You are on page 1of 17

LIGJËRATA

TATIMET BIZNESORE

Terminologjia Tatimore

Tetor 2022
1. Obliguesi Tatimor

Është personi fizik ose juridik i cili në bazë të


obligimit ligjor është i detyrueshëm të paguajë
tatim dhe të plotësojnë obligimin tatimor.
Çdo person nuk është obligues tatimor, por vetëm
ata persona të cilët kanë ndonjë pasuri dhe të cilët
realizojnë të ardhura nga puna dhe kapitali.
Obligues tatimor quhet edhe subjekti tatimor ose
borxhliu tatimor.
2. Paguesi tatimor.

Është personi fizik ose juridik i cili, ne te


vërtetë, e paguan tatimin ose e paguan me
qellim qe ta mbart ne ndonjë person tjetër, i
cili do ta mbante ngarkesën tatimore.
Paguesi tatimor nuk do te thotë domosdo te jete
njëkohësisht edhe obligues tatimor.
3. Destinuesi tatimor.

Është person fizik ose juridik, i cili me të vërtetë, e


paguan tatimin dhe e mban ngarkesën tatimore.
Destinuesi tatimor është zakonisht viktimë e
bartjes së tatimit nga ana e paguesit tatimor.
Nëse paguesi tatimor nuk ka sukses që ta bartë
pagimin e tatimit në persona të tjerë, atëherë
paguesi tatimor njëkohësisht është edhe
destinuesi tatimor.
4. Pushteti (autoriteti) tatimor

Janë organet juridike-publike në dobi të të


cilave paguhet tatimi dhe kontributet e tjera.
Këto organe janë: komuna, Administrata
Tatimore ,dogana etj.
5. Aftësia tatimore ose fuqia tatimore.

Paraqet aftësinë ose fuqinë ekonomike e cila e


mundëson pagimin e tatimit e që varet nga të
ardhurat dhe fuqia e riprodhimit të obliguesit
tatimor.
6. Burimi tatimor.

Janë ato të mira (mjete materiale) të cilat i ka


obliguesi tatimor, për të cilët paguan tatim.
Burim tatimor mund të jenë të hyrat,
përkatësisht të ardhurat, kurse pasuria në
raste të jashtëzakonshme.
7. Objekti tatimor.

Objekt tatimor është çdo gjendje faktike


ekonomike e cila i jep shkas ligjdhënësit që të
perdore ndonjë formë të tatimit.
Objekt tatimor mund të jenë faktet, sendet,
shuma e parave, veprimtaritë ekonomike dhe
transaksionet juridike-ekonomike të cilat
përbëjnë bazën për futjen e obligimeve
tatimore.
Sot si objekt tatimor mund të merren shumë fakte:
të hyrat ose të ardhurat, pasuria, bartja e pasurisë,
trashëgimi, dhuratat, punët e transaksioneve në
bursë, konsumi, qarkullimi etj.
Për këtë tatimi shpesh e merr emrin e objektit
tatimor, p.sh. tatimi në të ardhura, tatimi në
qarkullim, tatimi në bartjen e pasurisë, tatimi në
trashëgim dhe dhurata etj.
8. Baza tatimore.

Paraqet madhësinë ose vlerën e cila shërben për


caktimin e lartësisë së tatimit.
Baza tatimore te llojet e ndryshme të tatimit ndryshon,
p.sh. te tatimi në bujqësi baza tatimore është e hyra
kadastrale, te tatimi në trashëgim vlera e trashëguar,
te tatimi në qarkullim të produkteve (Tvsh-ja) bazë
tatimore shërben çmimi i produktit etj.
Baza tatimore është konkretizimi i qëllimeve për
caktimin e tatimit,
9. Njësia tatimore.

Është pjesë e bazës tatimore e cila shërben si masë për


llogaritjen e tatimit.
Njësia tatimore shprehet në para ose në ndonjë njësi të
matjes. P.sh. 100 euro të ardhura, 100 kg të mallit
sipas peshës ose 100 euro sipas vlerës së mallit në
doganë, sipërfaqja (1 hektar) e tokës etj.
Zakonisht baza tatimore si dhe njësia tatimore shprehen
në vlerë – në para, kurse më rrallë në peshë, gjatësi,
vëllim, numrin e njësive, sipërfaqe etj
10. Norma (përqindja) tatimore.

Paraqet shumën e tatimit e cila paguhen në një njësi


tatimore.
Norma tatimore zakonisht shprehet në përqindje
(10% në 1000 euro) ose në raste të
jashtëzakonshme shprehet në shuma të caktuara (1
euro në 1 kg të ndonjë malli).
Norma tatimore mund të jetë proporcionale,
progresive dhe degresive.
11. Tarifa tatimore.

Është një pasqyrë sistematike e bazave tatimore


dhe e normave (përqindjeve) tatimore me
ndihmën e së cilës llogaritet obligimi tatimor.
Tarifa tatimor mund të jetë proporcionale dhe
progresive.
12. Lista tatimore

Ёshtë regjistri i emrave të obliguesve tatimorë,


në të cilët është shënuar edhe shuma të cilën
duhet paguar në emër të tatimit.
13. Kadastri tatimor.

Është pasqyrë sistematike dhe e rregulluar e


përshkrimit të të gjitha fakteve të cilat merren
parasysh gjatë caktimit të tatimit.
Zakonisht, me kadastër mendohet në kadastrën e
tokës, i cili shërben si bazë reale për caktimin e
tatimit nga të hyrat prej tokës, të cilat të hyra
caktohen në bazë të këtyre komponentëve: sipërfaqja
e tokës,cilësia e tokës, mënyra e punimit, lloji i
kulturave, çmimi i produkteve bujqësore etj.
14. Prerja e tatimit.

Është procedura e caktimit me ligj të


bazës tatimore nga ana e organeve
kompetente.
15. Vërejtja tatimore.

Është kur obliguesi tatimor në afatin e caktuar


nuk e paguan tatimin, atëher organet tatimore
ia dërgojnë vërejtjen, para se të arkëtojnë
tatimin me dhunë.

17

You might also like