You are on page 1of 28

TEMA 4

(Pjesa I)

ADMINISTRIMI DOGANOR

Prof.Dr. Hysen MUCEKU


Misioni i Doganës Shqiptare

Institucioni doganor që në lashtësitë e kohës dhe deri në ditët


e sotme është konsideruar si “Tempulli i Parasë”.
Taksat doganore në kohën e sundimit otoman ka qenë e ndarë
në katër lloje: importim, eksportim, konsum dhe tranzite.
Në kohërat e sundimit otoman veprimet doganore ndaheshin
në dy pjesë:
 Dogana të jashtme; dhe
 Dogana të brendshme
 Veprimet doganore të brendshme kishin të bënin me atë
pjesë taksash, që perandoria i vendoste herë pas here dhe i
nxirrte në bazë të ligjeve të posaçme me tarifa të veçanta
për çdo vend të perandorisë dhe administroheshin duke i
ndarë në:
 Dogana porti;
 Dogana kufiri; dhe
 Dogana toke.
Puna e shërbimit doganor shqiptar konsiston në realizimin e tre
misioneve kryesore:
 Misioni Fiskal;
 Misioni Ekonomik;
 Misioni Mbrojtës.

Misioni fiskal. Misioni fiskal është një nga misionet kryesore të


Doganës Shqiptare që konsiston në mbledhjen e taksave doganore
të mallrave që importohen në Republikën e Shqipërisë.
Misioni ekonomik. Misioni Ekonomik i Doganës Shqiptare merr
gjithnjë e më shumë një rëndësi të veçantë në mbrojtjen dhe
zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Misioni mbrojtës. Dogana Shqiptare, si dhe ato të vendeve
evropiane, një rëndësi gjithnjë e më të madhe i kushtojnë misionit
mbrojtës:
1. Mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe rendit publik;
2. Mbrojtja e shëndetit publik;
3. Mbrojtja e konsumatorit;
4. Mbrojta e ambientit; dhe
5. Mbrojta e pasurisë kulturore kombëtare.
Organizimi i Administratës Doganore

Veprimtaria doganore siguron mbrojtjen e interesave të RSH,


që kanë të bëjnë me: importet, eksportet dhe tranzitet e
mallrave.
Administrata doganore, në organizimin, funksionimin dhe
realizimin e veprimtarisë së saj mbështetet në:
A) Kodin Doganor të RSH; dhe
B) Në legjislacionin doganor ndërkombëtar.
Administrata Doganore varet nga Ministria e Financave dhe
përbëhet nga:
 Drejtoria e Përgjithshme;
 Drejtoritë Rajonale; dhe
 Degët Doganore.
Në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
krijohet organi i luftës kundër kontrabandës dhe trafikut të
paligjshëm, i cili kryen funksionet e policisë gjyqësore.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e organizuar në 3
Departamente. Çdo departament drejtohet nga një Zv.Dr. i
Përgjithshëm. Departamentet përbëhen nga disa Drejtori dhe
secila Drejtori nga disa Sektorë, si më poshtë:
 Departamenti Adminstrativ, i përbërënga këto drejtori:
 Drejtoria e Personelit & Trajnimeve;
 Drejtoria e Kompjuterizimit;
 Drejtoria e Investimeve & Logjistikës; dhe
 Drejtoria e Financës.
Departamenti Teknik, ku përfshihen këto drejtori kryesore:
 Drejtoria e Procedurave Doganore.
Kjo drejtori administron procedurat doganore dhe lëshimin e
autorizimeve për to në raste kur është e nevojshme. Monitoron dhe
administron rregullat e procedurave të vendosjes në qarkullim të
lirë të mallrave dhe të eksportit, procedurave të tranzitit, të
përpunimit aktiv dhe pasiv, të përpunimit nën kontroll doganor,
lejimit të përkohshëm, procedurat e magazinimit doganor, zonat e
lira dhe magazinat e lira, si dhe magazinimin e përkohshëm të
mallrave.
 Drejtoria e Origjinës dhe Tarifës, me detyra kryesore:
Harton dhe përditëson nomeklaturën e mallrave dhe tarifën doganore,
administron operacionet e përjashtimit dhe detyrimet e importit,
administron origjinën e mallrave sipas marrëveshjeve preferenciale
përkatëse, procedurat e lëshimit të çertifikatave të origjinës preferenciale,
ndjek zbatimin e masave të politikës tregtare, të kuotave, të tavaneve
tarifore dhe të masave antidumping. Drejtoria e Origjinës dhe Tarifës
mbikqyr rregullat për akcizën, TVSH-në dhe taksat e tjera në import. Si
dhe:
 Drejtoria juridike;
 Drejtoria e Statistikave;
 Drejtoria e Laboratorit Kimik Doganor;
 Drejtoria e Vlerës Doganore.
Departamenti Operativ – Hetimor, ku përfshihen këto drejtori
kryesore:
 Drejtoria e Anti-Kontrabandës, kryen kontrolle fizike dhe
dokumentare në çdo vend brenda territorit doganor të Shqipërisë;
 Drejtoria e Informacionit, mbledh të dhëna për shkeljet doganore
të dyshuara duke shfrytëzuar marrëveshjet e asistencës
administrative, të nënshkruara me administratat doganore të
vendeve të tjera.
 Drejtoria e hetimit, ndërmerr hetime për shkele të dyshuara apo të
vërejtura nga struktura të tjera brenda dhe jashtë sistemit doganor,
më kërkesë të tyre apo me nismën e vet.
 Drejtoria e kontrollit pas zhdoganimit, ndërmerr kontrolle
dokumentare dhe fizike, pas zhdoganimit të mallrave, për të
verifikuar të gjithë dokumentacionin, që lidhet me veprimet
doganore të operatorëve ekonomikë. Këto kontrolle bëhen
pranë mjediseve të operatorëve ekonomikë, si dhe përmes
rishqyrtimit të praktikave doganore, brenda sistemit doganor.
 Drejtoritë Rajonale varen nga Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave dhe janë nën mbikqyrjen e saj. Ato përbëhen nga
një ose disa degë doganore, mbi të cilat ushtrojnë kontroll.
Cilësia e shërbimit doganor

Për matjen e performancës dhe cilësisë së Shërbimit Doganor,


Banka Botërore raporton çdo vit raportin “Doing Bussiness”,
ku përcakton renditjen e Shqipërisë në këtë vlerësim në bazë
të procedurave të zhdoganimit të mallrave me transport detar.
 Për importin e mallrave, matja e procedurave fillon që nga
mbërritja e mjetit në port deri në nxjerrjen e mallrave nga
dogana.
 Për eksportin e mallrave, matjet e procedurave fillojnë që
nga paketimi në fabrikë deri në nisjen e tyre me anije nga
porti.
 Matja e cilësisë së shërbimit doganor sipas Bankës Botërore matet
nga faktorët: koha për eksport, koha për import, kosto e eksportit,
kosto e importit, numri i dokumentave që paraqiten në import,
numri i dokumentave që paraqiten në eksport.
 Në llogaritjen e kostos së importit, janë të përfshirë të gjitha pagesat
e lidhura me përfundimin e procedurave të importit dhe të eksportit,
siç janë kostot për dokumentat, pagesat administrative për
zhdoganimin dhe kontrollin teknik, detyrimet terminale dhe
transporti i brendshëm. Këto kosto nuk përfshijnë detyrimet dhe
taksat doganore.
Destinacioni Doganor

Mallrave joshqiptare të paraqitura në doganë, duhet t’u caktohet një


destinacion doganor që lejohet për këto mallra. “Destinacioni doganor i
mallrave” nënkupton:
 Vendosja e mallrave nën një regjim doganor, ose
 Hyrja e tyre në një zonë të lirë ose në një magazinë të lirë
Zonat e lira dhe magazinat e lira janë pjesë të territorit doganor të RSH
ose mjedise të vendosura në këtë territor dhe të ndara nga pjesa tjetër e tij,
në të cilat
 Mallrat joshqiptare, për qëllim të zbatimit të detyrimeve të importit dhe të
masave të politikës tregtare të importit, konsiderohen sikur nuk ndodhen
në territorin doganor shqiptar, me kusht që të mos jenë vendosur në
qarkullim të lirë ose të mos jenë vendosur nën një regjim tjetër doganor.
 Rieksportimi i mallrave nga territori doganor i Republikës së
Shqipërisë, sjell zbatimin e formaliteteve për daljen e
mallrave, përfshirë këtu edhe masa të politikës tregtare.
 Asgjësimi i tyre, njoftohet me shkrim dhe nënshkruhet nga
personi i interesuar.
 Braktisja dhe kalimi i tyre në favor të buxhetit të shtetit,
kryhet në përputhje me udhëzimet e Drejtorisë së
Përgjithshme të Doganave.
Regjimet doganore

Të vendosësh mallrat nën një regjim doganor, do të thotë t’i vendosësh në


një nga regjimet doganore të mëposhtme:
 Vënia në qarkullim të lirë të mallrave, u jep mallrave joshqiptare
statusin doganor të mallrave shqiptare, me zbatimin e masave të politikës
tregtare dhe kryerjen e formaliteteve të parashikuara për importimin e
mallrave, si edhe pagesën e detyrimeve të importit.
 Tranziti, lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën, brenda territorit doganor të
Republikës së Shqipërisë:
a. Të mallrave joshqiptare, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit dhe
detyrimeve të tjera ose masave të politikës tregtare; dhe
b. Të mallrave shqiptare, të cilat u nënshtrohen masave për eksportimin
e tyre drejt vendeve të tjera dhe për të cilat janë kryer formalitetet
përkatëse doganore për eksport.
Në rastet e tranziteve ndërkombëtare, lejohet lëvizja e mallrave joshqiptare
në territorin doganor të RSH, kur tranziti mbulohet nga një Carnet TIR
(Konventa TIR), në qoftë se kjo lëvizje ka filluar ose duhet të përfundojë
jashtë territorit doganor të RSH.
 Regjimi i tranzitit përfundon kur mallrat dhe dokumentat përkatëse i
paraqiten zyrës doganore të destinacionit. Personi përgjegjës duhet të japë
një garanci, që të sigurojë pagesën e çdo borxhi doganor ose të detyrimeve
të tjera që mund të lindin në lidhje me mallrat.
 Përgjegjësi kryesor është mbajtësi i regjimit të tranzitit. Ai mban
përgjegjësi për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të
destinacionit, brenda afatit të përcaktuar kohor dhe duke respektuar masat
që marrin autoritetet doganore për të siguruar identifikimin e mallrave.
Magazinimi doganor

Me “magazinë doganore” kuptohet çdo vend i miratuar e i


mbikqyrur nga autoritetet doganore, ku mallrat mund të
magazinohen sipas kushteve të përcaktuara.
Regjimi i magazinimit doganor lejon ruajtjen në një magazinë
doganore:
a) të mallrave joshqiptare, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit
ose masave të politikës tregtare; dhe
b) të mallrave shqiptare, kur dispozitat në fuqi parashikojnë që
vendosja e tyre në magazinat doganore kërkon zbatimin e masave që
normalisht lidhen me eksportin e këtyre mallrave.
Një magazinë doganore mund të jetë publike ose private.
Çdo person që dëshiron të administrojë një magazinë doganore duhet të
bëjë një kërkesë me shkrim, duke treguar veçanërisht se ekziston një
nevojë ekonomike për magazinimin e mallrave. Kushte për të pasur një
“nevojë reale ekonomike” mund të jenë:
- Mallra, që shërbejnë si burime alternative të energjisë;
- Mallra, të cilat janë mjete të papërdorura, vetëlëvizëse, që futen në
territorin e RSH nga importues të autorizuar; si dhe
- Mallrat, të cilat u nënshtrohen njërit apo disa prej proceseve të
mëposhtme:
 Ambalazhim apo çambalazhim;
 Vendosjes së etiketave, vulave, markave apo shenjave të ngjashme;
 Montim apo bashkim i pjesëve.
 Në çdo rast, hyrja e mallrave në regjimin e magazinimit
doganor duhet të mbulohet me garanci.
 Mallrat mund të qëndrojnë nën regjimin e magazinimit

doganor për një periudhë deri në 12 muaj.


 Me kërkesë të depozituesit autoritet doganore mund të

pranojnë një zgjatje të afatit deri në 12 muaj të tjerë.


Përpunimi aktiv

Regjimi i përpunimit aktiv lejon që të përdoren në territorin doganor


të RSh, në një ose më shumë operacione përpunimi:
a) Mallrat joshqiptare të destinuara për tu rieksportuar nga
territori doganor i RSH në formën e produkteve kompesuese, pa iu
nënshtruar detyrimeve të importit ose masave të politikës tregtare
(Regjim pezullues);
b) Mallrat e vendosura në qarkullim të lirë, me rimbursim ose
shuarje të detyrimeve të importit që duhen paguar për këto mallra,
nëse ato eksportohen jashtë territorit doganor të RSH në formën e
produkteve kompesuese (regjim me rimbursimi).
Përpunimi nën kontroll doganor
 Regjimi i përpunimit nën kontroll doganor lejon të përdoren në territorin
doganor të RSh mallra jo shqiptare në operacion që e ndryshojnë natyrën
ose gjendjen e mallrave, pa iu nënshtruar detyrimeve të importit ose
masave të politikave tregtare, dhe vendosjen në qarkullim të lirë të
produkteve të përfituara si pasojë e këtyre operacioneve, kundrejt pagesës
së detyrimeve përkatëse të importit.
 Operacionet e përpunimit përfshijnë montimin, bashkimin ose përshtatjen
me mallra të tjera, përpunimin e mallrave, si edhe riparimin e mallrave.
 Produkte kompesuese janë të gjitha produktet që rezultojnë nga
operacionet e përpunimit.
Lejimi i përkohshëm
 Regjimi i lejimit të përkohshëm bën të mundur përdorimin në
territorin doganor të RSH, me përjashtim nga detyrimet e importit
dhe pa iu nënshtruar masave të politikave tregtare, të mallrave
joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, pa pësuar ndryshime,
përveç zhvleftësimit normal për shkak të përdorimit të tyre.
 Afati, gjatë të cilit mallrat mund të qëndrojnë nën regjimin e lejimit
të përkohshëm, është 12 muaj. Autoritetet doganore, në bazë të një
kërkese të arsyetuar të personit të interesuar, mund të zgjasë afatin
për një periudhë prej maksimim 12 muajsh të tjerë.
 Regjimi i lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë nga
detyrimet e importit jepet për materialet profesionale, si p.sh paisje
për shtyp ose transmetim radiofonik apo televiziv, paisje
kinematografike, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrimin e
zanatit, tregtisë ose profesionit, të cilat u nevojiten personave të
vendosur jashtë territorit doganor të Republikës së Shqipërisë dhe
që vizitojnë Shqipërinë për të kryer një detyrë të caktuar.
 Regjimi i lejimit të përkohshëm zbatohet edhe për automjete
rrugore, ku e rëndësishme është që automjeti të jetë importuar nga
një person i vendosur jashte territorit doganor të Shqipërisë.
Përpunimi pasiv
 Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen
përkohësisht nga territori doganor i RSH, me qëllim që t’u
nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si
rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me
përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit.
 Eksportimi i përkohshëm i mallrave shqiptare sjell zbatimin e
detyrimeve të eksportit, të masave të politikës tregtare dhe të
formaliteteve të tjera për daljen e mallrave shqiptare nga territori
doganor i Republikës së Shqipërisë.
Eksportimi
 Regjimi i eksportit lejon që mallrat shqiptare të dalin nga
territori doganor i Republikës së Shqipërisë. Eksportimi sjell
zbatimin e formaliteteve të daljes, duke përfshirë edhe masat e
politikës tregtare dhe kur është rasti, detyrimet e eksportit.
 Deklarata e eksportit duhet të depozitohet në zyrën doganore
kompetente për mbikqyrjen e vendit ku është vendosur
eksportuesi, ose ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për
eksport.
Faleminderit!

PYETJE?????

You might also like