You are on page 1of 1

Tërmeti

Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili
shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në
dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve
detare, tsunami. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore
dhe materiale. Ai matet me ballë. Ballë quajmë njësia për të matur tërmetet.Tërmetet mund të
ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit
njerëzor. Termi "tërmet" përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht
nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Llojet e tërmeteve
Kemi katër lloje kryesore të tërmeteve. Tërmetet vithisure, tërmetet vullkanike, tërmetet
tektonike dhe tërmetet artificiale.

Tërmetet vithisure
Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokes.
P.sh. kur shembet ndonjë shpellë. Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro
100 km. Vetëm 3 % e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.

Tërmetet vullkanike
Zakonisht paraprihen nga erupsioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i
aktiviteteve vullkanike. Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas tërmeteve
tektonike. Rreth 7 % e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.
Si shkaktohen tërmetet vullkanike :
Magma për shkak te trysnisë hidrostatike ngjitet larte duke dale ne formën e llavës. Për shkak te
shpejtësisë se madhe ne dale ndodhin shpërthime te mëdha.

Tërmetet tektonike
Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Zakonisht shfaqen në
zonat me rudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive. Vatra e
këtij tërmeti gjendet në rreth 70 km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë. Janë më të
shpeshtat, rreth 90 % të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike. Shfaqen rreth 80.000 tërmete
tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.

Tërmetet artificial
Zakonisht shkaktohen artificialisht nga njeriu, p.sh. nga eksplodimi i eksplozivëve gjatë hapjes
ose shpimit të shpellave, nga bombardimet e ndryshme ushtarake nëpër luftra, ushtrimeve
ushtarake me armë të rënda etj. Mund të kenë fuqi të ndryshme, varësisht nga sasia e
eksplozivit të përdorur.

You might also like