You are on page 1of 34

1.

VEPRIMTARIA E ZYREVE
Paraqitja dhe zhvillimi i protokollit
diplomatik
DIPMLOMACIA
Diplomacia ka lindur në sistemin e
marrëdhënieve midis shteteve të
Greqisë klasike. Pra, etimologjia(degë e
gjuhësisë që studion prejardhjen e
fjalëve të një gjuhe) e fjalës diplomaci,
rrjedh nga fjala greke “diploun” që do
të thotë “palosje’’.
Në kohët e Perandorisë Romake, të
gjitha lejekalimet dhe faturat për rrugët
perandorake shtypeshin në pllaka të
dyfishta metalike, dhe punoheshin në
mënyrë të veçantë. Këto lejekalime
metali quheshin “diploma”.
Në kohët e mëvonshme, me fjalën
“diploma” u nënkuptuan të gjitha
dokumentet e tjera zyrtare, veçanërisht
ato që jepnin privilegje a që mishëronin
marrëveshje me bashkësi a fise të tjera.
Derisa këto traktate shtroheshin, arkivat
perandorake u stërmbushën me
dokumente të panumërta të palosura e
të nënshkruara në mënyrë të veçantë.
U panë të nevojshëm nëpunësit e
ushtruar për të indeksuar, deshifruar e
ruajtur këto dokumente. Prej këndej
doli profesioni i arkivistit, e me të
shkenca e paleografisë – shkenca e
verifikimit dhe deshifrimit të
dokumenteve të lashta. Këto dy
profesione quheshin deri vonë në
shekullin XVII “res diplomatica” apo
“punë diplomatike”.
Diplomacia në Evropën e Mesjetës fitoi
rëndësi edhe më të madhe në
marrëdhëniet midis qyteteve-shtete të
Italisë së rilindjes dhe shteteve që po
lindin. Kongresi i Vjenës i vitit 1815
normalizoi një sistem diplomacie të
përhershëm si aspekt i rëndësishëm në
marrëdhëniet midis shteteve.
Fuqitë e mëdha shkëmbenin ambasada
dhe ambasador, ndërsa marrëdhëniet
midis fuqive më të vogla zhvilloheshin
nëpërmjet legatave(përfaqësi
diplomatike) dhe ministrave të
plotfuqishëm.
Pas luftës së parë botërore lulëzoi për
një kohë të shkurtër një diplomaci më e
hapur dhe më “demokratike”.
Në fund të luftës së Dytë Botërore u fshi dallimi
midis ambasadave dhe legatave dhe u shtuan
ambasadorët, sidomos kur u krijuan shtete të reja
nga kolonitë evropiane. Disa studiues kanë
dalluar stile të veçanta diplomacie, stilin
evropian që e shikon diplomacinë thjesht si një
instrument, stilin amerikan, stil revolucionar dhe
stilet e Botës së Tretë që, në mënyra të
ndryshme, i japin më shumë rëndësi moralitetit
në njohjen dhe marrëdhëniet me shtete tjera.
NOCIONI
Detyra e diplomacisë është krijimi,
përcjellja dhe përparimi i
marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe
mundësia për zgjidhjen e problemeve
në mes subjekteve juridike
ndërkombëtare.
Ashtu si funksionon çdo organizëm
apo shoqëri sipas rregullave të
caktuara, ashtu janë edhe rregullat
universale të marrëdhënieve
ndërkombëtare, rregulla këto të cilat
kanë kornizën e organizimit të
planifikuar.
ZHVILLIMI I DIPLOMACISË
Diplomacia, në kuptimin e zhvillimit të
rregullt të marrëdhënieve të një grupi
njerëzish me një tjetër të ndryshëm nga
ai, ka pësuar shumë faza të zhvillimit të
saj gjatë historisë.
Në Greqinë e lashtë diplomatët e parë
ishin lajmëtarët të cilët nuk ishin vetëm
agjentë të pranuar të negociatës, por
ngarkoheshin edhe me detyra të
menaxhimit të ekonomisë mbretërore,
mbajtjes rregull në kuvende apo
drejtues të vendeve të caktuara fetare.
Ndërsa qytetërimi grek zhvillohej,
marrëdhëniet midis qytet-shteteve u
bënë përherë e më të afërta e më
konkurruese, u kuptua se zeja e
negociatës përqarkonte cilësi të një
niveli më të lartë sesa ato të zotëruara
nga një telall qyteti. Vetia përzgjedhëse
e këtyre lajmëtarëve ishte që ai duhej të
kishte kujtesë të mirë dhe zë shumë të
lartë.
Me kalimin e kohës dhe evoluimin e
jetës u pa e nevojshme të ngrihej epiteti
i këtij shërbimi diplomatik fillestar.
Qytet-shtetet greke prej shekullit XI e
këndëj krijuan praktikën e zgjedhjes
ambasadorë të tyre oratorët më të
shquar, avokatët ligjor më bindës që
kishte bashkësia.
Detyra e këtyre të dërguarve ishte të
mbronin çështjen e qytetit të tyre
përpara kuvendeve popullore të
lidhjeve apo qyteteve të huaja. Prej
këtyre të dërguarve kërkohej të mbanin
fjalime madhështore.
Diplomacinë nuk mund ta quajmë si
profesion, deri në shekullin XV, kur
Shtetet italiane filluan të dërgonin
ambasadorë të përhershëm. Por statusi
e normativat e këtij profesioni s’u
përcaktuan me marrëveshje
ndërkombëtare deri para vitit 1815.
Vetëm pas Kongresit të Vjenës më
1815 shërbimi diplomatik u njoh si
profesion i dallueshëm nga ai i shtetarit
apo politikanit, dhe përfitoi në formën,
rregullat, marrëveshjet dhe normat e tij.
Fjala “diplomaci” ishte kështu për
shumë vjet e lidhur në mendjen e
njerëzve me ruajtjen e arkivave,
shqyrtimin e traktateve të kaluara e
studimin e historisë së negociatave
ndërkombëtare.
Koncepti i lajmëtarit u shpërbë kur u
kuptua se ajo që nevojitej ishte diçka
më shumë se zëri kumbues; koncepti i
oratorit u shpërbë kur u kuptua se
s’ishte e mjaftueshme të dërgohej një
avokat i zoti, por shërbimet e një
diplomati të ushtruar ishin thelbësore
për vlerësimin e saktë të politikës.
Koncepti i lajmëtarit u shpërbë kur u
kuptua se ajo që nevojitej ishte diçka
më shumë se zëri kumbues; koncepti i
oratorit u shpërbë kur u kuptua se
s’ishte e mjaftueshme të dërgohej një
avokat i zoti, por shërbimet e një
diplomati të ushtruar ishin thelbësore
për vlerësimin e saktë të politikës.
Takimet e Vjenës të vitit 1961 dhe
1963 sollën edhe konventat të cilat e
rrregullojnë statusin e diplomatit dhe
rregullojnë saktësisht të drejtat e
diplomatit, konventa këto me të cilat
ende punohet dhe janë në fuqi.

You might also like