You are on page 1of 18

Institucionet politike dhe juridike ne tokat shqipetare gjate shekullit V-XII

Periudha Bizantine
Organizimi ekonomik e shoqeror ne tokat shqiptare gjate shek V-XII

Tokat shqiptare ne kohet e para te sundimit bizantin

Territori i Ilirise Jugore ndahej ne 4 provinca qe ishin:


• Epiri i Ri me qender Dyrrahun (Durresin)
• Epiri i Vjeter me qender Nikopojen (Preveza e sotme)
• Prevalitania me qender Shkodren
• Dardania me qender Shkupin
Efekti i pushtetit te tyre shtrihej vetem ne qytetet dhe rrethinat e tyre dhe zbehej
ne krahinat e brendeshme te vendit.
PEKULI
• Skllavopronaret vendosen te hiqnin dore nga format e vjetra te shfrytezimit
te sklleverve duke I zevendesuar ato me forma te reja, si ajo e PEKULIT.
• PEKUL – ishte nje ngaster toke, shume te hollash, anije, ekonomi e vogel
tregtare apo zejtare te cilen pronari ia jepte skllavit te vet per te zhvilluar
nje veprimtari ekonomike te pavarur.
• Pekuli nuk e ndryshonte ne thelb gjendjen juridike te skllavit, por vetem
permiresonte gjendjen e tij faktike.
• Skllavi lejohej qe brenda vleres se Pekulit te paraqitej si pale ne qarkullimin
civil dhe me kursimet e mundeshme te blinte lirine nga pronari i tij. Mbi
bazen e pekulit u vendosen si qiramarres toke shume skllever, fshatare te
rrenuar, te papune. Keta qirramares quheshin KOLONE.
Lufta politike ne tokat shqiptare gjate shek V- VII Permbysja e skllaverise

• Periudha e skllaverise karakterizohet nga nje lufte e ashper e brendeshme dhe e


jashtme qe zhvillohej ne tokat shqiptare te pushtuara nga Perandoria Bizantine.
• Lufta e jashtme- midis Perandorise Bizantine dhe pushtuesve te tjere qe synonin
te rrembenin pjese te perandorise. Shumica e ketyre sulmeve kishin karakter
kalimtar. Keto sulme e thelluan krizen
• Lufta e brendeshme – ndermjet skllavopronareve dhe sklleverve, koloneve etj.
Ajo shfaqej ne formen e qendreses se paorganizuar
• Nga ana ekonomiko – shoqerore ndryshimi ishte se pronaret e medhenj te tokave
skllavopronare, humben pushtetin politik dhe ekonomik.
• Tokat u ndane ne parcela te vogla midis punonjesve te fshatit.
• U krijuan bashkesite fshatare dhe blegtorale. U krijua nje sistem unik i bashkesive
• Tokat u ndane ne parcela te vogla midis punonjesve te fshatit.
• U krijuan bashkesite fshatare dhe blegtorale.
• U krijua nje sistem unik i bashkesive te lira.
Skllaveria u permbys. Puna e sklleverve dhe e koloneve u zevendesua me punen e
prodhuesve te lire bujq, blegtore, zejtar etj.
• Popullsia vendase jetoi e lire ne tokat e saj (shek. VII-VIII) por nuk arriti te krijoje
shtetin e vet te pavarur.
• Ne fund te shek XII krijohet shteti I pare feudal shqiptar “PRINCIPATA E
ARBERISE”
Organizimi ekonomik e shoqeror I sistemit te
bashkesive te lira (shek VII-VIII)

• Ne sistemin e bashkesive te lira bujqesia dhe blegtoria u bene deget kryesore


te ekonomise se vendit. Ekonomia ishte e prapambetur, me vone procesi i
zhvillimit kaloi ne dy faza:
• Faza e pare – ekonomia e bashkesive fshatare kishte ne themel te sajpronesine
e perbashket mbi token si mjet kryesor prodhimi
• Faza e dyte – fitoi epersi prona private e cila perfshinte edhe token. Por nuk
shprehte nje marredhenie juridike por faktike. Me vone u harmonizua edhe
juridikisht
• Si pasoje e diferencimit pasuror dalloheshin disa shtresa:
• Shtresa e pare – perbehej nga pjestaret e familjeve te pasura me prejardhje
nga aristokracia fisnore. Quheshin “Te plotfuqishmit e fshatit”
• Shtresa e dyte – perbehej nga ata qe kishin ngastra toke nga fondi I
perbashket I bashkesise. Quheshin “zoter te arave”
• Shtresa e trete – perbehej nga pjestaret e bashkesise qe ishin varferuar dhe
kishin humbur ngastrat e tokes. Quheshin “apore” dhe me vone u ndane ne
dy kategori:
• Mistote – quheshin fshataret qe edhe pas humbjes se ngastrave qendronin
per te jetuar ne bashkesine e tyre dhe juridikisht ishin te lire.
• Mortite – I kishin humbur ngastrat e tokes dhe pajtoheshin si qirramarres
tokash te pasaniket, brenda ose jashte bashkesise se tyre duke paguar
mortene (1/10 e prodhimit te tyre)
Organizimi ekonomik e shoqeror ne periudhen e
feudalizmit te hershem (shek IX – XII)

• Lindja e feudalizmit ka dy vecori kryesore:


• Lindi jo nga shoqeri skllavopronare por ne gjirin e shoqerise patriarkale te
bashkesive te lira fshatare
• Lindja dhe zhvillimi I feudalizmit u be nepermjet nje lufte te ashper
ndermjet fshataresise se lire dhe bujarise se re feudale
• Pronesia feudale lindi nepermjet shthurjes se bashkesive fshatare.
• U krijuan PROASTI – siperfaqe te medha toke te pasanikeve te fshatit ku
punonin fshataret e shpronesuar qe I jepnin pronarit nje pjese te prodhimit.
U bene berthama e marredhenieve ekonomike feudale.
• U ruajten edhe pronat e vogla fshatare.
• Format e nenshtrimit te fshataresise se lire nga bujaria feudale:
• Nenshtrimi I fshatarit pa debimin nga toka e vet
• Fshatarit I merej pronesia mbi token dhe I lihej serisht atij ne perdorim duke
e ngarkuar me detyrime te renda (ku me vone moren karakterin e rentes
feudale)
• Shpronesimi I fshatarit me debimin e tij nga toka e nga fshati (u shperngulen
ne pronat e kishave dhe te manastireve dhe quheshin PARIKE)
• Kontrata e qirramarrjes se tokes dhe ajo e huase. Ne baze te kontrates ato
ishin te detyruar te paguanin 1\10 ose me teper te prodhimit. Kur mbaronte
afati I kontrates mund te largoheshin dhe pronari I tokes nuk mund ti
ndalonte. Me kontraten e huase fshatari detyrohej te merrte nga pronari I
tokes hua me kamate. Duke mos qene ne gjendje te paguante detyrimet
fashatari binte ne varesi te plote te pronarit qiradhenes dhe kreditorit te tij
pra Parik – Bujkrob.
Klasat kryesore te shoqerise shqiptare feudale:

• Bujaria feudale – ( gezonin te drejten e pronesise mbi pjesen me te madhe


te tokave dhe kishin pushtet te plote ekonomik dhe politik)
• Fshataresia
• Bujaria feudale ndahej ne tre shtresa kryesore:
• Bujaria civile – lindi nga pasaniket e rinj te fshatit
• Bujaria ushtarake – u formua nga funksionaret e larte te shtetit qe ishin
komandante te reparteve te medha ushtarake ne tokat shqiptare
• Bujaria kishtare – kisha ishte pronare e madhe tokash, shteti u jepte toka
bujareve kishtare. Ne radhet e bujarise feudale hynte nje numer i kufizuar i
klerit te larte.
Fshataresia
• Detyrimet e fshatarit bujkrob:
• Detyrime ndaj feudalit – fshatari paguante renten ne natyre, ne pune angari dhe ne te holla
• Detyrimet ndaj kishes – fshatari I paguante kishes 1/10 e drithit, mjaltit, dyllit, vezeve etj
• Detyrimet ndaj shtetit – fshatari paguante nje numer te madh taksash dhe tatimesh. Nje pjese te mire te te
ardhurave shteti I siguronte nga taksat dhe tatimet e fshataresise se lire
• Llojet e taksave:
• Taksa e tokes – kanonikoni
• Taksa gjyqesore – aerikoni
• Takes kullotash – enomi
• Taksa ne dobi te strategut te themes – rogi
• Taksa per tym – censiumin
• Taksa per te ardhurat e pergjithshme – dacium
• 1/10 e prodhimeve bujqesore e blegtorale
• Taks peshkimi
• Takse per perdorimin e mullinjve
• Per kalimin e cdo lloj ngarkese neper ujra
E drejta Bizantine ne tokat shqiptare shek. IX- XII

• Vepronin paralelisht 3 sisteme juridike:


• E drejta byzantine
• E drejta kishtare e ritit katolik ose ortodoks
• E drejta zakonore vendase
• Vepronte e drejta Romake.
• Kodi I Justinianit (corpus juris civilis) ishte burimi kryesor I se
drejtes ne territoret e sunduara nga Perandoria Bizantine
• U formua e drejta feudale byzantine, burimet e saj ishin:
• Ekloga – permbledhje normash juridike penale e civile
• Ligji agrar – Rregullonte marredheniet shoqerore te bashkesive fshatare, ishte
plotesim I Ekloges
• Nomokanonet – Perzierje normash perandorake dhe rregullash kishtare me
karakter te pergjithshem
• Prohironi – manual normash feudale civile, penale dhe kishtare
• Epanogoga – permbante novelate reja dhe zhvillonte me tej shume parime
juridike te shpallura me pare
• Bazilika – varg novelash te shpallura per shkaterrimin e bashkesive fshatare dhe
nenshtrimin feudal te pjestareve te tyre
• Krisovulat – ose diplomat perandorake me vule te arte ishin mjete juridike per
njohjen e privilegjeve te medha me karakter financiar, administrative dhe
gjyqesor ne dobi te klerit, manastireve dhe feudaleve te vecante
• Libri i Eparkut – permbante norma juridike feudale per ceshtjet e organizimit,
• Masat per perhapjen e feudalizmit:
• Reforma e madhe administrative – nga fundi I shek IX I dha fund
administrimit te centralizuar te provincave dhe e zevendesoi me sistemin e
ri te themave. Permendim dy themat me te medha: 1.Thema e Durresit dhe
2.Thema e Nikopojes me strategun ne krye. Roli kryesor I perkiste bujareve
te medhenj me origjine Bizantine
• Reforma e madhe ushtarake – sistemi ivjeter I ushtrise se mercenareve te
paguar u zevendesua me sistemin e ri te ushtrise fshatare (stratiote) ato
ishin nen komanden e strategut te Themes. Ky kalim e forcoi feudalizmin.
• Politika e presionit te vazhdueshem financiar – tatimor e shtetit pushtues –
bashkesia fshatare kishte pergjegjesi kolektive per mosshlyerjen e
detyrimeve shteterore nga ana e pjestareve te saj. U krijua keshtu sistemi I ri
tatimor “aliengi” I cili ngarkonte me pergjegjesi cdo fshatar per vete dhe per
detyrimet e fqinjit te tij te larguar nga bashkesia
Institutet kryesore te se drejtes civile bizantine
• Solemnia – ishte akt juridik individual nepermjet te cilit perandori u dhuronte
ne fillim institucioneve kishtare dhe bujareve laike te drejten per te vjelur nje
shume te caktuar tatimesh shteterore prej fshatareve
• Aritmosi – krijonte per bujarin feudal te drejten e sundimit mbi nje numer te
caktuar parikesh
• Patronati – ishte nje akt juridik individual me anen e te cilit perandori iu jepte
feudaleve te medhenj privilegje financiare dhe tatimore
• Eskusia – perandori I clironte feudalet nga pagimi i disa detyrimeve
• Pronia – perandori I dhuronte bujarit ushtarak te drejten qe te vilte per llogari
te vet nje numer te caktuar detyrimesh shteterore nga dhjetra e qindra familje
fshatareqe jetonin brenda nje territori te caktuar. Pronia kishte karakter
personal dhe i jepej feudalit pa te drejte tjetersimi dhe trashegimie me kusht
qe ky te shkonte ne sherbimin ushtarak te perandorit se bashku me nje numer
te caktuar kaloresish te armatosur dhe te pajisur me shpenzimet e tij
Sistemi administrativ bizantin ne tokat shqiptare ne shek. IX – XII

• Ne filim te shek. IX tokat shqiptare ishin te ndara ne disa


njesi administrative te quajtura ARHONDI qe drejtohej
nga arhondi I cili emerohej nga prefekti e nepermjet tij
lidhej me oborrin perandorak. Arhondi ushtronte
pushtetin administrativ, ushtarak e gjyqesor.
• Arhondi I Durresit kryesonte mbledhjet e Kuvendit kurial
te qytetit ku kishte marre zhvillim sistemi I veteqeverisjes.
• Pushtetit te arhondit I kundervihej “mbrojtesi i
qytetareve” (defensor civitatis) institucion I posacem
• Pas gjysmes se pare te shek. IX ne vend te arhondive u krijuan
Themat
• Thema e Durresit shtrihej nga lumi vjosa deri ne tokat e Malit te
zi, ne lindje deri tek lumi Drin
• Thema e Nikopojes (preveza) shtrihej nga lumi i Vjoses deri ne
gjirin e Artes
• Thema ishte njesi tokesore administrative e hallkes me te larte,
ishte njekohesisht qark ushtarak ku ndodheshin repartee te
medha te ushtrise se perandorise. Institucioni kryesor politik i
Themes ishte strategu qe emerohej drejtperdrejt nga Perandori.
• Pas strategut ishin nenstrateget te cilet ishin komandante te
garnizoneve te tyre
• Institucione te tjera te Themes ishin:
• Pretori I Themes – merrej me drejtimin e gjithe veprimtarise
administrative
• Gjyqtari I Themes – ishte organi me I larte per dhenien e drejtesise
• Protonoteri I Themes – kishte dy detyra kryesore: 1. te merrte
masa per sigurine personale te perandorit, pritjen dhe percjelljen e
tij kur vinte ne Theme dhe 2. Furnizimi me te gjitha sendet e
duhura te ushtrise se perandorit
• Duka i Themes – kryekomandanti i ushtrise, perqendronte ne duar
pushtet me te madh nga ai i strategut. Roli I dukes zbehu figuren e
Strategut.

You might also like