You are on page 1of 13

BISEDE LETRARE

NIKKOLAS GJONAJ
LENDA: LETERSI
KLASA:VIII D
BISEDE LETRARE
Plaku dhe deti shtë një novelë e shkruar nga Ernest Heminguei në vitin
1951 në Kubë, dhe botuar në vitin 1952.
PROFILI I SHKRIMTARIT
 Ernest Heminguei lindi me 21 Korrik 1899 dhe vdiq me 2 Korrik 1961
ishte një novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe
gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë
amerikane.
 Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë
të shkëlqyer realizmin letrar në SHBA. Stili i tij ekonomik dhe i
nënvlerësuar kishte një ndikim të fortë në shekullin e 20-të, ndërsa jeta
e tij e aventurës dhe imazhi i tij publik ndikuan në gjeneratat e
mëvonshme.
 Heminguei prodhoi pjesën më të madhe të punës së tij midis mesit të
viteve 1920 dhe 1950 dhe fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1954.
Ai botoi shtatë romane, gjashtë koleksione me histori të shkurtra dhe
dy vepra jo-fikse. Vepra të tjera, duke përfshirë tre romane, katër
koleksione me histori të shkurtëra dhe tre vepra jo-fikse, u botuan pas
vdekjes. Shumë nga veprat e tij konsiderohen klasike të
letërsisë amerikane.
 Në vitin 1953 ky shkrimtar merr Çmimin Nobel me romanin "
Plaku dhe deti "
PERMBLEDHJE
 Vepra – një nga më të famshmet e autorit – rrotullohet rreth
Santiagos, një peshkatar i moshuar që përpiqet të kapi një peshk
marlin në largësi të Rrymës së Golfit.
 Plaku dhe Deti është historia e një beteje epike mes një peshkatari të
vjetër, me përvojë dhe një Marline të madhe. Romani hapet me
arsyetim se peshkatari, i cili është quajtur Santiago, ka kaluar 84 ditë
pa kapjen e një peshku. Ai është aq i pafat sa që nxënësi i tij i ri,
Manolin, ka qenë i ndaluar
nga prindërit e tij të lundrojë me njeriun e vjetër dhe është
urdhëruar të shkojë me peshkatarët më të suksesshëm.
 Megjithatë, djali vizitonte kasollen e Santiagos çdo natë,
transportin mbrapa tij të peshkimit detar, marrjen e tij të
ushqimit dhe duke diskutuar për bejsbollin amerikan dhe
lojtarin e preferuar të tij Joe Di Maggio.
 Santiago i tregon Manolinit se në ditën e ardhshme, ai do të udhetoje
larg Gjirit të peshkimit,per tu bindur se sezoni i tij i pafat është pranë
fundit të tij. Kështu në ditën e 85, Santiago i jep kurajo vetes, duke
marrë varkën e lehtë të tij deri në Gjirin Mesdhe
PERMBLEDHJE
 Një mëngjes, ai mbërrin mjaft larg me barkë dhe zë një
peshk shumë të madh, më të madh se asnjëherë në jetën e
tij prej peshkatari të regjur.
 Lufta mes plakut, që është në muzgun e forcave të veta, dhe
peshkut të madh e të fortë, zhvillohet mjaft e ashpër, sepse
peshku reziston dhe e tërheqbarkën pas vetes. Dy
kundërshtarët janë të denjë për njëri- tjetrin, aq të denjë, sa
lufta mes tyre merr përmasa epike.
 Kalon tërë dita e tërë nata dhe asnjëri nuk e mposht dot
shokun. Santiago ende nuk e ka parë madhësinë e peshkut,
por nisur nga forca me të cilën ky e tërheq barkën, kupton se
do të jetë i madh e i fortë, ndaj ndjen admirimin për të.
PERMBAJTJA
 Në ditën e dytë nuk dihet se cili do ta mundë shokun. Peshku
tërheq barkën, kurse plaku barkën dhe peshkun. Mëngjesin e ditës
së tretë, peshku e nxjerr kurrizin mbi ujë dhe plaku i shumëfishon
forcat, që peshku të mos i shpëtojë.
 Plakut i bëhen duart gjak, krahët sa nuk i shqiten nga kraharori
duke tërhequr, por, me në fund, peshku dorëzohet dhe ai e lidh plot
ngazëllim për barke e niset për t'u kthyer.
 Ky është triumfi i tij. Por fitorja zgjat shumë pak dhe një betejë
tjetër edhe me e mundimshme e pret peshkatarin, beteja me
armiqtë e vet të përjetshëm, peshkaqenët, që i tërheq gjaku i
peshkut të vrarë.
 Peshkaqenët janë lukuni dhe plaku e ndien se nuk do të mund ta
mbrojë trofenë e vet, peshkun e madh, nga keqbërësit e detit.
Megjithatë, ai lufton me ta gjatë tërë natës, deri sa i shterren fuqitë
dhe arrin të kthehet i gjallë në port e në fshat, ku njerëzit e presin
me padurim.
PERMBAJTJA
 Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme,
Santiago lufton në rrugën për në kasollen e tij, duke mbajtur nje
shtyllë te rëndë mbi shpatullat e tij. Pastaj, në shtëpi, ai shtrihet
mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë.
 Një grup i peshkatarëve mblidhen të nesërmen rreth barkës, ku
skeleti i peshkut është bashkangjitur ende, kurioz bëhen edhe
turistët te cilët pyetnin se kush e kishte kapur atë peshkun gjigand
edhe pse trupi nuk ishte por vetëm skeleti i një bishe detare
parahistorike. Ndjejnë mëshírë për plakun, por, më të fuqishme se
mëshira, janë respekti dhe krenaria.
 Një nga peshkatarët mendoi që ajo të jetë 18 pëllëmbë nga hunda
deri në bisht.
 Manoli, i sjell gazetat dhe kafen plakut. Kur zgjohet plaku, ata
premtojnë për të peshkuar së bashku edhe një herë. Pas kthimit të
tij nga gjumi, ëndrrat e tij rinore përfundojnë.
SIMBOLIKA
 Kuptohet se Plaku dhe Deti nuk është një fabul e
thjeshtë për një peshkatar plak që një ditë të bukur zë
një peshk aq të madh, sa nuk është parë
ndonjëherë por që, për fat të keq, peshkaqenët e
sulmojnë, ia hanë peshkun, e atij nuk i mbetet dëshmi
tjetër zotësie, veç skeletit të peshkut që s”i hyn kujt
në punë.
 Historia e peshkatarit plak paraqet simbolikë mjaft të pasur.
Qysh në titull lidhëza dhe i bashkërendit plakun dhe detin,
duke i vërië në një plan të barabartë. Santiago është plak,por
kjo nuk do të thotë se ai duhet nënvleftësuar. Deti mund të
jetë i fortë, po plaku është i zoti, e pikërisht kjo i vë ata në
pozita të barabarta. Janë dy miq armiq që nuk bëjnë dot pa
njëri-tjetrin. Prandaj janë të denjë për njëri-tjetrin.
SIMBOLIKA
 Nga kjo simbolikë, peshkatari plak përfaqëson njeriun që
lufton me forcat e verbëra të natyrës, të cilat duan ta
shkatërrojnë, por që megjithatë, nuk e shpartallojnë dot.
Kjo ide përbën mesazhin themelor të veprës.
 Në këtë vepër, Heminguej ka mishëruar thelbin e
filozoñsë së vet, që ka si çelës kryesor jo optimizmin, por
dinjitetin. Po të ndjekim simbolikën e rrëfimit, kuptojmë se
optimizmi i njeriut është mbytur diku ne fund të
detit, bashkë me mishin e freskët të peshkut të bukur.
Ajo që mbetet ne sipërfaqe është pak dinjitet, aq sa
mjafton për të vazhduar betejën të nesërmen. Në luftën
e tij kundër fatit njeriu nuk është kurrë fitimtar, por nëse
di të tregohet dinjitoz, ai nuk është as i humbur.
PERSONAZHET KRYESORE
PERSONAZHET KRYESORE
PERSONAZHI PREFERUAR
 E gjithe novela bazohet ne plakun Santiago, ku ai eshte i vetmi personazh
qe ka vemendjen e gjithe botes ne leximin e vepres dhe disa personazheve
te tjere qe jane veç ne sfond.
 Peshkatari Santiago eshte i vetem, çdo gje e ka te vjeter perveç syve te
tij, eshte pa familje, pa prone, perveç barakes dhe barkes se peshkimit,
madje dhe velen e shqyer e te arnuar te barkes e quan flamur disfatash.
Siç eshte fillikat ne jete ashtu eshte dhe i vetmi personazh ne kete
novele.

PLAKU:
I stermunduar nga jeta I
vetem
Pa familje
Pa prone I
moshur I
varfer
Peshkatar
I vetmi
personazh
ne novele
PJESA E PREFERUAR

You might also like