të ardhurave të
pritshme. Psh. rreziku nga një investim quhet rrezik investimi, rreziku që lidhet me
flukset monetare të kompanisë quhet rrezik i biznesit.
Rreziku financiar mund të marrë disa forma duke patur në përbërje të tij: rrezikun e
tregut, rrezikun e normës së interesit, rrezikun operacional, rrezikun e kredisë,
rrezikun e likuiditetit, rrezikun e kursit të këmbimit etj.

3
Rreziku i normës së interesit

I. Banka Qendrore dhe rreziku i normës së interesit

Ku konsiston strategjia e politikës monetare?


Në lëvizjen e normave të interesit dhe ndikimin që kanë ato në koston e fondeve
dhe të ardhurat nga aktivet.
Në operacionet e tregut të hapur ditor, si p.sh. shitja e blerja e Bonove të thesarit, si
dhe të obligacioneve shtetërore,
Në ndikimin në paisjen me para, inflacionin, dhe në nivelin e normës së interesit.

Cilat janë politikat e ndjekura?


Politikë ekspansioniste, ose e butë me uljen e normave të interesit – nxit biznesin për
investime;
Politikë e shtrënguar e shoqëruar me rritjen e normave të interesit – stimulon
kursimin, frenon investimet.

3
4
Rreziku i normës së interesit

 Banka ndërkombëtare e rregullimeve (BIS - Basel)* ka kërkuar në


amendamentet e nxjerra prej saj që:

Bankat depozituese (ID) të kenë sisteme të matjes së rrezikut të normës


së interesit, i cili të vlerësojë efektet e ndyshimit të normës së interesit
si në të ardhurat, ashtu edhe në vlerën ekonomike. Këto sisteme duhet
të sigurojnë matje të plota të nivelit aktual të ekspozimit të ID ndaj
normës së interesit dhe të jenë në gjendje të identifikojnë ndonjë
tejkalim të mundshëm të ekspozimit që mund të ndodhë.

* Themeluar më 1930 në Basel të Zvicrës, me propozimin e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Belgjikës,
Japonisë dhe Sh.B.A. 5

4 5
Rreziku i normës së interesit

II. Ç’kuptojmë me rrezik të normës së interesit, faktorët që ndikojnë,


spread-i, të ardhurat neto nga interesat (NII) etj.
 Rreziku që lind nga mospërputhja e maturiteteve të aktiveve dhe pasiveve
të bankës.
 Spread - Diferenca midis normave mesatare aritmetike të ponderuar e
aktiveve minus normën mesatare aritmetike të ponderuar të pasiveve;
 NII – Të ardhurat neto nga interesat – Diferenca midis të ardhurave nga
interesat të aktivit me shpenzimet për interesa të pasivit.
 Disa modele për matjen e rrezikut të normave të interesit:
1. Modeli i riçmimit (GAP-i i fondeve),
2. Modeli i maturitetit,
3. Modeli i duration (i kohëzgjatjes),

5
6
Rreziku i normës së interesit

III. Modeli i riçmimit


Modeli i riçmimit, apo i Gap-it të fondeve, është esencialisht analiza e
rrjedhjes së zërave të bilancit, aktivit dhe pasivit sipas vlerave kontabël të
tyre,
Apo të Gap-it të riçmimit midis të ardhurave nga interesat të fituara nga
aktivet e një IF dhe interesave të paguara për pasivet (apo të ardhurat nga
interesat neto gjatë një periudhe të caktuar kohe).
Për këtë përcaktohen intervalet e maturiteteve, dhe llogariten diferencat –
GAP (midis çdo intervali maturiteti).
Tre koncepte maturiteti:
 Maturiteti sipas kontratës;
 Maturiteti i mbetur;
 Maturiteti sipas riçmimit;

6 7
Rreziku i normës së interesit

-Bankat janë të detyruara të llogarisin GAP-et (diferencat e çdo intervali


maturiteti),
-Maturiteti i tyre llogaritet duke marrë parasysh normën e ndjeshmërisë
për çdo aktiv dhe pasiv të bilancit.
-Norma e ndjeshmërisë tregon kohën se kur çdo zë i aktivit dhe i pasivit
riçmohet, pra i ndryshon norma e interesit.
-Intervalet janë të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, dhe një herë në
tre muaj për Gap-et e riçmimit bëhet raportim i detyruar si pjesë e SRU
(Sistemi i Raportimit të Unifikuar).

7
8
Rreziku i normës së interesit
Tab.1 Gap i riçmimit në milionë Euro

Nr. Intervali Aktivet Pasivet Gap


1. 10 ditë 20 30 -10
2. 11-30 ditë 30 40 -10
3. 1-3 muaj 70 85 -15
4. 3-6 muaj 90 70 +20
5. 6-12 muaj 40 30 +10
6. 1-5 vjet mbi 5 vjet 10 5 +5
Total 260 260 0

8
9
Rreziku i normës së interesit

Gap-i kumulativ i riçmimit për të gjithë bilancin me përkufizim duhet të


jetë zero (pasi bilanci është i ballancuar).
Avantazhet qendrojnë në vlerën e informacionit dhe në thjeshtësinë në
përcaktimin e një ekspozimi të të ardhurave neto nga interesat të IF
ndaj ndryshimeve të normave të interesit sipas intervaleve të ndryshme.
Aktive të ndjeshme ndaj ndryshimit të normës së interesit (RSA)
Pasive të ndjeshme ndaj ndryshimit të normës së interesit (RSL)
Kemi dy rreziqe - Rrezikun e rifinancimit (kur RSA < RSL),
- Rrezikun e riinvestimit (kur RSA > RSL),

9
10
Rreziku i normës së interesit
1. Rreziku i rifinancimit, kur norma e interesit rritet, kostoja e fondeve të
rimara hua do të ngrihet më shumë sesa të ardhurat e siguruara nga
interesat e mara në aktiv të bilancit, (pasi kemi më shumë zëra pasive se
zëra aktive).

2. Rreziku i riinvestimit, kur norma e interesit bie, të ardhurat neto nga


interesat do të bien më shumë sesa kostoja e fondeve (pasi aktivet janë më
mëdhaja se pasivet).

10 11
Rreziku i normës së interesit

Le të quajmë:
∆NIIi = Ndryshimi në të ardhurat neto nga interesat për çdo interval,
Gapi = Madhësia në Euro e Gap-eve midis vlerës kontabile të aktiveve të
ndjeshme ndaj normës së interesit dhe pasiveve në intervalin i,
∆Ri = ndryshimi (i barabartë) në nivelin e normës së interesit që vepron
në aktivet e pasivet në intervalin i
Atëhere:
∆NIIi = (Gapi) ∆Ri = (RSAi-RSLi) ∆Ri
Nëse Gap-i është 10 milionë dhe ∆Ri është 1%
∆NIIi = ( -10 Million ALL) x 0.01 = -100,000 Euro

11
12
Rreziku i normës së interesit

Humbjet kapitale që maten si nga modeli i maturiteteve apo i duration,


do t’i trajtojmë më vonë, dhe nuk janë llogaritur në modelin e riçmimit.
Arsyeja është që në librin e llogarive të kontabilitetit, vlera e aktiv-
pasiveve raportohet me vlerën e tyre historike ose me koston. Kështu që
ndryshimet e normave të interesit ndikojnë vetëm tek të ardhurat
aktuale nga interesat ose tek shpenzimet për interesa, që janë të
ardhurat neto nga interesat në Pasqyrën e të Ardhurave dhe
Shpenzimeve të IF - më shumë sesa vlera e tregut e aktiveve dhe
pasiveve në bilanc.
Menaxherët e IF duhet gjithashtu të llogarisin edhe GAP-in kumulativ,
(CGAP), të intervaleve të ndryshme të riçmimit. Një Gap kumulativ 1
vjecar i interesit është sipas tabelës së mësipërme i barabartë:
CGAP = (-10ALL) + (-10ALL) + (-15ALL) + (20ALL) + (10 ALL) = -5
milionë ALL

12
13
Rreziku i normës së interesit

Aktive Vlera Nr Pasive Vlera


Huat konsumatore afat-shkurtra (maturitet 1
Kapitali rregullator (fiks)
1. vjeçar) 50 1. 20
Huat konsumatore afat-gjata (maturitet 2
Depozitat pa afat
2. vjeçar) 25 2. 40
3. Bono thesari 3 mujore 30 3. Llogaritë rrjedhëse 30
Çertifikata depozitash 3-
Bono thesari 6 mujore
4. 35 4. mujore 40
5. Bondet e qeverisë 3 vjeçare 70 5. Depozita elastike 3 mujore 20
Hua për prona të patundshme 10 vjeçare me
Letrat tregtare 6-mujore
6. normë fikse 20 6. 60
Hua për prona të patundshme 30 vjeçare me
normë fleksibile (norma axhustohet çdo
7. 9 muaj) 40 7. 20
8. 8. Depozita me afat 2 vjeçare 40
Total 270 270

13 14
Rreziku i normës së interesit

Aktivet të ndjeshme ndaj normës së int. 1 vjeçare 155 milionë ALL


Pasive të ndjeshme ndaj normës së int. 1 vjeçare 140 milionë ALL.
Llogaritë rrjedhëse e depozitat pa afat nuk janë përfshirë si zëra pa
Gap-i (CGAP) sipas shembullit të marrë është 15 milionë ALL.
Ndjeshmëria e normës së interesit mundet gjithashtu të shprehet si përqindja
ndaj aktiveve (e cila thirret norma e Gap-it):
CGAP/A = 15 milionë ALL/ 270 milionë All = 0.056 = 5.6%.
sive të ndjeshme ndaj normës së interesit.

14 15
Rreziku i normës së interesit

IV. Pikëpamjet pro dhe kundër përfshirjes së depozitave pa afat si


aktive të ndjeshme ndaj rrezikut të normës së interesit;
◦ Kundër përfshirjes:
 Norma eksplicide e interesit të depozitave pa afat është zero sipas rregullave në
përgjithësi.
◦ Për përfshirjen:
 Megjithëse IF nuk paguajnë norma eksplicide interesi, depozitat pa afat paguajnë
norma implicide, sepse IF nuk vendosin komisione që të mbulojnë plotësisht koston e
tyre për kryerjen e shërbimeve.

15 16
Rreziku i normës së interesit

V. Efektet në të ardhurën neto nga interesat (NII) kur kemi


ndryshime të barabarta të normave të interesit si për
aktivin dhe pasivin;
Rrjeshti CGAP Ndry. i Ndry. i të Ndry.i shpen. Ndry.në
normës ardh. nga për int. NII
int. int.
1. >0 ↑ ↑ > ↑ ↑
2. >0 ↓ ↓ > ↓ ↓
3. <0 ↑ ↑ < ↑ ↓
4. <0 ↓ ↓ < ↓ ↑

17
Rreziku i normës së interesit
Shembull 1.
Supozojmë që norma e interesit rritet me 1% si për RSA ashtu edhe për RSL.
CGAP do të shkaktojë një ndryshim të pritshëm në të ardhurat neto nga
interesat (∆NII) të bankës afërsisht:
∆NII = CGAP x ∆R
= (15 milionë ALL) x 0.01
= 150,000 ALL
Në mënyrë të ngjashme, nëse normat e interesit do të bien në mënyrë të
barabartë, (rrjeshti 2 i tabelës 3), NII do të bjerë nëse Gap-i është pozitiv.
Ndërsa normat bien, të ardhurat nga interesat bien më shumë sesa
shpenzimet për interesa, kështu NII do të bjerë. Supozojmë se për IF në fjalë
normat do të bien prej 1%. CGAP do të shkaktojë një rënie prej afërsisht:
∆NII = CGAP x ∆R
= (15 milionë ALL) x (- 0.01)
= -150,000 ALL

17 18
Rreziku i normës së interesit

Në përgjithësi kur Gap-i është pozitiv, ndryshimi në NII është në raport të drejtë
me ndryshimin e normave të interesit.
Në përgjithësi, kur CGAP është negativ, ndryshimi në NII është në lidhje të
kundërt me ndryshimet në normat e interesit.
Kështu, një institucion Financiar do të dojë që të ketë një CGAP negativ kur
normat e interesit pritet të bien. Ne ju referohemi këtyre marrëdhënieve si
efektet e GAP-it.

18 19
Rreziku i normës së interesit

VI. Ndryshimi i pabarabartë i normave të interesit të RSA dhe RSL


Më lart ne analizuam ndyshimin në të ardhurat neto ndërsa normat e interesit
ndryshonin, duke supozuar që ndryshimet në normat e interesit do të ishin të
barabarta si për RSA dhe RSL (me fjalë të tjera supozonim që Spread-i i normave
të interesit të RSA dhe RSL do të ishte i pandryshuar).
Ky nuk është një rast i përgjithshëm, në të kundërt, ndryshimet e normave të
interesit të RSA zakonisht ndryshojnë në krahasim me ato të RSL ( Spread-i midis
normave të interesit të aktiveve me pasivet ndryshon në nivelin e këtyre
normave.

19 20
Rreziku i normës së interesit

Shembull 2
Për të kuptuar ndikimin e Spread-it, le të supozojmë për një
moment që RSA janë të barabarta me RSL me 155 milionë
ALL. Supozojmë se norma e interesit do të rritet 1.2% për RSA
dhe 1% për RSL ( Spread-i midis normave të interesit të RSA
dhe RSL është 1.2% -1% = 0.2 përqind). Rezultati final në NII
është kalkuluar si më poshtë:
∆NII = (RSA x ∆RRSA) – ( RSL x ∆RRSL)
= ∆ Të Ardhurave nga Interesat - ∆ Shpenzimet për interesa
= (155 milion ALL x 1.2 %) – (155 milion ALL x 1.0%)
= 155 milionë ALL (1.2% - 1.0%)
= 310.000 ALL

20
21
Rreziku i normës së interesit

VII. Dobësitë e modelit të riçmimit

Modeli i riçmimit ka katër të meta kryesore:


(1) Ai injoron efektet e vlerës së tregut në ndryshimin e normave të
interesit,
(2) Ai është shumë i agreguar,
(3) Ai nuk zgjidh dot problemin e pagesave para kohe apo tërheqjes së
depozitave dhe pagimit të huave
(4) Ai injoron rrjedhjen e parave nga aktivitete jashtë bilancit.

Këtu do të diskutojmë në detaje këto dobësi.

21 22
Rreziku i normës së interesit

1. Efektet e vlerës së tregut


Ndryshimet e normave të interesit kanë një ndikim të vlerës së tregut shtesë në
vlerën e aktive dhe pasiveve. Kjo është vlera aktuale e rrjedhjes së parave nga
ndryshimet e aktivit dhe pasivit si shtesë të interesave të paguara apo të marra
menjëherë, ndërsa normat e interesit ndryshojnë.
Modeli i riçmimit injoron ndikimin e vlerës së tregut – duke bërë parashikime
sipas vlerës kontabile.
Në këtë mënyrë, Gap-i i riçmimit mat vetëm pjesërisht ekspozimin e vërtetë të
normave të interesit të një IF.

22 23
Rreziku i normës së interesit

2. Agregimi i madh
Problemi i përcaktimit të intervaleve, jashtë niveleve të maturiteteve injoron
informacionin në lidhje me shpërndarjen e aktiveve dhe pasiveve brenda këtyre
intervaleve. Për shëmbull, pasivet mund të riçmohen si mesatare në fund të
periudhës së intervalit, ndërsa aktivet mund të riçmohen në fillim.
Le të shohim sipas këtij shëmbulli të thjeshtë për intervalet 3 dhe 6 muaj në
tabelen 3. Vini re në grafikun 1, që 50 milionë ALL më shumë RSA sesa RSL janë
riçmuar midis muajve 3 dhe 4, ndërsa 50 milionë All më shumë RSL janë riçmuar
ndërmjet 5 dhe 6 muajve. Banka në raportin e saj të riçmimit do të raportojë një
Gap zero për intervalin nga 3-6 muaj. Por siç mund ta shihni lehtësisht, aktivet
dhe pasivet e bankës janë të pa kuadratura brenda këtij intervali.

23 24
Rreziku i normës së interesit
3. Problemi i pakësimit të huave
Sipas një modeli riçmimi të diskutuar më lart, ne supozuam se të
gjitha huat do të maturohen për një vit, apo të gjitha huat për
prona të patundshme do të maturohen mbas 30 viteve. Në realitet
IF në mënyrë të vazhdueshme krijojnë dhe tërheqin hua
konsumatore dhe për pasuri të patundshme, si dhe krijojnë apo
mbyllin depozita.
Në vazhdim, këto hua mund të listohen si hua 30 vjeçare për prona
të patundshme (dhe janë përshirë në normat e pandjeshme ndaj
normës së interesit), por nganjëherë ato mund të parapaguhen më
shpejt pasi mbajtësit e pronave të patundshme mund të financojnë
huan e tyre, dhe ose të shesin shtëpitë e tyre.

24
25
Rreziku i normës së interesit

Kjo është një paraqitje më e sofistikuar e Gap-it të riçmimit. E axhustuar për


tërheqjet, Gap është (në milionë):
Gap = 172ALL -205 ALL =-33 ALL
Siç e theksuam më lart, tërheqjet nuk janë të pandjeshme ndaj normave të
interesit. Kur normat e interesit ngrihen, shumë veta mund të shtyjnë pagimin e
kësteve të huave të tyre, dhe të krijojnë tejkalim të afateve të pagimit të kredive.

26
Rreziku i normës së interesit

4. Rrjedhjet e parave nga aktivitetet jashtë bilancit


RSA dhe RSL të përdorura në modelet e riçmimit, marrin vetëm zëra të bilancit.
Ndryshimet në normat e interesit mund të kenë ndikim në rrjedhjen e cash-it
edhe për zërat jashtë bilancit. Për shëmbull një IF mund të limitojë rrezikun e tij
të normës së interesit, nëpërmjet një kontrate future.

26
27

You might also like