You are on page 1of 14

Tërmetet dhe lëkundjet e Tokës 21

1
TËRMETET
DHE LËKUNDJET E TOKËS

1.1. HYRJE

Paraqitja e menjëhershme, efekti i madh shkatërrues


dhe kohëzgjatja e pacaktuar, e bëjnë tërmetin njërin prej
fenomeneve më të frikshme të njerëzimit. Të dhënat mbi
tërmetet paraqiten në të gjitha periudhat historike. Është
paradoksale, por pjesa dërrmuese e objekteve - krijimeve të
lashta arkitektonike, gjenden pikërisht në zonat sizmike dhe
në to nuk mund të vërehet ndonjë masë e qëllimshme për
mbrojtje nga tërmetet. Kjo tregon se ky fenomen ka qenë i
panjohur në aspektin inxhinierik deri në shekullin e kaluar.

Mistika që karakterizonte tërmetin e


bënte atë edhe më të tmerrshëm. Shekuj
më parë, në pamundësi për ta kuptuar këtë
fenomen, njerëzit ia kanë atribuar atë zakon-
isht hakmarrjes së „perëndive të hidhëruara“.
Shumë popuj kanë besuar se nën tokë ekzis-
tonin krijesa gjigante të cilat e mbanin tokën
dhe se çdo lëvizje e tyre krijonte tërmetin. Në
Greqinë e lashtë ka qenë fare e zakonshme
që aktivitetet vullkanike të Egjeut të lidhen
me tërmetet në Adriatik. I pari që iu shmang
p1-1 Efekti shkatërrues i tërmetit
në Fukoshima – Japoni, mars 2011
teorisë së „zotërave të hidhëruar”, krijesave
nëntokësore apo besëtytnive të ngjashme, ishte Aristoteli, i
cili tërmetin e konsideroi fenomen natyror.
22 ARKITEKTURA SIZMIKE

Me kalimin e kohës, kur shkenca filloi t‘ia marrë prima-


tin fesë, tërmeti nisi të analizohej në mënyrë më logjike dhe
duke iu referuar të arriturave shkencore të kohës.
Charles Darvini, duke përshkuar Amerikën Jugore u nda-
lua në Kili, gjatë tërmetit të vitit 1835. Ai vërejti se dëmet
në qytetin Concepcion tregonin se lëkundjet e tokës kanë
ndodhur më tepër përgjatë njërit aks, për këtë, ndërmjet
tjerash, ai shkruan:
“ Qyteti i Concepcionit është i ndërtuar në stilin e zakon-
shëm spanjoll, me rrugë që shtrihen nën kënde të drejta, një
palë shtrihen në drejtimin J-P, ndërsa të tjerat në drejtimin
V-P. Muret e objekteve në këto të fundit i kanë qëndruar më
mirë tërmetit se muret e objekteve që shtrihen në drejtimin
e parë: një numër i madh i muraturës u rrëzua në drejtimin
V-L…”[1]
Nuk ishte Darvini ai që vërejti i pari natyrën e lëkundjeve
të tokës. Shumë studiues në mënyrë të pavarur arrinin te të
njëjtat përfundime se tërmeti vepron në të gjitha drejtimet.
John Milne, një studiues që veproi në gjysmën e dytë të
shekullit XIX, ndihmoi mjaft shkencën japoneze në lëmin e
inxhinierisë sizmike. Ai zbuloi disa shkrime të filozofit kinez
Chang Hêng,
që datonin
rreth viteve
136 dhe që
jepnin dësh-
mi për ekzist-
encën e një
s i z m o s ko p i
kinez i cili
në mënyrë
të qartë tr-
egon se for-
cat inerciale
të tërmeteve
mund të shfaqen në të gjitha drejtimet. Sizmoskopi ishte një p1-2 Instrumenti kinez për cak-
vazo e formuar prej 8 kokave të dragonjve, të vendosura në timin e drejtimit të veprimit të
perimetrin e vazos, në ekuidistancë ndërmjet vetes. Secili tërmetit - instrumenti i parë për
dragua në gojë mbante një lloj topi. Vazoja ishte e fiksuar matje sizmike nga viti 136
mirë për dysheme (fig. 1-2).
Tërmetet dhe lëkundjet e Tokës 23

John Milne shkruan:


“Në momentin e tërmetit, nga lëkundja e vazos do të
binte topi. Kjo radhitje bënte të mundur që nëse një top bie,
nuk do të thotë se do të binin edhe 7 të tjerët, përveç nëse
lëvizja ndodh në të gjitha drejtimet. Në këtë mënyrë mund
të caktojmë lehtë drejtimin e veprimit të tërmetit”.[1]
Ky instrument thuhet të ketë regjistruar tërmetin e
ndodhur 600 kilometra larg, i cili nuk ishte ndjerë në ven-
din ku ishte fiksuar ky sizmoskop. Edhe pse ka supozime dhe
hamendje lidhur me llojin e mekanizmit brenda këtij instru-
menti, ai deri më sot mbetet i panjohur.[2]

1.2. PARAQITJA DHE PËRHAPJA E TËRMETEVE

Shpjegimi bashkëkohor i arsyes së paraqitjes së tërme-


teve përmblidhet në të ashtuquajturat pllaka tektonike.
Ideja bazë e këtij supozimi është që shtresa e sipërme e
Tokës – litosfera, përbëhet nga disa pjesë që janë quajtur
pllaka tektonike. Mendohet që rruzulli i Tokës përbehet nga
dhjetë pllaka të mëdha, me trashësi prej rreth 80 km. Ato
mbështeten në shtresën tjetër, të quajtur ‘mantel’, e cila
përbëhet nga shkëmbinj në gjendje pothuajse të shkrirë, çka
iu mundëson pllakave të lëvizin në drejtim të njëra-tjetrës
rreth 50 mm në vit. Lëvizja e këtyre pllakave krijon mekaniz-
ma për ‘prodhimin’ e shumicës së tërmeteve në botë. Pra,
tërmetet lindin zakonisht në kufijtë e pllakave tektonike, me
rastin e lëvizjes së tyre në drejtim të njëra-tjetrës. (fig. 1-3).

p1-3 Zhvendosja e pllakave tektonike (shkëputja tektonike), shkak i lirimit të energjisë sizmike
24 ARKITEKTURA SIZMIKE

Pikëpërputhjet e këtyre pllakave (tectonic faults) janë


vendburimi i tërmeteve (fig. 1-4). Frakturat apo lëvizjet
rrëshqitëse në mes pllakave shkaktojnë edhe lirimin e madh
të energjive, që shndërrohen në sipërfaqen e tokës në valë
sizmike (fig. 1-5).

p1-4 Vatrat e tërmeteve ‘formësojnë’ kufijtë e pllakave tektonike

Valët sizmike përhapen në të gjitha drejtimet me shpe-


jtësi mesatare prej 3-8 km\sek [3]. Së pari përhapen valët
primare P, të cilat janë më të shpejtat dhe përcillen me një
zhurmë të madhe. Pas tyre vijnë valët sekondare S, të cilat
lëkundin tokën në drejtimin horizontal dhe vertikal. Valët P
dhe S quhen valë vëllimore. Kur ato i afrohen sipërfaqes së
tokës, shndërrohen në valë sipërfaqësore (valët e Rayleight
- R dhe valët e Love-it - L), të cilat pastaj shkaktojnë lëvizje
rrethore valore, saktësisht horizontale perpendikulare me
drejtimin e përhapjes së tyre. Valët horizontale S, Love dhe
të Rayleigh-it, janë shkaktare për dëmet kryesore në objek-
te. Kjo për shkak se objektet janë shumë më të ndjeshëm
ndaj lëkundjeve horizontale sesa vertikale. Lëkundjet e gjar-
përuara të këtyre valëve përcillen në themele të objekteve,
të cilat pastaj amplifikohen në superstrukturë (fig. 1-6).
Pra, qëllimi i projektimit asizmik është që t‘u bëhet ballë
pikërisht efekteve shkatërruese të këtyre valëve.
Tërmetet dhe lëkundjet e Tokës 25

p1-5 Llojet e valëve sizmike dhe mënyra e përhapjes së tyre

Pikëfillimi i frakturës në mes pllakave quhet hipoqendër


apo vatra e tërmetit, ndërsa projeksioni i kësaj pike në sipër-
faqe të tokës quhet epiqendër (fig. 1-7).

p1-6 Lëkundjet e gjar-


përuara të valëve sizmike
përcillen në sipërfaqe të
tokës - Deformimi i bi-
narëve nga tërmeti në
Cristchurch, Zelandë e Re,
2010.
26 ARKITEKTURA SIZMIKE

p1-7 Hipoqendra dhe epiqendra

Thellësia e hipoqendrës mund të ketë ndikim në shkallën


e shkatërrimit të një tërmeti. Sa më e vogël të jetë thellësia,
aq më tepër energji do të lirohet në një zonë të lokalizuar.
Tërmetet e cekët janë veçanërisht të rrezikshëm nëse ndo-
dhin nën vendbanime apo afër tyre (tërmeti i Shkupit, 1963
- 12km, Northridge, Californi, 1994 -18 km apo ai i Bam-Iran,
2003 -7 km). Thellësitë më të mëdha (20 < Hf < 70km) të
hipoqendrës garantojnë shpërndarje më të gjerë të energ-
jisë së tërmetit. Tërmetet me thellësi deri në 20 km quhen
tërmete të cekët [3]. Shumica e tërmeteve në Gadishullin
Ballkanik i takojnë tërmeteve të cekëta.
Faktor tjetër që ndikon në intensitetin e lëkundjeve të
tokës është ambienti në të cilin udhëtojnë valët sizmike. Am-
plifikimi i valëve sizmike zakonisht ndodh nëse valët shpërn-
dahen në toka të buta, sidomos në ato me natyrë argjilore
dhe ranore. Është llogaritur se ky amplifikim mund të jetë
prej 3-8 herë. Tokat e buta, përveç amplifikimit të valëve,
bëjnë edhe modifikimin e frekuencës, duke e rritur atë duk-
shëm. Rasti më i njohur i këtij fenomeni është ai i tërmetit
të Mexico City-t, të vitit 1985, ku një pjesë e qytetit ka qenë
e ndërtuar në shtratin e një liqeni të dikurshëm. Shtresat e
buta rrisin lëkundjet deri në pesë herë.

1.2.1. Kur dhe ku lindin/shfaqen tërmetet?

Më lart u cek se tërmetet lindin në planet e thyerjeve të


pllakave tektonike. Dihet po ashtu që disa plane janë më ak-
tive se të tjerat. Kështu, mbi 70% e tërmeteve në botë ndo-
Tërmetet dhe lëkundjet e Tokës 27

dhin përgjatë perimetrit të pllakës së Pacifikut, rreth 15-20%


përgjatë skajeve jugore të pllakës euro-aziatike dhe 5-10%
janë të shpërndara në skaje të ndryshme të botës.
Pyetja kryesore në sizmologji, e cila ende pret përgjigje,
është se kur do të ndodhin tërmetet?
Janë bërë shumë hulumtime të bazuara në të dhënat nga
tërmetet e mëparshme, matjet e llojllojshme gjeologjike, të
dhënat nga paragoditjet (foreshocks) etj., por ende deri më
sot nuk kemi një pasqyrë të qartë mbi kohën dhe vendin e
ndodhjes së tërmetit.
Edhe pse teorikisht tërmeti mund të ndodhë në çdo pikë
të rruzullit tokësor, gjasat më të mëdha janë që ai të ndod-
hë në vendet e goditura më parë nga tërmetet. Mundësia
e ndodhjes së tërmetit në një hapësirë shprehet kryesisht
në formën e probabilitetit
nëpërmjet përqindjes. Për
shembull, mundësia që
Stambolli të goditet nga një
tërmet më i fuqishëm se 7
ballë në 30 vjetët e ardhshme
është 41%. Probabiliteti i
ndodhjes së tërmetit me
karakteristika të caktuara,
për një territor të veçantë,
quhet rrezik apo hazard siz-
mik (seismic hazard). Haz-
ardi sizmik pasqyrohet za-
konisht në formë grafike, me
anë të hartave të rrezikut
sizmik, ku jepet vlera e shpe-
jtimeve (ag) për një territor
të caktuar, për një periudhë
të caktuar të përsëritjes (pe-
riudhë kthyese) së tërmetit
(fig. 1-8).

p1-8 Harta e shpejtimeve të tokës për periudhën kthyese prej 475 vjetëve, për rajonin e vendeve të Mes-
dheut. Ndryshe quhet edhe harta e rrezikut sizmik (seismic hazard). Intensiteti i ngjyrës korrespondon me
intensitetin e shpejtimeve.
28 ARKITEKTURA SIZMIKE

Shpesh ndodh që nocioni i rrezikut sizmik të ngatërrohet


me atë të riskut sizmik. Risku sizmik nënkupton pasojat e
pritshme (humbjet njerëzore, ekonomike etj.) të një tërmeti
dhe është faktor me rëndësi në planifikimin urban të zonave
sizmike (Kapitulli 9).
Paragoditjet dhe pasgoditjet janë pothuajse fenomen
i rregullt që i shoqërojnë ngjarjet sizmike, me dallim që
pasgoditjet (after-shocks) ndodhin pothuajse çdo herë.
Intensitetin më të madh pasgoditjet e kanë disa orë pas
tërmetit, por mund të zgjasin edhe me muaj. Në rastin e
tërmetit në Haiti (12 janar 2010), gjatë 12 orëve pas tërmet-
it ka pasur 36 pasgoditje, disa prej të cilave kanë qenë me
magnitudë mbi 5.5 ballë. Në 12 orët e para pas tërmetit në
Kili (26 shkurt 2010) ka pasur rreth 56 pasgoditje, prej të
cilave disa ishin me magnitudë mbi 6 ballë. Ndërsa në rastin
e tërmetit të Ulqinit (1979), për një vit ka pasur rreth 25 000
pasgoditje.[4] Edhe pse intensiteti i këtyre pas-goditjeve
zvogëlohet me kohën, ato sjellin dëme shtesë në objektet
që janë të dëmtuara.

1.3. LËKUNDJET E TOKËS - MATJET

Të dhënat mbi natyrën e lëkundjeve të tokës kanë rëndë-


si të veçantë në projektimin asizmik. Sizmoskopi i vjetër ki-
nez jepte të dhëna po ashtu të rëndësishme mbi drejtimin
e veprimit të tërmetit, por ato nuk ishin të mjaftueshme.
Për matje më të plota përdoret
sizmografi, i cili jep të dhëna mbi
kohëzgjatjen, shpejtimin, shpe-
jtësinë, frekuencën dhe zhven-
dosjet gjatë një tërmeti (fig. 1-9).
Regjistrimet - shënimet e sizmo-
grafëve quhen sizmograme. Këto
të dhëna ndihmojnë krijimin e
një pasqyre më të qartë rreth
tërmetit të ndodhur dhe atyre të
mundshëm.
Sizmografi i cili mat shpe-
jtimet quhet akselerograf,
p1-9 Shënimi i sizmografit
Tërmetet dhe lëkundjet e Tokës 29

ndërkaq regjistrimet e tij quhen akselerogram. Akselero-


grami jep një pasqyrë të mirë të lëkundjeve të tokës dhe atë
në varësi të shpejtimit të induktuar. Në akselerogram regjis-
trohet së pari ardhja e valëve, çka tregon edhe lëkundjet e
para. Pas valëve P shënohen valët S me një amplitudë më të
madhe. Intervali kohor ndërmjet tyre mundëson llogaritjen
e distancës ndërmjet instrumentit dhe epiqendrës. Nga
shënimi i akselerografit mund të lexohet lehtë kohëzgjatja
e tërmetit dhe të matet amplituda. Shpejtimi i tokës llog-
aritet pastaj duke marrë parasysh ndërrimin e amplitudës
konform kohës.

Shpejtimi paraqet ndryshimin e shpejtësisë kundrejt


kohës. Kur shumëzohet me masën, rezulton me forcën iner-
ciale, së cilës objekti duhet t’i rezistojë. Matet me g (980cm\
sec2), përkatësisht me shpejtimin e trupit në rënie të lirë.
Shpejtimet e regjistruara të tokës gjatë tërmeteve
shkatërruese variojnë nga 0.2g deri në 1.0g. Shpejtimi i cili
mund t’u sjellë dëme objekteve të dobëta konsiderohet të
jetë 0.1g. Ndërsa në rastin e shpejtimit prej 0.1g deri 0.2g,
shumë njerëz do të vërejnë vështirësi në lëvizje. Shpejtim
shumë i madh konsiderohet të jetë 0.5g, që mund të para-
qitet vetëm në zona me sizmicitet të lartë. Niveli i shpejtimit
në objekte rritet varësisht nga lartësia e objektit, kështu që
shpejtimi më i madh do të ndihet në katet e fundit të objek-
tit.
Shpejtimi merret zakonisht si tregues i fuqisë shkatër-
ruese të tërmetit. Një masë edhe më e saktë është nëse
shpejtimi kombinohet me kohëzgjatjen e tërmetit. Kjo është
e kuptueshme pasi që për një objekt do të jetë shumë më
vështirë t’i përballojë disa cikle të shpejtimeve të moderu-
ara sesa vetëm një cikli me vlerë më të madhe. Lëkundjet e
stërzgjatura e ushqejnë objektin me energji dinamike duke
bërë që energjia e absorbuar nga objekti të manifestohet
me dëme gjithnjë e më të mëdha.
Kohëzgjatja është e lidhur në mënyrë indirekte me mag-
nitudën (sqarohet në vijim!) e tërmeteve. Një tërmet prej
6 ballësh do të zgjasë zakonisht rreth 12 sec, ndërsa ai prej
8 ballësh do të zgjasë rreth 30 sekonda, edhe pse shpesh
ndodh të zgjasë më tepër. Tërmeti i San-Franciskos, i vitit
30 ARKITEKTURA SIZMIKE

1906, zgjati 45 sekonda; ai i Alaskës, më 1964, rreth 3 minu-


ta; tërmeti shkatërrues i San-Fernandos, 10 sekonda; ai i Ul-
qinit në vitin 1979, rreth 15 sekonda. Në literaturë shpesh
përmendet tërmeti i El Centros, pasi ekzistojnë të dhëna të
plota dhe të qarta. Ai zgjati 25 sekonda, me 5 sekonda të
amplitudave maksimale, shpejtësia e tokës ka qenë 35cm/
sec dhe zhvendosja maksimale 24cm.

1.3.1. Tërmetet - magnituda dhe intensiteti

Në sizmologji zakonisht jepen tri madhësi për definimin


e një tërmeti: epiqendra, intensiteti dhe magnituda, ku kjo
e fundit i referohet sasisë së energjisë së liruar nga tërmeti.
Nevoja për vlerësimin më të thjeshtë të karakteristikave
shkatërruese të tërmeteve prodhoi njësitë matëse, si mag-
nituda dhe intensiteti i tërmetit.
Magnituda si njësia e parë matëse, shpesh quhet edhe
magnitudë e Richterit, duke u bazuar në shkallën e përpiluar
nga profesori Charles Richter, nga Instituti i Teknologjisë së
Kalifornisë, në vitin 1935. Magnituda u zgjodh si term që
përdoret në astronomi për caktimin e shkëlqimit të yjeve,
varësisht nga vendi se ku matet. Shkalla e Richterit bazohet
në amplitudën maksimale të valëve sizmike, të regjistruara
në sizmografët standardë, të vendosur në distancë prej 100
kilometra nga epiqendra e tërmetit. Vërehet që shkalla nuk
na tregon asgjë lidhur me kohëzgjatjen apo frekuencën, të
dhëna këto shumë të rëndesishme. Pikërisht për këtë ar-
sye, nga aspekti projektues kjo shkallë nuk ka një rëndësi të
madhe siç duket në shikim të parë.
Pasi që shkalla Richter i referohet energjisë së liruar, me
anë të logaritmit del që rritja vetëm për një magnitudë kor-
respondon me energji të liruar 30 herë më të madhe, ndërsa
rritja për dy magnituda do të thotë energji e liruar 900 herë
më e madhe. Shkalla e Richterit nuk ka një minimum të fik-
suar. Në përgjithësi, tërmetet me magnitudë nën 5 ballë nuk
shkaktojnë dëme në strukturat inxhinierike. Konsiderohet
që tërmeti më i fuqishëm të jetë ai i Tangshanit, i vitit 1976
në Kinë, me magnitudë prej 7.7 ballë, me mbi gjysmë milion
viktima. Magnituda më e madhe e regjistruar ndonjëherë ka
Tërmetet dhe lëkundjet e Tokës 31

qenë ajo e tërmetit të vitit 1960 në Kili, me vlerë prej 9.5,


që ka pasur një numër shumë më të vogël të viktimave. Kjo
tregon se vlera e magnitudës nuk është çdoherë tregues i
mjaftueshëm për fuqinë shkatërruese të një tërmeti. Por kjo
shkallë mund të shërbejë më tepër si një masë krahasuese
ndërmjet tërmeteve.
Për të siguruar informata lidhur me dëmet që shkak-
ton tërmeti në objekte, në përdorim janë disa shkallë të
intensitetit. E aprovuar nga shumë vende është shkalla e
modifikuar e Mercali-t (MM), e cila bazohet në përcjelljen
subjektive të efekteve të tërmetit në objekte, terren, truall
ndërtimor dhe njerëz.
Pasi që këto efekte mund të jenë të ndryshme, varësisht
prej distancës nga epiqendra, lloji i tokës - terrenit etj., një
tërmet mund të ketë disa vlera të shkallës së Mercalit. Shkal-
la e Mercalit u propozua së pari në vitin 1902, kurse më pas
u modifikua nga Wood e Neuman në vitin 1931, në mënyrë
që t’u përshtatet kushteve të ndërtimit të Kalifornisë. Shkal-
la e Modifikuar e Mercalit me intensitet 12 gradë apo ballë,
e korrektuar nga Richter në vitin 1956, përdoret kryesisht
në SHBA dhe ajo fare pak dallon nga shkallët e intensitet-
it që përdoren në Evropë (MSK-64, EMS-92 dhe EMS-98).
Koncepti i vlerësimit është i njëjtë, me dallime të vogla në
përshkrime. Dallon nga ajo japoneze që ka 7, përkatësisht 8
ballë, duke përfshirë edhe atë 0.
Në Evropë momentalisht në përdorim është shkalla
EMS-98, që quhet shkalla Makrosizmike Evropiane (Euro-
pean Macroseismic Scale-1998). Në krahasim me shkallët e
tjera të intensitetit, ajo është më e detajuar duke përfshirë
për herë të parë edhe fotografi ku tregohet qartë se çka
kuptohet me shkallë të ndryshme dëmtimi. Për përdorim të
përditshëm mund të bëhet barazimi MM=EMS pa ndonjë
gabim të madh.
Me qëllim të të kuptuarit më të qartë të shkallëzimit apo
‘ballëzimit’ të intensitetit të tërmetit, në vazhdim po japim
një përmbledhje të thjeshtë të shkallës MM.
32 ARKITEKTURA SIZMIKE

Tabela 1.1. Përmbledhje e shkurtër e shkallës së Modifikuar të Mercalit (MM)

Intensiteti Përshkrimi
I III Nuk ndihen lëkundjet, përveç në raste të veçanta.

IV Në përgjithësi ndihen, por nuk shkakton dëme.

V Ndihet gati nga çdokush. Pajisjet rrokullisen. Plasaritje të suvasë.

VI Ndihet nga të gjithë. Disa prej orendive të rënda lëvizin.

Pjesë të suvasë bien dhe ka dëmtime në oxhaqe.

VII Dëme të papërfillshme në objektet e projektuar dhe të ndërtuar si


duhet deri te dëmtime të konsiderueshme në ndërtimet e cilësisë së
dobët. Disa oxhaqe të rrënuar.

VIII Në varësi të cilësisë së projektit dhe ndërtimit, dëmtimet varirojnë prej


atyre të lehta deri te kolapsi i pjesshëm.
Oxhaqet, monumentet dhe muret rrëzohen.

IX Objektet e projektuar mirë pësojnë dëmtime.


Kolapse të pjesshme dhe zhvendosje e bazamenteve.

X Disa objekte nga druri, të ndërtuar mirë, shkatërrohen së bashku me


pjesën më të madhe të muraturës dhe konstruksioneve të ramave.

XI Rrallë ndonjë objekt nga muratura qëndron në këmbë.

XII Shumica e objekteve të dëmtuar ose të shkatërruar rëndë.


Tërmetet dhe lëkundjet e Tokës 33

LITERATURA:

[1] Arnold Ch., Reitherman R. Building configuration and seismic


design. John Wiley&Sons, 1982.
[2] U.S. Geological Survey Earthquake Hazards Program -
USGS(www.earthquake.usgs.gov)
[3] Pojani N. Inxhnieria sizmike, Toena, Tiranë, 2003
[4] ] Ančić D.,Fajfar P.,Petrović B., Szavitis – Nossan A.,Tomazević
M, Zemljotresno inženjerstvo – visokogradnja. Gradjevinska Kn-
jiga, Beograd, 1990.
[5] Dowrick D.J. Earthquake resistant design - for engineers and
architects. (Second edition). John Wiley and Sons, 1977.
[6] Naeim F., Seismic design handbook. Springer, Second edition,
2001.

You might also like