You are on page 1of 2

Agim Abdullahu: Nevoja e ndërtimit politik

- Ajo çfarë ndikon në cilësinë e jetës që qytetarit është pasojë e shkaqeve dhe karakterit të
qeverisjes së mire apo të keqe,e mbretërimit të drejtësisë dhe virtyteve që e pasurojnë apo
e varfërojnë jetën tonë,kurse ajo se si mendojmë mund të ketë pasoja serioze për
lumturinë tonë në qoftë se i kthejmë shpinën politikës duke besuar se nuk na përket
participimi i cili mund ti japë formë qeverisjes.Mirëpo nuk mund të mos pyesim a mund të
njihet politika dhe si ta dallojmë politikën e mire nga e keqja,çka e karakterizon një
qeverisje që ajo të jetë më e mire se një tjetër.
- Në qoftë se debati mbyllet vetëm me analizën e instrumentave të shtetit atherë do të
shohim vetëm qeverisjen ditore,kurse qytetari ka nevojë për më shumë,ai duhet ta dijë kush
çka zotëron dhe çka ndodh kur dikush i thyen rregullat,e kjo do të thotë se kemi nevojë që
të dime më shumë për tërësinë e rregullave dhe praktikave të institucioneve të cilat na e
bëjnë të mundshme jetën e përbashkët.
- A është politika vetëm pushtet i njerëzve të fuqishëm (politikanëve) të cilët ndryshimin e
kuptojnë vetëm nga rrëmuja e demonstratave apo duhet ta kultivojmë kulturën e traktateve
shkencore shoqëroro politike por të cilat nuk i lexon askush dhe nuk e mundësojnë praktikën
e ndryshimit.Në këtë të dytën janë përfshirë shumë filozof të politikës ndër shekuj por kanë
dështuar në këshillimet e tyre të udhëheqësve dhe qeveritarëve të fuqishëm (vlenë të
përmendim ndërhyrjen e Platonit tek Dionisi që ishte mbret i Sirakuzës,Aristotelin që ishte
një mësues privat i Aleksandrit të Madh,Makiavelin që donte të këshillonte sundimtarin
Mediçi,Didëron që dështoi me këshillimet e tij për Katrinën e Madhe të Rusisë etj).Prandaj
traktatet filozofiko politike rrallëherë kanë pasur ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimet
politike,ndoshta shkaku i natyrës së tyre filozofike e cila i ka sfiduar bindjet tradicionale për
politikën.Kjo ka ndodh sepse filozofët parashtrojnë ide të cilat duken të çuditshme kur ata
hulumtojnë çdo dromcë të bindjeve,shkaqeve apo legjitimimit të tyre politik nga njerëzit të
cilët nga ana tyre janë mësuar me traditën politike të pandryshuar.
- Megjithëkëte nuk mund të vihet në dyshim se filozofët politikë me idetë e tyre nuk mbetën
krejtësisht pa ndikim në kohra të ndryshme dhe aktualisht,ata kanë qenë dhe janë shumë të
rëndësishëm në ato periudha në të cilat ne përballemi me sfidat e reja politike të cilat nuk
mund të përballohen me politikën tradicionale apo ditore.Dhe kur i kemi parasysh të mirat e
demokracisë,të cilën si duket nuk po mundet ta sfidojë ndonjë mënyrë tjetër e
qeverisjes,atherë mund të thuhet që kontributi më i madh u takon filozofëve politikë të cilët i
përhapën gjërësisht vlerat dhe të mirat e demokracisë duke i bërë pjesë të rrjedhave të
përgjithshme politike.Padyshim që sot autoriteti politik e zotëron një pushtet të paparë i cili
mund ta sjellë diferencën mes mirëqenies dhe varfërisë,por ne duhet ta baraspeshojmë
zgjedhjen personale me rregullimin e jetës së përbashkët në shoqëri,duke mbrojtur diçka
me çdo kusht dhe duke marrë vendime të përgjegjshme.

You might also like