You are on page 1of 22

Prof.Ass.Dr.

Veton Zejnullahi Politikat e qeverisjes lokale

POLITIKAT E QEVERISJES LOKALE

Format e para, zhvillimi historik dhe sistemet e qeverisjes lokale

www.ubt-uni.net
• Zhvillimi historik dhe format e para të Qeverisjes Lokale

• Qeverisja lokale njihet si formë administrimi e territoreve të caktuara që në lashtësi.

• Formën e parë të krijimit të qyteteve i hasim në antikë, periudhë në të cilën u be ndarja e


bujqësisë nga blegtoria dhe zejtarisë nga bujqësia dhe fillojë tregtia në formën e sajë të
shkëmbimit të mjeteve dhe mallit. Kjo solli ndarjen e shoqërisë në të pasur dhe të varfër, me
kalimin e kohës u krijuan edhe skllevërit dhe skllavopronarët.

• Zhvillimi i tregtisë në këmbim të mallrave ishte përqendruar kryesisht në lokalitete të


caktuara duke krijuar kështu qytetet dhe këto fillimisht ishin të populluar me tregtarë i cili si
koncept për të jetuar erdhi disa dekada me vonë.
• Gjatë kësaj periudhe u krijuan qytete të cilat shërbenin si kryeqendra të tregtisë. Në
Greqinë e lashtë u krijua Athina në Italinë e sotme u krijua Roma etj. Krijimi i qyteteve
bëri që të zhvillohen veprimtari të ndryshme prodhuese e tregtare duke i orientuara
marrëdhëniet shoqërore në një nivel organizativ.

• Pas perandorisë Romake dhe Bizantine qytetet nuk kishin më vetëm karakter
ekonomik, por kishin dhe karakter kulturore dhe politiko administrativ.
• Elementet e para të vetëqeverisjes lokale i gjejmë të materializuara në histori qysh ne
periudhën e qeverisjes së shtetit romak.

• Format më të vjetër të qeverisjes lokale në shtetin romak ishin “komisionet


tribusione” të cilët merreshin me cështje lokale të popullit në territorin e tribunëve,
përkatëisht të fshtarave dhe qyteteve

• Gjatë shekullit të dytë kur shteti romak u bë Perandori, qeverisjen lokale e ushtronin
të ashtuquajturit komunat dhe qytetet, municipet dhe kolonitë.
• Municipet kishin për detyrë ti zgjidhnin të gjitha cështjet që i përkisnin veprimtarive
brenda qytetit, ndërsa kolonitë kishin të drejtën edhe të emetojnë paranë e tyre të
metaltë.

• Në vitin 395 shteti romak u organizua në formën e një dominati duke u ndarë në dy
pjesë në pjesën e perandorisë lindore dhe atë perëndimore.

• Në këtë periudhë shteti romak njohu dhe ndarjen e parë të mirëfilltë ne nivel
administrative në katër prefektura, në atë Lindore, Iliriane, Italike dhe Greke.
• Zhvillimet me karakter administrativ konsistonin në ndarjen e sektorëve shoqëror për
kryerjen e funksioneve përkatëse jo vetëm në nivel qendror por edhe në atë lokal sic janë
qytetet.
• Sipas N. Andersen kjo ndarje bënte që qyteti të merrte formën e tij moderne në të cilin u
kushtohej rëndësi ë vecantë këtyre tre aspekteve të zhvillimit :
• Ndikimit të zhvilimit të shërbimeve publike: kanalizmit, ujësjellësit, ndriçimi i rrugëve,
mbrojtja policore, arsimi, kultura, etj.
• Çështjeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë e bashkisë si: Fabrikat, prodhimi mekanik apo
serik, shfrytëzimi i pajisjeve që punojnë me presion të ujit, të erës
• Zgjerim gradual
• Në këtë fazë u zhvilluan format e para konkrete të vetëorganizmit dhe rregullimit të pavarur të
marrëdhënieve në nivel qytetësh. U hartun aktete e para juridike të shkruara, gjegjëisht statutete e
para të qyteteve, si formë e rregullimit juridk që dëshmojnë edhe për një lloj pavarësie apo autonomie
të pushtetit qendror

• Këto ishin elementet e para të qeverisjes lokale. Me formimin e bashkësive urbane, si të qyteteve,
lagjeve, komunave, gjithnjë e më tepër forcohej rroli i klasës punëtore, e cila ishte pro emancipimit
shoqëror

• Mbrojtja me forcë e civilizimit nga ana e klasës punëtore do të shkaktonte më vonë revolucionin
industrial, revolucionin borgjez demokartik. Në disa vende ky revolucion do të ndikojë pozitivisht duke
i dhën një dimension të ri jetës shoqëror dhe politike me afirmimin e parimit të vetëqeverisjes lokale
Periudha e revolucionit borgjes demokratik karakterizohet nga :

•Decentralizmi i pushtetit feudal


•Dobësimi i pushtetit mbretëror
•Forcimi i pushtetit të qytetarëve

•Poashtu në këtë peridhë ndryshon edhe struktura organizative në qytet-komunë duke lejuar
forimin e organeve të reja si :

•Pleqësia, e cila përbëhej nga përfaqësuesit e shtresave të larta shoqërore.


•Kuvendi ishte organ përfaqësues, i cili zgjidhte funksionarët më të rëndësishëm të qytetit,
vendoste taksat, etj.

•Më vonë pas revolucioneve industriale ndikuan në rregullime të reja të vetëqeverisjes lokale në
këto shtete: Angli, SHBA, Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Rusi, Turqi, etj.
• Shekullin XII – XIII në disa shtete feudale si Zvicra Suedia , Gjermani Anglia kishim një forme
me te organizuar te qyteteve zhvillim te hovshëm ekonomik por dhe politiko administrativ
dhe u kërkoheshin liri qytetare sa me shume nga monarkët dhe feudalet e kohës dhe linden
qytet e lira dhe komunat e lira me pozite juridike ekonomike dhe politike te veçanta në
organizimin shoqërore feudal dhe kishim

• Qytete si republika të pavarura

• Qytete me autonomi të plotë

• Qytete me autonomi të kufizuar


• Revolucioni borgjez në shekullin XVIII – XIX qeverisja lokale merr kuptim bashkëkohore.
Lëvizja municipale u paraqit me kërkesat popullore për liri lokale dhe për vet administrim të
vetëqeverisjes lokale.

• Në Francë, si njësi të vetëqeverisjes lokale ishin: Komunat, departamentet dhe distriktet.


Parisi kishte një organizim tjetër komuna përbëhej prej 48 seksioneve dhe quhej si tersi
organizative si Komuna e Parisit në vitin 1792 dhe nga kjo kohe ndeshemi me parimin e
fuqizimit të lokaliteteve nga pushtetet qendrore

• Në fund të shekullit XIX duke u mbështetur ne parimin e decentralizimit siç është dhe në ditët
e sotme u krijua modeli për pushtetin lokale me politikat zhvillimore lokale dhe afrimi me
interesin qytetare me pushtetin e komunave. Kjo periudhë është karakteristike edhe për
zhvillimin e vetëqeverisjes lokale ne SHBA, Angli, Gjermani etj.
• Kosova gjate historisë në Qeverisjen Lokale

• Perandoria Osmane ishte e organizuar ne 32 vilajete në krye të çdo vilajeti ishte një bejlerë.
• Gadishulli Ballkanik ( Ilirik) u përfshi ne ndarje ne tre vilajete:

• Vilajeti i Bosnjës,
• Rumelisë dhe i
• detit Egje.

Vilajetet u ndanë ne sangjake dhe territoret shqiptare binin tek vilajeti i Rumelisë.

• Kanune të veçanta ne trojet shqiptare patën sanxhaku i Shkodrës, Ohrit, Vlorës, Elbasanit,
Prizrenit dhe Vushtrrisë dhe punonin mbi juridiksionin e sheriatit duke respektuar trashëgimit
e së kaluarës historike
• Numri i zotërimeve në tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit
osman në krahinat e mbetura ende jashtë administratës së tij.
• Sipas regjistrimit të vitit 1431, në sanxhakun shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin
e kryer në vitin 1533, vetëm në sanxhakët e Shkodrës, të Vlorës, të Ohrit, të Elbasanit, të
Vuçiternës dhe të Prizrenit numri i timareve arriti në 2,070.

• tokat shtetërore, që zinin sipërfaqen më të madhe të vendit dhe përbënin bazën e sistemit të
timareve,
• tokat në zotërim privat (turqisht: erazi mylk), që zotëroheshin nga pjesëtarë të aristokracisë
feudale dhe
• tokat vakëf (turqisht: erazi vakf), që ishin pronë e institucioneve fetare myslimane.
• Kosova në mbretërinë SKS

• Gjatë sundimit në Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene (MSKS) viset e banuara në
pjesën më të madhe me shqiptarë – Kosova, Maqedonia Perëndimore, Presheva,
Medvegja dhe Bujanovci me rrethinë si dhe një pjesë e Malit të Zi, bënin pjesë në viset
më të prapambetura të vendit nga pikëpamja ekonomike. Kjo është pasojë e politikës
së padrejtë të borgjezisë sunduese Mbretërisë Serbo, Kroate, Sllovene. Për viset e
sipërpërmendura në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ishte karakteristike
dominimi i bujqësisë së prapambetur.
• Në qytete faktorë dominantë ishin zejtarët dhe tregtarët, por një pjesë e mirë e popullsisë
qytetare merrej me bujqësi; industria ishte në zanafillën e saj; mbizotëronte tipi i ekonomisë
natyrale, ndonëse kishte kushte të favorshme natyrale e demografike, për një zhvillim më intensiv
ekonomik. Gjendja sociale në të ashtuquajturën Mbretëri Serbo, Kroate dhe Sllovene shpuri deri
në kundërthënie e padurueshmëri të papërballueshme ndërmjet pozitës së punëtorëve dhe
fshatarëve të ngarkuar me detyrime dhe pushtetmbajtësve.

• Organizimi ne Banovina si per shembull Banovina e Vardarit apo e Moravës dhe të Cetinës ku
territoret shqiptare binin nen këtë administrim

• Banovinat janë organizuar ne rrethe (obllaste) dhe ne nr. kane qen 33 rrethe te cilat kane qen te
centralizuara nga politikat e mbretërisë SKS
• Kosova në RSFJ

• Në vitin 1974 merr Autonomi dhe quhet Krahina Autonome socialiste e Kosovës e barabartë
me gjitha njësit federative të Jugosllavisë
• Kosova ndahej në 22 njësi komunale dhe 5 rrethe, pra kemi një zvogëlim të mëtejshëm të
numrit të komunave, por mbeten të pandryshuara kompetencat dhe përgjegjësitë. Pushteti i
vetëqeverisjes lokale ishte i centralizuar duke dominuar parimet e subordinimit dhe varësisë
institucionale
• Pra institucionet lokale të Kosovës ishin nën varësinë direkte të institucioneve qendrore të
Republikës së Serbisë. Në vitin 1974 u miratua Kushtetuta e RSFJ-së e cila i dha një pozite më
të favorizuar pozitës kushtetuese të Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave
• Kushtetuta e vitit 1974 promovoi për herë të parë konceptin e një federate të decentralizuar
duke i dhënë një pozitë më të rëndësishme nivelit të qeverisjes lokale, i cili krahas rolit
parësor të komunave, parashihte edhe organizimin e bashkësive vetëqeverisëse të interesit
dhe organizatat e punës së bashkuar, si shtylla të vetqevrisjes socialiste.
• Të drejtat, detyrat si dhe organet e komunësishin të përcaktuara me kushtetutë dhe statut.

• Organet kryesore të komunës ishin:

 Kuvendi i Komunës, i cili e zgjidhte kryetarin e komunës;


 Këshilli Ekzekutiv i Komunës;
 Organet Komunale të Administratës;
 Avokati Publik Komunal
• Kosova pas 1999 dhe Qeverisja Lokale
• Me vendosjen e UNMIK-ut në Kosovë, në vitin 2000 u miratuan dy rregullore kryesore për
themelimin dhe funksionimin e sistemit të ri të Vetëqeverisjes lokale, përkatësisht u miratua
Rregullorja 2000/43 për emrat, numrat dhe kufijtë e komunave dhe Rregullorja 2000/45 për
Vetëqeverisjen e Komunave të Kosovës. Me Rregulloren 2000/43, Kosova ka 30 (tridhjetë)
komuna me kufijtë e pranuar sipas gjendjes së para luftës

• Më 28 tetor të vitit 2000 u mbajtën zgjedhjet e para lokale demokratike, dhe u krijuan
Asambletë Komunale, trupat e asambleve dhe u ndërtua shërbimi civil administrativ. Gjatë
kësaj periudhe të organizimit të Vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Komunat kanë funksionuar
në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2000/45
• Rregullorja Nr. 2000/45 rregullon funksionet dhe administrimin e pushtetit lokal të Kosovës,
si:
• Përgjegjësitë dhe kompetencat e Komunave në bazë të Rregullores Nr.2000/45;
• Organet e komunës sipas Rregullores Nr. 2000/45;
• Kryeshefi ekzekutiv dhe bordi i drejtorëve;

• Kompetencat e Administratorit Komunal;


• Themelimi i Njësive Komunale (Pilot Njësitë Komunale-PNJK);

• Përgjegjësitë dhe kompetencat e komunave në bazë të Rregullores Nr. 2007/30.


• Vetqeverisja lokale në propozimet e presidentit Ahtisaari

• Organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale ishte një proces jo i lehtë për tu
vënë në praktik për shkak dhe të situatës politike të Kosovës, shpesh herë është
konstatuar se komunat gjatë miratimit të akteve komunale nuk i kanë zbatuar ligjet
dhe për pasojë janë nxjerrë akte komunale në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Për këtë arsye por jo vetëm, procesi i reformimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë,
për shkak të kompleksitetit dhe politizimit të skajshëm, u bë pjesë përbërëse për
zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
• Kjo ishte çështja më e diskutueshme gjatë procesit të bisedimeve mes delegacioneve
të Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e ekipit të UNOSEK-ut, të udhëhequr nga
diplomati dhe ish-presidenti finlandez Marti Ahtisaari, si i ngarkuar i posaçëm i
Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan. Diskutimet lidhur me
këtë fushë, kryesisht, përqendroheshin në çështjet e decentralizimit dhe në
kompetencat e komunave, në të cilat komuniteti serb përbën shumicën
• Fillimisht u hartua një platformë negocimi vendosur mbi parimin: “Jo Ndarje”, “Jo
Bashkim me Ndonjë Vend Tjetër” dhe “Jo Kthim në Vitin 1999”.

• Mbështetur mbi këtë formulë të bisedimeve edhe kur ishte çështja e rregullimit të
vetëqeverisjes lokale, u morën për bazë parimet e shumë dokumenteve dhe
instrumetave ndërkombëtarë më të rëndësishëm të kësaj fushe, si, Karta Evropiane e
Vetëqeverisjes Lokale e vitit 1985, Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave
Kombëtare e vitit 1995, Skica e Konventës Evropiane për Bashkëpunimin Kufitar
ndërmjet Bashkësive Territoriale ose Autoriteteve e vitit 1980 si dhe Praktikat rajonale
me referencë të veçantë Kornizën mbi Marrëveshjen e Ohrit
Prof.Ass.Dr. Veton Zejnullahi Politikat e qeverisjes lokale

Pyetje, komente

www.ubt-uni.net

You might also like