You are on page 1of 6

Tërmeti

Përhapja e vullkaneve dhe tërmeteve

Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili
shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në
dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëherë edhe në krijimin e dallgëve detare,
tsunami. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe
materiale. Ai matet me ballë. Ballë quajmë njësia për të matur tërmetet.

Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë
e aktivitetit njerëzor. Termi "tërmet" përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike,
pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Llojet e tërmeteve
Kemi katër lloje kryesore të tërmeteve. Tërmetet vithisure, tërmetet vullkanike, tërmetet
tektonike dhe tërmetet artificiale.

Tërmetet vithisure

Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokes.
P.sh. kur shembet ndonjë shpellë. Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro
100 km. Vetëm 3 % e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.

Tërmetet vullkanike

Zakonisht paraprihen nga erupsioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i
aktiviteteve vullkanike. Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas tërmeteve
tektonike. Rreth 7 % e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.

Si shkaktohen tërmetet vullkanike :

Magma për shkak te trysnisë hidrostatike ngjitet larte duke dale ne formën e llavës. Për shkak te
shpejtësisë se madhe ne dale ndodhin shpërthime te mëdha.
Tërmetet tektonike

Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Zakonisht shfaqen në zonat
me rudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive. Vatra e këtij
tërmeti gjendet në rreth 70 km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë. Janë më të
shpeshtat, rreth 90 % të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike. Shfaqen rreth 80.000 tërmete
tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.

Tërmetet artificiale

Zakonisht shkaktohen artificialisht nga njeriu, p.sh. nga eksplodimi i eksplozivëve gjatë hapjes
ose shpimit të shpellave, nga bombardimet e ndryshme ushtarake nëpër luftra, ushtrimeve
ushtarake me armë të rënda etj. Mund të kenë fuqi të ndryshme, varësisht nga sasia e eksplozivit
të përdorur.

Tërmete me origjinë natyrore

Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të tokës. Këto tërmete
quhen edhe tërmete tektonike. Litosfera (lithosphere) e tokës është si një qilim i përbërë nga
shumë pllaka tektonike të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e
nxehtësisë së mantelit dhe bërthamës së tokës. Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra
tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi midis pllakave tektonike. Kur kjo forcë fërkimi kapërcen
kufirin kritik, i cili quhet fuqia lokale, ndodh një thyerje e papritur. Kufiri i pllakave tektonike
përgjatë të cilit ndodh thyerja quhet vija e thyerjes (fault plane). Kur thyerja përgjatë vijës së
thyerjes sjell si pasojë zhvendosjen e dhunshme të kores së tokës, atëhere çlirohet energjia e
tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një
tërmet. Llogaritet se më pak se 10% e energjisë së përgjithshme të tërmetit çlirohet në formën e
energjisë sizmike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë përdoret për të furnizuar me energji
zmadhimin e thyerjes së tërmetit dhe kthehet në nxehtësi. Prandaj, tërmetet e ulin potencialin
energjitik dhe energjinë termike të tokës, por këto humbje janë të papërfillshme. Sizmiologët, për
të përshkruar procesin fizik të shkaktimit të tërmeteve përdorin teorinë e çlirimit elastik.

Shumica e tërmeteve tektonike e kanë origjinën e tyre në thellësi më të vogla se disa dhjetra
kilometra nga sipërfaqja e tokës. Tërmetet të cilët ndodhin përgjatë kufirit të pllakave tektonike
quhen tërmete ndërpllakësore (interplate), ndërsa rastet më të rralla, kur ngjarja sizmike ndodh
në pjesën e brendshme të pllakës litosferike, quhen tërmete brendapplakësore (intraplate).

Në pikat ku korja e tokës është më e trashë dhe më e ftohtë, tërmetet ndodhin në thellësi më të
mëdha prej disa qindra kilometra nga sipërfaqja e tokës, përgjatë zonave të zhytjes aty ku pllakat
tektonike zbresin në mantelin e tokës. Këto lloje tërmetesh quhen tërmete me qendër të thellë. Ka
mundësi që këto tërmete shkaktohen kur materiali liosferik i zhytur pëson një transformim
gjendjeje të menjëhershëm (për shembull nga olivinë në spinel), duke çliruar energjinë e
grumbulluar, në formën e energjisë së tërheqjes dhe përdredhjes, energjinë kimike ose energjinë
gravitacionale, e cila nuk mund të mbahet më në temperaturat dhe trysnitë (presionet) që
ekzistojnë në këto thellësi.

Tërmetet mund të ndodhin edhe në zonat vullkanike dhe të shkaktohen nga lëvizja e magmës në
vullkane. Këto tërmete shërbejnë si paralajmërim për shpërthimin e vullkanit.
Një teori e propozuar këto kohët e fundit tregon se disa tërmete mund të ndodhin gjatë një lloj
furtunë tërmetesh, ku një tërmet do të shkaktojë një seri tërmetesh, secili i shkaktuar nga
ndryshimet paraardhëse në vijat e thyerjes, të ngjashme me pasgoditjet, por të cilat ndodhin vite
më vonë, dhe disa nga këto tërmete pasardhëse shkaktojnë po aq dëme sa tërmetet paraardhëse.
Një fenomen i tillë u vëzhgua në rastin e rreth 12 tërmeteve që goditën Vijën Anatoliane në
Turqi në shekullin XX, gjatë një gjysëm dyzine tërmetesh të mëdha që goditën New Madrid gjatë
periudhës 1811-1812, dhe mendohet se i njëjti feneomen ka ndodhur edhe gjatë grupeve të vjetra
jonormale të tërmeteve të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në Mojave Desert (shkretëtirën
Mojave).

Tërmete të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor

Disa tërmete kanë shkaqe anthropogjenike (anthropogenic), si për shembull nxjerrja e mineraleve
dhe lëndëve djegëse fosile nga korja e tokës, thithja apo injektimi i lëngjeve në koren e tokës,
aktiviteti sizmik i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale, shpërthime masive dhe rrëzimi i
ndërtimeve në përmasa të mëdha. Ngjarjet sizmike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor quhen
me emrin aktivitet sizmik i shkaktuar. Ato nuk janë tërmete në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe
zakonisht tregojnë një sizmiogram të ndryshëm nga tërmetet që kanë shkaqe natyrore.

Vetëm disa tërmete mendohet se janë shkaktuar nga grumbullimi i sasive të konsiderueshme të
ujit në liqene artificiale, si për shembull Kariba Dam në Zambia, Afrikë, dhe me injektimin ose
nxjerrjen e lëngjeve në koren e tokës (për shembull në rastin e disa centraleve të energjisë
gjeotermike, dhe në Rocky Mountain Arsenal). Këto tërmete ndodhin sepse forcat që venprojnë
në koren e tokës mund të ndryshohen si pasojë e presionit të lëngjeve. Po ashtu është e njohur se
tërmetet mund të shkaktohen edhe nga nxjerrja e gazit natyror nga depozitat nënsipërfaqësore,
për shembull në pjesën veriore të Hollandës. Tërmeti më i fuqishëm në botë i shkaktuar nga
krijimi i liqeneve artificiale ndodhi në 10 dhjetor 1967 në rajonin Koyna të Maharashtras
perëndimore në Indi. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 6,3 sipas shkallës Richter. Kurse, një
studim gjeologjik i kryer në SHBA raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6,8 sipas shkallës
Richter.

Shkalla MERKALIEVIT (Klasifikimi i tërmeteve)

Intensiteti Dëmi i shkaktuar


1 I regjistrojnë vetëm disa sizmografë.
2 I vërejnë vetëm personat që gjenden në ndërtesa të larta.
3 Lëkunden vetëm sendet e varura dhe mund të vërehët nga njerëz të ndryshëm.
Disa mure plasin, lëkunden tavolinat, i vërejnë njerëzit që janë në objektet e tyre
4
kurse ata që janë jashtë nuk i vërejnë.
5 Thyhen dritaret, dhe vërehët nga të gjithë njerëzit pavarësisht se ku janë.
6 Dëme mesatare nga sendet e rëna, mobile të zhvendosura.
Bien muret e godianve të ndërtuara keq, bien oxhaqet, ndërtimet e veçanta i
7
përballojnë, është vështirë të qëndrohet në këmbë.
8 Dëme të vogla në ndërtesat që i përballojnë tërmetit, rrënim i pjesshëm, bien mure.
Rrënohen të gjitha godinat e ndërtuara keq, dëme të theksuara të shtëpive të ndërtuara
9
fort.
Dëme shumë të mëdha në dhe rrënime të objekteve të forta, shtërmbohen binarët e
10
hekurudhave.
Intensiteti Dëmi i shkaktuar
11 Rrënohet të gjitha objektet pavarësisht ndërtimit.
12 Shkatërrim i tërësishëm, relievi ndryshon, dhe sende të ngritura në ajër.[1]

Shpërthimi i eksplozivëve të fuqishëm, si për shembull shpërthimet bërthamore, mund të


shkaktojnë dridhje të truallit me magnitudë të ulët. Kështu një bombë bërthamore me fuqi 50
megaton me emrin kod Ivan e shpërthyer nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1961 krijoi një ngjarje
sizmike të krahasueshme me një tërmet me magnitudë 7, dhe prodhoi një goditje sizmike kaq të
fuqishme sa ajo mund të matej edhe gjatë kalimit për here të tretë përreth tokës Në përpjekjet e
saj për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë
Bërthamore përdor aparaturat sizmiologjike për të zbuluar aktivitetet e paligjshme, si për
shembull provat me armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore vëzhgojnë në mënyrë të
vazhdueshme aktivitetin e njëri-tjetrit përmes rrjetesh sizmiometrash të lidhur njëri me tjetrin,
duke pasur mundësi që të përcaktojnë me saktësi burimin e shpërthimit.

Termeti si fenomen eshte pasoje e zhvendosjes se Plate Tectonics (supozohet qe shtresa e


siperme e tokes, lithosphera consiston disa pjese, pllaka apo pjata te ndara nga njera tjetra nese
mund ta quajme keshtu, te cilat jane ne levizja graduale. Lithosfera eshte shtrese e ftohte dhe
eshte si te thuash levozhga e Tokes. Asthenosphera eshte shtresa e nxehte. Llava metalike e cila
eshte shtrese midis lithosferes dhe kores (berthames) dhe qe perben rreth 82 % te volumit te
tokes dhe 68 % te mases se saj, prehapet nen shtresen e siperme te tokes duke levizur ne menyre
graduale oqeane dhe kontinente. Shpejtesia e kesaj levizje eshte disa centimetra ne vit,apo e
njejte me shpejtesine e rritjes se thonjeve. Forma e re e lithosferese se krijuar ftohet me kalimin e
koherave dhe behet teper densitive deri sa krijon shembje. Levizja e Plate Tectonics paraqitet ne
tre forma : extensional, transform, dhe compressional !

Me se matet madhesia e nje termeti ?

Sizmologet perdorin Ball (Magnitude) për te shprehur energjinë sizmike te cliruar nga termeti. Ja
ca nga efektete te termeteve te madhesive te ndryshme.

 Me pak se 3,5 ballsh... ne pergjithesi nuk mund ta ndjesh, por regjistrohet.


 3,5 deri ne 5,4 ballsh... shpeshhere ndjehet por ne raste te rralla mund te shkaktoje
demtime.
 Me pak se 6 ballsh... shkakton demtim te vogel ne ndertesat me strukture te forte, dhe
demton shume godinat me nderim te dobet.
 6,1 deri ne 6,9 ballsh... mund te jete shkaterrues ne zonat e populluara qe shtrihen deri ne
100 km larg epiqendres.
 7,0 deri ne 7,9... Termet i madh !Mund te shkaktoje demtime serioze ne zona te medha.
 8 ballsh e lart... Katasrofal !Mund te shkaktoje demtime teper serioze ne zona qe shtrihen
qindra kilometra larg epiqendres.

Edhe pse çdo termet ka një mase unike ballsh pasojat varen shume nga largesia e epiqendres,
struktura e ndertesave, terreni etj.

Zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Shqipëri


Vendi ynë bën pjesë në zonën sizmogjene jonike-adriatike, ku përfshihen rajoni i Shkodrës,
Shqipëria perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër
dhe sidomos ajo Vlorë-Tepelenë-Ersekë. Kjo e fundit është aktivizuar së fundmi duke përfshirë
vendin nga lëkundje të njëpasnjëshme, zanafilla e të cilës ka nisur në muajin maj 2006. Nga data
6 gusht 2006 e deri me 9 gusht 2006 u regjistruan 161 ngjarje sizmike në këtë zonë. Në datën 7
gusht 2006 ka pasur 70 lëkundje, në datën 8 gusht 2006, 76 dhe në datën 9 gusht
2006regjistrohen 15 tërmete. Vija Vlorë-Tepelenë-Ersekë sipas specialistëve të Sizmikës,
klasifikohet ndër zonat me periodicitetin më të lartë të lëkundjeve në histori. Duke iu referuar
periodicitetit të lëkundjeve maksimale të regjistruara në këtë vijë problematike, sipas
specialistëve një herë në 30 vjet këtu regjistrohen tërmete deri në 9 ballë, ku i fundit u regjistrua
në 1968 në fshatin Nivicë.

Kështu, në Tepelenë me 20 nëntor 1920 një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të
plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë. Dhjetë vjet më pas në Vlorë dhe
Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Sipas
specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë
qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me
përjashtim të çarjes së mureve dhe suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.

Në vitin 1851 nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar
nga sizmologët, ka ndodhur edhe një cunami i vogël ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra duke
shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të Vlorës.

Gjatë shekullit të shkuar vendi ynë është përshkruar nga një valë tërmetesh, ku më i rëndi
konsiderohet ai i vitit 1905. Bilanci ka qenë tejet tragjik. Plot 200 viktima si dhe 500 njerëz të
plagosur, ndërkohë që janë regjistruar 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjerave iu
shkaktuan çarje të rënda, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje. Sipas sizmologëve,
lëkundjet e tërmetit me 9 ballë të shkallës rihter të 1 qershorit 1905 kanë tronditur qytetin e
Shkodrës dhe rrethinat si dhe një pjesë të konsiderueshme të veriut të vendit. Ndërkohë që gjatë
shekullit të 20-të janë regjistruar gjithashtu të tjera tërmete, mes të tjerëve ai i 24 gushtit 1924,
epiqendra e të cilit ishte qyteti i Peshkopisë duke shkatërruar afro 80% të shtëpive, me 44 të
vdekur dhe 119 të plagosur. Në vitet e komunizmit tërmeti i Dibër-Librazhd i 30 nëntorit 1967
shkatërroi 177 fshatra, si dhe gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 174 të. Karakteristikë e këtij
tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri
në 50 centimetra.

Aktiviteti sizmik në bregdetin lindor të Adriatikut dhe në


Ballkanin Perëndimor
Shënimet më të vjetra për tërmetet në territorin e bregdetit lindor të Adriatikut rrjedhin nga viti
361. Në këtë vit tërmeti katastrofal shkatërroi në tërësi qytetitn Cask në ishullin Pag të Kroacisë.
Bashk me një pjesë të ishullit që është fundos u zhduk edhe popullsia e këtij ishulli. Nga atëherë
në territorin e Ballkanit perëndimor janë shkaktuar edhe njië numër i madh i tërmeteve
katastrofale. Tërmeti katastrofal në vitin 518 shkatërroi në tërësi qykryeqytetin e Dardanisë
Skupin (Shkupi). Ky qytet është shkatërruar edhe në vitin 1555. Për herë të tretë Shkupi është
shkatërruar më 26. 07. 1963 kur humbën jetën 100 njerëz ndërsa 3000 të lënduar. Më 26.10.1969
Banjalluka ka qenë e shkatërruar nga një tërmet i fuqishëm.

Tërmet i fuqishëm kandodhur në vitin 1418 dhe ka shkatrruar qytetit Vrana afër Biogradit.
Tërmeti më katastrofal ka ndoshur në vitin 1667. Atëhërë Dubrovniku është shkatrruar dferi në
themel, dhe kan humbur jetën 5000 banorët e qytetit.
Tërmeti shkatërrimtarë më 30 nëntor të vitit 1968 ka shkatërruar Dibrën. Rethinën e Tivarit dhe
Ulqinit tërmeti i 3 nëntorit 1968 ka shkaktuar dëme të mëdha.

Në përgjithësi Dubrovniku është shkatërruar 12 herë, Zara 10 herë, Lubjana 5 herë, Shkupi 3
herë, Spliti 2 herë.

Matja e intensitetit të tërmeteve


Intensiteti i tërmetit varet nga disa faktorë siç janë sasia e energjisë së liruar, nga thellësia e
hipoqendrës, largësia e epiqendrës dhe nga ndërtimi i Korës së Tokës. Veprimi i tërmetit mund të
tregohet me ndihmën e shkallës së Merkal-Kanakal-Sibergut e cila i ka 12 shkallë që bazohet në
pasojat shkatrrimtare të tërmetit.

Ekziston edhe shkalla e "Rihterit" e cila shprehet me magnitudë nga 0 deri në 8 dhe bazohet në
matjen e energjisë së liruar me rastin e dridhjes (lëkundjes).

Shkenca e cila merret me studimin e tërmeteve quhet seizmologji. Edhe pse kjo shkencë ka
përparuar shum megjithëate vështirësitë janë të mëdha në parashikimin dhe pasojat e tërmeteve.

Instrumenti i cili shfrytëzohet për matjen dhe regjistrimin e tërmeteve quhet seizmograf, ndërsa
shënimet që i jep ky instrument quhet seismogram.

You might also like