You are on page 1of 29

INSTITUCIONET

POLITIKE DHE
ADMINISTRATIVE:
DALLIMET

Prof. Ass. Dr. Ylber ALIU Java III


Përmbajtja e ligjeratës

Konceptet kryesore të cilat do t’i shtjellojmë në kuadër të kësaj ligjërate janë:


1. Pse institucionet e administratës publike konsiderohen si institucione politike?
2. Roli i institucione politike në politik bërje, si dhe roli i institucioneve
administrative në zbatimin e politikave.
3. Cilat janë karakteristikat kryesore të një administratës të mirë publike?
4. Çfarë burokracia?
5. Pse burokracia konsiderohet si reforma e shekullit të nëntëmbëdhjetë?
6. Problemi mes Burokracisë kundrejt fleksibilitetit?
7. Pse ekziston problemi i mbrojtjes së paaftësisë?
8. Çka mendohet me përfaqësimin social në administratën publike?
9. Pse administrata publike në Francë konsiderohet si njëra ndër administratat më
të mira publike në botë?
Shembulli 1:

Qeveria mund të vendos me rregulla se kufiri i lejuar i shpejtësisë në rrugë është


50 kilometra në orë, por se cdo do të thotë kjo në detaje kjo përcaktohet prej
qindra e mijëra policëve në trafikun rrugor. Janë ata që vendosin nëse ju duhet
të gjobitni nëse e keni kaluar këtë limit shpejtësie, apo nëse ekziston një ‘zonë
mirësie’ dhe mirëkuptimi. Janë ata që vendosin nëse një person i plagosur i cili
kalon shpejtësinë e lejuar në rrugë duhet të vazhdoj apo duhet të ndalet dhe të
gjobitet. Janë ata që vendosin nëse duhet trajtuar ndryshe një burrë të veshur
mirë me makinë të shtrenjtë, nga një djal të ri të veshur me xhinse me makin
sportive, duke paralajmëruar njërin dhe duke i dhënë gjob tjetrit.
Shembuj tjerë:

Oficeri i policisë rrugore, inspektori i shëndetit publik,


presidenti i universitetit shtetëror, mësuesi në një shkollë
publike, etj., për shumicen e njerëzve përfaqësojnë shtetin
më shumë se sa ligjvënësi, gjyqtari apo presidenti i vendit.

Njerëzit i marrin politikat shtetërore nga oficerët e policisë,


zyrtarët e migracionit, mësuesit e shkollave, zyrtarët e
bujqësisë, dhe jo nga presidenti i vendit apo anëtarët e
kuvendit.
Cdo shtet, nëse operacionet e tij janë në tërësi komplekse, duhet të ketë një
numër të madh njerëzish të tillë, njerëz që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejti në
politikë, në kuptimin që ata kanë pjesë në marrjen e vendimeve të rëndësishme,
por që janë të përfshirë në krijimin dhe zbatimin e politikave në jetën e
përditshme. Këta në mënyrë kolektive quhen ‘administratë publike’.
Një shtet modern ka një numër të madh njerëzish në administratën publike.
Bie fjala, në ShBA numri i punonjësve publik është rritur nga 6.4 milion në vitin
1950, në mbi 21 milion në vitin 2004. Punësimi publik është rritur në mënyrë
apsolute. Në vitin 2004 një në gjasht persona të punësuar ishin anëtar të
administratës publike.
Përkufizime për administratën publike
-Administrata publike është zbatimi i politikave qeveritare. Sot administrata publike shpesh
konsiderohet si një pjesë e përgjegjësisë për përcaktimin e politikave dhe programeve të qeverive.
Në mënyrë të veçantë, është planifikimi, organizimi, drejtimi, koordinimi dhe kontrolli i operacioneve
qeveritare.
-Aparati administrative dhe profesional i Qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave publike.
-Administrata është veprim i vendosur i ndërmarrë në ndjekje të një qëllimi të ndërgjegjshëm. Është
renditja sistematike e punëve dhe përdorimi i llogaritur i burimeve që synojnë realizimin e atyre që
dikush dëshiron të ndodhë.
-Administrata si organizim dhe mirëmbajtje të burimeve njerëzore dhe fiskale për të arritur qëllimet
e një grupi.
-Administrata publike përbëhet nga të gjitha ato operacione që kanë për qëllim përmbushjen ose
zbatimin e politikave publike.
-Administrata publike është një fushë e gjerë që mbulon shërbimet administrative të nevojshme për
të ndihmuar në ndërtimin dhe forcimin e shoqërisë.
-Administrata publike është një fushë në të cilën udhëheqësit u shërbejnë komuniteteve për të
avancuar të mirën e përbashkët dhe për të ndikuar në ndryshime pozitive. Profesionistët e
administratës publike janë të pajisur me aftësi për të menaxhuar në të gjitha nivelet e qeverisjes
(lokale, shtetërore dhe federale) si dhe organizatat jofitimprurëse.
Administrata publike si një cështje politike

Që një pjesë e hartimit të politikës bëhet nga një


numër i tillë i madh njerëzisht, kjo krijon një far
problemi për shtetin. Administrata publike si grup ka
një pushtet të rëndësishëm qeveritar, për më tepër
ata janë shumtë të parëndësishëm individualisht për
tu kontrrolluar në mënyrë efektive. Prandaj, një pjesë
e rëndësishme e pushtetit qeveritar të cdo shteti
është e nevojshme të mos jetë nën kontrrollin e
ngushtë politik.
Pushteti i administratorëve shpesh herë vjen në
shprehje në interpretimin e ligjeve. Interpretimi i
ligjeve shpesh ndryshon dhe dallon nga njëri
administrator tek tjetri dhe kjo krijon një far laramanie
në zbatimin e ligjeve. Prandaj, pjesa përgjegjëse e
qeverisë nga pikëpamja politike duhet të jenë të
shqetësuar për tu siguruar se të paktën në një plan
më të gjerë ata i kontrrollojnë politikat e zbatuara nga
administratorët.
Karakteristikat e administratës së mirë publike

Karakteristikat e administratës së mirë publike janë:


1. Përcjellja e ndershme, e saktë e vendimeve të udhëheqësve politik në
politika të përcaktuara në mënyrë specifike: kjo trajton cështjen e garancisë
që udhëheqësit politikë kontrrollojnë të paktën linjat e gjera të politikës.
2. Fleksibilitetet në trajtimin e rasteve të vecanta në castin e duhur: ndërsa
punonjësit e administratës duhet të jenë të bindur ndaj udhëzimeve nga lart,
ata nuk duhet të jenë të bindur verbërisht. Nëse një oficer policie ndalon një
shofer për tejkalim shpejtësie dhe zbulon se shoferi po përpiqet të qojë një
femijë me një plagë të thellë në spital, ne nuk do të dëshironim që oficeri të
shqiptonte gjobë.
3. Por, ky fleksibilitet nuk duhet të përdoret në mënyrë arbitrare: veprimi arbitrar
është një veprim i kryer në mënyrë implusive, pa marrë parasysh rrethanat e
rëndësishme të një rasti. Shembull: ndalimi dhe kontrrollimi i personave vetëm
për shkak të ngjyrës është një veprim arbitrar, ose vetëm për shkak të përktasisë
etnike, gjuhësore, pa pasur arsye të justifikueshme.
4. Dhënia e këshillës së ekspertit; imagjinatë aktive dhe kërkime të sigurta nga ana
e administratorëve: ne shpresojmë që administratorët, me që e njohin më mirë
se kush do tjetër fushën e tyre të punës, nuk duhet të shmangen nga shkëmbimi
i ekspertizës se tyre me publikun dhe udhëheqësit e tyre politikë.
5. Efektiviteti: ne shpresojmë që të gjitha këto të bëhen pa shpenzime të mëdha.
Burokracia: reforma e shekullit të nëntëmbëdhjetë

Burokracia është një mënyrë për të organizuar administratën publike, një


administratë publike që është bërë mjaftë standarde, të paktën si një ideal,
në të gjithë botën.
Fjala burokraci shpesh përdoret në gjuhën e zakonshme për të nënkuptuar
administratën publike, zakonisht me një dozë përcmimi. Megjithatë,
shkencëtarët e shkencave politike kanë një kuptim të qartë për të: një
mënyrë e vecantë e organizimit administrativ, që gjë u zhvillua si një reformë
në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe u përhap gjerësisht për të qenë në
përgjithësi mënyra më e përdorur në kohën e sotshme.
Në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë në
Evropë dhe Amerikën e Veriut, pozicionet në administratën
publike trajtoheshin si pjesë pasurie, për t’u shkëmbyer
ndërmjet njerëzve. Në Shtetet e Bashkuara kjo morri
formën e keqe të ‘sistemit të zhvatjes’, në të cilin punët
administrative zhvilloheshin dhe trajtoheshin si mallra me
të cilat kandidatët fitimtarë shpërblenin punonjësit e partisë
së tyre. Kur ndryshonte presidenca, për shembull, të gjithë
drejtuesit e zyrave postare në vend shkarkoheshin nga
puna dhe në vend të tyre vendoseshin njerëz të ri nga
partia fituese.
E njëjta gjë ndodhte edhe në rrugën kryesore shtetërore
dhe me pozicionet e mbikqyrësëve, kur një parti
zëvendësonte një tjetër në kryeqytetin e një shteti; po
kështu edhe me pozicionet e policisë dhe zjarrfikësve kur
bashkia ndryshonte drejtuesit e saj.
Në Evropë pozicionet e administratës publike bliheshin dhe
shiteshin në mënyrë individuale pak a shumë si investimet.
Një familje e pasur që kishte dëshirë t’i siguronte birit të saj
një jetë të rehatshme do t’i blinte atij një pozicion në
shërbimin e doganave, në komisionet e komandës në
ushtri apo ndonjë pozicion tjetër të ngjashëm.
Organizime të tilla jo profesionale krijonin një shërbim jo efektiv dhe kishte pak
kontrroll mbi cilësinë e zyrtarëve. Në ShBA, për shembull, disa drejtues të zyrave
postare nuk dinin të lexonin. Për shumicën e zyrtarëve, marrja e një posti ishte
rrengu i vetëm (ajo që ata kishin bërë dikur kur ishin atje, nuk kishte pasoja për
ta), kështu që, kontrrolli i veprimeve të zyrtarëve ishte i vështirë.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë lindi metoda e një reforme të re për organizimin e
administratës publike, ajo që shkencëtarët e shkencave politike e quajnë
‘burokraci’.
Në një sistem burokratik:
1. Anëtarët e administratës publike emërohen dhe promovohen mbi
bazën e kualifikimeve të tyre për punën që ata duhet të bëjnë.
2. Për pozicionin caktohen kërkesa të vecanta mbi trajnimin apo
përvojën.
3. Procedurat administrative standardizohen, kështë që lihet relativisht
pak vend për paragjykimet apo pasione individuale të zyrtarëve.
4. Krijohen linja të qarta komandimi, sipas të cilave urdhri i një zyrtari të
lartë shkon te zyrtari më i ulët, i cili e pason urdhrin në nivelin tjetër dhe
kështu me rradhë deri sa arrin në pikën e zbatimit. Ky organizim quhet
strukturë komanduese hierarkike.
5. Së fundi, administratorët publikë janë të mbrojtur nga presioni politik i
përditshëm, zakonisht me një sistem statusi permanent.
Kjo mënyrë e re, më e qartë dhe më efektive e organizimit të administratës publike
u përdor fillimisht në emërimet e zyrtarëve të prokurimeve në ushtrinë franceze
dhe prusiane në shekujt e tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të
nëntëmbëdhjetë. Ajo tregoi dobi në këtë fushë dhe u përhap edhe në shtete tjera
me shpejtësi. Në ShBA lindja e burokracisë u mishërua me lindjen e lëvizjes për
reformë në shërbimin civil në fillim të shekullit të njëzetë, e cila i vuri shumicen e
pozicioneve administrative jashtë funksionit partiak dhe i bazoi në parimin e
provimit për pranim. Pasi shtetet tjera fituan pavarësinë aplikuan sistemin e
burokracisë në organizimin e administratës publike.
Burokracia kundrejt fleksibilitetit

Nuk ka mënyrë ideale të organizimit të administratës publike.


Një nga gjërat më të pëlqyeshme të burokracisë është transmetimi i kujdesshëm i
vendimeve të udhëheqësve politik dhe parandalimi i sjelljes arbitrare. Besohet se
burokracia është efektive.
Megjithatë, standardizimi dhe qartësia e urdhrit që përmbush këto gjëra nënkupton
që burokracia nuk mund të sigurojë me lehtësi fleksibilitetin lokal. Gjithashtu,
pavarësisht nga kërkesat e specializimit dhe të vendimeve, që bazohen te
merita, na sigurojnë zyrtarë të kualifikuar mirë, sistemi i standardizimit nuk e nxit
pavarësinë e mendimit të tyre dhe në këtë mënyrë burokracia nuk ka sidomos
prirje për t’i dhënë këshilla ndihmuese prej eksperti udhëheqësve politikë.
Administratorët, nën shumicën e versioneve të burokracisë, priren për ta mbajtur
këshillën e tyre derisa ajo t’u kërkohet.
Forma burokratike e organizimit të administratës publike i plotëson disa nevoja
administrative më mirë se tjerat. Kur standardizimi dhe bindja janë mjaftë të
rëndësishme, atëherë organizimi burokratik iu përshtatet mirë. Kur janë të
rëndësishme pavarësia dhe gjykimi i hapur, ajo nuk përshtatet mirë. Shërbimi
ushtarak është një fushë ku standardizimi dhe binja janë shumë të rëndësishme
sepse nëse një gjeneral kryen një manovër në një betejë mund të humbasin
gjithcka nëse një batalion kthehet në drejtimin e gabuar. Modeli burokratik i
përshtatet mirë ushtrisë dhe ushtria preferon në masë të madhe burokracinë si
formë të organizimit. Në anën tjetër, universiteti është një institucion tjetër ku
modeli burokratik nuk përshtatet mirë sepse kufizon mundësitë për studentët e
talentuar nëse duhet të vendosen në laboratorë apo jo.
Pra, burokracia është formë e mirë e organizimit për
disa fusha të administratës publike se sa për disa
tjera, në varësi të nevojës për bindje efektive apo
gjykim individual. Këto diferenca reflektohen në një
masë të konsiderueshme në organizimin e agjencive
të ndryshme: forcat e armatosura janë agjencitë e
organizuara në mënyrën më burokratike, ndërsa
universitetet janë mjaftë të decentralizuara.
Shpesh vihet re një anim nga burokracia, me shumë veprime që organizohen më
tepër se c’duhet në mënyrë burokratike. Shumica e administratorëve publikë
duket sikur janë të prirur nga standardizimi dhe largohen iniciativës individuale,
një rezultat i natyrshëm ky i natyrës njerëzore për mbrojtje dhe siguri. Një zyrtar
që punon me procedura të standardizuara, ndryshe nga dikush që pritet të bëjë
zgjedhje të pavarura, nuk mund të fajësohet për rezultatet. Procedurat e mbrojnë
burokracinë, kështu që, burokracia i forcon procedurat. Për këtë është
mbresëlënës fakti që në botë nuk ka forca të armatosura të cilat nuk janë të
organizuara në formë burokratike; sikurse universitetet ku burokracia e tepërt
është faktor pengues shpesh herë karakterizohen me procedura të forta.
Problemi i mbrojtjes së paaftësisë

Një problem i organizimit burokratik buron nga kombimi i dy faktorëve:

1. Vështirësia që ekziston në administrimin publik, në krahasim me biznesin


privat, për të vlerësuar se sa mirë e ka kryer një punë një person.
2. Kërkesa e burokracisë që administratorët të jenë të mbrojtur nga presioni
politik i drejtpërdrejt, zakonisht me një sistem statusi permanent.
Në biznesin privat ekziston një masë standarde për të
vlerësuar se sa mirë e ka kryer punën e tij një person. Nëse
në sektorin e atij personi janë rritur përfitimet, nëse shitjet
kanë qenë të larta apo dicka tjetër, pra nëse personi ka bërë
pare për kompaninë, atëherë ai apo ajo e ka kryer punën
mirë. Por, si vlerësohen rezultatet e administratorëve
publikë? Megjithëse burokracitë nuk tërheqin në përgjithësi
njerëz të paaftë dhe pavarësisht nga kërkesat e tyre të
pranimit, ato kanë një sukses në zgjedhjen e njerëzve të
aftë, mirëpo të paaftit që hyjnë në të, ka më pak gjasa të
hiqen sikurse ndodh në sektorin privat.
Përfaqësimi social i administratës publike

Anëtarët e administratës publike nuk janë nën kontrroll të drejtpërdrejt politik. Për
këtë arsye ka ekzistuar një shqetësim i vazhdueshëm se sa përfaqësues janë
burokratët, sidomos ata në nivelet më të larta të administratës shtetërore, nga
pikëpamja shoqërore, si: klasa, raca, gjinia, etj. Përkrahësit e burokracisë
përfaqësuese kërkojnë që nëse administratorët nuk janë politikisht të
përgjegjshëm, ne duhet të paktën të bëjmë gjithcka që mundemi për t’u siguruar
që ata do t’i shohin gjërat në të njëjtën mënyrë sic i shohin edhe njerëzit e
zakonshëm. Skeptikët janë përgjigjur se ne nuk duhet t’i kërkojmë njerëzit e
zakonshëm në pozicione të një rëndësie të pazakontë dhe se ne nuk duhet të
presim që administratorët publikë kryesorë të jenë më tepër përfaqësues nga
pikëpamja shoqërore se sa udhëheqësit e korporatave, universiteteve apo
institucioneve tjera.
Shumë qeveri kanë bërë përpjekje që administratorët të jenë përfaqësues nga
pikëpamja shoqërore. Disa vende rriten proporcionin e zyrtarëve nga klasa
punëtore, disa tjera nga aspekti i gjinisë, disa tjera nga aspekti racor, varësisht
nga sfidat me të cilat u ballafaqua shoqëria. Ata e bënë këtë duke ndryshuar
procedurat e pranimit dhe duke siguruar emërime të brendshme në pozicione
administrative më pak të rëndësishme.
Në vitet e fundit një shqetësim i ngjashëm për shumicën e vendeve ka qenë rritja e
përfaqësimit të grave dhe pakicave etnike në burokraci. ShBA-at për një kohë të
gjatë dhe me programe të veqanta i kanë kushtuar rëndësi të veqantë rritjes së
numrit të pakicave etnike dhe grave në burokraci. Njëjtë kanë vepruar edhe
Holanda dhe Suedia.
Administrata publike në
Francë
Burokracitë e zakonshme të shteteve të industrializuara nuk ndryshojnë shumë
nga një shtet në tjetrin. Korrierët postarë, mësuesit, agjentët e zgjerimit bujqësor
dhe kështu me rradhë, janë të organizuar dhe i kryejnë detyrat e tyre në mënyra
krejt të ngjashme në botën e industrializuar. Ndryshimi më i madh qëndron në
faktin se si është i organizuar dhe punon shërbimi i lart civil – drejtuesit,
diplomatët, specialistët.
Në këtë fushë francezët janë krejtësisht të dallueshëm dhe
shërbimi i tyre është shërbimi më i mirë civil në botë.
Shërbimi civil francez është relativisht i madh, mbi 6 milion
punonjës civil lokal dhe qendror përfshirë edhe ushtrinë.
Shërbimi i lart civil i Francës përbëhet nga katër deri në
gjashtë mijë persona të trajnuar. Shumica e tyre punojnë në
një prej ministrive, por më tepër se një mijë prej tyre punojnë
në mënyrë të pavarur ose si këshilltarë në stafin e
kryeministrit. Një numër i caktuar i tyre punojnë me
transferime të përkohshme në biznese, ndërmarrje apo
universitete.
Një nga gjërat që e dallon shërbimin e lart francez është trajnimi dhe aftësia e
anëtarëve të tij, gjë që qon edhe në një shkallë të lart vetëbesimi dhe krenarie.
Pranimi në shërbimin e lart civil bëhet me dy rrugë kryesore: nëse dikush
dëshiron të bëhet specialist, si p.sh, shkencëtar apo statisticien, atëherë ai
zakonisht merr një edukim universitar në një prej shkollave teknike. Nëse dikush
dëshiron të bëhet i gjithanshëm atëherë ai apo jo hyn në shkollën e famshme
kombëtare të administratës, një nga shkollat më të vështira në botë për tu
pranuar. Kjo shkollë u jep të pranuarve njohuri të përgjithshme për administratën
dhe shkencat sociale. Shërbyesit civil në Francë vihen re për aftësitë e tyre
verbale, tendencë drejt abstraksionit dhe arsyetim logjik. Janë më pragmatik se
sa ideologjik dhe theksojnë anën ekonomike para anës politike. Shumë
presidentë dhe kryeministra kanë qenë nga kjo shkollë.
Elementi i dytë që e dallon shërbimin civil francez është tradita e shërbimit të
pavarur, cka ju mundëson atyre të transferohen përkohësisht në biznese apo
universitete.
Francezët kanë krijuar një shërbim civil më të politizuar se sa pjesa tjetër e botës,
një shërbim që jeton në kufirin mes ‘politikës’ dhe ‘administratës’. Bie fjala, një
grup zyrtarësh të lartë në Francë janë prefektët, të cilët mbikqyrin shërbimet e
qeverisjes lokale dhe rajonale. Perfektët koordinojnë operacionet e qeverisjeve
të zgjedhura të qytetit apo rajoneve, duke i vënë ata para përgjegjësisë nëse ata
vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimeve të tyre. Në mënyrë të paevitueshme
këto janë pozicione politike të ndjeshme. Një politizim i tillë duket sikur i ka
shtuar energji shërbimit të lartë civil dhe i ka lejuar nëpunësit civil francezë të
drejtojnë politika agresive në zhvillimin e drejtimeve të reja politike, si: fushata
për tunelin nën kanalin e Anglisë, tatimi mbi vlerën e shtuar apo tregu i
përbashkët evropianë.
Faleminderit për vëmendje

You might also like