You are on page 1of 9

Kreu II Institucionet politike dhe juridike ne tokat shqipetare gjate shekullit V-XII

Periudha Bizantine

Tema: Organizimi ekonomik e shoqeror ne tokat shqiptare gjate shek V-XII

1. Tokat shqiptare ne kohet e para te sundimit bizantin

Ne vitin 395 Perandoria Romake u nda ne dy pjese, ne ate te Lindjes dhe te Perendimit. Keshtu 4
Provincat e Ilirise se Jugut mbeten ne Pjesen Lindore te Perandorise qe u quajt Perandoria
Bizantine me kryeqytet Kostandinopojen.

Ne organizimin ekonomik, shoqeror e politik ruajti pot e njejtat karakteristika qe kishte pasur
sundimi romak.

Territori i Ilirise Jugore ndahej ne 4 provinca qe ishin:

1. Epiri i Ri me qender Dyrrahun (Durresin)


2. Epiri i Vjeter me qender Nikopojen (Preveza e sotme)
3. Prevalitania me qender Shkodren
4. Dardania me qender Shkupin

Efekti i pushtetit te tyre shtrihej vetem ne qytetet dhe rrethinat e tyre dhe zbehej ne krahinat e
brendeshme te vendit.

Sundimi Bizantin ne tokat shqiptare zgjati rreth 1000 vjet dhe vazhdoi te ekzistonte edhe pas
renies se Perandorise Romake te Perendimit ne v.476 ku u permbys rendi skllavopronar dhe u
zevendesua me rendin feudal.

Skllavopronaret vendosen te hiqnin dore nga format e vjetra te shfrytezimit te sklleverve duke I
zevendesuar ato me forma te reja, si ajo e PEKULIT.

PEKUL – ishte nje ngaster toke, shume te hollash, anije, ekonomi e vogel tregtare apo zejtare te
cilen pronari ia jepte skllavit te vet per te zhvilluar nje veprimtari ekonomike te pavarur. Pekuli
nuk e ndryshonte ne thelbgjendjen juridike te skllavit, por vetem permiresonte gjendjen e tij
faktike/ Skllavi lejohej qe brenda vleres se Pekulit te paraqitej si pale ne qarkullimin civil dhe me
kursimet e mundeshme te blinte lirine nga pronari i tij. Mbi bazen e pekulit u vendosen si
qiramarres toke shume skllever, fshatare te rrenuar, te papune. Keta qirramares quheshin
KOLONE.

Kriza e pergjithshme perkeqesoi gjendjen e fshatit dhe te qytetit. Ra tregtia dhe zejtaria. Me
perjashtim te Durresit shume qytete u shkaterruan perfundimisht.

2. Lufta politike ne tokat shqiptare gjate shek V- VII. Permbysja e skllaverise

Periudha e skllaverise karakterizohet nga nje lufte e ashper e brendeshme dhe e jashtme qe
zhvillohej ne tokat shqiptare te pushtuara nga Perandoria Bizantine.

Lufta e jashtme- midis Perandorise Bizantine dhe pushtuesve te tjere qe synonin te rrembenin
pjese te perandorise. Shumica e ketyre sulmeve kishin karakter kalimtar. Keto sulme e thelluan
krizen

Lufta e brendeshme– ndermjet skllavopronareve dhe sklleverve, koloneve etj. Ajo shfaqej ne
formen e qendreses se paorganizuar

Ne shek. VI tokat veriperendimore te Perandorise Bizantine sulmoheshin ne menyre masive dhe


sistematike nga fiset sllave.

Ne fund te shek. VI ato synonin kolonizimin e tokave pjellore te Ilirise. Ndryshimi kryesor me
karakter politik ishte shthurja e pushtetit bizantin ne pjesen me te madhe te Ilirise.

Nga ana ekonomiko – shoqerore ndryshimi ishte se pronaret e medhenj te tokave skllavopronare,
humben pushtetin politik dhe ekonomik.

Tokat u ndane ne parcela te vogla midis punonjesve te fshatit.

U krijuan bashkesite fshatare dhe blegtorale. U krijua nje sistem unik I bashkesive te lira.
Skllaveria u permbys. Puna e sklleverve dhe e koloneve u zevendesua me punen e prodhuesve te
lire bujq, blegtore, zejtar etj.

Popullsia vendase jetoi e lire ne tokat e saj (shek. VII-VIII) por nuk arriti te krijoje shtetin e vet
te pavarur

Ne fund te shek XII krijohet shteti I pare feudal shqiptar “PRINCIPATA E ARBERISE”

3. Organizimi ekonomik e shoqeror I sistemit te bashkesive te lira (shek VII-VIII)

Ne sistemin e bashkesive te lira bujqesia dhe blegtoria u bene deget kryesore te ekonomise se
vendit. Ekonomia ishte e prapambetur, me vone procesi i zhvillimit kaloi ne dy faza:

a. Faza e pare – ekonomia e bashkesive fshatare kishte ne themel te sajpronesine e


perbashket mbi token si mjet kryesor prodhimi
b. Faza e dyte – fitoi epersi prona private e cila perfshinte edhe token. Por nuk shprehte nje
marredhenie juridike por faktike. Me vone u harmonizua edhe juridikisht

Burimet e drejtperdrejta per zhvillimin e ketij procesi mungojne.

Burimet e terthorta:

a. Objektet e kultures se Komanit – tregojne qe ne shek. VIII ne bashkesite fisnore ishte


bere diferencimi pasuror
b. Ligji Agrar– ishte nje permbledhje e e se drejtes zakonore byzantine dhe slave qe
rregullonte marredheniet e bashkesive fshatare gjate shek VIII. Nga ky ligj del se Kujria
(prona e perbashket) ishte pakesuar shume, ndersa Bashtina( prona private)ishte forcuar.

Si pasoje e diferencimit pasuror dalloheshin disa shtresa:

1. Shtresa e pare – perbehej nga pjestaret e familjeve te pasura me prejardhje nga


aristokracia fisnore. Quheshin “Te plotfuqishmit e fshatit”
2. Shtresa e dyte – perbehej nga ata qe kishin ngastra toke nga fondi I perbashket I
bashkesise. Quheshin “zoter te arave”
3. Shtresa e trete – perbehej nga pjestaret e bashkesise qe ishin varferuar dhe kishin humbur
ngastrat e tokes. Quheshin “apore”dhe me vone u ndane ne dy kategori:
A) Mistote –quheshin fshataret qe edhe pas humbjes se ngastrave qendronin per te jetuar
ne bashkesine e tyre dhe juridikisht ishin te lire.
B) Mortite – I kishin humbur ngastrat e tokes dhe pajtoheshin si qirramarres tokash te
pasaniket, brenda ose jashte bashkesise se tyre duke paguar mortene (1/10 e
prodhimit te tyre)

4. Organizimi ekonomik e shoqeror ne periudhen e feudalizmit te hershem (shek IX –


XII)

Lindja e feudalizmit ka dy vecori kryesore:

1. Lindi jo nga shoqeri skllavopronare por ne gjirin e shoqerise patriarkale te bashkesive te


lira fshatare
2. Lindja dhe zhvillimi I feudalizmit u be nepermjet nje lufte te ashper ndermjet fshataresise
se lire dhe bujarise se re feudale

Pronesia feudale lindi nepermjet shthurjes se bashkesive fshatare.

U krijuan PROASTI – siperfaqe te medha toke te pasanikeve te fshatit ku punonin fshataret e


shpronesuar qe I jepnin pronarit nje pjese te prodhimit. U bene berthama e marredhenieve
ekonomike feudale.

U ruajten edhe pronat e vogla fshatare.

Format e nenshtrimit te fshataresise se lire nga bujaria feudale:

- Nenshtrimi I fshatarit pa debimin nga toka e vet


- Fshatarit I merej pronesia mbi token dhe I lihej serisht atij ne perdorim duke e ngarkuar
me detyrime te renda (ku me vone moren karakterin e rentes feudale)
- Shpronesimi I fshatarit me debimin e tij nga toka e nga fshati (u shperngulen ne pronat e
kishave dhe te manastireve dhe quheshin PARIKE)
- Kontrata e qirramarrjes se tokes dhe ajo e huase. Ne baze te kontrates ato ishin te
detyruar te paguanin 1\10 ose me teper te prodhimit. Kur mbaronte afati I kontrates mund
te largoheshin dhe pronari I tokes nuk mund ti ndalonte. Me kontraten e huase fshatari
detyrohej te merrte nga pronari I tokes hua me kamate. Duke mos qene ne gjendje te
paguante detyrimet fashatari binte ne varesi te plote te pronarit qiradhenes dhe kreditorit
te tij pra Parik – Bujkrob.

Klasat kryesore te shoqerise shqiptare feudale:

- Bujaria feudale – ( gezonin te drejten e pronesise mbi pjesen me te madhe te tokave dhe
kishin pushtet te plote ekonomik dhe politik)
- Fshataresia

Bujaria feudale ndahej ne tre shtresa kryesore:

A) Bujaria civile – lindi nga pasaniket e rinj te fshatit


B) Bujaria ushtarake – u formua nga funksionaret e larte te shtetit qe ishin komandante te
reparteve te medha ushtarake ne tokat shqiptare
C) Bujaria kishtare –kisha ishte pronare e madhe tokash, shteti u jepte toka bujareve
kishtare. Ne radhet e bujarise feudale hynte nje numer i kufizuariklerit te larte.

Fshataresia

Detyrimet e fshatarit bujkrob:

A) Detyrime ndaj feudalit – fshatari paguante renten ne natyre, ne pune angari dhe ne te
holla
B) Detyrimet ndaj kishes – fshatari I paguante kishes 1/10 e drithit, mjaltit, dyllit, vezeve etj
C) Detyrimet ndaj shtetit – fshatari paguante nje numer te madh taksash dhe tatimesh. Nje
pjese te mire te te ardhurave shteti I siguronte nga taksat dhe tatimet e fshataresise se lire

Llojet e taksave:
- Taksa e tokes – kanonikoni
- Taksa gjyqesore – aerikoni
- Takes kullotash – enomi
- Taksa ne dobi te strategut te themes – rogi
- Taksa per tym – censiumin
- Taksa per te ardhurat e pergjithshme – dacium
- 1/10 e prodhimeve bujqesore e blegtorale
- Taks peshkimi
- Takse per perdorimin e mullinjve
- Per kalimin e cdo lloj ngarkese neper ujra
5. E drejta Bizantine ne tokat shqiptare shek. IX- XII

Ne fillim te shek. IX ne tokat shqiptare u rivendos sundimi bizantin.

Vepronin paralelisht 3 sisteme juridike:

- E drejta byzantine
- E drejta kishtare e ritit katolik ose ortodoks
- E drejta zakonore vendase

Vepronte e drejta Romake.

Kodi I Justinianit (corpus juris civilis) ishte burimi kryesor I se drejtes ne territoret e sunduara
nga Perandoria Bizantine

U formua e drejta feudale byzantine, burimet e saj ishin:

1. Ekloga – permbledhje normash juridike penale e civile


2. Ligji agrar – Rregullonte marredheniet shoqerore te bashkesive fshatare, ishte plotesim I
Ekloges
3. Nomokanonet – Perzierje normash perandorake dhe rregullash kishtare me karakter te
pergjithshem
4. Prohironi – manual normash feudale civile, penale dhe kishtare
5. Epanogoga – permbante novelate reja dhe zhvillonte me tej shume parime juridike te
shpallura me pare
6. Bazilika – varg novelash te shpallura per shkaterrimin e bashkesive fshatare dhe
nenshtrimin feudal te pjestareve te tyre
7. Krisovulat – ose diplomat perandorake me vule te arte ishin mjete juridike per njohjen e
privilegjeve te medha me karakter financiar, administrative dhe gjyqesor ne dobi te klerit,
manastireve dhe feudaleve te vecante
8. Libri i Eparkut – permbante norma juridike feudale per ceshtjet e organizimit,
funksionimit e te kontrollit te korporatave te tregtareve dhe te zejtareve

Keto burime dhe nje varg masash administrative, ushtarake dhe financiare ndihmuan ne
perhapjen e feudalizmit ne shqiperi

Masat per perhapjen e feudalizmit:

- Reforma e madhe administrative –nga fundi I shek IX I dha fund administrimit te


centralizuar te provincave dhe e zevendesoi me sistemin e ri te themave. Permendim dy
themat me te medha: 1.Thema e Durresit dhe 2.Thema e Nikopojes me strategun ne krye.
Roli kryesor I perkiste bujareve te medhenj me origjine Bizantine
- Reforma e madhe ushtarake –sistemi ivjeter I ushtrise se mercenareve te paguar u
zevendesua me sistemin e ri te ushtrise fshatare (stratiote) ato ishin nen komanden e
strategut te Themes. Ky kalim e forcoi feudalizmin.
- Politika e presionit te vazhdueshem financiar – tatimor e shtetit pushtues – bashkesia
fshatare kishte pergjegjesi kolektive per mosshlyerjen e detyrimeve shteterore nga ana e
pjestareve te saj. U krijua keshtu sistemi I ri tatimor “aliengi” I cili ngarkonte me
pergjegjesi cdo fshatar per vete dhe per detyrimet e fqinjit te tij te larguar nga bashkesia

Institutet kryesore te se drejtes civile bizantine:

1. Solemnia – ishte akt juridik individual nepermjet te cilit perandori u dhuronte ne fillim
institucioneve kishtare dhe bujareve laike te drejten per te vjelur nje shume te caktuar
tatimesh shteterore prej fshatareve
2. Aritmosi – krijonte per bujarin feudal te drejten e sundimit mbi nje numer te caktuar
parikesh
3. Patronati – ishte nje akt juridik individual me anen e te cilit perandori iu jepte feudaleve
te medhenj privilegje financiare dhe tatimore
4. Eskusia – perandori I clironte feudalet nga pagimi I disa detyrimeve
5. Pronia – perandori I dhuronte bujarit ushtarak te drejten qe te vilte per llogari te vet nje
numer te caktuar detyrimesh shteterore nga dhjetra e qindra familje fshatareqe jetonin
brenda nje territori te caktuar. Pronia kishte karakter personal dhe i jepej feudalit pa te
drejte tjetersimi dhe trashegimie me kusht qe ky te shkonte ne sherbimin ushtarak te
perandorit se bashku me nje numer te caktuar kaloresish te armatosur dhe te pajisur me
shpenzimet e tij

Fjala PRONE ne gjuhen shqipe e ka prejardhjen nga ky institut i se drejtes bizantine

6. Sistemi administrativ bizantin ne tokat shqiptare ne shek. IX – XII

Ne filim te shek. IX tokat shqiptare ishin te ndara ne disa njesi administrative te quajtura
ARHONDI qe drejtohej nga arhondi I cili emerohej nga prefekti e nepermjet tij lidhej me oborrin
perandorak. Arhondi ushtronte pushtetin administrativ, ushtarak e gjyqesor.

Arhondi I Durresit kryesonte mbledhjet e Kuvendit kurial te qytetit ku kishte marre zhvillim
sistemi I veteqeverisjes.

Pushtetit te arhondit I kundervihej “mbrojtesi i qytetareve” (defensor civitatis) institucion I


posacem

Pas gjysmes se pare te shek. IX ne vend te arhondive u krijuan Themat

Thema e Durresitshtrihej nga lumi vjosa deri ne tokat e Malit te zi, ne lindje deri tek lumi Drin

Thema e Nikopojes (preveza) shtrihej nga lumi i Vjoses deri ne gjirin e Artes

Thema ishte njesi tokesore administrative e hallkes me te larte, ishte njekohesisht qark ushtarak
ku ndodheshin repartee te medha te ushtrise se perandorise. Institucioni kryesor politik i Themes
ishte strategu qe emerohej drejtperdrejt nga Perandori.
Pushteti I tij shtrihej mbi te gjitha fushat e administrates civile dhe ushtarake, madje edhe ne
fushen e dhenies se drejtesise.

Ishte kryekomandant I ushtrise

Pas strategut ishin nenstrategette cilet ishin komandante te garnizoneve te tyre

Institucione te tjera te Themes ishin:

- Pretori I Themes – merrej me drejtimin e gjithe veprimtarise administrative


- Gjyqtari I Themes – ishte organi me I larte per dhenien e drejtesise
- Protonoteri I Themes – kishte dy detyra kryesore: 1. te merrte masa per sigurine
personale te perandorit, pritjen dhe percjelljen e tij kur vinte ne Theme dhe 2. Furnizimi
me te gjitha sendet e duhura te ushtrise se perandorit
- Duka i Themes – kryekomandanti i ushtrise, perqendronte ne duar pushtet me te madh
nga ai i strategut. Roli I dukes zbehu figuren e Strategut.

You might also like