You are on page 1of 29

KOMUNIKIMI

Komunikimi nënkupton transmetimin e


informatave dhe ndarjen e kuptimit të
tyre me të tjerë.
Çështjet etike të komunikimit janë
të lidhura me promovimin e
mesazheve dhe informatave lidhur
me sigurinë e përdorimit të
produkteve, ndotjes, kushtet e
punës së punëtorëve, si dhe situata
të tjera të lidhura me punën dhe
natyrën e produkteve.
Nëse komunikimi është i rrejshëm
dhe me informacione të
pamjaftueshme, dmth. informatat
fshihen me qëllim, atëherë
konsumatorët dhe klientett e
ndryshëm me të cilët ne
bashkëpunojmë do të humbin
besimin në ndërmarrje dhe në
produktet e saj.
Gënjeshtra është njëra nga
çështjet kryesore etike në relacionet
e komunikimit. Ajo shkakton telashe
etike në komunikimin e brendshëm
dhe atë të jashtëm, për shkak se e
rrënon besimin.
Rezultatet e një hulumtimi, të cilin e ka
publikuar Jurnal of the American
Medical Association, pasqyrojnë se më
tepër se një e treta e mjekëve të
anketuar pranojnë se kanë gënjyer-
mashtruar kompanitë e sigurimeve,
duke ekzagjeruar sëmundjen e madhe
të pacientëve, duke i radhitur diagnozat
joadekuate në faturat e tyre dhe duke
raportuar simptome joekzistuese.
Lajmërimet (informatat) false dhe
mashtruese janë çështje kyçe në
komunikim. Abuzimi me çështje të
informimit vetëm sa do ta
ekzagjerojë pretendim për të
vërtetën rreth mashtrimit ose
gënjeshtrës.
Pretendimet (pohimet) e tepruara
janë ato të cilat më nuk janë
substanciale (nuk provojnë), sikur
që është gjendja e produkteve,
qoftë ajo komerciale qoftë ajo
përmbajtësore, lidhur me
superioritetin etik ndaj produkteve
të tjera.
Një kompani amerikane gjatë shumë
viteve investoi me miliona dollarë në
promovimin e produktit të vet:
“Përmbajtja më e mirë, pizza më e
mirë”, duke u përpjekur të promovojë
cilësinë e picës së saj. Juria e Teksasit
zbuloi se slogani i saj promovues lidhur
me pizzën ishte mashtrues dhe këtë
slogan e ndaloi të përdoret për të
promovuar këtë produkt në të ardhmen.
Sot në shumë shtete perëndimore
zhvillohet një lloji i biznesit, i cili
ngadal po fillon të zhvillohet edhe te
ne në Kosovë. Ky biznes është i
njohur si ndërmarrja/biznesi nga
shtëpia. Këto forma në këto shtete
janë duke e dëmtuar për shumë
mjete të painkasuara buxhetin e
shtetit.
Pastaj, çështja e promovimit të
produkteve është edhe çështje e
etiketave. Një ndërmarrrje amerkane
Mott’s Inc., ishte një kompani
udhëheqëse në prodhimin e lëngjeve.
Tashmë këto pije kishte fituar një besim
të madh te konsumatorët dhe emri i
këtyre pijeve ishte sinonim për
kompaninë. Ajo prodhonte lëng molle,
rrushi dhe qershie.
Shoqata për mbrojtjen e
konsumatorëve ngriti çështjen e
etiketës në bombolat e pijeve, të cilat
sipas tyre ishin mashtruese. Në ato
etiketa shkruante: “100% lëng”, me
fotografinë e mollës, të qershisë ose të
rrushit. Komisioni kishte ardhur në
përfundim se fotografia nën 100% ishte
një lloj asociacioni se ai ishte 100%
lëngë i këtyre frutave.
Për këtë shkak ajo kompani u
dënua me 177.500 dollarë
shpenzime për hulumtimin e
promovimit nga kjo etiketë dhe
shpenzimet të tjera në disenjimin e
etiketës së re.
Formë tjetër e abuzimit të
konsumatorëve nëpërmjet formulimeve
dykuptimëshe, fjalët e të cilave janë aq
të zbehta sa që ai që i lexon apo i
dëgjon mund të konkludojë për
mesazhin e promovuesve. Pra, fjalët
dinake plotësisht të paqëndrueshme e
pamundësojnë të shprehurit sikur
“ndihma është preventivë”, “ndihma e
lufton...”, ”ndihma ju bën të ndiheni më
mirë”.
Teknologjia
Kategoria e fundit e cila e u përket
çështjeve etike është teknologjia,
veçmas zhvillimet e mëdha të cilat
kohëve të fundit janë duke ndodhur
në teknologjinë informative dhe në
aplikimin e tyre në jetën ekonomike
Sa më tepër që është duke u përdorur
kjo teknologji, janë duke u rritur edhe
shqetësimet për këtë lëmi. Disa çështje
të cilat duhet t’i adresohen biznesit,
janë edhe mbikëqyrja e përdorimit të
teknologjisë nga ana e të punësuarve,
privatësia e konsumatorëve, zhvillimi i
uebsajteve dhe marketingu on-line,
mbrojtja juridike e së drejtës
intelektuale, sikur që është muzika,
libri, filmi etj.
Zhvillimet e shpejta dhe ndërrimet
të cilat janë duke ndodhur për
kompanitë sigurisht se shkaktojnë
disa kërkesa lidhur me privatësinë e
punëtorëve.
Jeta ekonomike është shumë pak e
mbrojtur, veçmas për disa fusha të
krijimtarisë, të cilat e rrënojnë këtë
privatësi. Mbrojtja e këtyre të
drejtave përmes legjislacionit është
mjaft e kufizuar, veçmas në vendet
në tranzicion siç është: mbrojtja e të
drejtës së autorit, librit, muzikës,
filmit etj.
Pastaj, mundësia që nëpërmjet teknologjisë
informative të bëhet kontrollimi i
drejtpërdrejtë i punëtorit dhe privatësisë së
tij, përkatësisht angazhimit të tij. Monitorimi
elektronik lejon kompaninë që të
determinojë (të masë) se a është zvogëluar
produktiviteti, për shkak se punëtorët kanë
shpenzuar kohën e aktivitetit të tyre
personal duke hulumtuar në internet, në
mënyrë që të ndërmirren hapa për
korrektimin e kësaj dukurie.
Teknologjia informative, është mjet i
komunikimit dhe tani më kompanitë e
mëdha kanë filluar të shqetësohen për
rezultatet e tyre për shkak të qasjeve të
jashtme, rrjedhjes së informatave nga
brenda dhe për shkak të vështirësive
për ruajtjen e privatësisë, si dhe për
shkak të shfrytëzimit të uebsajtit të
kompanisë nga ana e punëtorëve për
nevojat e tyre personale.
Hulumtimet e ndryshme në vendet
e zhvilluara me këtë teknologji kanë
provuar se më tepër se gjysma e të
punësuarve (58%) e shfrytëzojnë
teknologjinë informative në mënyrë
joetike, për nevojat e tyre private,
gjë që tani konsiderohet si një lloj i
dhunës etike ndaj kompanisë.
Problemi tjetër lidhur me
teknologjinë informative është edhe
privatësia e konsumatorit. Janë dy
çështje të rëndësishme në këtë
fushë: rritja e nevojës për informata
për konsumatorin dhe mungesa e
qasjes së konsumatorit në
informatat që janë mbledhur nga ai
dhe mënyra si përdoren ato
informata.
Pra, janë thjesht probleme etike të
cilat e vënë në pikëpyetje
privatësinë e konsumatorit, për
shkak të qasjes së kufizuar se si
informatat e mbledhura
shfrytëzohen nga njerëzit të cilët ato
i përdorin.
Çështje tjetër etike, e cila ka të bëjë
me zhvillimin e ëeb-teknologjisë
dhe marketingut on-line ka të bëjë
me atë se çfarë informatash u ofron
partnerëve afaristë nëpërmjet këtij
mediumi.
Disa ndërmarrje i ndërrojnë
informatat në bazë të kërkesave të
konsumatorëve. P.sh. zyrtari i
qeverisë mund të kërkojë faqen për
t’u informuar lidhur me rregullsinë e
afarizmit të ndërmarjes sipas ligjit.
Këtu mendohet në kërkesat që
kanë të bëjnë me statusin legal dhe
pronësinë e ndërmarrjes.
Faqja e krijuar mund të ketë kuptim
vetëm nëse vizitohet nga vizitorët,
mirëpo nga pikëpamja e
marketingut afër 46% e marketingut
sipas njerëzve që i kanë vizituar
këto faqe janë joetike, për shkak të
informatave të cilat ata i posedojnë.
Çështje tjetër etike sa i përket
teknologjisë informative është
mbrojtja e pasurisë intelektuale
sikur që është:
muzika,
librat,
filmat etj.
Ligji për të drejtat e autorit është i
disenjuar që t’i mbrojë krijuesit e
pasurisë intelektuale. Mirëpo, me
teknologji të përparuar rriten aftësitë
dhe mundësitë që këto të drejta, në
mënyrë joetike, të shfrytëzohen pa
u pyetur krijuesit e këtyre vlerave,
pra duke i kopjuar në mënyrë
joetike nëpërmjet internetit dhe
formave të tjera.

You might also like