You are on page 1of 57

VETQEVERISJA

VENDORE

ENKELEIDA
PULAJ
Qeverisja vendore dhe parimet bazë të saj

› Qeverisja vendore nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar


territoriale që në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet
organeve të cilat i zgjedhin vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
› Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim thelbësor mbi të cilin
ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ai ushtrohet nëpërmjet parimit
kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një
pushteti vetë qeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit
të shtetit demokratik. Decentralizmi është një proces, ku autoriteti dhe
përgjegjësia për funksione të caktuara transferohet nga pushteti qëndror në
njësitë e qeverisjes vendore.
› Në themel të decentralizmit qëndron parimi i subsidiaritetit, sipas të cilit
ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t’i takojë
më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve.
Koncepti i autonomise vendore

› Në përputhje me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, me


autonomi vendore kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive
vendore për të rregulluar e për të drejtuar, brenda ligjit, nën
përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsive të tyre, një pjese të
mirë të çështjeve publike.
› Rëndësia e këtij koncepti përcaktohet në nënin 4 të Kartës, sipas të
cilit kompetencat bazë të bashkësisë vendore caktohen nga
Kushtetuta ose nga ligji. Bashkësitë vendore gëzojnë, brenda ligjit,
liri të plotë për të ushtruar iniciativën e tyre për cdo çështje që nuk
është jashtë kompetencës së tyre apo që mund t'i ketë kaluar një
autoriteti tjetër.
Koncepti i decentralizimit

› Decentralizimi përkufizohet si proçesi i kalimit të kompetencave politike,


fiskale dhe vendimmarrëse nga niveli qëndror i qeverisjes në nivel vendor.
› Transferimi i kompetencave nga niveli qëndror në atë vendor e çliron qeverisjen
qëndrore nga ekzekutimi i punëve. Nëpërmjet decentralizimit realizohet një ndarje
më e mirë e punëve ndërmjet dy niveleve të qeverisjes. Tashmë qeverisja qendrore
luan rolin e saj në hartimin e strategjive të mëdha dhe ajo vendore kryen një pjesë
të ekzekutimit të tyre. Të dy nivelet janë më eficente në kryerjen e funksioneve të
tyre. Duke qenë më pranë qytetarëve shërbimet e kryera nga niveli vendor janë më
pranë nevojave të tyre. Dhe si rrjedhojë qeverisja është më efikase, përderisa u
përgjigjet nevojave të qytetarëve.
› Decentralizimi forcon parimin e transparencës dhe të përgjegjshmërisë.
Parimi i llogaridhënies apo i përgjegjshmërisë zbatohet më mirë në nivelin e
pushtetit vendor ku ofrohet shërbimi dhe ku ndodhen qytetarët, përfituesit
direkt të një shërbimi.
Dimensionet e decentralizimit
› Decentralizimi politik, decentralizimi fiskal dhe ai
administrativ përbëjnë dimensionet e decentralizimit. Kalimi i
kompetencave në qeverisjen vendore duhet të kryhet duke
përfshirë tre dimensionet e decentralizimit. Të tre këto
dimensione janë të lidhura ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe nuk
mund të kemi realizim të suksesshëm të proçesit të
decentralizimit në qoftë se organet e qeverisjes vendore nuk
zotërojnë kompetenca në lidhje me ndonjërin nga dimensionet.
Decentralizimi politik
› I referohet situatës në të cilën autoriteti dhe pushteti politik
transferohen nga niveli qendror i qeverisjes në atë vendor. Qëllimi
i decentralizimit politik është ndarja e kompetencave, si dhe
përcaktimi i qartë i përgjegjësive. Funksioni politik kryesor është
përfaqësimi dhe janë pikërisht zgjedhjet në nivel lokal dhe qendror që
merren si indikator i decentralizimit politik.
› Nëpërmjet tij promovohen tre koncepte themelore: liritë qytetare, të
drejtat politike dhe pluralizmi demokratik. Kështu vendimmarrja bëhet
më transparente gjë që rrit përfaqësimin politik dhe i bën institucionet
vendimmarrëse më të përgjegjshme. Decentralizimi politik synon t’u
japë qytetarëve ose përfaqësuesve të tyre elektoral më shumë fuqi
në vendimmarrjen publike.
Decentralizimi fiskal

› nënkupton transferimin e përgjegjësive për shpenzimet dhe të


ardhurat nga qeverisja qendrore te ajo vendore. Përcaktimi i
burimeve dhe autonomia në vendimmarrjen fiskale, në favor të
qeverisjes vendore janë elemente që formohen nëpërmjet këtij
proçesi. Nëpërmjet tij rritet pushteti i qeverisjes vendore në
shpërndarjen dhe financimin e shërbimeve publike, që sjell si
rezultat një shkallë më të lartë përgjegjësie ndaj qytetarëve
Decentralizimi administrativ

› konsiston në transferimin e autoritetit, përgjegjësisë dhe burimeve


vendimarrëse, për shpërndarjen e shërbimeve publike nga qeveria
qendrore drejt niveleve më të ulëta qeverisëse. Decentralizimi
administrativ synon transferimin e autoritetit vendimarrës, resurseve
dhe përgjegjësive për një numër të caktuar të shërbimeve publike nga
niveli qendror në nivele më të ulëta të qeverisjes. Shpërndarja e
shërbimeve publike në një nivel sa më pranë qytetarëve rrit
njëkohësisht përgjegjësinë e qeverisjes dhe atë të vetë qytetarëve.
Nëpërmjet këtij proçesi përmirësohet kapaciteti administrativ duke
rritur transparencën në këtë nivel.
Çfarë kuptojmë me qeverisje të mirë vendore
› Dy janë aspektet e këtij definicioni, të cilat meritojnë më tepër vëmendje:

› Së pari, koncepti i qeverisjes është më i gjerë se qeveria. Qeverisja është përshkruar normalisht si
përshirëse e qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat. Në konteksin e qeverisjes vendore, kjo
nënkupton që, përgjegjësia për menaxhimin e punëve të qytetit nuk është e kufizuar vetëm tek
autoritete vendore, por përfshin disa lloje të grupeve të interesit si: autoritetet qëndrore dhe vendore,
qeverite, sektorin privat, organizata joqeveritare, median, shoqatat profesionale dhe përfaqësues të
tjerë të shoqërisë civile.

› Së dyti, koncepti i qeverisjes, që fokusohet tek institucionet dhe proçeset. Transparenca në


proçesin vendimmarrës dhe në institucione ka potencialin për t’u bërë pjesë qëndrore e një strategjie
për angazhimin e palëve të interesuara, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e cilësisë së
qeverisjes vendore në tërësi.

› Në kontekstin aktual, qeverisja e mirë vendore na paraqet një situatë, në të cilën mekanizmat,
proçedurat dhe instrumentat për vendimmarrje apo shërbime, lehtësojnë pjesmarrjen qytetare
dhe rrisin përgjegjshmërinë
Disa mekanizma për qeverisjen e mirë
› 1. Aksesi i informacionit

› Është e nevojshme të merren masa për të përmirësuar aksesin e


informacionit nga ana e palëve të interesuara (qytetarët apo grupet e
interesit), në mënyrë që ata të marrin pjesë në vendimmarrje
efektivisht. Metodat më të mira për realizimin e këtij shërbimi janë:
› Pjesmarrja publike
› Mbledhjet e hapura për takimet publike
› Bordet këshillimore të qytetarëve
› Dëgjimet publike
› Momentet kryesore në të cilat mbështetet parimi i aksesit publik në dokumentet
zyrtare janë:
› 1. lehtësimi i shkëmbimit të pikëpamjeve të lira demokratike, duke kontribuar
kështu në ligjshmërinë demokratike te vendimeve;
› 2. forcimi i kontrollit të administratës nga publiku dhe media dhe
› 3. kontributi në bërjen e administratës më efiçente.
› Megjithatë kjo e drejtë kufizohet kur:
› Informacioni i përmbajtur në një dokument zyrtar, mund të jetë sekret. Sipas
përcaktimit ligjor përkatës për këtë term, bëhen edhe kufizimet përkatëse. Në këtë
përkufizim përfshihen edhe rastet kur dokumenti përmban të dhëna personale të një
personi të tretë, të cilat janë të mbrojtura me ligj
› Ligji për informimin mbi dokumentet zyrtare
› E drejta e aksesit ne dokumentet zyrtare është një e drejtë vitale,
në një demokraci moderne. Si e tillë, kjo e drejtë, e parashikuar
në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përcakton dhe vendos
rregulla në mirëfunksionimin dhe transparencën e administratë
publike, kundrejt publikut të gjerë, në veprimtarinë e saj të
përditshme. Kjo e drejtë, në vetvete, nënkupton të drejtën që ka
çdo person për të njohur dhe për të studiuar dokumentet e
mbajtura nga autoritetet publike. Pjesëmarrja e publikut në
diskutimet e informuara mbi çështjet e interesit të përgjithshëm
publik, është një nga kërkesat parësore të demokracisë
› Qeverisja Elektronike ( E-Government)

› E-Government përbën një nga indikatorët kryesorë të përdorur nga shoqëria civile dhe
individët për të monitoruar performancën e qeverisjes vendore dhe nivelin e transparencës.
Qëllimi i këtij mjeti është:

› Rritja e informacionit në dispozicion të publikut të gjerë për aktivitet e pushtetit lokal;

› Maksimizimi i potencialit të rrjeteve dhe lejimi i bashkëveprimit sa më të shpejtë midis


publikut të gjerë dhe autoriteteve.
› Informacioni i vendosur në internet është i hapur për çdo person që di të shkruaj dhe të
lexoj dhe që ka mundësinë e përdorimit të internetit. Sigurisht që është vullneti politik që
bën të mundur vënien në dispozicion të informacionit të caktuar, duke siguruar një
informacion të përgjithshëm apo të veçantë për palët e interesuara
› “One Stop Shop”
› “One Stop Shop” nënkupton ekzistencën e një zyre/vendi të vetëm nga ku të
ofrohen disa lloje shërbimesh për qytetarin. One Stop Shop ndryshon nga
zyra e mardhënieve me publikun nga fakti që, kjo e fundit thjesht jep
informacion apo orienton qytetarët, ndërsa e para jep shërbime të mirfillta.
Kjo zyrë luan një rol të rëndësishëm në thjeshtëzimin e proçedurave dhe në
maksimizimin e përdorimit të burimeve të njësive vendore. Nëpërmjet
ofrimit të disa shërbimesh, One Stop Shop-i pakëson mundësitë për zvarritje
dhe korrupsion, duke rritur përgjegjshmërinë e personelit e për rrjedhojë dhe
nivelin e transparencës. Praktika ideale kërkon që kjo zyrë të ofrojë një
gamë sa më të gjerë shërbimesh të specializuara, nëpërmjet një stafi të
përgatitur dhe mikpritës
› Funksionimi i një departamenti auditi të brendshëm e të pavarur

› Auditimi i veprimtarisë së njesive të qeverisjes vendore promovon më së miri transparencën në


qeverisje. Kontrolli ndaj tyre, i cili në bazë të ligjit ushtrohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe auditi
i brëndshëm i institucionit, fokusohet kryesisht vetëm në veprimtarinë financiare të këtyre njësive të
qeverisjes. Qëllimi kryesor i auditimit është që të verifikojë dhe të konstatojë nëse ka raste
abuzimi në të gjitha veprimtaritë apo proçedurat e ndjekura nga zyrtarët në ushtrimin e
funksioneve të tyre, duke hartuar raporte zyrtare të mbështetura mbi fakte. Në mënyrë më specifike
funsioni i auditit ka këto qëllime:

› Të identifikojë mangësitë dhe pikat e dobëta të strukturave të administratës;

› Të identifikojë bazat për ndërmarrjen e reformave të caktuara;

› Të sigurojë për çdo palë të interesuar një informacion të besueshëm për veprimtarinë e njësisë së
pushtetit vendor, duke rritur besimin publik te ky institucion ose duke nxitur reformat për zgjidhjen e
problemeve që konstatohen.
› Buxhetimi me pjesmarrje

› Buxhetimi me pjesmarrje është një praktikë e re financiare, që ndihmon në nxitjen e pjesmarrjes


dhe në rritjen e transparencës në administrimin e buxhetit. Ai përbën një mekanizëm që siguron
përfshirjen e komunitetit në identifikimin e prioriteteve dhe alokimin e burimeve, në mënyrë që
pushteti vendor t’i përgjigjet më së miri nevojave të tyre. Për të qënë sa më efektive në përdorimin e
kësaj metode, duhet të vlerësohen paraprakisht këta elementë:

› Buxhetimi me pjesëmarrje: Suksesi i buxhetimit me pjesmarrje bazohet ne shkallën e pjesmarrjes së


qytetarëve, qoftë individualisht, ose si përfaqësi e komunitetit ku jetojnë. Nxitja e kësaj pjesmarrje
duhet të realizohet duke e informuar publikun lidhur me këtë mundësi, si edhe me temën apo orarin e
takimeve që caktohen për këtë qëllim.

› Nxitja e pjesmarrjes së grupeve në minorancë: Një nga parimet themelore të këtij proçesi është
gjetja e mjeteve efektive për të përfshirë minoritetet dhe grupet vulnerabël në të dhe në përfitimet që
ai ka. Në përmbushje të kësaj duhet të fokusohemi tek çështje të tilla si: barazia gjinore, grupet etnike
apo moshat e ndryshme.
Marrëdhëniet ndërmjet qeverisjes qëndrore
dhe vendore
› Marrëdhëniet ndërmjet organeve të njësive të vetëqeverisjes
vendore dhe institucioneve të qeverisjes qendrore bazohen në
parimet e subsidiaritetit, të konsultimit dhe të bashkëpunimit
për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”.
› Qveria qendrore është e detyruar të ofrojë një mbështetje të
barabartë dhe të drejtë për qeveritë vendore, me qëllim që të
sigurojë një zhvillim të balancuar në të gjithë territorin e
Shqipërisë, sepse vetëm në këtë mënyrë qeveria qendrore mund
të kontribuojë për një cilësi të qëndrueshme shërbimesh, për rritje
dhe zhvillim të qëndrueshëm mbarëkombëtar
› Detyrimi per komunikim dhe informim

› Në nenin 11 të ligjit Nr. 139/2015, që flet për komunikimin dhe informimin, thuhet:

› “Organet e njësive të vetëqeverisjes vendore, për fushën e tyre të përgjegjësisë, informojnë


me shkrim organet e qeverisjes qendrore për çdo çështje që i kërkohet informacion.

› Organet e qeverisjes qendrore, kur kërkohet nga organet e njësive të vetëqeverisjes


vendore, japin informacion sipas afateve të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”.

› Pra, me ligj është i detyrueshëm informimi kur kërkohet. Kjo e bën të detyrueshëm në një
farë kuptimi, që njësitë vendore të prodhojnë informacion të formatuar, në raport me
aktivitetin e tyre në mënyrë që të mund t’i përgjigjen kësaj dispozite të ligjit. Informacioni,
përvec se duhet të jetë i plotë, duhet të jetë edhe lehtësisht i kuptueshëm për publikun e
gjere.
› Detyrimi per konsultim

› Po kështu në këtë ligj sanksionohet dhe detyrimi për konsultim të qeverisjes qendrore me
njësite të vetëqeverisjes vendore. Në nenin 12 thuhet:

› “1. Qeverisja qendrore konsultohet me njësitë e vetëqeverisjes vendore për politikat,


legjislacionin dhe normat që rregullojnë dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të
drejtave dhe funksioneve të këtyre njësive.

› 2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore konsultohen, nëpërmjet shoqatave përfaqësuese të


vetëqeverisjes vendore dhe grupeve të tjera të interesit, nëpërmjet të cilit u mundësohet
prezantimi i opinioneve, komenteve dhe propozimeve të tyre për politikat dhe legjislacionin
që ka ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave dhe funksioneve të tyre.

› 3. Struktura, procedura, forma, mënyra e organizimit dhe funksionimit dhe natyra e


çështjeve për konsultim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”
› Në zbatim të pikës 3 të këtij neni ka dalë Vendim i KM, Nr.910, Dt.21.12.2016, “Për çështjet, objekt konsultimi, dhe
strukturën, procedurën, formën, mënyrën e organizimit e të funksionimit të këshillit konsultativ të qeverisjes
qendrore me vetëqeverisjen vendore” I cili përcakton rregullat për krijimin, organizimin dhe funksioni-min e Këshillit
Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore, përbërjen dhe funksionimin e tij, natyrën e çështjeve,
objekt konsultimi, dhe procesin e konsultimit mes qeverisjes vendore dhe qeverisjes qendrore. Konform kësaj VKM-je,
çështjet, të cilat janë objekt konsultimi mes qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, janë:

› a) hartimi dhe zbatimi i politikave të decentralizimit dhe monitorimi i realizimit të tyre;

› b) hartimi dhe zbatimi i politikave fiskale dhe financiare vendore, përfshirë transfertat ndërqeveritare dhe financimi i
qeverisjes vendore nga buxheti i shtetit;

› c) funksionet e bashkive në fushat e mëposhtme: infrastrukturë dhe shërbimet publike; shërbimet sociale; arsim, kulturë,
sport dhe shërbime argëtuese; mbrojtjen e mjedisit, bujqësi dhe zhvillim rural, pyje e kullota, natyrë dhe biodiversitet, si
dhe administrim të burimeve ujore; zhvillim ekonomik e vendor; siguri publike; mbrojtjen e konsumatorëve;

› ç) hartimi dhe zbatimi i politikave rajonale;

› d) hartimi dhe zbatimi i politikave rajonale dhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore në nivel qarku;

› dh) funksionet dhe kompetencat e këshillit të qarkut dhe çdo funksion tjetër i dhënë me ligj;

› e) nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar, me objekt zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të zonave ndërkufitare;

› ë) çdo çështje tjetër që është në interesin e ndërsjellë të qeverisjes qendrore dhe/ose qeverisjes vendore.
› E drejta e mbikqyrjes

› Qverisja vendore duhet të respektojë të drejtën ligjore të Qeverisë Qendrore për të mbikëqyrur
qeverinë vendore. Kufijtë e kësaj mbikëqyrjeje duhet të respektojnë disa parime, të cilat janë të
shprehura në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Neni 8 i kësaj Karte thotë:

› “1. Çdo mbikëqyrje administrative mbi autoritetet vendore mund të ushtrohet vetëm në përputhje me
procedurat dhe në ato raste, që janë parashikuar nga kushtetuta.

› 2. Çdo mbikëqyrje administrative mbi aktivitetet e autoriteteve vendore, normalisht do të synojë


sigurimin e konformitetit me parimet e kushtetutës dhe ligjin. Megjithatë, autoritete të nivelit të lartë
mund të ushtrojnë mbikëqyrje administrative lidhur me dobishmërinë, kur bëhet fjalë për detyra, që
ekzekutivi i këtij autoriteti të lartë u ka deleguar autoriteteve vendore. (psh funksionet e deleguara)

› 3. Mbikëqyrja administrative ndaj autoriteteve vendore do të kryhet në mënyrë të tillë, që të sigurojë


që ndërhyrja e autoritetit kontrollues të mbahet në raport të drejtë me rëndësinë e interesave, që ai
synon t’i mbrojë.”
Rastet e kontrollit
› 1. Me qëllim garantimin e zbatimit të normave e të
standardeve kombëtare të përcaktuara në legjislacionin
përkatës dhe në përputhje me parimin e autonomisë
vendore, ministritë sipas fushave të përcaktuara të
përgjegjësisë, kanë të drejtë të mbikëqyrin dhe të
monitorojnë veprimtarinë e organeve të njësive të
vetëqeverisjes vendore për funksionet e deleguara.
› 2. Vendimet, urdhrat dhe urdhëresat me karakter normativ
të organeve të vetëqeverisjes vendore i nënshtrohen
verifikimit të ligjshmërisë nga autoriteti i përcaktuar me
ligj.
› 3. Njësitë e vetëqeverisjes vendore i nënshtrohen mbikëqyrjes
dhe inspektimit financiar për zbatimin e normave e të
standardeve kombëtare në fushën e menaxhimit të financave
publike, sipas legjislacionit në fuqi.
› 4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore i nënshtrohen kontrollit të
jashtëm financiar nga organet e qeverisjes qendrore për
përdorimin e fondeve të kushtëzuara dhe/ose të deleguara
që financohen nga buxheti i shtetit dhe/osefondet e ndihmës së
huaj, të alokuara te njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas
marrëveshjeve të nënshkruara nga qeverisja qendrore.
› 5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore janë subjekti kontrollit nga
Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas legjislacionit në fuqi.
Organet e qeverisjes vendore
› Qeverisja Vendore është e ndarë në dy nivele: Bashkia dhe
Qarku.

- Bashkitë përfaqësojnë nivelin e parë të qeverisë vendore.

- Qarqet janë niveli i dytë i qeverisë vendore. Këshilli i Qarkut


përbëhet nga përfaqësues të Këshillave të bashkive si dhe
Kryetaret e njësive vendore brenda qarkut. Të gjithë kryetarët e
bashkive në territorin e një Qarku, janë automatikisht anëtarë të
Këshillit të Qarkut.
› Bashkia është njësi bazë e qeverisjes vendore. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse,
me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore.

› Ndërsa organet përfaqësuese të njësive bazë të qeverisjes vendore janë këshillat


bashkiakë, të cilët zgjidhen cdo katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta
dhe me votim të fshehtë. Ndërsa organi ekzekutiv i bashkisë është kryetari.

› Ndërsa qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje tradicionale,
ekonomike e sociale dhe të interesave të përbashkët. Qarku është njësia ku ndërtohen e
zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore. Organi
përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Bashkitë delegojnë anëtarë në këshillin e qarkut
në përpjesëtim me popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën një anëtar. Kryetarët e
bashkive janë kurdoherë anëtarë të këshillit të qarkut.
Të drejtat dhe përgjegjësitë e njësive vendore
› Të drejtën dhe përgjegjësinë e vetëqeverisjes, sipas së cilës:

› a) përcaktojnë masa që ato i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe


ushtrimin e kompetencave;

› b) bazuar në Kushtetutë, në ligje dhe aktet nënligjore, të nxjerra në bazë dhe për zbatim të
tyre, për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa,
vendime dhe urdhra;

› c) krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e


kompetencave të tyre, sipas ligjeve në fuqi;

› ç) krijojnë njësi ekonomike dhe institucione në varësi të tyre.

› d) krijojnë komitete, borde ose komisione për kryerjen e funksioneve të veçanta sa herë që
paraqitet nevoja, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore.
› Të drejtën dhe përgjegjësinë e pronësisë:
› a) njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë të drejtën e pronësisë.
Ato fitojnë, shesin dhe japin në përdorim pronën e paluajtshme ose të
luajtshme të tyre, si dhe ushtrojnë të drejta të tjera, sipas mënyrës së
përcaktuar me ligj;
› b) e drejta e fitimit të pronës, nëpërmjet shpronësimeve për interes
publik, nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, bëhet sipas
mënyrës së përcaktuar me ligj;
› c) e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund
t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.
› Të drejtën dhe përgjegjësinë e mbledhjes së të ardhurave dhe bërjes së
shpenzimeve, sipas së cilës:
› a) krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e
funksioneve të tyre;
› b) vendosin taksa vendore e tarifa për shërbimet, si dhe nivelin e tyre, në
përputhje me legjislacionin në fuqi;
› c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
› ç) mbajnë llogaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe ofrojnë
informacione ose raporte financiare për hartimin dhe zbatimin e buxhetit për
qeverisjen qendrore ose shtetasit.
› Të drejtën dhe përgjegjësinë e kryerjes së veprimtarive ekonomike,
sipas së cilës:
› a) për përmbushjen e funksioneve publike në interes të komunitetit që
përfaqësojnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ushtrojnë veprimtari
ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore të politikave
ekonomike të shtetit;
› b) të ardhurat, që përfitohen nga veprimtaria ekonomike, përdoren në pjesën
më të madhe për mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike;
› c) veprimtaria ekonomike e njësive të vetëqeverisjes vendore rregullohet në
përputhje me legjislacionin në fuqi.
› Të drejtën e bashkëpunimit, sipas së cilës:
› a) për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në dobi të komuniteteve
përkatëse, dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore mund të
ushtrojnë së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet
zbatimit të marrëveshjeve ose kontratave të përbashkëta, delegimit të
kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose kontraktimit me
një palë të tretë;
› b) bashkëpunojnë me njësi të vetëqeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe
përfaqësohen në organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, në
përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;
› c) kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin
përkatës
› Të drejtën e personit juridik:

› Si persona juridikë, njësitë e vetëqeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të


drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në
fuqi dhe në mënyrë të veçantë:

› a) të drejtën e lidhjes së kontratës;

› b) të drejtën e krijimit të personave të tjerë juridikë;

› c) të drejtën e ngritjes së padisë civile;

› ç) të drejtën e mbajtjes së llogarive;

› d) të drejta të tjera për ushtrimin e funksioneve në bazë dhe në zbatim të ligjeve dhe akteve
nënligjore.
Këshilli Bashkiak
› Cili është Funksioni i Këshillit? Këshilli është organi
vendimmarrës i njësisë së qeverisjes vendore. Autoriteti vendim
marrës, në emër të komunitetit të një njësie të qeverisjes vendore,
është përqendruar në Këshill.

› Cili është Pushteti i Këshillit? Këshilli, si organ legjislativ


vendor, gëzon pushtet për të miratuar ligje dhe politika, në
përputhje me ligjin dhe statutin, zakonisht nëpërmjet lëshimit të
vendimeve, urdhëresave.
› Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

› a)Zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të
funksionimit të vet;

› b)Zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit
dhe I shkarkon ata;

› c) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;

› ç) Miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose


të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

› d) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë


juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
› dh) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,
gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve
buxhetore në varësi të bashkisë;
› e) Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
› ë) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
› f) Vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në
fuqi;
› g) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
› gj)Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të
vetëqeverisjes vendore,përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me
persona të tretë;
› h) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
› i) Zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për
qind të tyre, duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;

› j) Vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet
e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji;

› k) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë
dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;

› l) Vendos për simbolet e bashkisë;

› ll) Vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në
juridiksionin e bashkisë;

› m) Jep tituj nderi dhe stimuj;

› n) Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë
dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.
Kryetari i bashkisë

› Sipas Nenit 7 të Ligjit 139/2015, organet e njësive të vetëqeverisjes vendore janë organi përfaqësues
dhe organi ekzekutiv. Organi përfaqësues i bashkisë është këshilli bashkiak. Organi ekzekutiv i
bashkisë është kryetari i bashkisë.

› Kryetari i Bashkisë zgjidhet direkt nga qytetaret si kreu i qeverise vendore. Kryetari i Bashkisë i
rekomandon Këshillit politika, por Këshilli mund ose jo t’i miratojë ato apo edhe mund t’i modifikojë
rekomandimet. Procesi i arsytimit apo modifikimit është një proces apo duhet të jetë një proces i mirë
menduar, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, duke respektuar normat dhe dokumentat e
miratuara edhe nga këshilli më parë ( norma e standarde). Kryetari i Bashkisë është i detyruar të
respektojë vendimet që ndërmerr Këshilli në përputhje me ligjin dhe statutin. Në thelb, Kryetari i
Bashkisë është i ngarkuar me funksionimin e përditshëm të bashkisë.

› Këshilli, duke qenë “legjislativ”, ka fuqinë të miratojë akte normative vendore (“ligje vendore”) dhe
politika në përputhje me ligjet e vendit dhe statutin/rregulloren bashkiake, duke rregulluar çështjet e
qeverisjes vendore, zakonisht nëpërmjet miratimit të vendimeve dhe rezolutave.
Njësitë administrative
› Reforma administrative rikonfiguroi sistemin e strukturave vendore
nëpërmjet krijimit të njësive administrative përbërëse (ish-komunat) si pjesë
funksionale e bashkive të reja. Njësitë administrative, pjesë e rëndësishme e
bashkive të reja, do të jenë pikë e shërbimit me një ndalesë për shërbimet
administrative për qytetarët.

› Njësitë administrative kanë funksionet e tyre të përcaktuara nga ligji organik


dhe nga vendimet e këshillave bashkiak si dhe do të shërbehen nga një
administratë e vogël dhe efiçente. Aplikimi i teknologjisë së informacionit
do të lehtësojë ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët.
› Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është
përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës.
Detyrat e njësisë administrative
› Sipas nenit 66 të ligjit organik njësia administrative ka këto detyra specifike:

› a) Është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;

› b) Mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton
strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;

› c) Mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;

› ç) Bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e
gjelbëruara;

› d) Bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë mund të administrojë tregjet publike;

› dh) Bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet
sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
› ) Përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj
territorial si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre sipas ligjit;

› ë) Propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që


janë nën juridiksionin e saj territorial;

› f) Mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;

› g) I propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën
juridiksionin e saj territorial;

› gj) Propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe


përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;

› h) Kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë


Funksionet
› Në ligjin Nr. 139/2015, Funksionet klasifikohen në dy kategori, “NË FUNKSIONE ” (të vetat) dhe “ FUNKSIONE TË
DELEGUARA”, krahasuar me tre kategoritë që karakterizojnë ligjin e mëparshëm (Neni 2).

› Në lidhje me “FUNKSIONET” për Ligji për Vetëqeverisjen Vendore sjell tre ndryshime të rëndësishme, ose përndryshe,
nëse mund të themi, “tre risi” kur krahasohet me ligjin e mëparshëm.

1. në këtë ligj janë hequr funksionet e përbashkëta. Heqja e tyre ka eliminuar një pjese të konfuzioneve në ndarjen e
kompetencave dhe kostove përkatëse.

2. Janë rishikuar dhe janë saktësuar në aspektin përkufizues duke hequr konceptin e ndarjes së “KOMPETENCAVE TË
VETA” në: administrative, shërbimi, investimi dhe rregullatore, dhe duke futur koncepte më të thjeshta dhe të mirë-
përcaktuara, siç janë “E DREJTA E ADMINISTRIMIT” dhe “E DREJTA E RREGULLIMIT”, të cilat e bëjnë më të
kuptueshëm dhe pa ekuivokë ushtrimin e autoritetit të qeverisjes vendore në formë të plotë dhe autonome.

3. Janë shtuar si “FUNKSIONE” të njësive vendore – një numër i konsiderueshëm përgjegjësish të reja, të cilat tashmë
shikohen në ligj si funksione të veta të njësive të qeverisjes vendore. (Kreu VII, Nenet 23-29). Këto funksione të reja
plotësojnë kuadrin e autoritetit vendor me përgjegjësitë e nevojshme për të planifikuar dhe realizuar një zhvillim të
qëndrueshëm dhe gjithësektorial në nivelin vendor.
Parimet e ushtrimit të funksioneve.

› “1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore rregullojnë dhe administrojnë ushtrimin e funksioneve të veta në
mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Evropiane të Autonomisë
Vendore dhe ligjet në fuqi.

› 2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet duke respektuar politikat kombëtare dhe
rajonale. Për këto funksione, qeverisja qendrore mund të vendosë standarde e norma specifike të
përgjithshme, me qëllim ruajtjen e interesave kombëtarë dhe ofrimin e shërbimeve cilësore.

› 3. Në rastet kur njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk zotërojnë fondet ose mjetet e mjaftueshme për
arritjen e standardeve dhe normave kombëtare, qeverisja qendrore u jep atyre mbështetjen e
nevojshme financiare.

› 4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore administrojnë ushtrimin e funksioneve të deleguara, sipas


legjislacionit në fuqi.

› 5. Kur njësitë e vetëqeverisjes vendore ushtrojnë funksionet e deleguara, qeverisja qendrore siguron
mjete dhe burime financiare të mjaftueshme për të ushtruar këto funksione në mënyrën dhe në atë
nivel ose standard, i cili është përcaktuar me ligj.”
› Sipas ligjit 139/2015 funksionet e veta janë:

1. Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

2. Funksionet e bashkive në fushën e shërbimeve sociale

3. Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese

4. Funksionet e bashkive në fushën e mbrojtjes së mjedisit

5. Funksionet e bashkive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit

6. Funksionet e bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik vendor

7. Funksionet e bashkive në fushën e sigurisë publike

› Funksionet që janë transferuar me reformë territoriale janë: ujitja dhe kullimi; pyjet dhe kullotat; mbrojtja nga zjarri dhe
shpëtimi; mirëmbajtja e rrugëve rurale; arsimi parashkollor dhe parauniversitar
Instrumentet për administrimin e shërbimeve
publike
› Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një
› ose më shumë instrumenteve të mëposhtme:
› a) njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;
› b) ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;
› c) kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;
› ç) përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas
› legjislacionit në fuqi;
› d) krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas
› legjislacionit në fuqi.
› Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur,
njësia vendore do të jetë përgjegjëse për: a) hartimin dhe
vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së
shërbimit, bazuar mbi standarde vendore dhe/ose
standarde minimale kombëtare; b) hartimin dhe vendosjen
e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për
matjen e performancës; c) krijimin e një njësie të posaçme
në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do
të jetë përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe
monitorimin e performancës e të shërbimit, përfshirë edhe
aspektin gjinor.
Asetet vendore, menaxhimi i tyre
› Në shumë shtete, bashkitë zotërojnë ose kontrollojnë një sasi të konsiderueshme ndërtesash duke përfshirë, por jo vetëm,
ndërtesat publike, shkollat, klinika të shërbimit shëndetësor parësor, rrugë, dhe sheshe publike. Bashkitë zakonisht nuk e
kontrollojnë përdorimin aktual të aseteve të paluajtshme në këndvështrimin e mundësive, mënyrës së menaxhimit dhe
financave, në përputhje me nevojat afatgjata të popullsisë. Bashkitë e Shqipërisë e ndjejnë nevojën për të përmirësuar
teknikat e menaxhimit të aseteve, ndarjen e përgjegjësive dhe përcaktimin e metodave që sigurojnë përdorimin sa
më të mirë të aseteve bashkiake. Përdorimi me efektivitet i aseteve bashkiake ka një rëndësi jetike për NJQV-të për shumë
arsye:

› Së pari, asetet u lejojnë qeverive vendore përmbushjen e funksioneve qytetare nëpërmjet ushtrimit të përgjegjësive
administrative, me anë të investimeve dhe funksioneve ligjore.

› Së dyti, një menaxhim i mirë i aseteve përbën një faktor bazë në zhvillimin socio-ekonomik të bashkisë, duke ofruar
mekanizma të cilat mundësojnë një proces vendimmarrje më të organizuar dhe më logjik. Menaxhimi i aseteve krijon
kushte për planifikim të mirë, ndihmon zhvillimin e bizneseve dhe mund të gjenerojnë të ardhura për komunitetin.

› Së treti, asetet bashkiake mund të bëhen burim i drejtpërdrejtë i të ardhurave. Ka disa metoda për administrimin e
aseteve për të gjeneruar të ardhura si p.sh., shitja, dhënia me qira, marrëveshjet koncesionare etj.
Fazat e transferimit të aseteve
› Duke filluar prej 2001, Qeveria Qendrore filloi transferimin e pronave shtetërore për përdorim ose në pronësi të NJQV.
Ligji Nr. 8744/2001 ‘Për transferimin e pronave shtetërore të paluajtshme’ përcakton hollësisht tre fazat e procesit të
transferimit.

› Faza e parë: Miratimi i listë së inventarit të pronave publike të paluajtshme nën juridiksionin territorial dhe administrativ
të një NJQV-je. Gjatë kësaj faze, NJQV-ja përgatit një listë inventari të të gjithë pronave që gjenden nën juridiksionin e saj
territorial dhe administrativ. Pas miratimit nga Këshilli i qeverisjes vendore, kjo listë paraqitet pranë Ministrisë së Punëve
të Brendshme, e cila përgatit procedurën e nevojshme pasi merr mendimin e agjencive qendrore të interesuara dhe pastaj
paraqet listën paraprake të transfertës tek Këshilli i Ministrave.

› Faza e dytë: Miratimi i listës paraprake të pronave publike të paluajtshme për transferim nën pronësinë e NJQV. Pas
miratimit të listës paraprake të inventarit, këshilli i NJQV-së miraton listën e pronave që do transferohen në pronësi ose
përdorim dhe e paraqet pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ndjek të njëjtat procedura si në Fazën e parë.

› Faza e tretë: Miratimi i listës finale të pronave publike që do transferohen në pronësi ose përdorim pranë një NJQV.
Menjëherë sapo miratohet lista paraprake, NJQV-ja fillon paraqitjen publike të listës së pronave në vende të dukshme dhe
gjithashtu njofton komunitetin dhe organet e tjera të interesuara për këto prona.
› Roli i Këshillit në politikat vendore për menaxhimin e aseteve

› Këshilli i Qeverisjes Vendore, në cilësinë e organit përfaqësues të


komunitetit, është edhe pronari i aseteve bashkiake. Si i tillë, ai
ka autoritet të padiskutueshëm në marrjen e vendimeve, në
përputhje me ligjin, për krijimin e aseteve publike vendore,
përdorimin dhe/ose eliminimin e tyre. Për sa i përket blerjes apo
tjetërsimit të pronës së paluajtshme, duhet kërkuar miratimi i
Këshillit në çdo rast dhe pa përjashtim. Në raste të votimit për
tema të tilla duhen 3/5 e votave.
Financat vendore

› Objektivat strategjikë të RAT janë fuqizimi i qeverisjes vendore dhe


thellimi i procesit të decentralizimit, rritja e efikasitetit të qeverisjes
vendore, rritja e autonomisë financiare dhe funksionale, përmirësimi i
eficiencës dhe efektivitetit të administratës publike në nivel vendor e
qendror dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike vendore dhe
inkurajimi i një zhvillimi socio-ekonomik më të balancuar.
› Megjithatë, për arritjen e objektivave strategjikë të këtyre reformave
decentralizuese, bashkitë e reja kishin nevojë për një kuadër
rregullator më të fortë që do të garantojë qëndrueshmërinë e burimeve
të tyre të financimit.
› Më konkretisht, qëllimi i këtij ligji është:

1. Të sigurojë financimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në përputhje me parimet e autonomisë


vendore të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore
dhe ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

2. Të garantojë transparencën dhe parashikueshmërinë e transfertave nga qeverisja qendrore për njësitë
e vetëqeverisjes vendore.

3. Të sigurojë mjaftueshmërinë e burimeve financiare në dispozicion të njësive të vetëqeverisjes


vendore për financimin e funksioneve dhe kompetencave të tyre.

4. Të garantojë autonominë fiskale të njësive të vetëqeverisjes vendore nëpërmjet të drejtës për të


vendosur dhe mbledhur taksa dhe tarifa vendore.

5. Të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe territorial nëpërmjet përcaktimit


të një mekanizmi efektiv për ekualizimin fiskal.
1. Të vendosë rregulla që sigurojnë disiplinë fiskale, politika të qëndrueshme dhe transparente për
menaxhimin e fondeve publike, përshirë rregulla për parashikimin realist të të ardhurave dhe
shpenzimeve vendore.

2. Të vendosë rregulla për shpërndarjen e burimeve financiare vendore në përputhje me prioritetet


strategjike dhe nevojat e komuniteteve vendore.

3. Të sigurojë se në krijimin dhe shpërndarjen e burimeve financiare vendore të njësive të


vetëqeverisjes vendore përshpejtohet dhe realizohet barazia gjinore.

4. Të përcaktojë instrumentet dhe procedurat për menaxhimin e financave vendore dhe të rregullojë
marrëdhëniet me qeverisjen qendrore në këtë fushë.

5. Të sigurojë konsultimin e vazhdueshëm të qeverisjes qendrore me njësitë e vetëqeverisjes vendore,


nëpërmjet instrumenteve të përcaktuara të konsultimit, duke analizuar mjaftueshmërinë dhe
stabilitetin e burimeve financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore për arritjen e qëllimeve të
përcaktuara në ligj.
Parime themelore të financave të
vetëqeverisjes vendore
› 1. Politikat kombëtare financiare garantojnë mjaftueshmërinë
financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe bazohen në parimin
e shumëllojshmërisë së burimeve të të ardhurave
› 2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore financohen nga të ardhurat që
sigurohen nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore, nga fondet
e transferuara nga qeverisja qendrore dhe fondet që u vijnë
drejtpërdrejt atyre nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare,
huamarrja vendore, donacione, si dhe burime të tjera, të parashikuara
në ligj.
› 3. Njësive të vetëqeverisjes vendore u garantohet me ligj e drejta për
krijimin e të ardhurave në mënyrë të pavarur.
› 4. Funksionet dhe kompetencat që u delegohen njësive të vetëqeverisjes vendore
shoqërohen kurdoherë me mjetet e nevojshme financiare për realizimin e tyre.
› 5. Në rast se ndryshimet në politikën fiskale shoqërohen me ulje të niveleve,
normave dhe bazës së taksave vendore apo të pjesës së të ardhurave të njësive të
qeverisjes vendore nga taksat e ndara, Ministria e Financave është e detyruar të
marrë masat për kompensimin e uljes, nëpërmjet rritjes së transfertave financiare
dhe mundësive për huamarrjen vendore dhe/ose formave të tjera.
› 6. Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore harton, miraton, zbaton dhe administron çdo
vit buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që
rregullon administrimin e zbatimin e sistemit buxhetor dhe ligjin për financat
vendore”
Financimi i njesive Vendore

› 1. Te Ardhurat e Veta
› 2. Granti i PakushteZuar
› 3. Granti i KushteZuar + Konkurues/FZhr
› 4. Huate
› 5. Donacionet
› 6. Burime te tjera te parashikuara me ligj
Buxheti vendor
› Ligji për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e
Shqipërisë, Nr. 9936, datë 26.06.2008, është një nga ligjet më të
rëndësishme në fushën e menaxhimit të financave publike
qendrore e vendore. Ky ligj rregullon sistemin buxhetor në
Republikën e Shqipërisë, strukturën, parimet dhe themelet e
procesit buxhetor, marrëdhëniet financiare ndërqeveritare dhe
përgjegjësitë për zbatimin e të gjithë legjislacionit buxhetor.
Bazuar në këtë ligj ndërtohen dhe strukturohen nga ana formale
ligjet për buxhetet vjetore të cilat miratohen në mënyrë periodike
në dhjetor të çdo viti.
› Neni 40 parashikon se njësitë e vetëqeverisjes vendore kryejnë
shpenzime, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, në
përputhje me parimet e disiplinës fiskale, menaxhimit financiar
dhe kontrollit, si dhe përdorimin me efiçencë, efektivitet dhe
ekonomi të burimeve të tyre financiare. Kryetari i Bashkisë
ose personat e autorizuar prej tij nuk lejohet të kryejnë
shpenzime përtej shumës maksimale të shpenzimeve, të
përcaktuar në zërin përkatës në buxhetin vjetor. Nuk lejohen
shpenzime të fondeve nëse nuk ka fonde të mjaftueshme në
gjendje në bashki për të mbështetur shpenzime të tilla.
› buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të përmbajë:
› a. parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimet e propozuara në secilën kategori
shpenzimesh, përfshirë shlyerjen e borxhit të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
› b. të gjitha transfertat e kushtëzuara, të parashikuara për t’u marrë nga qeverisja
qendrore dhe të cilat hyjnë në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe që
përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë dhënë, në përputhje me rregullat e
caktuara nga qeverisja qendrore për përdorimin e tyre;
› c. të gjitha fondet e mbartura nga viti i mëparshëm dhe fondet e parashikuara për
t’u siguruar në mënyrë të drejtpërdrejtë prej vetë bashkisë nga çfarëdolloj burimi,
përfshirë këtu të gjitha taksat, grantet nga qeverisja qendrore, tarifat, vlerësimet,
gjobat, grantet nga burime të niveleve të tjera të qeverisjes;
› d. parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve për dy vitet buxhetore pasardhëse;
parashikimin e shpenzimeve për investimet e reja me informacionin e mëposhtëm:
› i. qëllimin e investimit;
› ii. planin e financimit, përfshirë mënyrat dhe burimet e financimit;
› iii. shpenzimet vjetore që duhen për shlyerjen e kredisë, nëse përdoret, si dhe një
preventiv të shpenzimeve operative që lindin si pasojë e kryerjes së investimit;
› e. objektivat kryesorë të buxhetit për vitin pasardhës dhe rezultatet e pritshme,
përfshirë treguesit e performancës dhe informacione të tjera shtesë që kërkohen ose
mund të kërkohen nga ligji.

You might also like