You are on page 1of 9

SULME KIBERNETIKE

ANA RUSTEMI
1.HEARTLAND PAYMENT SYSTEMS

Kjo shkelje në sistemin e sigurisë në


Heartland Payment Systems ndodhi
në mars të vitit 2008 dhe si pasojë e
saj u ekspozuan 134 milion karta
krediti. Ky sulm u bë i mundur në sajë
të infektimit të SQL për të instaluar
një spyware në sistemin e të dhënave
të Heartland. Në vitin 2009 gjyakata
dënoi me burg 3 fajtorët që
fshiheshin pas këtij sulmi. Ekspertët
arritën të kuptonin mënyrën se si u
krye sulmi dhe tashmë i këshillojnë
tregtarët të kenë kujdes nga ky lloj
sulmi.
2.TJX COMPANIES INC.

Sulmi ndaj kësaj kompanie ndodhi në


dhjetor të vitit 2006 dhe si pasojë e tij u
rrezikuan informacionet mbi 94 milion
karta krediti. Një grup ekspertësh
mendojnë se hakerat shfrytëzuan një
dobësi në sistemin e enkriptimit të të
dhënave ndërsa një pjesë tjetër shpjegon se
sulmi ndodhi për shkak se rrjeti i TJX nuk
ishte i mbrojtur nga një firewall.
3.EPSILON

Epsilon ishte viktimë e një sulmi të


hakerave në mars të vitit 2011. Hakerat
postuan online emrat dhe emailet e
miliona konsumatorëve të këtij rrjeti
dyqanesh. Përvec Epsilon pjesë e sulmit u
bë dhe firma financiare CitiGroup dhe
organizata jofitimprurëse College Board.
Fajtorët e këtij sulmi akoma dhe sot nuk
janë zbuluar, por ekspertët e teknologjisë
tregojnë se skemat e përdorura mund të
përbëjnë rrezik për të ardhmen.
4.RSA SECURITY

Hakerat kanë arritur dhe më tej dhe


madje kanë arritur të sulmonin një firmë
sigurie ku mundën të fitonin akses në të
dhënat e 40 milion punonjësve. Impakti
që pati ky sulm akoma dhe sot
vazhdohet të diskutohet. Kompania
deklaroi se ky sulm erdhi si pjesë e një
bashkpunimi mes dy grupe hakerash dhe
një qeverie e cila akoma nuk dihet se cila.
5.STUXNET

Realisht sulmi ndaj kësaj kompanie


mendohet se i pati fillimet që në vitin
2007 por ai mundi të identifikohej vetëm
në vitin 2010. Qëllimi i këtij sulmi ishte për
të ndërprerë programin e fuqisë nukleare
të Iranit. Por ky sulm mund të përdoret
dhe si një shembull i sulmeve në rrjetin
energjitik, atë ujor apo transportin publik.
Edhe pse efektet e këtij sulmi nuk ishin aq
‘tragjike’ ai është cilësuar nga ekspertët si
një ndër më të mëdhenjtë në këtë shekull.
6.DEPARTAMENTI I VETERANS AFFAIRS

Ky department u bë viktimë e një sulmi


hakerash në maj të vitit 2006 i cili pati
pasoja të mëdha. Si pasojë e tij u vodhën
një databazë emrash kombëtare, numra
sigurie dhe data lindjesh të 26.5 milion
veteranëve madje dhe punonjësve të
personelit ushtarak dhe bashkshorteve të
tyre. Interesant është fakti se në qershor
të të njëjtit vit një person i panjohur i
kthehu këto të dhëna.
7.ESTSOFT

Hakerat sulmuan kompaninë koreane


jugore në periudhën korrik-gusht të
vitit 2011. Ata mundën të fitonin
akses në informacionet personale të
35 milion shtetasve të Koresë së
Jugut pasi ndërhynë në sistemin e
sigurisë të ESTsoft. Ky sulm u
shëndrrua në sulmin më të madh në
historinë e Koresë që rrezikoi një
pjesë të madhe të popullsisë.
8.GAWKER MEDIA

Gawker Media është një kompani analitike


e cila bashkvepron me disa nga blogjet më
popullorë online. Sulmi ndaj kësaj kompani
u krye në dhjetor të vitit 2010 dhe si pasojë
e tij u kompromentuan adresat e emailit
dhe fjalëkalimet e 1.3 milion komentuesve
në sajte si Lifehacker, Gizmodo dhe Jezebel.
Përvec kompromentimit hajdutët mundën
të zbulonin dhe kodin që Gawker Media
përdorte për manaxhimin e të dhënave.

You might also like