You are on page 1of 4

Projekt

Tema:Termetet

Klasa:X
Lenda:Gjeografi
Punoi:Elpida Idrizi
Pranoi:Aida Deliu
Zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik ne Shqiperi
Zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Shqipëri
Vendi ynë bën pjesë në zonën sizmogjene jonike-adriatik, ku përfshihen rajoni i Shkodrës, Shqipëria perëndimore,
zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe sidomos ajo Vlorë-Tepelenë-Ersekë. Kjo e fundit
është aktivizuar së fundmi duke përfshirë vendin nga lëkundje të njëpasnjëshme, zanafilla e të cilës ka nisur në muajin maj
2006. Nga data 6 gusht 2006 e deri me 9 gusht 2006 u regjistruan 161 ngjarje sizmike në këtë zonë. Në datën 7 gusht 2006 ka
pasur 70 lëkundje, në datën 8 gusht 2006, 76 dhe në datën 9 gusht 2006regjistrohen 15 tërmete. Vija Vlorë-Tepelenë-Ersekë
sipas specialistëve të Sizmikës, klasifikohet ndër zonat me periodicitetin më të lartë të lëkundjeve në histori. Duke iu referuar
periodicitetin të lëkundjeve maksimale të regjistruara në këtë vijë problematike, sipas specialistëve një herë në 30 vjet këtu
regjistrohen tërmete deri në 9 ballë, ku i fundit u regjistrua në 1968 në fshatin Nivicë.
Kështu, në Tepelenë me 20 nëntor 1920 një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi
dhe la pa strehë 15 000 vetë. Dhjetë vjet më pas në Vlorë dhe Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur
dhe 100 të plagosur. Sipas specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë qenë
të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me përjashtim të çarjes së mureve dhe
suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.
Në vitin 1851 nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar nga sizmologët, ka ndodhur
edhe një cunami i vogël ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit
të Vlorës.
Aktiviteti sizmik ne bregdetin lindor te Adriatikut dhe ne
Ballkanin perendimor

Shënimet më të vjetra për tërmetet në territorin e bregdetit lindor të


Adriatikut rrjedhin nga viti 361. Në këtë vit tërmeti katastrofal shkatërroi
në tërësi qytetitin Cak në ishullin Pag të Kroacisë. Bashk me një pjesë të
ishullit që është fundos u zhduk edhe popullsia e këtij ishulli. Nga atëherë
në territorin e Ballkanit perëndimor janë shkaktuar edhe nje numër i madh i
tërmeteve katastrofal. Tërmeti katastrofal në vitin 518 shkatërroi në tërësi
kryeqytetin e Dardanisë Shkupin. Ky qytet është shkatërruar edhe në
vitin 1555. Për herë të tretë Shkupi është shkatërruar më 26 korrik 1963 kur
humbën jetën 100 njerëz ndërsa 3000 të lënduar. Më 26.10.1969 Banjalluka
ka qenë e shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm. Termeti i fuqishëm ka
ndodhur në vitin 1418 dhe ka shkatërruar qytetit Vrana afër Beogradit.
Tërmeti më katastrofal ka ndodhur në vitin 1667. Atëherë Dubrovniku është
shkatërruar deri në themel, dhe kanë humbur jetën 5000 banorët e qytetit.
Tërmeti shkatërrimtarë më 30 nëntor të vitit 1968 ka shkatërruar Dibrën.
Rrethinën e Tivarit dhe Ulqinit tërmeti i 3 nëntorit 1968 ka shkaktuar dëme
të mëdha. Ne përgjithësi Dubrovniku është shkatërruar 12 herë, Zara 10
herë, Lubjana 5 herë, Shkupi 3 herë, Spliti 2 herë.
Matjet e intensitetit të tërmeteve
Intensiteti i tërmetit varet nga disa faktorë siç janë sasia e
energjisë së liruar, nga thellësia e hipoqendrës, largësia
e epiqendrës dhe nga ndërtimi i Korës së Tokës. Veprimi i
tërmetit mund të tregohet me ndihmën e shkallës së Merkal-
Kanakal-Sibergut e cila i ka 12 shkallë që bazohet në pasojat
shkatërrimtarë të tërmetit.Ekziston edhe shkalla e "Rihterit" e
cila shprehet me magnitudë nga 0 deri në 8 dhe bazohet në
matjen e energjisë së liruar me rastin e dridhjes (lëkundjes).
Shkenca e cila merret me studimin e tërmeteve
quhet sizmologji. Edhe pse kjo shkencë ka përparuar shume
megjithatë vështirësitë janë të mëdha në parashikimin dhe
pasojat e tërmeteve.
Instrumenti i cili shfrytëzohet për matjen dhe regjistrimin e
tërmeteve quhet sizmograf, ndërsa shënimet që i jep ky
instrument quhet seismogram.

You might also like