You are on page 1of 18

Konceptet themelore në projektimin asizmik 77

3
KONCEPTET THEMELORE
NË PROJEKTIMIN ASIZMIK

3.1. HYRJE

Projektimi asizmik paraqet një prej lëmenjve më të ‘gjal-


la’ në këto 100 vjetët e fundit. Çdo tërmet ka qenë dhe është
një lloj udhërrëfyesi për hulumtime të reja lidhur me luftën
kundër këtij fenomeni.
Konceptimi apo filozofia e projektimit asizimik ka ndry-
shuar shumë gjatë një shekulli, duke e përvetësuar në fillim
forcën e tërmetit të njëjtë me atë të erës dhe duke përfun-
duar me qasjen e cila merr parasysh kapacitetin e vetë kon-
struksionit për reagim të favorshëm apo të disfavorshëm në
rast tërmeti.
Ky kapitull bën një prezantim të përmbledhur lidhur me
mënyrat e llogaritjes së forcës sizmike, si dhe qasjet e reja
në projektimin asizmik.
Vlen të përmendet që arkitektët dhe inxhinierët, edhe
një shekull përpara, në mënyrë intuitive kanë ofruar zgjidhje
të cilat në forma të modifikuara po përdoren edhe sot.

3.2. PROJEKTIMI ASIZMIK


RRUGËTIMI GJATË NJË SHEKULLI

Ballafaqimi me tërmetin është një sfidë që po përcillet


ndër shekuj, por lirisht mund të thuhet se konkluzionet më
të rëndësishme janë arritur në këto 100 vjetët e fundit, sido-
78 ARKITEKTURA SIYMIKE

mos pas tërmetit të San Franciskos (1906), tërmetit Messina


Reggio (1908) dhe atij të Tokios (1923).
Të tre këto tërmete kanë shkaktuar aq shumë dëme dhe
humbje në njerëz saqë shërbyen si alarm edhe për vendet
e tjera në mënyrë që të ndërrohen, rriten dhe plotësohen
standardet e ndërtimit në SHBA, Japoni, Itali dhe, rrjedhim-
isht, në të gjithë botën. Kodi normativ i parë i përmbledhur,
njihet ai i përpiluar nga një Komision italian dhe i botuar
pas tërmetit të vitit 1908, ku humbën jetën 160 000 njerëz.
Pas tërmetit Kanto, të vitit 1923, ku humbën jetën 140 000
njerëz, në Japoni filluan të aplikohen koeficientët sizmikë
për rritjen e sigurisë së objekteve si dhe u kufizua lartësia e
objekteve.
Tërmeti i San Franciskos pati më pak humbje në njerëz,
por shumë më tepër dëme materiale, gjë që nxiti shumë
studime të vlefshme, ndër të tjera edhe atë në Universite-
tin e atëhershëm të Standfordit. Këto studime rezultuan me
të dhëna lidhur me rëndësinë e periodës së objekteve dhe
karakteristikave të tjera dinamike në reagimin sizmik.
Inxhinierët, arkitektët dhe studiuesit e lëmenjve të tjera
filluan t‘i analizonin më seriozisht dëmet dhe sistemet mba-
jtëse, me qëllim të lansimit të ideve për sisteme të reja kon-
struktive që do t‘u rezistonin tërmeteve. Ky proces kreativ–
shkencor po zgjat tashmë mbi një shekull.
Në vazhdim është e udhës të përmendim qasjet kyçe në
projektimin asizmik gjatë periudhës së shkuar[1]:
• Qasja që ka mbizotëruar në fund të shekullit XIX
dhe fillim të atij XX ka qenë që forcat sizmike të përvetëso-
hen si ato të erës duke aplikuar konceptin e forcave statike.
• Fillimi i viteve ‘30 të shekullit XX shënon edhe hu-
lumtimet dhe rezultatet e para lidhur me karakteristikat
dinamike të strukturave. Këto hulumtime kanë çuar deri te
përfshirja në llogari sizmike edhe të faktorëve si perioda e
objektit dhe karakteristikat e tjera dinamike të objektit. Pra,
një hap përtej konceptit me forca statike.
• Hulumtimet e para lidhur me karakteristikat jolin-
eare të konstruksioneve, lidhjeve dhe materialeve filluan në
mënyrë simultane në shumë universitete të botës, duke fil-
luar nga vitet ‘50 të shekullit XX (vetëm në SHBA - University
of California, Berkeley; University of Illinois etj.). Koncepti i
Konceptet themelore në projektimin asizmik 79

duktilitetit për herë të parë është kodifikuar nga Asociacioni


i Inxhinierëve - Konstruktorë të Kalifornisë (Structural Engi-
neers Association of California) në vitin 1959 dhe u deshën
të kalojnë mbi dhjetë vjet që të propozohet metoda e pro-
jektimit të strukturave duktile nga inxhinierët e Zelandës së
Re.[1]
• Në vitet ‘70 ka filluar të kuptohet rëndësia e impli-
kimit të arkitekturës në reagim sizmik dhe atë, sidomos, pas
tërmetit të San Fernandos (1971).
• Hapi më i rëndësishëm është fillimi i përdorimit të
programeve/softuerëve kompjuterike/komerciale për ana-
lizën dhe llogarinë sizmike, në fillimin e viteve ‘80 të shekul-
lit XX, të cilat kanë lehtësuar llogaritjet dhe analizën e sis-
temeve komplekse konstruktive, por edhe kanë mundësuar
një hulumtim më të mirë të reagimit jolinear të strukturave.

3.3. NORMAT DHE RREGULLATIVAT


E SHKUARA, E TASHMJA DHE E ARDHMJA

Zhvillimi i sistemeve të reja strukturore është shoqëruar


edhe me përmirësimin e mënyrave dhe qasjeve në lloga-
ritjen e forcës sizmike. Krahas kësaj, janë bërë dhe bëhen
vazhdimisht plotësime dhe përmirësime të normave dhe
rregullativave të projektimit asizmik.
Kur flasim për normat e projektimit asizimik, zakonisht
iu referohemi atyre amerikane, japoneze apo të Zelandës së
Re, si vende të cilat kanë dhënë më së tepërmi në studimin
e fenomenit të tërmeteve.
Normat që sot përdoren në Evropë, apo siç quhen Euro-
code-t, janë prodhim i njohurive dhe përvojave shumëvjeçare
të ekspertëve evropianë. Eurocode-i ka respektuar parimin
e unifikimit të njohurive bashkëkohore në lëmin e projek-
timit sizmik, kështu që mund të thuhet se normat në botë
sot, në koncept janë shumë të ngjashme. Bile ekziston ten-
denca që të shkohet drejt unifikimit të emërtimeve të njëjta
të koeficientëve dhe termave profesionalë[2].
Informimi mbi rregulativat e projektimit asizmik duhet
të përfshijë një vend të veçantë në edukimin e arkitektëve të
rinj. Është interesant se, për shembull, rregullat për mbro-
80 ARKITEKTURA SIYMIKE

jtjen nga zjarri apo edhe për mbrojtjen e ambientit janë të


elaboruara mjaft mirë nga arkitektët, por kur është fjala për
rregullativat sizmike, situata qëndron pak më ndryshe. Edhe
pse konfiguracioni i objektit është evidentuar si faktor që ka
ndikim primar në reagimin sizmik, e që është drejtpërdrejtë
rezultat i idesë arkitekturale, arkitektët nuk iu referohen za-
konisht kodeve të cilat kanë të bëjnë me udhëzime asizmike.
Normativat paraqesin dokumente që janë produkt i
njohurive të mbledhura nga tërmetet paraprake. Janë një
përgjigje e mësimeve të nxjerra nga tërmeti i fundit.
Edhe pse në shikim të parë duket se të arriturat
teknologjike janë ato që udhëheqin përmbajtjen e normave
dhe kodeve, ndikimin më të madh në to e ushtrojnë faktorët
politikë. Niveli i zbatimit të tyre varet së pari nga niveli i or-
ganizimit të aparatit ekzekutiv shtetëror në implementimin
e normave dhe kodeve në praktikën e përditshme. Gjithash-
tu, mospërputhja ndërmjet kërkesave tekniko-shkencore
me ato ekonomike janë një faktor shtesë në arritjen e kon-
sensusit mbi masat asizmike që do të përfshihen në kode.
Paraqitja e rregullave të para për ndërtim në zonat
sizmike ndodhi pothuajse njëkohësisht në disa shtete. Në
SHBA, kjo ndodhi menjëherë pas tërmetit të San Franciskos
(1906), përkatësisht pas tërmetit të Santa Barbara-s (1925).
Çuditërisht, edhe përkundër 27 000 objekteve të rrënuara
nga tërmeti i San Franciskos, nuk u ndërmorën hapa insti-
tucionalë për kodifkimin e rregullave asizmike. Kjo mund të
ketë ndodhur edhe për shkak të faktit se mbi 80% e dëmeve
janë shkaktuar nga zjarri që ka rënë si pasojë e tërmetit,
ndërsa vetëm 10-20% e dëmeve kanë qenë pasojë e drejt-
përdrejtë e lëkundjeve sizmike.
Prandaj ky tërmet, në opinionin publik të asaj kohe ka
qenë i njohur më tepër si “Zjarri i Madh” sesa “Tërmeti i
Madh”.
Tërmeti i San Franciskos pati ndikim në rritjen e vetëdijes
lidhur me masat që duhet të ndërmerren për mbrojtjen nga
tërmeti, por siç u cek më sipër, nuk ndikoi në kodifikimin e
këtyre masave. Kjo ndodhi vetëm pas tërmetit të Santa Bar-
barës (1925).
Edicioni i parë i normave Uniform Building Code, i vitit
1927, përmban në vete një aneks, ku ceket se forca sizmike
Konceptet themelore në projektimin asizmik 81

që duhet të përdoret për llogaritje


është 7.5% e peshës së objektit, me
mundësi rritjeje deri në 10% në ter-
rene ku toka është e butë. Ky në fakt
është versioni i parë i metodës së For-
cave Statike Ekuivalente, metodë e
cila përdoret edhe sot.
Është me interes të theksohet se
sado që të jenë të avancuara, kodet
në përgjithësi janë të vjetra dhe çdo-
herë gjenden një hap pas tërmetit të
ardhshëm. Kjo më së miri shihet se si
në mënyrë kronologjike janë ‘përmirë-
suar’ kodet në SHBA pas çdo tërmeti.
Tërmeti i Long Beach-it (1933) ka
ndaluar ndërtimin e objekteve admin-
istrative me muraturë të paarmuar, si
dhe ka dhënë udhëzime dhe ndalesa
për lartësi të objekteve.
Tërmeti i Alaskës (1964) shënon
fillimin e përdorimit të ramave duktilë
▲3-1 Pamje pas tërmetit të San asizmikë.
Franciskos i vitit 1906 Përkundër avancimeve të mëdha në njohjen e
fenomeneve sizmike, tërmeti i San Fernandos (1971) befa-
soi mbarë komunitetin profesional. Tërmeti shkaktoi dëm-
time të shumta të objekteve, të cilat ishin ndërtuar konform
normave të deriatëhershme. Ky tërmet ishte një ‘mësim’ i
madh. Për herë të parë u vu re roli i konfiguracionit të ob-
jektit në reagimin sizmik apo roli i zgjidhjeve arkitektonike
në performancën sizmike të objekteve. U kuptua rëndësia
e shtangësive relative ndërmjet elementeve si trarët dhe
shtyllat, si dhe u qartësua reagimi i nyjeve, sidomos te kon-
struksionet nga çeliku. U pa qartë reagimi delikat i objekteve
me pllaka të rrafshta, saktësisht pa trarë.
Hulumtimet e para lidhur me karakteristikat jolineare
të konstruksioneve, lidhjeve dhe materialeve filluan në
mënyrë simultane në shumë universitete të botës, duke fil-
luar nga vitet ‘50 të shekullit XX (vetëm në SHBA - University
of California, Berkeley; University of Illinois etj.). Koncepti i
duktilitetit për herë të parë është kodifikuar nga Asociacioni
82 ARKITEKTURA SIYMIKE

i Inxhinierëve - Konstruktorë të Kalifornisë (Structural Engi-


neers Association of California) në vitin 1959 dhe u deshën
të kalojnë mbi 10 vjet që të propozohet metoda e projek-
timit të strukturave duktile nga inxhinierët e Zelandës së
Re[1]. Bëhet fjalë për metodën e njohur si projektim sipas
kapaciteteve.
Thënë me pak fjalë, kjo metodë bën ‘organizimin’ e hi-
erarkisë së dëmeve ashtu që kur forca inerciale e tejkalon
forcën e llogaritur, pra forcën projektuese, dëmet përqen-
drohen tek elementet të cilët nuk mund të çojnë deri te
kolapsi i objektit. Pra, elementet tjera mbajtëse me rëndësi
për stabilitetin e objektit do të pësojnë rrjedhimisht më pak
dëme.
Projektimi sipas kapaciteteve është qasja dominuese në
pothuajse të gjitha normat moderne për projektim në zona
sizmike.
Tërmeti i Loma Prieta (1989) dhe i Northridge (1994)
vërtetuan edhe njëherë se hulumtimet në këtë drejtim
duhet të shtohen edhe më tepër. Këto dy tërmete inicuan
përdorimin e izolimit sizmik dhe amortizatorëve tjerë të
forcës sizmike. Ato shërbyen po ashtu si një alarm i mirë se
kodet e deriatëhershme duhej të plotësoheshin sa më parë.
Trendet e reja po i bëjnë presion kodeve në mënyrë që ▲3-2 Tërmeti Loma Prieta
të përvetësohen metoda më racionale dhe të unifikuara 1989, SHBA
në analizat sizmike, si
dhe që të përvetësohet
qasja e ashtuquajtuar
‘performance based’,
përkatësisht që në pro-
cesin projektues një vend
të rëndësishëm të zënë
parashikimet mbi per-
formimin e objekteve.
Ndërhyrjet në norma
në SHBA janë shumë të
shpeshta dhe pothu-
ajse përcjellin ngjarjet
në fushën shkencore.
Sidoqoftë, profesionistët
shprehin vazhdimisht
Konceptet themelore në projektimin asizmik 83

shqetësimin se konceptimi i kodeve nuk po shkon paralelisht


me kërkesat e projektimit të përditshëm. Debati që shkon
në favor të thjeshtëzimit vazhdon dita-ditës. Kritikët argu-
mentojnë se kodet komplikohen në mënyrë të panevojshme
dhe kanë dështuar të komunikojnë atë çfarë është edhe qël-
limi i normave dhe rregullativave. Ekzistojnë shqetësime se
kodet janë bërë tepër restriktive saqë shpesh bien ndesh me
projektimin e shëndoshë apo të logjikshëm inxhinierik.
Historia e kodifikimit të rregullave sizmike në Japoni
është mjaft interesante. Edhe pse një territor me rrezik të
përhershëm nga lëkundjet, normat dhe rregullat sizmike
janë reviduar shumë rrallë. Kodifikimi i rregullave për ndër-
tim në zona sizmike në Japoni filloi në vitin 1924, kur ligji
i atëhershëm i ndërtimit u revidua si pasojë e tërmetit
shkatërrues të vitit 1923 (tërmeti i Kantos). Ky ligj, përveç
tjerash, rekomandonte përdorimin e koeficientit sizmik në
vlerë prej 0.1; pra, forca sizmike të jetë 10% e masës së ob-
jektit. U desh të kalonin mbi 25 vjet që të bëhen ndërhyrje
të tjera në kod dhe koeficienti sizmik u përvetësua në vlerën
0.2. Një ndryshim i madh, i cili nuk ka ndikuar në mënyrë të
llogaritjes, pasi që rritja e forcës sizmike është përcjellë me
rritjen e vlerave të nderjeve të lejuara për materiale.
Ndryshimi më radikal i normave sizmike ka ndodhur në
vitin 1981, si pasojë e disa tërmeteve që shkatërruan edhe
objektet e ndërtuara konform të gjitha normave të asaj
kohe. Tërmetet Tokaçi-oki (1968) dhe Mijagiken-oki (1978)
ishin ato që alarmuan institucionet japoneze për nevojën e
normave të reja sizmike. Pika qendrore që karakterizon nor-
mat e vitit 1981 është se u propozua implementimi i pro-
jektimit në dy faza. Është ruajtur projektimi konvencional i
deriatëhershëm me disa modifikime, si projektim që do të
shërbejë për fazën e parë, përkatësisht që do t’i drejtohej
sigurisë dhe përdorshmërisë së objekteve në rast të tërme-
teve mesatare. Faza e dytë e projektimit është shtuar me
qëllim që të garantojë siguri kundër tërmeteve të fuqishëm.
Tërmeti i Kobes (1995) apo siç quhet, Hyogaken-nanbu,
ka sjellë shkatërrime të papritura, si në njerëz ashtu edhe në
dëme materiale.
Nga ky tërmet u nxorën shumë leksione qoftë lidhur
me mënyrën e reagimit në çastet e para të tërmetit, lidhur
84 ARKITEKTURA SIYMIKE

me lëshimet gjatë analizave sizmike apo edhe nevojën për


futjen e teknologjive të reja. Kështu, 80% e të gjithë objek-
teve të izoluara sizmikisht në Japoni, u realizuan pikërisht në
rajonin e Kobes.
Në Evropë pothuajse janë bartur të arriturat në SHBA,
Japoni apo Zelandën e Re. Janë përcjellë njohuritë dhe u
janë përshtatur kushteve vendore. Studiuesit evropianë pa
dyshim që kanë dhënë kontributin e vet në këto hulumtime,
duke prodhuar normat evropiane me emrin EUROCODE.
Për hapësirën ballkanike, datë me rëndësi është tërmeti
i Shkupit (1963) i cili, përveç dëmtimeve të mëdha dhe vik-
timave në njerëz, pati edhe një ndikim në rritjen e vetëdijes
dhe investimeve në fushën e hulumtimeve në inxhinierinë e
tërmeteve.
Prezantimi i mësipërm i
ndërtimit historik të njohurive
mbi tërmetin ka për qëllim të
na bëjë të kuptojmë se çdo
tërmet është një ‘nen i ri’ në
normat e vendit ku ai ndodh,
një nen i cili zëvendëson ‘nenin
e vjetër’ që u tregua i gabuar
në rastin e tërmetit më të ri.
Kjo tregon se tërmeti mbetet
ende një fenomen tejet i avan-
cuar për njeriun dhe shtresimi
i kodeve me rregulla të reja do
të krijojë animozitet ndaj lëmit
së inxhinierisë sizmike, siç edhe
ka krijuar deri tani. Tërmeti ▲3-3 Tërmeti i Kobes (Japoni) 1995
duhet të trajtohet në nivelin e vet thelbësor dhe konceptual,
duke respektuar rregullën bazë se forca inerciale është pro-
dhim i masës dhe nxitimit, si dhe se shpërndarja simetrike e
shtangësive do të thotë shpërndarje simetrike e forcës siz-
mike.
Prej këtu duhet të nisemi.
Konceptet themelore në projektimin asizmik 85

3.4. EUROCODE 8
FUSHA E ZBATIMIT DHE KËRKESAT THEMELORE

Para një çerek shekulli, shtetet e Bashkimit Evropian


kanë nisur një detyrë të rëndësishme, të ndërlikuar, afatg-
jate, por edhe revolucionare: që për fushën e gjerë të ndër-
timtarisë, të punohen standarde të unifikuara me anë të të
cilave do të barazoheshin kushtet e projektimit dhe, rrje-
dhimisht, ndërtimit në Evropën e bashkuar. Thuhet detyrë
revolucionare pasi që pranimi i standardeve të reja nënk-
upton ndalimin e përdorimit të standardeve dhe normave
vendore. Pra, ndalimi i standardeve që në disa vende janë
përdorur edhe mbi gjysmë shekulli dhe që kanë qenë për
një kohë të gjatë reprezent i cilësisë dhe sigurisë në fushën
e ndërtimtarisë. Vlen të përmenden standardet gjermane
DIN, standardet angleze BS dhe ato zvicerane SIA.
Normat që do të aplikohen në tërë territorin e Evropës
së bashkuar kanë marrë emrin Eurocode për struktura
(structural eurocodes). Eurocode-i përfshin rregullat dhe
kushtet e projektimit për të gjitha llojet e strukturave, duke
përfshirë ato nga betoni (EC2), çeliku (EC3), mikste çelik-be-
ton (EC4), druri (EC5), muratura (EC6), strukturat gjeotekni-
ke (EC7), alumini (EC9), por edhe projektimi i strukturave në
zonat sizmike që quhet EUROCODE 8.
Dokumenti i parë i EC8, me titull ENV 1998, i cili ka sta-
tusin e paranormës (pre-standard), ka dalë nga shtypi në fil-
lim të vitit 1995[2] dhe që nga ai moment është dokument i
cili përdoret paralelisht me normat vendore. Eurocode 8 do
ta ndërrojë shpejt statusin e paranormës (pre-standard) në
të ashtuquajturin Standard Evropian (EN). Ky është tashmë
obligim për vendet e Bashkimit Evropian dhe për të gjithë
ato vende që synojnë t’i bashkëngjiten atij.
Eurocode 8 përdoret në projektimin dhe ndërtimin e
ndërtesave dhe objekteve të tjera ndërtimore në zonat e
rrezikuara nga tërmetet, me qëllim që:
• Të ruhet jeta e njerëzve (të pengojë kolapsin e
strukturave);
• Të kufizohen dëmtimet;
• Objektet e rëndësishme për sigurinë e njerëzve të
jenë të përdorshëm edhe pas tërmetit.
86 ARKITEKTURA SIYMIKE

Objektet speciale, si centralet bërthamore dhe pendat e


mëdha janë jashtë domenit të EC8.
Qëllimet e mësipërme arrihen duke dimensionuar dhe
detajuar elementet strukturore, duke kombinuar rezist-
encën dhe duktilitetin në mënyrë që të garantojnë faktor të
sigurisë (1.5-2.0) kundrejt kolapsit apo humbjes së aftësisë
mbajtëse. Kufizimi i dëmtimeve është arritur duke limituar
zhvendosjet e përgjithshme të strukturës, me çka ruhet in-
tegriteti i të gjitha elementeve dhe në këtë mënyrë zvogëlo-
hen dëmtimet[3].
Sidoqoftë, qëllimi përfundimtar nuk duhet të jetë vetëm
‘shpëtimi’ i objektit dhe njerëzve, por edhe i përmbajtjes së
tij, instalimeve, fasadës dhe të gjitha të mirave të cilat për-
bëjnë pjesën më të madhe të kostos së objektit.
Gjatë llogaritjes, për bazë merret tërmeti me periodë
kthyese prej 475 vjetësh, përkatësisht shpejtimi që i korre-
spondon atij tërmeti. Kjo do të thotë që një tërmet i tillë
mund të përsëritet çdo 475 vjet dhe se për 50 vjet jetëzg-
jatjeje të objektit, probabiliteti që të ndodhë tërmeti është
vetëm 10% (formula e Possonit: p=1 – e-L/T, ku L=50 vjet,
T=475 vjet).
Në mënyrë që të kufizohen dëmet, me norma është ku-
fizuar zhvendosja anësore e objektit.
Kërkesa më strikte lidhur me kufizimin e dëmeve mund
të kërkohen nga investitori, por çdo qasje asizmike për ku-
fizimin e dëmeve rrit edhe koston e objektit. Pra, duhet
të kombinohen tre parametra: probabiliteti i ndodhjes së
tërmetit >10%, kostoja e dëmeve të mundshme dhe kostoja
e ndërhyrjeve asizmike shtesë.
Pika kyçe në normat EC 8 është se si koncept projek-
tues futet projektimi sipas kapaciteteve. Me rëndësi është
po ashtu marrja në konsideratë e aftësive të strukturës për
reagime joelastike dhe kjo bëhet duke reduktuar forcën siz-
mike që vepron në objekt me anë të faktorëve për reduktim
apo faktorëve të sjelljes (q), që janë të lidhur drejtpërdrejt
me duktilitetin e strukturës.
Projektimi sipas kapaciteteve, si një instrument i veçantë
në EC8, përdoret në mënyrë që të sigurojë hierarkinë e
nevojshme të rezistencave dhe shtangësive ndërmjet el-
ementeve strukturore, duke siguruar deformime joelastike
Konceptet themelore në projektimin asizmik 87

vetëm në ato zona dhe elemente të cilat janë të afta për


sjellje duktile dhe disipim të energjisë, ndërkaq pjesa tjetër
e strukturës mbetet në domenin e reagimit elastik.

3.5. PROJEKTIMI SIPAS KAPACITETEVE

Kjo formë e projektimit paraqet një qasje tashmë të


pranuar nga të gjitha normat bashkëkohore të projektimit
dhe konsiderohet një armë moderne dhe e zgjuar në luftën
kundër tërmetit.
Ajo nënkupton ‘dorëzimin’ sukcesiv - hierarkik të struk-
turës ndaj tërmetit, duke e përqendruar dhe ‘shpenzuar’
forcën sizmike në elemente të cilat nuk e rrezikojnë integ-
ritetin e strukturës në tërësi. Në këtë mënyrë, elementet
kryesore mbajtëse, si shtyllat dhe muret, mbesin linja e
fundit e mbrojtjes. Kjo nënkupton që elementet vertikale
mbajtëse duhet të jenë më të shtangëta, të armuara me ku-
jdes, kundrejt trarëve, të cilët duhet ti ‘dorëzohen’ të parët
tërmetit. Ky koncept është emërtuar shkurt: ‘shtylla të forta
– trarë të dobët’.

a) b) c)

▲3-4 a) Strukturë e favorshme; b) strukturë e pafavorshme – trarët më


të shtangët sesa shtyllat; c) rasti ideal, ku shtyllat janë më të shtangëta
sesa trarët

Kuptohet që ‘trarët e dobët’ nënkuptojnë dobësinë e


tyre vetëm ndaj shtyllave dhe tërmetit, por kurrsesi ndaj for-
cave gravituese, kështu, përveç rezistencës ndaj përkuljes,
duhet të kenë edhe duktilitet të mjaftueshëm në mënyrë që
të ketë kapacitet për deformime plastike.
Shtyllat duhet të ‘dorëzohen’ të fundit, pasi që edhe
dëmtimet e vogla mund të konsumojnë aftësinë mbajtëse
të tyre, gjë që e rrezikon objektin në tërësi.
88 ARKITEKTURA SIYMIKE

Duhet të identifikohen elementet që do të shërbejnë si


disipues të energjisë sizmike dhe, konform kësaj, edhe të di-
mensionohen dhe armohen.

a) b) c)

▲3-5 a) Veprimi i forcës sizmike; b) formimi i nyjave plastike; c) pozi-


cionimi i pafavorshëm i nyjave plastike në shtylla.

Detajizimi i armimit luan rol kyç në krijimin e strukturave


me duktilitet të mjaftueshëm. Identifkimi i zonave ku mund
të formohen nyjat plastike është i një rëndësie të veçantë

a)

b) c)

▲3-6 a) Trarët më të shtangët sesa shtyllat - Kobe, Japoni (1995); b) detajizim i dobët i shtyllës - 4 shufra
vertikale dhe stafat horizontale të vendosura rrallë - Christchurch, Zelandë e Re (2010); c) detajizim i dobët i
armaturës së shtyllave, mungesa e stafave më të shpeshta - Olive view hospital, San Fernando, SHBA (1971).
Konceptet themelore në projektimin asizmik 89

pasi që pikërisht këto zona dhe nyja duhet të detajohen me


kujdes.
Te shtyllat duhet të shpeshtohet armatura horizontale
në mënyrë që t’i evitojmë thyerjet e brishta të shtyllave dhe
që me zhveshjen e shtresës mbrojtëse të betonit, të pengo-
het deformimi i shufrave hori-
A A zontale (fig 3-7). Ndërkaq, në
A-A
trarë, për shkaqe praktike të
ankerimit të armaturës, nyjat
plastike duhet t’i zhvendosim
min 1.0m nga vendi i lidhjes shtyllë-tra,
(shpeshtohen stafat rreth zonave
te nyjave te mundshme plastike)
ku ato zakonisht paraqiten.
Sigurimi i konceptit ‘shtylla
të forta dhe trarë të dobët’
mund të realizohet edhe me
zvogëlimin e sasisë së arma-
turës në trarë kundrejt asaj në
shtylla.
▲3-7 Armimi karakteristik i shtyl-
lave në zona sizmike - vendosja e
stafave të dyfishta-trefishta dhe
shpeshtimi në zonën e nyjave të 3.6. METODAT INXHINIERIKE TË ANALIZËS SIZMIKE
mundshme plastike
Metodat e analizës sizmike ndahen tradicionalisht në
metoda lineare dhe jolineare. Metoda lineare e analizës
merr parasysh linearitetin e deformimeve të strukturës si
dhe ngarkesave që veprojnë në të. Pra, nisen nga supozi-
mi i ndërvarësisë lineare të deformimeve në strukturë dhe
forcës vepruese sizmike. Është metodë që zakonisht përdo-
ret në projektimin asizmik dhe është e parapëlqyer nga shu-
mica e inxhinierëve, duke u nisur nga fakti i thjeshtësisë së
konceptit linear; pra, që madhësia e deformimeve varet nga
madhësia e forcës.
Analiza lineare mund të jetë analizë lineare statike dhe
analizë lineare dinamike.
Analiza lineare statike e shndërron fenomenin dinamik
të tërmetit në problem statik, duke e thjeshtësuar kështu
llogarinë. Përdoret në analizën e objekteve me konfigura-
cion të thjeshtë, që kanë simetri planare dhe vertikale.
Analiza lineare mund të bëhet edhe duke marrë para-
90 ARKITEKTURA SIYMIKE

sysh aspektin dinamik të veprimit të tërmetit, përkatësisht


karakteristikat dinamike të objektit, siç janë, p.sh., perio-
dat e lëkundjeve, duke përfshirë kështu më tepër të dhëna
rreth reagimit dinamik të strukturës ndaj tërmeteve. Kjo lloj

3.6.1. Metoda e forcave statike ekuivalente


Është metoda më e thjeshtë e llogaritjes së efektit të tër-
metit në objekte. Koncepti bazë i kësaj metode është që forcën
e tërmetit e koncepton si forcë statike, të cilën e shpërndan
të veprojë në nivele të kateve, pra në nivel të diafragmës. E
thjeshton problemtikën dinamike duke e shndërruar në statike.
Llogaritja e forcës sizmike bëhet sipas shprehjes:
F= Sd x W, ku W është pesha e objektit, ndërsa Sd=α x S x
β/q është madhësi e cila varet nga shpejtimi, perioda e objektit
dhe karakteristikat e truallit, vlerë që fitohet nga spektri i re-
agimit (shih Kapitullin 2).
Faktori q quhet faktori i sjelljes dhe varet nga lloji i struk-
turës asizmike me vlerë prej 1.5-5.0.
Siç shihet, forca sizmike është dhënë si përqindje e peshës
së përgjithshme të objektit.
Forca e fituar shpërndahet në mënyrë lineare në nivele-
kate me shprehjen:
Fi=F x {Wi x Hi/ΣWi x Hi}, ku Fi është forca e llogaritur për
katin e caktuar, Wi është pesha e katit, kurse Hi është lartësia
e katit.
Tek objektet mbi 5 kate, kati i fundit ngarkohet me 15%
të forcës së përgjithshme të fituar, në mënyrë që të përfshihet
rritja e shpejtimeve në katet e fundit të strukturës, shpejtime
që rriten me lartësi.
Kjo metodë
përdoret për objek- F5
te të rregullta me F4
lartësi të kufizuar.
Tek objektet F3
tjera, me konfigu- F2
racione të par-
F1
regullta dhe lartësi
më të madhe, lloga-
ria sizmike duhet të F
bëhet duke marrë
parasysh natyrën
dinamike të tërmetit dhe kapacitetin deformues të strukturës.
Konceptet themelore në projektimin asizmik 91

3.6.2. Analiza lineare dinamike


Përdoret në rastin e objekteve me parregullsi të theksuara
në shpërndarje të masës dhe shtangësisë. Reagimi dinamik
sizmik i strukturës përshkruhet nëpërmes formave të lëkund-
jeve, si në figurën e mëposhtme (tri format e para të lëkund-
jeve). Sa më fleksibile të jetë struktura, aq më të theksuara
dhe komplekse janë format e lëkundjes.

T1 T2 T3

Analiza lineare dinamike përdoret që të përcaktohet ndikimi


i secilës formë të lëkundjes në reagimin sizmik të strukturës.
Nëse struktura lëkundet vetëm në formën e parë, atëherë
për analizë mund të përdoret metoda e forcave statike ekuiv-
alente, e sqaruar më lart. Falë softuerëve komercialë, analiza
lineare dinamike është bërë një metodë rutinë dhe përdoret
edhe në rastet e objekteve simetrikë dhe të rregullt. Këtu
duhet pasur kujdes me të dhënat hyrëse që kanë të bëjnë
me karakteristikat e lëkundjes së truallit. Interaksioni struk-
turë-lëkundje e truallit përshkruhet me anë të spektrave të
reagimit (Kapitulli 2).

analize quhet analizë modale dhe përdoret më tepër për


trajtimin sizmik të strukturave me konfiguracione të parreg-
ullta.
Përkundër kompleksitetit të saj, analiza jolineare sizmike
i është ofruar opinionit të gjerë inxhinierik falë softuerëve
për llogaritje të strukturave, të cilët mundësojnë analiza të
tilla edhe për struktura komplekse. Koncepti bazë i analizës
jolineare është se merr parasysh ndryshimin e shtangësisë
së strukturës gjatë lëkundjes. Elementet strukturore lloga-
riten duke analizuar deformimet dhe jo forcën. Normat
92 ARKITEKTURA SIYMIKE

e trajtojnë akoma analizën jolineare më tepër si mjet për


parashikimin e reagimit të objekteve jostandarde dhe atyre
ekzistuese, ndërsa më pak si metodë të zakonshme për ana-
lizë.
Edhe analiza jolineare mund të jetë analizë jolineare
statike dhe analizë jolineare dinamike.
Analiza jolineare statike definohet me metodën e qua-
jtur ‘pushover’, e treguar në shembullin e mëposhtëm,
dhe shërben që projektuesve t’ju sqarojë transformimin e
reagimit sizmik gjatë lëkundjeve si dhe identifikimin dhe
kontrollin e nyjave të dobëta të cilat mund ta shndërrojnë
strukturën në një mekanizëm jostabil.
Analiza jolineare dinamike bën kombinimin e lëkundje-
ve të regjistruara të tokës me modelin e detajuar strukturor,
çka mundëson rezultate mjaft të sakta.
Analiza jolineare dinamike, e quajtur ndryshe ‘time
history’, është për momentin metoda më e sofistikuar për
analizën e reagimit sizmik të objekteve. Përdoret më tepër
për analiza eksperimentale apo për objekte të rëndësisë
së veçantë dhe me konfiguracion jostandard. Thjeshtë, një
analizë ‘time history’ jep reagimin e strukturës, zhvendosjet
e saj në çdo moment të veprimit të tërmetit referent.
Normat rekomandojnë që në analizën ‘time history’ të
merren parasysh disa termete (të regjistruar), në mënyrë që
të fitohen më tepër të dhëna rreth reagimit të strukturës,
çka do ta rrisë probabilitetin e reagimit pozitiv në tërmetet
e ardhshme. Vlen të theksohet se niveli i kompleksitetit të
analizës te projektuesi pa përvojë të mjaftueshme, mund të
krijojë një besim të rremë në saktësinë e rezultateve. Vlera
kryesore e analizës dinamike jolineare është se mund të
përdoret si mjet i mirë për hulumtime dhe si mjet kontrol-
lues i strukturave të rëndësisë së veçantë, të projektuara
me metodat më pak të sofistikuara.
Konceptet themelore në projektimin asizmik 93

3.6.3. Analiza jolineare statike - “Pushover”

Gjatë tërmetit struktura e ndërron shtangësinë e vet dhe


në momente të ndryshme të veprimit të tërmetit, struktura
do të ketë skema të ndryshuara statike. Struktura deformohet
dhe në këtë mënyrë forcat që veprojnë në objekt ripoziciono-
hen duke mbingarkuar elementet e caktuara mbajtëse.
Analiza jolineare ‘pushover’ merr parasysh pikërisht këtë
riprojektim të strukturës gjatë tërmetit. Koncepti bazë i ana-
lizës ‘pushover’ është ngarkimi i strukturës me forca anësore

1 2
GJENDJA FILLESTARE E STRUKTURES JOLINEARITETI I PARE-Deformimi i shtangimit
nga shtypja-nderron shtangesia e struktures

3 4
GJENDJA E DEFORMUAR-Shufra e JOLINEARITETI I DYTE-Keputja e shufres
deformuar nuk ndihmon shtangesine e shtanguese nga terheqja-nderron shtangesia
struktures e struktures

5 6
GJENDJA E DEFORMUAR-Shufra ne JOLINEARITETI I TRETE-Deformim total i
terheqje e larguar-stabiliteti anesor shufres shtanguese nga shtypja-struktura ne
dukshem i zvogeluar prag te kolapsit

derisa të mos paraqiten nyjat e dobëta, të cilat ‘krijojnë’ një


strukturë të re me shpërndarje tjetër të forcave në të. Struk-
tura pastaj ‘shtyhet’ (push - ang.) përsëri me forca anësore
derisa të ‘zbulohen’ pikat e tjera të dobëta. Ky proces vazh-
don derisa të definohet në tërësi skema e deformimit të
strukturës.
Edhe pse metodë e sofistikuar, nuk është e përshtatshme
të përdoret për objekte me konfiguracione komplekse, për të
cilat janë të rezervuara metodat jolineare dinamike.
Skema e mësipërme tregon ngarkimin sukcesiv të struk-
turës dhe rrjedhimisht fazat e jolineariteteve, skemë që për-
doret në analizën ‘pushover’. Çdo ngarkim ndërron skemën
statike të strukturës dhe shtangësinë, deri në shkatërrimin e
saj total.
94 ARKITEKTURA SIYMIKE

LITERATURA

[1] FEMA 454 Designing for Earthquakes - A MANUAL FOR ARCHI-


TECTS/ December 2006.
[2] Otani Sh. Historical development of building codes in Japan
- expert meeting on ‘Anti-seismic building code dissemination
project for housing earthquake safety initiative’ - January 17-19,
2007 - Kobe, Japan.
[3] EC8-Deo 1-1 Seizmička dejstva i opšti zahtevi za konstrukcije.
Građevinski fakultet Univerziteta u Beogradu 1997.
[4] Fardis M., Carvalho E., Elnashai A.,Faccioli E.,Pinto P.,Plumier
A. Designers guide to EN 1998-1 and EN 1998-5 Eurocode 8: de-
sign of structures for earthquake resistence.

You might also like