You are on page 1of 42

Efekti i tërmetit në objekte 35

2
EFEKTI I TËRMETIT
NË OBJEKTE

2.1 HYRJE

Mënyra sesi reagojnë objektet në veprimin e forcës siz-


mike varet nga shumë faktorë, të cilët përveç që ndërlidhen
me natyrën e lëkundjeve të tokës, varen edhe nga karakter-
istikat e vet objektit, duke përfshirë këtu sistemin strukturor
mbajtës, materialet e përdorura, mënyrën e ndërtimit etj.
Pra, ky kapitull shpjegon sesi atributet e caktuara të
tërmetit ndikojnë në mënyrën e reagimit të objektit, por
edhe në ç’masë karakteristikat strukturore mund të ndiko-
jnë në këtë reagim. Ndërlidhja e këtyre karakteristikave për-
cakton performimin e (jo)suksesshëm të një objekti gjatë
tërmetit.
Pa u ndalur shumë në burimet e fenomeneve fizike, që
qëndrojnë pas disa karakteristikave dinamike të objekteve,
kapitulli sqaron në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë karak-
teristikat themelore të lëkundjeve të tokës që mund të kenë
ndikim në objekte, por edhe karakteristikat dinamike të el-
ementeve dhe sistemeve mbajtëse, të cilat ndikojnë në re-
agimin e mirë apo të keq të objektit.
Objektet, pavarësisht cilësisë së projektimit, nuk kanë
ndikim në intesitetetin, kohëzgjatjen dhe natyrën dinamike
të tërmetit, faktorë këto determinues për reagimin e suk-
sesshëm të strukturës. Sidoqoftë, siç do të shohim edhe në
vijim, krahas llogarisë dhe analizave të mira statike dhe dina-
mike, kombinimi i faktorëve si konfiguracioni, forma, mad-
hësia, lartësia, materialet e përdorura së bashku prodho-
jnë karakteristikat dinamike të objektit dhe kanë ndikim të
36 ARKITEKTURA SIZMIKE

madh në mënyrën sesi objekti do të reagojë gjatë tërmetit.


Të gjithë këta faktorë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo
të tërthortë, janë në duart e arkitektit dhe paraqesin një
aleat të mirë për kontrollimin e reagimit sizmik.
Efekti i tërmetit në objekte 37

2.2. FORCAT INERCIALE

Forcat inerciale paraqesin thelbin e kuptimit të mënyrës


sesi tërmeti i godet strukturat. Gjatë tërmetit objektet nuk
goditen nga forcat e jashtme, si p.sh., era apo ndonjë forcë
tjetër e natyrës koncentrike apo sipërfaqësore, por nga for-
cat e inercisë, të gjeneruara përbrenda strukturës e që vijnë
si pasojë e lëkundjes së objektit, gjegjësisht masës së tij. Siç
u theksua më lart, masa, forma dhe në përgjithësi konfigu-
racioni i objektit, janë faktorë determinues për këto forca.
Nga fizika e dimë që forcat inerciale krijohen atëherë
kur një forcë e jashtme vepron mbi një objekt dhe tenton ta
lëvizë atë (fig. 2-1). Forca inerciale, si e tillë, lidhet me ligjin
e dytë të Newton-it, i cili thotë se një forcë e inercisë është e
barabartë me masën shumëzuar me nxitimin, pra F = m x a.
Nxitimi a paraqet ndryshimin e shpejtësisë së valëve siz-
mike që veprojnë në objekt, në varësi të kohës dhe është
funksion i natyrës së tërmetit. Në anën tjetër, masa m është
atribut i objektit e jo i tërmetit. Ajo paraqet ekuivalentin e
peshës së objektit. Nga ky përkufizim i masës, kuptohet fare
qartë logjika e veprimit të forcave inerciale në objekt.
Forca inerciale

Nxitimi (a)

▲2-1 Forca inerciale si reagim ndaj nxitimit të truallit.

Pra, nëse masa e objektit është më e vogël, rrjedhimisht


kuptohet që edhe forca inerciale që vepron në objekt është
më ë vogël. Ky duhet jetë një lloj udhërrëfyesi për të gjithë
arkitektët që projektojnë në zona sizmike. Pra, qëllimi është
të projektohen objekte sa më të lehta.
38 ARKITEKTURA SIZMIKE

Sidoqoftë, praktika dëshmon se objektet në zona siz-


mike janë mjaft të rëndë. Materialet që përdoren për ndër-
tim janë tullat, gurët dhe betoni, çfarë ndikon dukshëm në
rritjen e masës së objektit dhe rrjedhimisht, edhe forcës siz-
mike së cilës objekti duhet t’i rezistojë. Në këto raste është
e preferueshme të ndërhyhet në muret ndarëse, që mund
të zëvendësohen me materiale më të lehtë, si druri, gipsi,
alumini apo çeliku.
Po t’i referohemi formulës së Newton-it për forcat iner-
ciale, shihet që nxitimi, në fakt, përcakton pjesën apo për-
qindjen e masës së objektit që duhet të rezistohet si forcë
anësore.
Nxitimi pasqyrohet edhe në raport të nxitimit të grav-
itetit g (9.81m/sek2). Tërmete të lehta konsiderohen ato me
nxitim 0.1g. Tek ne zakonisht projektohet për vlera të nxiti-
mit prej 0.15-0.35g.
Në momente shumë të shkurtra, pra është fjala për
pjesë të sekondës, gjatë tërmeteve të fuqishme nxitimi
mund të arrijë vlerën edhe mbi 1.0g [2].
Përkundër faktit se forcat inerciale dallojnë nga forcat e
tjera që veprojnë në struktura, mund të nxirret një analogji
ndërmjet tyre. Forcat e gravitetit që veprojnë në objekt kanë
drejtim vertikal dhe veprojnë në qendrën e masës së objek-
tit (Cm) apo elementeve të tij. Po ashtu mund të pranohet
se edhe forcat inerciale veprojnë në qendër të masës së el-
ementeve (Cm), jo vetëm në drejtimin horizontal, por edhe
në atë vertikal, falë natyrës ‘kaotike’ të lëkundjes së tokës.
Komponentja vertikale e tërmetit nuk është dominuese dhe
për këtë arsye nuk merret shpesh parasysh gjatë llogaritjes.
Kujdes shtesë duhet të tregohet në rastet e elementeve
që janë të ndjeshëm ndaj lëkundjeve vertikale, siç janë ob-
jektet të tipit konsol (ballkonet, strehat etj.) dhe elementet
me hapësira të mëdha statike (trarët, pllakat etj.).
Për të thjeshtësuar llogarinë e forcave sizmike (inerciale)
praktikohet që masat të përqendrohen në nivel të kateve,
aty ku në të vërtetë edhe është e përqendruar pjesa më e
madhe e peshës së objektit (fig. 2-2). Shkalla e thjeshtimit
(diskretizimit) të modelit për llogari shkon deri te një konsol,
me masa të përqendruara në nivel të kateve (fig. 2-3). Në
fig. 2-3 vërehet që forcat vijnë duke u rritur në lartësi më të
Efekti i tërmetit në objekte 39

madhe, gjë që është rrjedhojë e faktit se nxitimi në objekt


rritet në varësi të lartësisë. Pra, katet më të larta pësojnë
nxitim më të madh sesa katet e poshtme.
Nga shprehja për forcat inerciale F = m x a, kuptohet që
me rritjen e nxitimit rritet edhe forca inerciale.

a) b)

Cm Cm

c) d)

▲2-2 a), b) Forca inerciale e shpërndarë në elemente në varësi nga


masa e tyre - pamje në aksionometri dhe në bazë;
c), d) Thjeshtimi i veprimit të forcës inerciale - një masë e përqen-
druar në kate – nivele;

Një ndryshim më i theksuar është me forcat e erës, që


konsiderohen forca të jashtme dhe sipërfaqësore, intensiteti
i të cilave varet nga sipërfaqja ku vepron era, lartësia gjeo-
grafike, pozicioni i objektit etj. Edhe pse veprimi i erës mund
të konsiderohet si veprim dinamik, ku intensiteti ndërron
me kohën, natyra ciklike e tërmetit i bën këto forca të ndry-
shme.
m3 m3
Fi3 Fi3
h3 h3
▲2-3 Fi2
m2
Fi2
m2
a) Modeli i thjeshtësuar për lloga-
ritje -rama me masa-forca iner- h2 h2
m1 m1
ciale të përqendruara në nivelin e Fi1 Fi1
kateve; h1 h1
b) Diskretizimi përfundimtar i mod-
elit - një konsol me masa-forca a) b)
inerciale të përqendruara në nive-
lin e kateve;
40 ARKITEKTURA SIZMIKE

2.3. PERIODA E LËKUNDJEVE DHE REZONANCA

Gjatë tërmeteve, të gjitha strukturat reagojnë me


lëkundje që burojnë nga karakteristikat e vetë objektit dhe
terrenit ku objekti është inkastruar. Lëkundjet para-prapa
kanë një kohëzgjatje të caktuar. Pra, duhet të kalojë një in-
terval kohor derisa lëkundja të përsëritet prapë.
Koha që nevojitet për përfundimin e një cikli të lëkund-
jve quhet periodë e lëkundjeve (T). Perioda matet me se-
konda.
Frekuenca në anën tjetër, një madhësi po ashtu e rëndë-
sishme, paraqet inversen e periodës, pra numrin e cikleve të
kryera brenda sekondës. Matet me Herz (1Hz=1cikël/sek).
P

A
t(sek)

Perioda (T)

▲2-4 Prezantimi grafik i periodës së lëkundjeve (T - perioda, t - koha në sekonda, A - amplituda).

Perioda dhe frekuenca paraqesin karakteristika me


rëndësi të valëve sizmike dhe strukturave ndërtimore. Pra,
perioda përveç se bën përshkrimin e natyrës së valëve siz-
mike, është një tregues i mirë mbi tërmetin dhe është mad-
hësi me rëndësi për përcaktimin e forcave sizmike.
Perioda në objekte varet nga shumë faktorë, si tipi i kon-
struksionit, materiali, lartësia, gjerësia dhe konfiguracioni
Efekti i tërmetit në objekte 41

në përgjithësi, por në rend të parë varet nga lartësia (gjatë-


sia) e objektit.
Periodë e shkurtër konsiderohet 0.05-0.1 sekonda, çfarë
i korrespondon objekteve përdhese. Objektet deri në katër
kate, periodën e kanë prej 0.2-0.5 sekonda.
Perioda prej 1.0-2.0 sekonda i përgjigjet objekteve prej
10-20 kate (fig. 2-5).

50 kate

10-20 kate

3-5 kate

1 kat

0.1s 0.3-0.5s 1.0-2.0s 5.0s

▲ 2-5 Ndikimi i lartësisë së objektit në periodën e lëkundjeve.

Një rregull që mund të përdoret për nxjerrjen e vlerave


orientuese për periodat e objekteve është që një kat i një
objekti i korrespondon vlerës prej 0.1 sekonda, d.m.th. një
objekt 30-katësh e ka periodën 30 x 0.1= 3.0 sekonda[6].
Kjo rregull i ka kufizimet e veta pasi për objekte mbi
50-katëshe nuk jep rezultate të mira. Kështu, për shembull,
njëri prej objekteve më të larta në botë - Petronas Tower në
Kuala Lumpur (fig. 2-6), me 88 kate, e ka periodën 9.2[7],
çka është mjaft e përafërt me 88 x 0.1=8.8 sekonda. Por në
anën tjetër, është Tajpei 101 (Taipei, Taiwan) me 101 kate, i
cili e ka periodën rreth 7 sekonda[4] apo objekti më i lartë
në botë Burj Khalifa në Dubai, me 160 kate, që e ka periodën
11.3 sekonda[8].
42 ARKITEKTURA SIZMIKE

a) b) c)
▲2-6 a) Petronas Tower - Kuala Lumpur, Malajzi (T1=9.2sek)
b) Taipei 101 - Tajpei, Tajvan (T1=7sek)
c) Burj Khalifa – Dubai (T1=11.3sek.)

Perioda e objekteve të tjera, si urat e varura (fig. 2-7)


dhe strukturat konsol (antenat, tymtarët, minaret), varet
drejtpërdrejt nga lartësia, përkatësisht gjatësia.
Kështu ura Golden Gate, në San Francisko (fig. 2-7a), me
gjatësi qendrore (të varur) prej 1280 m, e ka periodën verti-
kale 10.9 sekonda[9], ndërsa Brooklyn Bridge, me hapësirën
e varur prej 487m, e ka periodën vertikale 3.14 sekonda[10],
gjë që tregon ndërlidhjen e periodës me gjatësinë te këto
objekte. E njëjta vlen edhe për objektet konsol. Objekti CN
Tower në Toronto (fig. 2-7a), me gjatësi mbi 550m, e ka peri-
odën 10 sekonda[11], ndërsa një minare me lartësi 50 metra
dhe me proporcione të zakonshme (L/D<25), e ka periodën
rreth 1.0-1.2 sekonda, pra në proporcion me lartësinë e
zvogëluar, në krahasim me CN Tower.
Edhe terreni (tokat), njëjtë si strukturat, i nënshtrohet
ligjeve të lëkundjes. Te dherat, perioda mund të sillet prej
0.5-2.0 sekonda, varësisht nga lloji i tokës. Tokat e forta apo
shkëmbore kanë perioda të ulëta të shkallës 0.5, ndërsa tek
ato të buta, perioda arrin deri në 2 sekonda. Në kapitullin e
parë është theksuar se tokat e buta kanë aftësi që t’i ampli-
fikojnë lëkundjet disa herë në krahasim me terrenet shkëm-
Efekti i tërmetit në objekte 43

bore.
Pasi struk-
turat e zakon-
shme deri në
20 kate e kanë
periodën që po
ashtu varion
nga 0.5-2.0 se-
konda, atëherë
mund të ndod-
hë që perioda
e lëkundjeve
të tokës të për-
puthet me peri-
odën e lëkund-
jeve të objektit,
▲2-7 a) CN Tower në Toronto (10 që mund të ndikojë në masë të madhe në rritjen e nxiti-
sekonda) meve në objekt. Nga fizika dihet që fenomeni i koincidim-
b) Ura Golden Gate në San Fran- it të periodave quhet rezonancë. Pra, nëse një objekt që
cisko (10.9 sekonda) lëkundet me periodën e vet fiton shtytje me po atë periodë,
lëkundjet rriten në mënyrë dramatike, duke rritur kështu
nxitimet deri në 4-5 herë[3]. Efekti i rezonancës kryesisht ka
të bëjë me urat (Tahoma Bridge, Millenium Bridge etj.), por
ka qenë edhe njëri ndër arsyet kryesore të shkatërrimit të
shumë objekteve në rastin e tërmetit të Mexico City, më 19
shtator 1985, ku një pjesë e konsiderueshme e qytetit është
ndërtuar mbi shtratin e liqenit të dikurshëm. Shtresat e buta
me periodë të gjatë i kanë amplifikuar lëkundjet disa herë,
duke hyrë në rezonancë me objekte kryesisht me lartësi prej
6-20 kate [3][6], (fig. 2-8).
Tokat e buta i ‘lëshojnë’ lëkundjet me perioda të shkur-
tra dhe amplifikojnë periodat e gjata. Amplifikimi në tokat
e buta, në krahasim me ato shkëmbore, mund të variojë
prej 1.5-6 herë[3]. Në këtë mënyrë, shkatërrimet janë më të
theksuara në zonat me shtresa të buta të tokës. Përveç në
Mexico City, pasojat e amplifikimit të lëkundjeve janë reg-
jistruar edhe në San Francisko, në vitin 1906, dhe në Loma
Prieta, në vitin 1989[3].
44 ARKITEKTURA SIZMIKE

20 kate

20 kate

6 kate

1 kat

▲2-8 Vizatim i vitit 1985, mbi vulnerabilitetin e objekteve gjatë


tërmetit të Mexico City-it. Objektet e rrezikuara në rezonancë kanë qenë
6-20kate (marrë nga Ch. Arnold Building Developement Inc.).

Kështu që në fazën e parë të projektimit, pra gjatë për-


gatitjes së strategjive kundër tërmetit, duhet të merret par-
asysh edhe perioda e lëkundjes së tokës dhe në varësi të saj,
të bëhen edhe ndërhyrje për modifikimin e periodës së vetë
strukturës. Në përgjithësi, në toka të buta strukturat duhet
të jenë të shtangëta, pra me periodë më të shkurtër, ndërsa
në terrene shkëmbore preferohen struktura më fleksibile,
pra me perioda më të gjata.
Objektet nuk karakterizohen vetëm nga një periodë
e lëkundjeve, por kanë zakonisht disa perioda (perioda e
lëkundjeve translatore, për dy drejtime ortogonale të vep-
rimit të forcës sizimike, lëkundjet torzionale etj.).
Lëkundjet e strukturave në disa perioda quhen edhe
forma të lëkundjeve. Forma e parë e lëkundjeve (T1) apo
perioda e parë, është edhe më kritike për objektin. Nga kjo
lëkundje prodhohen forcat kryesore inerciale të cilat shfrytë-
zohen për llogaritje sizmike të objektit (fig. 2-9).
Efekti i tërmetit në objekte 45

T1
▲2-9 Perioda e parë e lëkundjeve kryesore ‚prodhon‘ forcat siz-
mike-inerciale, që përdoren në llogaritje.

Format pasuese (T2,T3, Tn) mund të kenë ndikim krye-


sisht tek objektet e larta apo tek objektet me parregullsi të
theksuara në strukturë.
Numri i formave të lëkundjeve varet nga lartësia e ob-
jektit. Për analiza sizmike, në projektimin e përditshëm,
kryesisht merren parasysh vetëm tri periodat e para (fig.
2-10). Te analizat më komplekse dhe te objektet me ‘predis-
pozita‘ për reagime torzionale numri i periodave që duhet
të merret parasysh është më i madh (k ≥ 3 (n)½ - ku n është
numri i kateve dhe k është numri i periodave).
Për analiza sizmike kryesisht merren parasysh vetëm tri
periodat e para. (fig. 2-10)

T1 T2 T3

▲2-10 Tri format e para të lëkundjeve (T1,T2,T3)

Vlen të theksohet se tërmeti është fenomen i gjallë dhe


si i tillë prodhon efekte të ndryshueshme në struktura. Në
46 ARKITEKTURA SIZMIKE

këtë mënyrë, edhe vlera e periodës ndërron gjatë tërmetit.


Me plasaritjet në elementet kryesore mbajtëse, por edhe
në ato jostrukturore, shtangësia e përgjithshme e objektit
zvogëlohet dhe ai me një fjalë ‘zbutet’. Kjo zbutje përcillet
me zbutjen e periodës së tij.

2.4. SHUARJA

Te çdo strukturë, lëkundja pas një kohe të caktuar vjen


e zvogëlohet derisa nuk shuhet në tërësi. Pikërisht shuarja
është tregues mbi aftësinë e strukturës që të absorbojë, të
shuajë dhe të tresë energjinë e tërmetit.
Niveli i shuarjes varet nga shumë faktorë, por në rend
të parë nga lidhjet në mes elementeve dhe materialit të
përdorur në strukturë. Edhe muret ndarëse dhe elementet
e tjera jostrukturore, si konstruksioni i fasadës, marrin pjesë
në shuarjen e energjisë së tërmetit.
Shuarja, pra, ndodh nëpërmjet fërkimit të ‘brend-
shëm’ në material dhe në mes elementeve. Lloji i materialit
ka ndikim të madh. Kështu strukturat nga betoni kanë ka-
pacitet për shuarje më tepër sesa ato metalike dhe më pak
sesa ato nga druri[4]. Kohëve të fundit, në struktura të cilat
nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për shuarje instalohen
damperët, pajisje për shuarjen e energjisë dinamike (shiko
Kapitullin 4).
y(t) T
zhvendosja

koha t(sek.)

▲ 2-11 Grafiku i fenomenit të shuarjes – amplituda (zhvendosjet) vjen


duke u zvogëluar
Efekti i tërmetit në objekte 47

Shuarja matet apo prezantohet si përqindje e shuarjes


kritike. Shuarja kritike paraqet sasinë e nevojshme të sh-
uarjes për ndalimin e vibrimeve. Pra, elementi nuk vibron,
por kthehet menjëherë në pozitën fillestare.
Madhësia e shuarjes për shumë objekte është vetëm
vlerë empirike apo e përafërt dhe jo një madhësi e sak-
të, pasi varet nga shumë faktorë dhe ende nuk është
përvetësuar një qasje praktike në teorinë e shuarjes. Vlerat
e përvetësuara të shuarjes, në raport me shuarjen kritike,
variojnë nga 2-10% të shuarjes kritike. Gjatë llogaritjes za-
konisht përvetësohet vlera 5%.
Objektet si minaret, konsolat vertikale dhe horizontale
nuk kanë kapacitet për shuarje dhe vlera e shuarjes mund
të përvetësohet 0%. (fig. 2-12a). Objektet e ndërtuara nga
muret betonarme, konstruksionet mikste me mure ndarëse
nga blloqet e betonit apo tullat me vrima, kanë kapacitet më
të madh për shuarje (fig. 2-12c). Objektet e lehta nga çeliku,
sistemet ram kanë vlera më të vogla dhe ato variojnë prej
2-5% të shuarjes kritike (fig. 2-12b).
Në fakt, shuarja paraqet një rezervë të cilën e ka objekti
për t’i përballuar lëkundjet dhe sikur të mos marrim para-
sysh shuarjen në objekt, nxitimet dhe forcat sizmike do të
duhej të ishin më të mëdha.

a) b) c)

0 2-5 5-10
▲2-12 Vlerat e shuarjes për tipa të ndryshme të strukturave:
a) struktura konsol
b) ram
c) sisteme duale, me mure betonarme, mure ndarëse nga blloqet, tullat
me vrima etj.
48 ARKITEKTURA SIZMIKE

2.5 SPEKTRI I REAGIMIT

Strukturat reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj


tërmetit dhe kjo varet nga shumë faktorë, duke përfshirë
këtu periodën, si karakteristikën më të rëndësishme dina-
mike, por edhe llojin e truallit si faktor me rëndësi në per-
cjelljen dhe, rrjedhimisht, transformimin e valëve sizmike.
Përshkrimi i këtij reagimi në inxhinierinë sizmike bëhet
me anë të një grafiku, të quajtur spektër i reagimit. Pra,
spektri tregon mbi reagimin maksimal të strukturës ndaj një
tërmeti të caktuar [5]. Spektri i reagimit mund të jetë elastik
(që i atribuohet reagimit të sistemeve në domenin elastik),
joelastik (reagimi teorik i sistemeve, ku marrëdhënia forcë
- deformim ka karakteristika jolineare) dhe i projektimit (i
modifikuar për përdorimin praktik). Secilit akselerogram i
përgjigjet një spektër, kurse në anën tjetër mund të gjenden
shumë akcelerograme që i përgjigjen një spektri [14].
Spektri i reagimit është një grafik që tregon mbi vlerat
maksimale të nxitimit (a), shpejtësisë (v) dhe zhvendosjes
(d) në sistemet me karakteristka të ndryshme dinamike (pe-
rioda), gjatë goditjes së tërmetit në një traull të caktuar [12].
Ai është një tregues i mirë se në ç’masë perioda dhe shuarja
ndikojnë në reagimin e strukturave ndaj tërmeteve. Grafiku
i spektrit është mjaft i thjeshtë. Në ordinatë vertikale janë
të dhëna vlerat e nxitimit apo shpejtësisë dhe zhvendosjes,
që mund të priten në varësi të vlerës së periodës, që është e
shënuar në ordinatë horizontale (fig. 2-13).
Spektri i reagimit paraqet një vegël me rëndësi në pro-
jektimin asizmik. Parametrat e tërmetit, si kushtet dhe lloji
i truallit, largësia e epiqendrës, magnituda, kohëzgjatja,
ndikojnë në formën e spektrit të reagimit.
Koncepti i spektrit të reagimit u prezantua për herë të
parë nga M. Biot, në vitin 1931 [2]. Disa modele (shufra),
me një shkallë lirie dhe me gjatësi të ndryshme, të vendo-
sura duke filluar nga më e shkurtra, janë montuar në një
platformë e cila do t’i nënshtrohet dridhjeve të tërmetit të
regjistruar. Modelet me gjatësi të ndryshme do të vibrojnë
me perioda dhe nxitime të ndryshme. Në kokën e çdo mod-
eli (shufre) janë vendosur akselerometrat, që regjistrojnë
Efekti i tërmetit në objekte 49

nxitimet horizontale të shufrave. Të gjitha nxitimet (shpe-


jtësitë, zhvendosjet) maksimale shënohen në formë grafiku,
pra në formë të spektrit të reagimit, (fig. 2-15).

Acceleration

Period, sec
Amplifications
Velocity

Period, sec
Displacement

Period, sec

▲2-13 Spektrat që tregojnë nxitimin, shpejtësinë dhe zhvendosjen


për 5% shuarje gjatë tërmetit të El-Centros, më 18 maj 1940 (accelera-
tion - nxitimi, velocity - shpejtësia, displacement - zhvendosja)[5].
50 ARKITEKTURA SIZMIKE

▲2-14 Parimi i spektrit të reagimit [2]

Siç shihet në fig. 2-13, spektrat e reagimit kanë forma


mjaft të çrregullta dhe dallojnë për tërmete të ndryshme
dhe në vende të ndryshme, gjë që e vështirëson përdorimin
e tyre në analizat praktike.
Po ashtu llogaritjet nuk mund të bazohen vetëm në të
dhënat e një tërmeti. Për këtë arsye duke kombinuar (me-
satarizuar) të dhënat nga disa spektra me karakteristika të
ngjashme, si kushtet e terrenit, distanca nga epiqendra,
magnituda etj., fitojmë spektrin elastik me kurbaturë më
të rregullt dhe më të thjeshtë, që e lehtëson përdorimin
e tyre në projektim (fig. 2-15). Nëpërmjet modifikimit të
mëtejshëm, duke marrë parasysh faktorin e duktilitetit, i cili
pasqyron vetitë plastike të strukturave dhe aftësinë për të
përballuar forcat sizmike, fitojmë spektrin e projektimit që
përdoret për llogaritjen e forcës sizmike.
Forma e spektrit, në fig 2-15, tregon se në çfarë mase
perioda e lëkundjeve ndikon në zvogëlimin apo rritjen e
nxitimit dhe, rrjedhimisht, në rritjen – zvogëlimin e forcës
inerciale. Objektet me periodë prej 0.2-0.5 hyjnë në rezo-
nancë me shpejtimet e truallit, duke i rritur ato deri në 3
herë (vlera fillestare 1 - nxitimi maksimal i truallit për pe-
riodë 0) (fig. 2-15). Kjo rritje, apo siç quhet amplifikim di-
namik, është më e madhe te strukturat me shuarje më të
vogël [14]. Pra, siç shihet nga grafiku i spektrit, me zgjatjen e
periodave gradualisht zvogëlohet edhe nxitimi, përkatësisht
forca inerciale, koncept ky që është i ngjashëm me koncep-
tin e izolimit sizmik (Kapitulli 4), ku me anë të izolatorëve
synohet t’i zgjatet perioda objekteve.
Efekti i tërmetit në objekte 51

NXITIMI RELATIV I OBJEKTIT (g)


3

0 0.5 1.0 1.5 2.0 2.5 3.0


PERIODA T

▲2-15 Spektri elastik për terrene të forta.

2.6. REZISTENCA NDAJ FORCAVE SIZMIKE

Në mënyrë që strukturat t’u rezistojnë forcave sizmike,


duhet të kenë disa karakteristika të domosdoshme. Fjala
është për duktilitetin e mjaftueshëm, rezistencën apo aftës-
inë mbajtëse, si dhe shtangësinë që do të sigurojë lëkundje
më të moderuara të strukturës. Këto veti do të shpjegohen
në vijim, në mënyrë më të detajuar.

2.6.1. Duktiliteti

Kapaciteti i strukturës që të përballojë deformimet jo-


elastike quhet duktilitet. Deformimet joelastike janë ato de-
formime, kur elementi nuk kthehet në formën apo pozitën e
vet fillestare. Pra, në formën para se të veprojë forca në të.
Këto deformime, të cilat mundësohen falë karakteristikave
duktile të materialit, bëjnë shuarjen e energjisë së tërmetit.
Pra, nevojitet forcë që këto elemente të deformohen, por
nevojitet po aq forcë që elementi të kthehet në pozitën fill-
estare. Kjo rezistencë që i bëhet forcave ciklike të tërmetit
ndihmon që energjia e tij të thithet apo harxhohet në këto
nyje të deformuara, të cilat në inxhinieri quhen nyja plas-
tike.
52 ARKITEKTURA SIZMIKE

Nyjet plastike ‘projektohen’ në vendlidhjen e ele-


menteve mbajtëse. Preferohet që të pozicionohen në trarë,
kurse në shtylla dhe mure te vendi i inkastrimit për kon-
struksionin e themeleve (fig. 2-16) [15].
Për duktilitetin ekzistojnë shumë definicione. Ai përku-
fizohet edhe si kapacitet për ruajtjen e aftësisë mbajtëse
gjatë deformimeve joelastike. Fig. 2-17 tregon dallimin
ndërmjet reagimit elastik dhe duktil të strukturës [13].

a) b) c) d)

▲2-16 Pozicionimi i nyjave të mundshme plastike:


a) tek objektet me mure paraqitet në vendin e inkastrimit në
themele
b) te ramat rekomandohet që nyjat të paraqiten në fundin e
trarëve dhe te shtyllat në inkastrim, në themele
c) te muret e lidhura me trarë, përveç në vendin e inkastrimit, ny-
jat plastike duhet të parashihen edhe te trarët lidhës
d) rasti i pavolitshëm - nyjat e paraqitura në shtylla ‘sigurojnë’ një
sistem labil në forca sizmike

Fi=Forca inerciale
(zhvendosja) Fi=Forca e projektuar

Fi
Fi C
tik
as
el i
im
ag
re reagimi duktil
Fd B
D
pika e deformimit

y o u

▲2-17 Reagimi elastik dhe duktil i një strukture të thjeshtë


Efekti i tërmetit në objekte 53

Nëse struktura mund të rezistojë forcën inerciale Fi në


stadin elastik, pra, pa deformime të kthyeshme, reagimi
duktil nuk shprehet.

▲2-18 Strukturë joduktile, pasojë e armimit të pamjaftueshëm të


shtyllave

Dihet fakti se forcat inerciale (Fi) që godasin objektet,


janë shpeshherë më të mëdha se forcat e llogaritura (Fd).
Për këtë arsye, struktura duhet të ketë kapacitetin që të de-
formohet në mënyrë duktile deri në ∆o, ashtu që ta ‘thithë’
dallimin në mes forcës reale inerciale dhe asaj të llogaritur.
Pra, forca e projektuar (e llogaritur si F = m x a) e strukturës
duktile varet nga faktori i duktilitetit μ=∆u/∆o, i cili varet
nga duktiliteti i nyjës plastike që formohet në bazën e el-
ementit konsol në vizatim – në vendin e inkastrimit.
Nga definicioni i duktilitetit mund të kuptojmë se çeliku
është më duktil sesa betoni. Nëse betoni armohet me shufra
çeliku, atëherë betonit do t’i rritet duktiliteti. Pra, me për-
qindje të caktuar të armimit mund të kontrollohet niveli i
duktilitetit të betonit.
Për duktilitetin shpesh thuhet se është rezistencë e pa-
kalkuluar e strukturës dhe është njëra nga arsyet se pse ob-
54 ARKITEKTURA SIZMIKE

jektet rezistojnë edhe atëherë kur goditen me forca shumë


më të mëdha sesa ato të llogaritura me analiza sizmike.
Është një nga vetitë më të pëlqyera të strukturave në zonat
sizmike.
Nëse objektet projektohen si joduktilë, atëherë ato
duhet të llogariten me forca deri në 5 herë më të mëdha sesa
do të llogariteshin strukturat duktile. Kjo rezulton me objek-
te shumë të rënda dhe joekonomike. Rezerva që strukturës
i ofron duktiliteti ka efekt vetëm për forca anësore sizmike,
pasi ato veprojnë në mënyrë ciklike, me inkremnete shumë
të shkurtra të intensiteteve të mëdha. Kundrejt kësaj, forcat
gravituese vertikale, siç është pesha vetjake dhe ngarkesat
e tjera, kanë karakter më statik dhe duktiliteti nuk ndihmon
në rritjen e rezervës së strukturës për këto lloj forcash.

2.6.2. Rezistenca dhe shtangësia

Rezistenca apo aftësia mbajtëse e strukturës, në liter-


aturë definohet si ngarkesa më e madhe që një strukturë
mund ta pranojë. Pra, struktura gjatë tërmeteve duhet të
ketë rezistencën e mjaftueshme që t’i përballojë forcat siz-
mike, saktësisht momentet e përkuljes dhe forcat transver-
sale.

Shtangësia duke definuar periodat e strukturës, defi-


non edhe amplifikimin dinamik të ngarkesave, që varet nga
shkalla e përputhshmërisë së periodave vetanake me perio-
dat e tërmetit. Shtangësia pasqyrohet zakonisht me shkallën
e deformimit të strukturës. Te ngarkesat vertikale, deformi-
mi paraqet përkuljen e elementeve, ndërsa te ngarkesat e
tërmetit bëhet fjalë për zhvendosjet anësore të strukturës.
Problemi i shtangësisë lidhet me problemin e zhvendos-
jeve anësore. Sa më të mëdha janë ato, aq më pak e shtangët
është struktura, përkatësisht aq më fleksibile është ajo. Pra,
shtangësia paraqet raportin në mes forcës që vepron në el-
emente dhe deformimit që shkakton ajo.
Shtangësia më e madhe presupozon periodën më të
shkurtër dhe si rrjedhojë, nxitime më të mëdha të strukturës
e që prodhon forca më të mëdha inerciale të cilat veprojnë
në objekt. Gjatë tërmetit, shtangësia e objektit vjen duke
Efekti i tërmetit në objekte 55

u zvogëluar dhe perioda gradualisht zgjatet. Zgjatja e pe-


riodës zvogëlon forcën inerciale në objekt. Kjo ndërvarësi
e shtangësisë me forcën sizmike tregon se strukturat e sh-
tangëta disponojnë rezervën e vet ndaj forcave sizmike. Në
krahasim me sistemet fleksibile, të cilat karakterizohen nga
perioda më të gjata dhe rrjedhimisht, zhvendosje anësore
më të theksuara, sistemet e shtangëta në zonat sizmike janë
më të favorshme [14]. Zhvendosjet e mëdha nënkuptojnë
edhe dëme më të mëdha për elementet jostrukturore, si
muret ndarëse dhe elementet e fasadës. Pra, sistemet flek-
sibile presupozojnë humbje më të mëdha ekonomike.
Normat dhe kodet i kufizojnë zhvendosjet horizon-
tale të strukturës. Arsyet janë të shumta. Përveç arsyeve
ekonomike, arsyeja kryesore është rrezikimi i stabilitetit të
përgjithshëm të objekteve. Zhvendosja e madhe do të thotë
edhe spostim i masës së strukturës në pozitë jo të favor-
shme, çfarë mund të shkaktojë efekte të pavolitshme për
elementet strukturore që gjenden brenda perimetrit të ob-
jektit. Ky fenomen quhet Efekti P-e apo P-∆ (fig. 2-19). Sa më
madhe të jetë ngarkesa vertikale, aq më në rrezik janë el-
ementet mbajtëse të objektit.
Ms =Fs x h
Mg =G x e e

G G
Fs
h

T Sh
Ms
Ms + Mg
▲ 2-19 Efekti P-∆ - spostimi i masës së objektit si pasojë e zhv-
endosjeve të objektit, mbingarkon elementet mbajtëse në perimetër të
objektit
56 ARKITEKTURA SIZMIKE

Edhe pse analiza sizmike llogaritet me vlera të lejueshme


të zhvendosjeve anësore, në realitet ato janë shumë më të
mëdha, gjë që i atribuohet ndërrimit të shtangësisë së ob-
jektit gjatë tërmetit. Sidoqoftë, normat rekomandojnë që
zhvendosja maksimale e objektit, në pikën më të lartë të
jetë 0.5-1.0% [12] e lartësisë së tij. Përveç kësaj, me rëndësi
është edhe e ashtuquajtura zhvendosje ndërkatore, e cila
përbën ndryshimin ndërmjet zhvendosjes në fund dhe në
majë të shtyllës/murit, në katin e analizuar. Edhe kjo zhven-
dosje është e kufizuar me norma (fig. 2-20).

▲2-20 Zhvendosja totale dhe ndërkatore e strukturës

2.7. SHPËRNDARJA E FORCËS SIZMIKE NË OBJEKT

Në inxhinierinë sizmike, njëra prej ‘detyrave’ kryesore


që shtrohet para inxhinierëve, është përcaktimi i forcës siz-
mike që vepron në objekt. Pas definimit kuantitativ të saj,
kjo forcë duhet të shpërndahet në elementet mbajtëse ver-
tikale.
Forca sizmike si forcë inerciale, vepron aty ku është e
përqendruar pjesa më e madhe e peshës së katit, pra, në pl-
lakat e meskatit. Në mënyrë që forca të shpërndahet njëtra-
jtësisht në elementet vertikale, është e nevojshme që pllaka
apo siç quhet edhe diafragma horizontale, të ketë shtangësi
Efekti i tërmetit në objekte 57

të mjaftueshme në rrafshin e vet (fig. 2-21). Skema statike e


diafragmës është e një trari të mbështetur në mbështetës
fleksibil (për shkak të zhvendosjes së majave të shtyllave).

a) b)

▲2-21 a) diafragma e shtangët në mënyrë të njëtrajtshme e


përcjell ngarkesën në elemente
b) përcjellja jouniforme e ngarkesës te diafragmat fleksibile

Diafragmat e shtangëta janë kryesisht pllakat e be-


tonit, ku elementet vertikale kanë shtangësi më të vogël
se pllaka. Në rastet ku sistemi mbajtës është i ngarkuar me
mure betonarme, mund të ndodhë që pllakat të sillen si de-
formabile. Në këto raste duhet të rritet trashësia e pllakës.
Diafragmat fleksibile punohen nga druri apo çeliku, por si
fleksibile mund të sillen edhe në rastet kur ato janë të gjata
dhe të ngushta. Nuk e përcjellin si duhet forcën sizmike në
elemente, duke i ngarkuar ato me forca që vështirë mund
të parashihen. Dobësimi i shtangësisë së diafragmave bëhet
me anë të hapjeve të ndryshme në to, atriumeve, hapjeve
të shkallëve, instalimeve etj. Në këto raste duhet të shtango-
hen hapjet me trarë në mënyrë që forca të përcillet si duhet
në elementet vertikale (fig. 2-22).
58 ARKITEKTURA SIZMIKE

a) b) c)

▲2-22 a) diafragma e shtangët në mënyrë të njëtrajtshme e


përcjell ngarkesën në elemente b), c) diafragmat me hapje nuk garanto-
jnë përcjellje të mirë të ngarkesës, sepse shkaktohet spostimi i qendrës
së masës, me çka rritet torzioni, por edhe zvogëlohet shtangësia

Shpërndarja e forcës nga diafragma bëhet sipas një ligji


të thjeshtë, pra, konform shtangësisë relative të elementeve
mbajtëse. Elementet më të shtangëta marrin pjesën më të
madhe të forcës sizmike. Ngurtësia apo shtangësia relative
e elementeve (R) është proporcionale me momentin e iner-
cisë së prerjes tërthore të elementit.
Nocioni i ngurtësisë relative mund të kuptohet edhe
si forcë prerëse që i përgjigjet një zhvendosjeje njësi (∆=1,
ndërmjet skajeve të elementit). Prej këtu, ngurtësia relative
e katit (Ri) do të merret si shumë e ngurtësive përkatëse të
elementeve. Momenti i inercisë së prerjeve tërthore të el-
ementeve mbajtëse është madhësia që definon ngurtësinë
e një elementi (fig. 2-23).

R2 a

h
R R1
b

I=h xb³/12 I=π x R⁴/4 I=π/4(R1⁴ - R2⁴) I=5(a⁴)√3/16


▲2-23 Momenti i inercisë për disa prerje karakteristike të ele-
menteve mbajtëse
Efekti i tërmetit në objekte 59

Ngurtësia relative e elementeve përbën çështje të


rëndësishme në projektimin asizimik. Pllaka e meskatit është
element që mbështet, por edhe i lidh elementet vertikale,
muret dhe shtyllat, dhe nëse ka shtangësi të mjaftueshme
në rrafshin e vet, forcën inerciale e shpërndan në trarë, res-
pektivisht shtylla dhe mure. Në këtë mënyrë, me zhvendos-
jen e vet horizontale kontrollon edhe zhvendosjen e këtyre
elementeve.
Pasi zhvendosja është e njëjtë për të gjitha elementet,
atëherë del se elementet më të shtangëta do të marrin
pjesën më të madhe të forcës. Nëse shtangësitë janë të
barabarta, forca do të shpërndahet në mes tyre në mënyrë
të barabartë.
Fig. 2-24 tregon shpërndarjen e forcës sizmike në el-
ementet mbajtëse (E1, E2), konform shtangësisë së tyre.
Elementi E1, me dimensione 1.50x0.25m, edhe pse vetëm
3 herë më i madh se elementi E2 (0.50x0.25m), ka shtangë-
si afër 30 herë më të madhe. Ky është edhe proporcioni i
shpërndarjes së forcës sizmike në elemente. Pra, elementet
E1 do të marrin 30 herë më tepër forcë sizmike sesa ele-
mentet E2.
E1(1.40x0.25m)
E2(0.50x0.25m)

IE1=2x(1.50³x0.25/12)=0.14m4
IE2=2x(0.5³x0.25/12)=0.0052m4
E2 E2

FR2 Cm
FR2

Fi
FR2
FR1 E1 E1
Fi

FR2
FR1 FR1

▲2-24 Shpërndarja e forcës sizmike konform shtangësisë së el-


ementeve mbajtëse

Për shkak të këtij ndikimi të shtangësisë në shpërndar-


jen e ngarkesave, duhet të ekzistojë kujdes i veçantë në
vlerësimin korrekt të shtangësisë së elementeve.
60 ARKITEKTURA SIZMIKE

Shpërndarja e forcës sizmike është kritike në rastet kur


jo të gjitha shtyllat janë të së njëjtës gjatësi. Pra, kur brenda
një etazhi kemi shtylla me gjatësi të ndryshme (fig. 2.25).
Në këtë rast, shtyllat e shkurtra edhe pse me të njëjtën pre-
rje tërthore, do të pranojnë forca sizmike të shumëfishuara
falë shtangësisë më të madhe, për shkak të lartësisë më të
vogël. Shtangësia ndryshon me gjatësi dhe atë në kubin (fu-
qia e 3) e gjatësisë. Rastet e shtyllave të shkurtra janë shumë
të rrezikshme pasi rezultojnë me sforcime të përqendruara,
të cilat nëse nuk janë llogaritur si duhet, mund të çojnë deri
te kolapset progresive. Kjo do të thotë se me humbjen e af-
tësisë mbajtëse të një shtylle, mund të shkatërrohet tërë ob-
jekti. Problemi i shtyllave të shkurtra shfaqet edhe në rastet
kur vendosen muret ndarëse me hapësira për dritare, çka
rezulton me përqendrimin e sforcimeve në pjesën e shkur-
tuar (fig. 2-25a, fig. 2-26).

a) b)

FR2 FR2=(2³)FR1
L

FR1
2L
c)

▲2-25 Problemi i shtyllave të shkurtra si pasojë e shtangësive jo


të barabarta rezulton me përqendrimin e sforcimeve në elmentet me të
shkurtra pasi që kanë shtangësi më të madhe
a) krijimi i shtyllave të shkurtra me vendosjen e mureve me hapje
për dritare
b) paraqitja e shtyllave të shkurtra, kur objekti përcjell pjerrësinë e
terrenit me konstruksionin
c) shpërndarja e forcës sizmike konform shtangësisë - për gjatësi 2
herë më të shkurtër, shtylla pranon deri në 8 herë forcë më të madhe
Efekti i tërmetit në objekte 61

▲2-26 Raste të dëmtimit të shtyllave të shkurtra

Problemi i përqendrimit të forcave në elemente më të


shtangëta, jo çdo herë mund të evitohet për shkak të kërke-
save dhe kushteve arkitektonike, konfiguracionit, terrenit
etj. Në këto raste, me anë të detajimit të mirëfilltë dhe lloga-
ritjes së saktë të forcave, mundësohet që këto elemente t’i
përballojnë forcat sizmike.

2.8. TORZIONI

Dihet se forcat sizmike kanë veprim të çfarëdoshëm në


plan. Për këtë arsye llogaritjet dhe analizat sizmike të struk-
turave bëhen sipas dy drejtimeve ortogonale. Kjo qasje par-
asheh që forcat sizmike të shkaktojnë në objekte zhvendosje
të pavarura në drejtim përkatës të veprimit (fig. 2-27).

Cm Cm ▲2-27 Zhvendosja translatore


Fix + në dy drejtimet ortogonale të veprimit
të forcës sizmike

Fiy
62 ARKITEKTURA SIZMIKE

Te strukturat josimetrike, mund të pritet një bashkëvep-


rim midis zhvendosjeve translatore dhe atyre rrotulluese të
torzionit.
Për kuptimin e problematikës së torzionit apo të
përdredhjes, duhet të përkufizohen dy faktorë me rëndësi.
Fjala është për qendrën e masës dhe qendrën e ngurtësisë.
Torzioni në objekt ndodh atëherë kur nuk përputhen
apo nuk koincidojnë qendra e masës dhe qendra e ngurtë-
sisë së objektit. Sa më e madhe të jetë distanca ndërmjet
këtyre dy qendrave, aq më i madh është momenti i torzionit.
Qendra e masës - Në literaturë mund të gjenden emër-
time dhe definicione të ndryshme për qendrën e masës, si
qendra e gravitetit apo qendra gjeometrike.
Gjatë tërmetit, forcat inerciale do të paraqiten në nivele
të pllakave, ku edhe parashikohet të jetë përqendruar masa
e tërë etazhit. Në këtë mënyrë, pozita e forcës në katin për-
katës do të jetë e caktuar nga qendra e masës në atë kat,
apo më thjesht, qendra e masës së objektit është pika nëpër
të cilën paramendohet të kalojë forca sizmike (fig. 2-27).
Qendra e masës (Cm) gjeometrikisht caktohet shumë
lehtë. Në rastin e një ndërkati homogjen simetrik dhe drejt-
këndësh, Cm-ja ndodhet në qendrën gjeometrike të tij,
d.m.th. në pikëprerjen e diagonaleve.

Qendra e ngurtësisë - Forca e cila vepron në strukturë


rezistohet nga elementet vertikale, si shtyllat apo muret.
Secili element vertikal e ka ngurtësinë e vet dhe konform
ngurtësisë do të ofrojë pjesën e vet në rezistencën ndaj
forcës sizmike. Pra, kjo është një forcë që vepron në drejtim
të kundërt nga forca inerciale. Qendra e ngurtësisë (Cs) apo
qendra e rigjiditetit paraqet pikën nëpër të cilën vepron re-
zultantja e të gjitha forcave rezistuese. Quhet edhe qendër e
përdredhjes apo e rrotullimit, pasi që rreth kësaj pike mund
të ndodhë përdredhja (rrotullimi) e strukturës. Nëse rezult-
antja e forcave të rezistencës kalon nëpër pikëveprimin e
qendrës së masës, atëherë do të mbahet balanci dinamik
dhe torzioni nuk do të ndodhë.
Nga definicionet e mësipërme kuptojmë që kushti
për mosparaqitjen e torzionit në objekt është simetria
gjeometrike e strukturës, por edhe uniformiteti i shpërndarjes
Efekti i tërmetit në objekte 63

së ngarkesave në plan. Në praktikë, ndodh shumë rrallë që


objekti të mos përjetojë përdredhje për shkak se edhe tek
objektet me simetri të përkryer, çdoherë paraqiten imper-
feksione gjatë ndërtimit, josimetri në ngarkim, por edhe për
shkak se tërmeti është një fenomen kaotik dhe i parregullt,
faktorë këto që ndihmojnë për spostimin, qoftë të qendrës
së masës apo të ngurtësisë. Për këtë arsye, gjatë llogaritjes
edhe për objektet simetrike merret parasysh përdredhja që
quhet edhe përdredhje aksidentale për shkak të arsyeve ’ak-
sidentale’ të shfaqjes së saj.
Thënë thjesht, mungesa e balancës ndërmjet qendrës
së masës dhe ngurtësisë prodhon torzionin. ’Fajtor’ mund
të jetë spostimi i qendrës së ngurtësisë për shkak të pozi-
cionimit josimetrik të elementeve vertikale mbajtëse (shtyl-
lave, mureve) (fig. 2-29) apo spostimi i qendrës së masës
▲2-28 Plasaritjet diagonale nga qendra natyrore (gjeometrike). Qendra e masës jo çdo
në faqet e një godine shumëkatëshe
në Mexico City (1985), si pasojë e herë gjendet në mesin gjeometrik të planit të objektit dhe
përdredhjes së strukturës varet nga uniformiteti i shpërndarjes së ngarkesave në kate
(fig. 2-30).
e Mt=Fi x e

Cs Cm Cs Cm

Mt
a) Fi b)

Cs
Mt Cm
▲2-29 Fazat e krijimit të tor-
zionit në një objekt me strukturë
josimetrike
a) veprimi i forcës inerciale c)
dhe kundërvënia e forcës rezistuese
b) mospërputhja e këtyre dy
forcave krijon rrotullimin
c) objekti i deformuar nga
veprimi i torzionit
64 ARKITEKTURA SIZMIKE

a) b)

▲2-30 Zhvendosja e qendrës së masës (Cm) varësisht nga


shpërndarja e ngarkesave në kat

Në përgjithësi, nga torzioni do të goditen më së tepërmi


ato elemente mbajtëse të cilat gjenden më larg qendrës së
ngurtësisë, si qendër e rrotullimit, pasi që zhvendosjet si
pasojë e rritjes së këndit të rrotullimit (∆θ) do të jenë më të
mëdha (fig. 2-29).
Efekti shkatërrues i përdredhjes është neglizhuar për
një kohë të gjatë prej studiuesve. Ai është trajtuar si një
fenomen dytësor, menaxhimi i të cilit bëhet lehtë.
Në vitet ‘60 kanë filluar studimet më serioze në këtë
drejtim.
Historia e tërmeteve shënon shumë shembuj ku torzioni,
në mënyrë direkte apo indirekte, ka kontribuar në shkatër-
rimin e strukturave. Rasti i Hotelit ‘Terminal’, në Guatema-
la City, që u dëmtua rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.5
ballë, në vitin 1976, merret si shembull ilustrues i ndikimit
shkatërrues të përdredhjes [17] (fig. 2-31). Objekti 6-katesh,
i përbërë prej pjesës se zgjeruar dykatëshe dhe ‘kullës’
katërkatëshe. Kërkesat arkitektonike për hapjen e pjesës së
përparme mbi katin e dytë për shkak të restorantit, ka kri-
juar disbalancë torzionale, pasi bërthama e shkallëve ishte
vendosur në skajin e kundërt nga ‘muri i hapur’ i restorantit,
gjë që ka krijuar një jashtëqendërsi të madhe dhe rrjedhim-
isht, përdredhje të cilën elementet në fasadë (shtyllat) nuk
kanë mundur ta përballojnë [18].
Efekti i tërmetit në objekte 65

Me këtë rast janë krijuar forca prerëse të paparapara në


shtyllat mbajtëse.
Ky është shembull tipik sesi një vendim arkitektonik
mund të ndikojë negativisht në reagimin sizmik të objektit.

a) b)
▲2-31 a),b) Hoteli ‘Terminal’ në Guatemala City, i shkatërruar nga
tërmeti i vitit 1976

2.9. EFEKTET NË TRUALL DHE NDIKIMET SEKONDARE

Edhe pse arkitektët nuk marrin drejtpërdrejt pjesë në


projektimin e themeleve dhe i marrin ato të gatshme nga
inxhinierët (të cilët po ashtu duhet të bazohen në të dhënat
e nxjerra nga specialistët e gjeoteknikës), ata, si pjesë e
pandarë e ekipit projektues, duhet të jenë të informuar për
çështjet bazë që kanë të bëjnë me truallin ku do të ndërto-
hen objektet.
Siç dihet, tërmeti prodhon një kompleksitet forcash,
lëvizjesh dhe ndikimesh në objekte. Ndërmjet objektit
dhe tërmetit qëndron trualli i cili, përveç se shërben për
mbështetjen e objektit, edhe i përçon forcat e tërmetit
në objekt. Varësisht nga lloji i truallit, varet edhe mënyra
e përcjelljes së këtyre forcave dhe çfarë rreziqesh të tjera
mund të rrjedhin nga këto forca. Rreziqet e tjera manifes-
tohen si çarje e tokës, që është projeksion në sipërfaqe i
zhvendosjeve të planeve të thyerjes, rrëshqitje e dheut,
66 ARKITEKTURA SIZMIKE

vërshime, likuifaksione; në zonat bregdetare, vala sizmike


mund të prodhojë tsunami etj.
Të gjitha këto rreziqe duhet të identifikohen në mënyrë
që të merren masa për zvogëlimin e efektit të tërmetit të
mundshëm.

Përfshirja e rrezikut nga tërmeti në procesin projektues


si dhe ndikimi i tij në objekt dhe truall, kërkon njohuri të
mira lidhur me atë sesi trualli do të reagojë ndaj valëve siz-
mike dhe sesi objekti do të bashkëveprojë me lëkundjet e
tokës. Pikërisht për këtë arsye është e domosdoshme që
arkitekti, klienti dhe konstruktori, të sigurojnë shërbimin
nga inxhinieri i gjeoteknikës në menyrë që të fitohet pasqyra
më e qartë si dhe alternativat e mundshme lidhur me tru-
allin apo themelet.
Inxhinieri i gjeoteknikës, pas kryerjes së hulumtimeve të
domosdoshme, përpilon elaboratin gjeoteknik, i cili përveç
tjerash duhet të përmbajë:
• Përshkrimin gjeologjik të lokacionit, topografinë, të
dhënat mbi sizmicitetin etj.
• Planvendosjen e objektit në kuadër të lokacionit për-
katës
• Planin e të gjitha hulumtimeve dhe shpimeve
• Prerjen tërthore gjeologjike të terrenit
• Testet laboratorike me të gjitha rezultatet e analizave
• Rekomandimet lidhur me truallin, themelet dhe ma-
sat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes.
Përveç këtyre të dhënave, në raste të caktuara elaborati
duhet të përmbajë edhe të dhëna shtesë lidhur me atë nëse
ekziston rrezik nga fenomenet, si ai i likuifaksionit apo rrësh-
qitjes, që mund të jenë pasojë e tërmetit.

2.9.1. Likuifaksioni

Likuifaksioni i truallit ndodh gjatë tërmeteve dhe atë,


në toka ranore, argjilore dhe të ngopura me ujë, me ç’rast
dherat humbin aftësinë mbajtëse duke rrjedhur vertikalisht
apo horizontalisht në gjendje gjysmë të lëngët.
Gjatë tërmeteve të fuqishëm, tokat ranore nga dridhjet
tentojnë të kompaktësohen duke zvogëluar kështu vëllimin
Efekti i tërmetit në objekte 67

e tyre. Ky dendësim rrit presionin e ujit deri në atë pikë sa


humb kohezioni ndërmjet grimcave. Humbja e kohezionit
do të thotë shndërrimi në gjendje gjysmë të lëngët.
Likuifaksioni shfaqet zakonisht në toka jo të konsolidu-
ara, ranore, buzë lumenjve dhe bregdetit, si dhe aty ku
niveli i ujit nëntokësor arrin 2-3 m. Efekti i likuifaksionit në
objekte dhe infrastrukturë mund të jetë shumë shkatërrues,
duke dëmtuar objektet, rrugët, instalimet e ujit, kanalizimit,
rrymës etj.
Objektet nëntokësore, si rezervuarët dhe bunkerët, janë
po ashtu në rrezik dhe në dherat që mund të ‘rrjedhin’, ato
tentojnë të ‘lundrojnë’ sidomos nëse gjendjen nën nivelin e
ujit nëntokësor.

Objekti

a)
Niveli +0.00

SHTRESA ME MUNDËSI LIKUIFAKSIONI

Objekti
Niveli +0.00
b) 'VLUARJA E RËRËS'

'RRJEDHJA E DHERAVE'

▲ 2-32 a), b) Fenomeni i likuifaksionit

Likuifaksioni i cili dëmton themelet e objekteve shfaqet


ose në formë të rrjedhjes apo shtrirjes së pjesës e cila është
goditur nga ky fenomen, apo ndodh që thjesht, dherat nga
rrjedhja humbin aftësinë mbajtëse. Në të dyja rastet, këto
efekte sjellin dëme për objektet.
68 ARKITEKTURA SIZMIKE

Ka disa qasje për të luftuar likuifaksionin. Qasja më e


thjeshtë dhe e cila rrallëherë respektohet është - të mos
ndërtohet në toka të ndjeshme ndaj likuifaksionit. Pra, të
ndërtohet në toka të konsoliduara, joranore dhe jo me niv-
el të lartë të ujërave nëntokësore. Pasi zonat e ndjeshme
ndaj likuifaksionit mund të shtrihen edhe në disa hektarë,
atëherë tentohet që të gjenden mënyra për tejkalimin e këtij
problemi.
Masat që mund të ndërmerren janë ndërhyrjet në tru-
all/dhera dhe në konstruksion.

▲ 2-33 Tërmeti në Nigata - Japoni, 1964

▲ 2-34 Shembja e objektit


si pasojë e likuifaksionit - Adapazi,
Turqi, 1999
Efekti i tërmetit në objekte 69

▲2-35 Shembja e objektit si pasojë e likuifaksionit - Adapazi, Turqi,


1999

2.9.1.1. Intervenimet në truall

Masat që mund të ndërmerren janë të shumta. Ato


varen nga lloji i objektit, rëndësia e tij dhe madhësia e in-
vestimit.

Ngjeshja / kompaktësimi e truallit - Në toka jo të kon-


soliduara mirë dhe ranore mund të jetë një masë mjaft prak-
itike. Qëllimi i ngjeshjes është që të rritet fërkimi në mes
grimcave duke zvogëluar hapësirat e mbushura me ujë.
Ngjeshja mund të bëhet në disa mënyra: duke vibruar
truallin me vibratorë të diametrave 30-40cm, me ngjeshje
dinamike duke gjuajtur pesha 10-35 tonë nga lartësia 10-
30m etj.

Ndërrimi i shtresave të truallit - Me ndërrimin e sh-


tresës së truallit që mund të pësojë likuifaksion me një sh-
tresë të re, të ngjeshur mirë, duke siguruar edhe drenimin
apo vendosjen e barrierave për pengimin e depërtimit të
ujit, mund të jetë një masë mjaft efektive.
70 ARKITEKTURA SIZMIKE

Drenimi - mund t’i reduktojë efektet e likuifaksionit,


duke zvogëluar nivelin e ujit nëntokësor. Kjo masë nënkup-
ton ndërtimin e puseve dhe pompave për largimin e ujit nga
lokacioni ku parashihet ndërtimi.

2.9.1.2. Intervenimet në strukturë

Me likuifaksion toka humb aftësinë mbajtëse dhe kjo


zvogëlon hapësirën për ndërhyrje në konstruksion. Dherat –
trualli, praktikisht rrjedhin, që domethënë se objektet duhet
të projektohen si ‘anije’ me qendër të gravitetit nën ‘qen-
drën e lundrimit’, përkatësisht masës që rrjedh.
Në rastet e dherave të tilla, zakonisht përdoren theme-
let në pilotë, të cilat mbështetjen duhet ta kenë në shtresa
të konsoliduara dhe të ngjeshura. Varësisht nga shtresa e
cila do të goditet nga likuifaksioni, varet suksesi i kësaj mase.
Zhvendosja e shtresave të mëdha mund t’i dëmtojë piloted,
duke shkaktuar nyje plastike në zona të paparapara.
Masë tjetër e cila vlen për objekte të vogla është të për-
doren themelet pllakë, të cilat do të ndihmojnë kapërcimin
e ‘xhepave’ që rrjedhin.

2.9.2. Rrëshqitjet e dheut

Rrëshqitjet e dheut varen nga lloji i dherave, pjerrësia, si


dhe nga ‘inicuesit’ - tërmetet, gërmimet që prishin ekuilibrin
natyror, kushtet klimaterike (ujëra të mëdha) (fig. 2-36). Stu-
dimet gjeotektonike mund të tregojnë qartë për mundësinë
e rrëshqitjes së dheut. Para planifikimit të çdo ndërtimi në
zona me pjerrësi, duhet të sigurohen hartat përkatese të
cilat tregojnë për gjerësinë e shtrirjes së zonës që mund të
rrëshqasë (Kapitulli 9).
Masa më efikase është zhvendosja e ndërtimit sa më
larg zonës së rrezikuar. Nëse objektet janë ndërtuar në zona
që mund të rrëshqasin, atëherë duhet të merren masa të
tilla si, drenimi, shkallëzimi, lehtësimi i pjerrësisë, mbjellja e
vegjetacionit etj.
Efekti i tërmetit në objekte 71

▲2-36 Rrëshqitja e dheut në rastin e tërmetit në El Salvador

Planet aktive të rrëshqitjes (fault plane) janë plane gjatë


të cilëve bëhet rrëshqitja e pllakave, zhvendosja e të cilave
projektohet në sipërfaqe të tokës si e çarë e cila mund të sh-
▲2-37 Edgecumbe Fault - trihet prej disa metrave deri në qindra kilometra. Në SHBA,
çarja e gjatë 7km kalon në zonë të që pas tërmetit të San Fernandos (1971) është bërë i de-
banuar - Zelandë e Re
tyrueshëm përdorimi i hartave ku janë shënuar planet aktive
të rrëshqitjes. Natyrisht, jo
të gjitha mund të shënohen
pasi që jo çdo gjë manifesto-
het me të çara në sipërfaqe.
Vendet e ndryshme
kanë rregulla të ndryshme
lidhur me distancën e lejuar
të ndërtimit të objekteve
nga vendet ku pritet të man-
ifestohet e çara. Gjerësia e
zonës zakonisht është 200-
400m. Dhe ky është rripi në
të cilin nuk lejohet ndërtimi
i objekteve të banimit (fig.
2-37).
72 ARKITEKTURA SIZMIKE

2.9.3. Tsunami

Territoret buzë bregut të detit janë po ashtu të rrezi-


kuara nga tërmeti në mënyrë direkte, por edhe indirekte
nga tsunami si një produkt i lëvizjeve tektonike.

NGRITJA E VALËS

LITOSFERA
RRAFSHI I THYERJES
(FAULT PLANE/LINE)

MANTELI

▲2-38 Zhvillimi i valës tsunami

Tsunami është një valë e gjatë, e cila mund të gjenero-


het mjaft shpejt nga ndërrimi i topografisë së nëndetit, të
shkaktuar nga zhvendosjet tektonike. Këto të fundit mund
të shkaktohen nga tërmeti, rrëshqitjet e nëndetit apo erup-
sionet vullkanike. Në det të hapur, këto valë përhapen me
shpejtësi të madhe, por me amplitudë të vogël. Me afrimin
e valës bregdetit, thellësia e vogël e ujit bën që amplituda e
valës të jetë më e madhe. Vala mund të theksohet edhe më
tepër për shkak të topografisë së bregut, pra, tek ujdhesat e
ngushta dhe të cekëta.
Tsunami në gjuhën japoneze do të thotë Vala e Portit.
Tsunamit ndodhin rrallë. Më shpesh kanë ndodhur në
Oqeanin e Qetë, kurse më rrallë në atë Atlantik apo Indian.
Japonia ka qenë me shekuj viktimë e këtij fenomeni, Havai
gjithashtu. Tsunami më shkatërrues, ai i datë 26 dhjetor
2004, në Sumatra (Indonezi), e rriti interesimin lidhur me
këtë fenomen.
Efekti i tërmetit në objekte 73

Si masa më të shpeshta për mbrojtjen nga tsunami për-


menden vendosja e mureve mbrojtëse, mbjellja e vegjeta-
cionit të dendur përgjatë bregut dhe zhvendosja e popul-
latës dhe objekteve në zona më të sigurta.
Vendosja e mureve mbrojtëse është aplikuar në disa
vende bregdetare në Japoni (bregdeti Sanriku), ku muret
kanë arritur lartësinë deri në 12 metra. Kjo masë është mjaft
efektive, por jo shumë estetike dhe aspak e leverdishme nga
aspekti ekonomik.
Mbjellja e vegjetacionit mund të shërbejë për thithjen
e një pjese të energjisë së tsunamit, por nuk siguron mbro-
jtje definitive.
Zhvendosja e popullatës është bërë në Havai (qyteti
Hilo), pasi që është goditur disa herë nga tsunami shkatër-
rues.
Planifikimi i strehimoreve në lartësi mbi nivelin e
goditjes së valëve tsunami mund të jetë një zgjidhje reale.
Objektet e tilla, kuptohet, duhet të projektohen në mënyrë
të tillë që të kenë nivel më të lartë të sigurisë ndaj tërme-
teve.
Në planet detaje urbanistike duhet të jepen udhëzime
mbi karakteristikat e objekteve në këto zona (Kapitulli 9).
Deri më tani është dëshmuar se objektet e sistemit ram e
përballojnë më mirë këtë fenomen, pasi që nuk i japin rez-
istencë të madhe vërshimit të ujit në katet e para, që ka
qenë edhe shkaku i rrënimit të shumë objekteve. Mund të
përdoren edhe sisteme me mure, por muret duhet të ven-
dosen në drejtim të shtrirjes së valëve, përkatësisht, të ujit
në vërshim.
74 ARKITEKTURA SIZMIKE

LITERATURA:

[1.] Pojani N., Lako N. Dinamika - teoria e strukturave, Shtëpia


Botuese Libri Universitar, Tiranë, 2002.
[2.] Arnold Ch., Reitherman R. Building configuration and seismic
design,
John Wiley&Sons, 1982.
[3.] FEMA 454 Designing for Earthquakes A MANUAL FOR ARCHI-
TECTS, December 2006.
[4.] Charleson A. Seismic Design for Architects - Outwitting the
quake, Architectural Press (First edition), 2008.
[5.] Naeim F. The seismic design handbook. Springer, Second edi-
tion, 2001.
[6.] MCEER - Earthquake enginnering to extreme events - web
faqja e University of Buffalo, State of New York – SHBA, më 25.
09. 2010.
[7.] Thornton Ch.H., Hungspruke U. and Joseph L.M., Design of
World’s tallest building - Petronas Twin Tower - Kuala Lumpur city
center - The structural design of tall buildings, Vol. 6, 245±262
(1997).
[8.] Dr. Subramanian N. - Burj Khalifa, world’s tallest structure.
NBM &CW, Vol. 15, Jan 2010.
[9.] Chopra A.K. Dynamics of Structures: Theory and Applica-
tions of Earthquake Engineering. Prentice Hall, 1996.
[10.] Qi Ye, Guang-Nan Fanjiang, Bojidar Yane Investigation of
the Dynamic Properties of the Brooklyn Bridge. Sensing Issues
in Civil Structural Health Monitoring 2005, Chapter I, pp. 65-72.
[11.] Isyumov N. and Brignall J. Some full-scale measurements
of wind-induced response of the CN Tower. Toronto - Journal of
Wind Engineering and Industrial Aerodynamics, Volume 1, 1975,
pp. 213-219.
[12.] Fardis M., Carvalho E., Elnashai A., Faccioli E., Pinto P.,
Plumier A. Designers guide to EN 1998-1 and EN 1998-5 EUROC-
ODE 8: Design of structures for earthquake resistance-General
rules, seismic actions, design rules for buildings, foundations and
retaining structures. Thomas Telford, London, 2005.
[13.] Park R. Improving the Resistance of Structures to Earth-
quake. Emeritus
Department of Civil Engineering University of Canterbury, Hop-
kins Lecture, 16 August 2000.
[14.] Ančić D., Fajfar P., Petrović B., Szavitis – Nossan A.,
Efekti i tërmetit në objekte 75

Tomazević M., Zemljotresno inženjerstvo. Građevinska Knjiga,


1990.
[15.] Aleandar V. Projektovanje seizmički otpornih armirano-
betonskih konstrukcija kroz primere. Građevinski fakultet Univer-
ziteta u Beograu, 2004.
[16.] Llunji M. Efekti i momentit të përdredhjes, faktor i rëndë-
sishëm i reagimit sizmik të strukturave. Temë diplome. Univer-
siteti i Prishtinës - Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës,
2004.
[17.] Bertero V.V. Earthquake Engineering-selected papers. Uni-
versity of California Berkley, 1997.
[18.] Espinosa A.F. The Guatemalan earthquake of February 4
1976 - A preliminary report - Geological syrvay-proffessional pa-
per. United States government printing office.

You might also like