You are on page 1of 3

7 MARSI

128 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja


e parë e shkollës laike shqipe.
Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e
historike. Veç tjerash konsiderohet një fitore për popullin
shqiptar, pasi deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi
private në mënyre të fshehtë.
Shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura
të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini
Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
PAVARSIA
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është shpallja e
pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në
kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u
vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga 
smail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40
delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas
shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi
qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga 
smail Qemali si dhe Pleqësinë.
PAVARSIA
KOSOVE
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17
shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës
së Kosovës në Prishtinë.[1] [2] Në një mbledhje të
jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120
deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet
të pavarur, sovran dhe demokratik.[3] [4] [5]
Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një
kohë ka qenë temë e diskutueshme.

You might also like