You are on page 1of 10

Liceu elektroteknikë Don Bosko

Lënda: Mediat Sociale në biznes


Tema: Hyrje në mediat sociale

Punuar nga:
Porfesori: Pashk Manrecaj
Shtator 2023
Pyetjet:

 Ç’është e rëndësishme për biznese përdorimi i mediave sociale?

 Si kanë ndikuar mediat sociale te bizneset?

 Përmend platformat të cilat kanë numrin më të madhë të përdoruesve deri në vitin 2015?

 Çka janë mediat sociale?

 Pse janë të rëndësishme mediat sociale?

 Çka i shtyri bizneset të mendojnë për shfrytëzimin e platformave pasi që në fillim u trajtojshin si mode e re
për të rinjtë?

 Çfarë mundësi të reja kanë ofruar mediat sociale për konsumatorët? (Faqe 1, te materiali i përpunuar
MSB, Pyetje për detyrë kontrolli).

 Pse ngrehnin dyshime bizneset për mediat Sociale? (Faqe 4-5, material i përpunuar MSB, pyetje për detyrë
kontrrolli)?
Pyetjet për reflektim

- Ku konsistojke qëllimi për përdorimin e teknologjisë dhe të internetit?


- Pse mendoni se mediat sociale kan hapur rrugë për numër të madhë të përdoruesve?
- Çfarë mundësi kishin ofruar mediat sociale për përdoruesit?
- Çka janë mediat sociale?
- Pse janë të rëndësishme mediat sociale?
- Ku konsiston dallimi në mesa mediave tradiocionale dhe atyre sociale?
Rezultatet e të nxënit për orën mësimore dhe
Kriteret e suksesit

 Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:

1. Përshkruan qëllimin dhe rëndësien e komunikimit përmes mediave sociale?


2. Fol për historikun e marketingut në media sociale?
3. Tregon për numrin e përdoruesve që përdorin platformat?
4. Përshkruan rolin e mdeiave tradicionale dhe sociale?

 Kriteret e suksesit:

 1. Tregon së paku se çka vlerësojnë përmes mediave sociale?

 2. Identifikon së paku tre platforma se në cilin vit janë lansuar për marketing?

 3. Numëron së paku tre platforma për nga numri i përdoruesve?

 4. Tregon së paku për rolin e njëres prej mediave?


Stuhi mendimesh – 5’

 Çfarë dini për mediat sociale dhe si mediume sociale


pse mendoni se duhet përdorur?
Hyrje në mediat
sociale

 Qëllimi
 Teknologjia dhe burimi i internetit kanë përkrahur njerëzit të komunikojnë me
njëri-tjetrin, të ndajnë informacione si dhe të ndërtojnë marrëdhënie. “Mediat
sociale” janë një formë e re komunikuese e cila aplikohet përmes rrjeteve
sociale dhe lejojnë njerëzit të bashkëveprojnë dhe të bisedojnë me njëri-
tjetrin.
 Me aplikimin e mediave sociale si dhe prezencën e marketingut në internet,
pronarët e bizneseve më shumë lehtësi ndikojnë në forma të ndryshme te
konsumatorët në vendimmarrjen e tyre gjatë procesit të blerjes.
 Përparësi për konsumatorët - konsumatorët përmes mediave sociale vlerësojnë
produktin, lidhin blerjet e tanishme me blerjet e ardhshme si dhe bëjnë
rekomandime për familjarët dhe miqtë e tyre.
Ç’është e rëndësishme për bizneset përdorimi i mediave sociale?
Si kanë ndikuar mediat sociale te bizneset?

 Edhe për bizneset, përdorimi i medias sociale është një mjet mjaft i frytshëm sepse një konsumator i
kënaqur i një produkti apo shërbimi mund të rekomandojë atë të mirë ose shërbim tek përdoruesit e tjerë
të mundshëm.
 Për më tepër, mediat sociale kanë ndikuar në zhvillimin e strategjive të reja të marketingut
të cilat qëllimin primar e kanë ndërtimin e besimit tek klientët për të blerë brenda
platformave sociale më të besueshme.

Çfarë mundësi të reja kanë ofruar mediat sociale për konsumatorët? (Faqe 1, te materiali i
përpunuar MSB).

Përkufizimi për mediat sociale –


 Media sociale është një platformë që na lejon të marrim pjesë në rrjetet sociale. Ne mund t'i ndajmë
postimet tona në platforma të ndryshme të mediave sociale për të përmirësuar dukshmërinë e biznesit.
Sot është burimi më i mirë për përditësimet e lajmeve, marketingun, edukimin dhe argëtimin.
Publikimet dhe
platformat

Publikime Emri i platformës

Publikime WordPress, Tumblr and Wikis

Shpërndarje Flickr, Pinterest, YouTube, SlideShare, Facebook, si dhe tani ka


aplikacione telefonike, Instagram dhe Viber, Whatsapp

Diskutime “Website” si Quora, Reddit, dhe aplikacione telefonike si


Facebook Messenger, BlackBerry Messenger

Rishikim/Përshtypje Aplikacionet/Platformat të cilat përdoren për Rishikime dhe


Përshtypje janë, Yel, IMBDb, TripAdvisor.
Rëndësia e mediave
Sociale

 Pasi ‘kuptuam’ çka janë mediat sociale, pyetja tjetër që na vije ndër mend
është se pse është aq i rëndësishëm për brendet? Sot, rreth 3 miliardë njerëz
kanë qasje në internet në gjithë botën. Rreth 78% në shtetet e zhvilluara, dhe
rreth 38% në shtetet në zhvillim.
Marketingu në mediat sociale

o Marketingu përmes mediave sociale është i fundit dhe trend i popullarizuar në treg. Marketingu tradicional në
mjetet si TV, gazeta, revista kanë qenë shumë të shtrenjta dhe mbulojnë një objektiv të kufizuar tregu.
Strategjitë tradicionale të marketingut ishin bazuar në fokusimin në tregje specifike individuale. Edhe tani është
e vështirë për bizneset që synojnë dhe të tregtojnë produktet e tyre në një hapësirë më të madhe gjeografike
dhe në shtete të ndryshme. Shembull nëse një kompani dëshiron që të ketë mbulim të marketingut në Azi me
anë të gazetës ose TV, kjo është më pak e mundur pasi jo çdo vend i botës sheh të njëjtat kanale televizive dhe
lexon gazeta të njëjta.

o Mediat sociale e kanë ndryshuar plotësisht atë qasje drejt marketingut. Marketingu në media sociale është bërë
një realitetit ku u mundëson bizneseve të marrin reagime, komente dhe sugjerimet nga klientët e tyre, përmes
blogjeve (ditarëve digjital), fotografive, videove dhe vlerësimet që të përmirësohet produkti apo një shërbim i
një biznesi. Kjo është epoka e informacionit në mediat sociale, prandaj është bërë e nevojshme për përhapjen e
informacionit pozitiv në lidhjet me ofertat e kompanive dhe ndërmarrjeve në platformat e mediave sociale.

You might also like