You are on page 1of 13

Ligjërata, Veprimtaria e Zyres

Phd.C. Melihate Tërmkolli


 
 
Kategoritë dhe nivelet e zyrave të administratës publike
• Kategoritë dhe nivelet e zyrave të administratës publike
•  
• Sipas Ligjit për organet e administratës shtetërore ekzistojnë
këto kategorizime të organeve të administratës shtetërore:
• Autoritetet e larta të administratës shtetërore
• Organet e larta të administratës shtetërore
• Organet qendrore të administratës shtetërore
• Organet lokale të administratës shtetërore
• Organet e pavarura të administratës shtetërore
• Personat juridikë të cilëve u janë deleguar kompetenca
shtetërore
• Autoritetet e larta të administratës
shtetërore
• Në kuadër të këtyre autoriteteve janë:
Qeveria, Kryeministri, Zëvendëskryeministrat,
Ministrat. Këto autoritete udhëheqin dhe
mbikëqyrin administratën shtetërore në fushat
e tyre përkatëse të përgjegjësive.
• Organet e larta të administratës shtetërore
• Janë organe të cilat ushtrojnë detyra tjera të
administratës nëse ushtrimi i tyre është më
efikas se sa delegimi i detyrave në një organ
tjetër të administratës shtetërore. Këtu hyjnë:
zyra e Kryeministrit dhe ministrive
• Organet qendrore të administratës shtetërore
• Këto janë organe të cilat ushtrojnë
kompetenca të cilat shtrihen në tërë teritorin
e Kosovës. Këto organe janë vartëse të një
ministrie të caktuar ose në raste të veçanta të
zyrës së Kryeministrit
• Organet lokale të administratës shtetërore
• Janë ato organe të cilat ushtrojnë përgjegjësitë
e tyre mbrenda një teritori të caktuar,
komunës, në bazë të kompetencave të
përcaktuara me ligjin përkatës.
• Organet e pavarura të administratës
shtetërore
• Këto organe janë persona juridikë të
themeluar për ushtrimin e vazhdueshëm të
veprimtarive administrative shtetërore e të
cilat kërkojnë shkallë të lartë të pavarësisë në
interes të publikut.
• Personat juridikë si bartës të punëve të
administratës shtetërore
• Zgjedhja e këtyre personave bëhet me
konkurencë të hapur. Këta persona juridikë
kanë të drejta dhe detyra të njëjta si organet e
administratës shtetërore.
• Organizimi i ministrive
• Skema organizative e ministrive përfshinë këto
nivele: Ministri, sekretari i përgjithshëm,
agjencionet, departamentet, divizionet
(njësitë).
• Zëvendësministri, këshilltarët politik, personeli
ndihmës
• Punët e administratës shtetërore
• Propozimi i politikës së brendshme dhe të
jashtme
• Hartimi i politikës zhvillimore
• Veprimtaria normative
• Zbatimi i ligjeve dhe dispozitave tjera
• Ushtrimi i mbikëqyrjes administrative
• Vendosja në procedurën administrative mbi të
drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe
personave juridikë
• Veprimi në procedurën për kundërvajtje
• Sigurimi i kryerjes së punëve të interest publik
• Kryerja e punëve tjera të administratës
shtetërore
• Punët e administratës shtetërore i kryejnë
organet, agjencionet përkatëse dhe
organizatat tjera kompetente të administratës
shtetërore,
• Këto punë i kryejnë, ministritë, organizatat e
administratës shtetërore dhe organet tjera të
administratës
• Puna e administratës shtetërore është publike
• Kontrolli dhe mbikëqyrja e administratës
mund të jetë: mbikëqyrje administrative dhe
kontrolli gjyqësor
• Administrata publike duhet të jetë
transparente, profesionale, efikase dhe
efektive.

You might also like